Përmbledhja Javore Archives - Policia e Shtetit

Rezultatet e punës së strukturave të DVP dhe DVKM Korçë, gjatë periudhës maj-qershor, 2026
Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Vilson Bala

Përshëndetje,

Të nderuar gazetarë,

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.

Kjo konferencë është pjesë e angazhimit tonë për një komunikim të hapur, transparent dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët, nëpërmjet jush. Synimi ynë është t’i informojmë mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Korçës, rezultatet e punës së strukturave tona, sfidat me të cilat përballemi dhe prioritetet për periudhën në vijim.

Fillimisht do t’ju prezantoj rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për periudhën maj-qershor. Më pas do t’ia kaloj fjalën Drejtorit Vendor për Kufirin dhe Migracionin. Në përfundim do të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja.

Veprimtaria e strukturave tona është përqendruar në parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin.

Janë evidentuar gjithsej 380 vepra penale, janë zbuluar 376, ose 98.94% e tyre, me 369 autorë, nga të cilët 65 janë arrestuar ose ndaluar, 296 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 8 janë shpallur në kërkim.

Nga këto, 87 vepra penale, ose rreth 23%, janë krime kundër personit, kryesisht plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje. Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur 1 vrasje, 4 vrasje të mbetura në tentativë dhe 2 plagosje të rënda me dashje.

Një ndër prioritetet tona ka qenë parandalimi dhe zbulimi i vjedhjeve, si një nga veprat penale që prek drejtpërdrejt qytetarët.

Janë evidentuar 13 vjedhje, nga të cilat 12 janë zbuluar, rezultat që është mbi 2.5 herë më i mirë se objektivi i përcaktuar në fillim të vitit.

Goditja e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve ka qenë gjithashtu prioritet. Janë evidentuar 16 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, me 22 autorë të proceduar. Paralelisht është punuar intensivisht për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me kontrolle të përditshme në territor. Është konstatuar një rast në bodrumin e një banese në fshatin Vreshtas, ku u gjetën dhjetëra bimë cannabis në proces tharjeje, si dhe dy raste të tjera me një sasi farash të bimës narkotike cannabis sativa.

Gjatë kësaj periudhe janë kapur 15 persona në kërkim.

Për goditjen e veprimtarisë kriminale janë zhvilluar gjithsej 8 operacione policore, në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit, armëmbajtjes pa leje, vjedhjeve dhe kapjes së personave në kërkim. Si rezultat janë arrestuar 10 persona, 1 është proceduar në gjendje të lirë, 4 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, rreth 5.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe pajisje e sende të tjera të përdorura për veprimtari kriminale.

Operacionet e zhvilluara janë: “Vreshtasi”, “Lumalasi”, “Trigger X”, “Dishnica”, “Lozhani”, “Wanted”, operacioni për zbardhjen e një vrasjeje të mbetur në tentativë në Pogradec dhe operacioni “Shop” për goditjen e vjedhjeve.

Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar garantimit të sigurisë në institucionet arsimore. Falë pranisë së vazhdueshme të punonjësve të Policisë dhe bashkëpunimit me drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe prindërit, është bërë i mundur parandalimi i çdo ngjarjeje apo incidenti në ambientet shkollore.

Problematike gjatë kësaj periudhe ka qenë numri i lartë i konflikteve, 510 raste, të cilat përbëjnë premisë për kryerjen e veprave penale kundër personit. Po ashtu janë evidentuar 42 raste të dhunës në familje dhe janë trajtuar 44 raste me urdhër mbrojtjeje.

Në drejtim të sigurisë rrugore janë evidentuar gjithsej 43 vepra penale, nga të cilat 19 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 24 për drejtim të parregullt të automjeteve, me 30 persona të arrestuar dhe 15 të proceduar në gjendje të lirë.

Janë vendosur gjithsej 8 460 masa administrative, janë pezulluar 45 leje drejtimi, janë sekuestruar 3 mjete dhe janë ndaluar administrativisht 6 mjete.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 18 aksidente me pasoja, kanë humbur jetën 5 persona, 1 person është dëmtuar rëndë dhe 20 persona janë dëmtuar lehtë.

Për periudhën në vazhdim, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë do të vijojnë punën me prioritet në disa drejtime kryesore, ku bashkëpunimi dhe mbështetja e qytetarëve mbetet një element kyç për arritjen e rezultateve dhe konkretisht në drejtim të:

• Garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë sezonit veror turistik.

• Parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

• Bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse për parandalimin e situatave emergjente gjatë sezonit veror, kryesisht të zjarreve në pyje dhe kullota.

• Goditjen e armëmbajtjes pa leje, jo vetëm të armëve të zjarrit, por edhe të armëve të ftohta, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e krimeve kundër personit kryhen me mjete të tilla.

• Parandalimin e aksidenteve rrugore nëpërmjet kontrolleve me mjete inteligjente si dhe masave ndëshkuese ndaj shkeljeve që përbëjnë burim aksidenti, si tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, parakalimet e gabuara, si dhe parkimi apo qëndrimi i gabuar i mjeteve.

• Marrjes së masave për garantimin e zhvillimit normal të aktiviteteve masive, kulturore, fetare dhe argëtuese që zhvillohen gjatë sezonit veror.

• Bashkëpunimit dhe mbështetjes së autoriteteve përgjegjëse të shëndetit publik dhe kontrollit ushqimor, për parandalimin e rasteve të helmimeve apo problematikave që lidhen me sigurinë ushqimore.

• Parandalimin e ndotjes akustike dhe prishjes së qetësisë publike nga subjektet apo aktivitetet që prodhojnë zhurma mbi nivelet e lejuara.

Të nderuar qytetarë,

Dëshiroj t’ju siguroj se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë mbetet maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

Rezultatet që arrijmë janë fryt i punës së përkushtuar të strukturave të Policisë, por edhe i bashkëpunimit me ju, median e agjencitë ligjzbatuese.

Policia e qarkut Korcë ju fton të vijoni të denonconi çdo rast paligjshmërie, çdo shqetësim apo çdo sjellje të papërshtatshme të punonjësve të Policisë.

Çdo informacion i dhënë prej jush so trajtohet me seriozitet dhe do ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në qarkun tonë.

Besoni te Policia e Shtetit dhe mbështeteni atë, sepse vetëm përmes bashkëpunimit arrijmë të përmirësojmë akoma më shumë parametrat e sigurisë.

Të nderuar gazetarë, këto ishin disa nga rezultatet dhe problematikat kryesore të evidentuara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për periudhën maj-qershor.

Tani i kaloj fjalën Drejtorit Vendor për Kufirin dhe Migracionin, z. Gëzim Zhupa.

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë Drejtues Gëzim Zhupa.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Të nderuar qytetarë,

Qarku i Korçës, si një nga portat kryesore hyrëse të juglindjes së vendit dhe njëkohësisht një nga destinacionet më të frekuentuara turistike, kërkon një angazhim të shtuar të strukturave të Policisë Kufitare për garantimin e sigurisë, menaxhimin e flukseve dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

Për këtë arsye, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë forcuar masat organizative dhe kapacitetet operacionale, duke garantuar gatishmëri të plotë të shërbimeve në të gjitha drejtimet e veprimtarisë policore kufitare.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kontrollon dhe monitoron një vijë kufitare me gjatësi 228 kilometra, nga të cilat:

145 kilometra me Republikën e Greqisë;

83 kilometra me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kjo vijë kufitare përfshin:

186 kilometra kufi tokësor me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut;

34 kilometra kufi liqenor me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut;

8 kilometra kufi lumor me Greqinë.

Pavarësisht shtrirjes së konsiderueshme të kufirit, strukturat e Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht për:

-parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, autoritetet doganore dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese;

-garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, duke shtuar kapacitetet e shërbimit në rastet e flukseve dhe duke bashkëpunuar me homologët grekë dhe të Maqedonisë së Veriut, si për rritjen e sporteleve dhe menaxhimin e njëtrajtshëm të hyrje-daljeve, ashtu edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

-rritjen e bashkëpunimit me agjencinë Frontex, me qëllim koordinimin e veprimeve për parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin e gjelbër me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Duke qenë se periudha e analizuar përkon me nisjen e sezonit turistik veror 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për menaxhimin e flukseve në 4 Pikat e Kalimit Kufitar, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në hapësirat liqenore.

Gjatë muajve maj-qershor 2026, në Pikat e Kalimit Kufitar që mbikëqyren nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, janë përpunuar:

889 138 shtetas dhe 344 646 automjete.

Mesatarja ditore ka qenë 14 576 shtetas dhe 5 650 automjete.

Konkretisht:

Në muajin maj 2026, janë përpunuar 446 173 shtetas dhe 173 642 automjete.

Në muajin qershor 2026, janë përpunuar 445 531 shtetas dhe 172 035 automjete.

Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 16 424 shtetas dhe 5 878 automjete, më datë 14.06.2026.

Për përballimin e këtij fluksi janë shtuar kapacitetet e shërbimit në të 4 Pikat e Kalimit Kufitar, duke shtuar nga dy sportele, një në hyrje dhe një në dalje, si dhe nga një sportel të dedikuar vetëm për autobusët.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar garantimit të sigurisë në plazhin e Pogradecit dhe në hapësirat liqenore të Prespës. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po monitorohet respektimi i kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimi i perimetrit të sigurisë, prania e vrojtuesve të plazhit dhe zbatimi i rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese.

Nga ana jonë vijon bashkëpunimi i ngushtë me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë liqenore.

Për realizimin e detyrave gjatë sezonit turistik janë angazhuar 127 punonjës policie. Përgjatë vijës liqenore janë angazhuar 15 punonjës policie, 2 drejtues shërbimi, 13 patrulla ujore me mjete lundruese jet ski dhe skaf, si dhe vijon monitorimi i vazhdueshëm nga toka dhe nga ajri, nëpërmjet përdorimit të dronëve.

Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me zero tolerancë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Paralelisht me masat e sigurisë kufitare, Sektori i Migracionit ka vijuar punën për administrimin e migracionit të ligjshëm dhe trajtimin e rasteve të migracionit të parregullt.

Për periudhën maj-qershor 2026, janë regjistruar 93 aplikime online për leje qëndrimi nëpërmjet sistemit e-Albania.

Janë procesuar 25 praktika aplikimi, ndërsa janë miratuar 34 leje qëndrimi. Gjithashtu, 48 shtetas të huaj kanë aplikuar për pajisje me leje biometrike.

Në fushën e migracionit të parregullt, për periudhën maj-qershor 2026, janë kapur dhe trajtuar 47 shtetas të huaj, kryesisht nga Sudani, Egjipti dhe Maroku.

Të gjithë këta shtetas janë trajtuar sipas procedurave ligjore, nga të cilët:

8 shtetas janë trajtuar me Urdhër Dëbimi, pasi nuk plotësonin kushtet e qëndrimit në territorin shqiptar;

39 shtetas janë trajtuar dhe pajisur me Urdhër Largimi Vullnetar.

Për përballimin e të gjitha detyrave operacionale, kufitare dhe migratore, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka në dispozicion 270 punonjës policie, të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për garantimin e sigurisë kufitare, rendit publik dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në kuadër të veprimtarisë policore të ushtruar gjatë periudhës maj-qershor 2026, janë evidentuar dhe referuar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, materiale procedurale për 43 vepra penale, me 38 autorë, nga të cilët:

6 autorë janë arrestuar në flagrancë;

30 autorë ndiqen në gjendje të lirë;

2 autorë ndiqen me metoda speciale të hetimit.

Veprat penale të evidentuara janë:

8 raste të kontrabandës në kufi;

1 rast në fushën e narkotikëve në dalje të PKK Kapshticë;

1 rast në fushën e trafiqeve të paligjshme, ku është sekuestruar një automjet i shpallur në kërkim, i vjedhur në Suedi;

1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku janë sekuestruar euro dhe dollarë mbi sasinë e lejuar;

4 raste të falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve në kufi;

2 raste të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit;

16 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror;

1 rast në fushën e krimeve kundër mjedisit, për prerje të paligjshme të pyjeve;

2 raste për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare, fshehje të të ardhurave dhe ushtrim të aktivitetit tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar.

Gjithashtu, gjatë muajit qershor 2026, është bërë bllokimi i një mjeti lundrues jet ski dhe është vendosur një masë administrative, me gjobë në vlerën 200 000 lekë, për shkelje të perimetrit të sigurisë në liqen.

Për periudhën maj-qershor 2026, janë kryer 1 746 telefonata në strukturat tona, kryesisht për informacione mbi procedurat e lejeve të qëndrimit, masat administrative dhe flukset në Pikat e Kalimit Kufitar.

Në kuadër të kontrolleve të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë muajve maj-qershor janë ushtruar 1 997 kontrolle, ku janë kontrolluar 2 292 ambiente të hapura dhe 2 672 ambiente të mbyllura në vijën kufitare.

Deri më sot nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike në zonën kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, por kontrollet dhe monitorimi i territorit vijojnë intensivisht.

Ndërkohë, vijon kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm në kufirin e gjelbër dhe kufirin liqenor, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër kriminale ndërkufitare.

Kjo punë realizohet në bashkëpunim të ngushtë me agjencinë Frontex, duke përdorur pajisje bashkëkohore monitorimi, si dronë për vëzhgim ajror, mjete për vëzhgim në kushte të kufizuara të dukshmërisë, motoçikleta tokësore për terrene të vështira, skanerë portabël, automjete dhe pajisje të tjera mbështetëse.

Në përfundim, apelojmë të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të tyre, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe të shmangin lundrimin pranë zonave të pushuesve, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët se Policia Kufitare vijon të jetë 24 orë në 24 në terren, për të garantuar sigurinë, shërbim cilësor në çdo pikë kalimi kufitar dhe reagim të shpejtë ndaj çdo situate që kërkon ndërhyrjen tonë.

Ftojmë qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo çdo situatë që cenon sigurinë publike.

Çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë, me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe ju urojmë një sezon veror të mbarë!

Pas prezantimit do të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja.

Ju falënderojmë dhe ju urojmë fundjavë të mbarë

The post Rezultatet e punës së strukturave të DVP dhe DVKM Korçë, gjatë periudhës maj-qershor, 2026 appeared first on Policia e Shtetit.

Rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, periudhës maj–qershor 2026
-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha:

Përshëndetje të nderuar qytetarë dhe përfaqësues të medias,

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila zhvillohet në kuadër të qasjes së re të Policisë së Shtetit për një komunikim më transparent, më të drejtpërdrejtë dhe më të shpeshtë me qytetarët dhe median.

Qëllimi ynë është të informojmë publikun mbi rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, masat e ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi në përmbushjen e misionit tonë, si siguria rrugore, lufta kundër narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, armëmbajtja pa leje, kapja e personave në kërkim, evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore, ndjekja në kohë dhe në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, parandalimi i dhunës në familje, garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, reagimi i shpejtë dhe profesional në rast ngjarjesh, si dhe ofrimi i një shërbimi dinjitoz dhe të paanshëm për qytetarët.

Në përfundim të raportimit, do të jemi të hapur për pyetjet dhe interesimin tuaj, në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik.

Fillimisht, do të paraqes rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë periudhës maj–qershor 2026.

Gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 428 raste të veprave penale, nga të cilat janë zbuluar dhe dokumentuar 427, ose 99.76% e tyre.

Për këto vepra penale janë proceduar penalisht 448 shtetas, nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, 4 janë shpallur në kërkim dhe 365 janë proceduar në gjendje të lirë.

Është zbuluar dhe dokumentuar plotësisht autorësia për 45 raste të veprave penale kundër personit dhe 47 raste të veprave penale kundër pasurisë.

Këto rezultate janë arrirë nëpërmjet punës parandaluese, hetimore dhe operacionale të strukturave të Policisë, si dhe falë bashkëpunimit me Prokurorinë, institucionet e tjera ligjzbatuese dhe qytetarët.

Gjatë periudhës maj–qershor janë zhvilluar 14 operacione policore, si rezultat i të cilëve janë arrestuar 16 shtetas, janë ndaluar 10 shtetas, janë shpallur në kërkim 10 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas:

Operacionet policore kanë konsistuar në:

-goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore (5 operacione policore);

-goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e trafiqeve, konkretisht: dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit (2 operacione policore), trafikimit të mjeteve motorike (1 operacion policor) dhe trafikimit të lëndëve narkotike (1 operacion policor);

-goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (1 operacion policor, nga Komisariati i Policisë Librazhd), gjatë të cilit u arrestua 1 shtetas dhe u asgjësuan 238 bimë narkotike;

-goditjen e rasteve në fushën e vjedhjes (4 operacione policore).

Gjatë kësaj periudhe, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike Heroinë;

-50.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-177.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë;

-1 armë zjarri (automatik);

-2 armë zjarri (pistoleta);

-14 automjete të tipeve të ndryshme;

-1 motomjet;

-43 celulare;

-4 peshore elektronike;

-2740 euro;

-119 600 lekë;

-15 paunde;

-20 franga zvicerane;

-290 dinarë;

-249 steka me cigare;

-1 armë e ftohtë (thikë).

Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për vendosjen e sekuestrove preventive mbi disa pasuri me vlerë 225 000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Gjatë periudhës për të cilën po raportojmë, është punuar me seriozitet edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe trajtimit në kohë të problematikave të ndryshme të evidentuara në territor.

Në këtë kuadër, janë trajtuar dhe adresuar për zgjidhje 355 konflikte, kryesisht për motive pronësie dhe motive të dobëta, për të cilat janë kryer veprimet procedurale përkatëse.

Ka vijuar kontrolli periodik në zonat me risk për kultivimin e bimëve narkotike, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera përgjegjëse.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike janë marrë masa të plota në 9 aktivitete të ndryshme, nga të cilat 5 sportive dhe 4 kulturore dhe fetare. Shërbimet e Policisë kanë hartuar dhe zbatuar planet e posaçme të masave, duke garantuar zhvillimin normal të këtyre aktiviteteve, pa problematika.

Një vëmendje e veçantë iu është kushtuar pikave dhe zonave më të frekuentuara turistike të qarkut, ku gjatë muajve maj dhe qershor është evidentuar rritje e fluksit të turistëve.

Shërbimet e Policisë kanë monitoruar këto zona dhe kanë reaguar ndaj çdo kërkese për ndihmë.

Konkretisht, Komisariati i Policisë Librazhd iu ka dhënë ndihmën e nevojshme dy turistëve, ndërsa Komisariati i Policisë Gramsh i ka shkuar në ndihmë një turisti, për problematika të hasura gjatë lëvizjes në zona malore.

Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të fluksit të automjeteve në qarkun Elbasan, gjatë sezonit veror, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimin dhe kontrollet në akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e DVP Elbasan ka evidentuar 121 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht kanë ndodhur 3 aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës.

Pavarësisht rezultateve të arritura, mbeten ende problematika që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të mëtejshëm:

-shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos përdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të automjetit, tejkalimi i shpejtësisë , manovra të rrezikshme në rrugë, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore etj;

-rastet e dhunës në familje, si dhe

-prodhimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje dhe paligjshmërie, si edhe kanë rritur kontaktet me qytetarët, për të siguruar informacion me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që shfaqen në territor.

-Apeli i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për qytetarët dhe komunitetin në tërësi.

Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Puna do të vijojë me intensitet të shtuar, në mënyrë të pandërprerë dhe në të gjithë territorin e qarkut.

Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, për të parandaluar aksidentet, por dhe për të kontribuar pozitivisht në menaxhimin e trafikut.

Çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, veprimtari kriminale apo situatë që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Me të njëjtat përgjegjshmëri dhe paanshmëri do të trajtojmë çdo denoncim të qytetarëve për punonjës policie, veprimet ose sjellja e të cilëve bien ndesh me përmbushjen e detyrës, etikën profesionale dhe pritshmëritë e qytetarëve.

Ju garantoj se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet në kohë, me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet.

Ju falënderoj për vëmendjen dhe jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve dhe interesimit tuaj.

The post Rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, periudhës maj–qershor 2026 appeared first on Policia e Shtetit.

Rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, gjatë muajit qershor, 2026
-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu:

Përshëndetje të nderuar gazetarë,

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, e cila zhvillohet në kuadër të qasjes së re të Policisë së Shtetit për një komunikim më transparent dhe më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe median.

Qëllimi ynë është të informojmë publikun, me informacion të verifikuar, mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi për përmbushjen e objektivave të misionit tonë, si:

-goditja e grupeve kriminale;

-kapja e shtetasve të shpallur në kërkim;

-lufta ndaj narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje;

-siguria në shkolla dhe siguria rrugore;

-evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore, si dhe

-siguria gjatë sezonit turistik.

Gjithashtu, ndjekja në kohë dhe në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve dhe rasteve të dhunës në familje, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm në rast ngjarjesh, si dhe shërbimi dinjitoz për qytetarët, elemente këto të cilat arrihen përmes performancës, komunikimit dhe reagimit me paanshmëri.

Gjatë muajit qershor janë evidentuar 254 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 240 ose 94.5 %. Për këto vepra penale janë identifikuar 280 autorë të dyshuar, nga të cilët 65 janë arrestuar/ndaluar, 206 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 9 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 42 raste më shumë të veprave penale, ndërsa zbulueshmëria është afërsisht në të njëjtat nivele, me 94%.

Këto rezultate janë arrirë kryesisht nëpërmjet 5 operacioneve policore të zhvilluara për :

-goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kundër personit;

-kapjen e shtetasve ne kërkim, me rrezikshmëri të lartë,

-goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve pronës, konkretisht vjedhjes së banesave.

Gjatë këtyre operacioneve policore, janë arrestuar 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim 1.

Gjithashtu, janë kapur 5 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve. 2 prej tyre ishin në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-Operacioni policor “Strike 5”, gjatë të cilit u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në qytetin e Vlorës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri (pistoleta);

-Operacioni policor “Grupi”, gjatë të cilit u bënë të mundura kapja dhe arrestimi provizor i një shtetasi, me qëllim ekstradimin në Itali. Ky shtetas ishte dënuar me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale të armatosur, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u arrestua 1 shtetas dhe 1 u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”;

-Operacioni policor i koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u kap 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal ”;

-Operacioni “The Last Window”, gjatë të cilit u zbardhën dhe u dokumentuan 5 vjedhje me thyerje, të banesave në Sarandë. Gjatë operacionit u arrestuan 4 shtetas dhe u shpall në kërkim 1;

-Operacion policor i koduar “STRIKE 6”, gjatë të cilit u bë e mundur mundur kapja e 1 shtetasi të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë këtij operacioni, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Gjatë muajit qershor janë sekuestruar:

-6 armë zjarri (pistoleta), 4 armë të ftohta, 138 fishekë luftarak;

-mbi 700 doza lënde narkotike Tusi, Ketaminë, MDMA, Cannabis sattiva, Kokainë dhe Ekstazi;

-4 pasuri të llojit “Apartament“;

-1 pasuri e llojit “Njësi” (prona me vlere rreth 400 000 euro).

Janë evidentuar 2 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë proceduar 2 shtetas.

Janë referuar 25 raste për veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, per te cilët janë proceduar 27 shtetas.

Janë trajtuar në total 646 konflikte, nga të cilat 284 konflikte për motive të dobëta, 231 për motive pronësie, 131 konflikte për motive të ndryshme. Për këto raste janë kryer të gjitha veprimet në zbatim të procedurave standarde dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore për të cilin kemi pasur dhe mbështetjen e Drejtorisë së Policisë Rrugore. Si rezultat, Sektori i Policisë Rrugore ka evidentuar 65 raste të shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore ose 18 raste më shumë se në muajin maj .

Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji kanë ndodhur 18 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 3 shtetas.

Gjatë kësaj periudhe, janë evidentuar 42 raste të drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt ose 12 raste më shumë se në muaji maj, vepër për të cilën janë arrestuar 14 shtetas.

Gjate kësaj periudhe, janë vendosur 15 607 masa administrative dhe janë vjelur 7881.

Për zgjidhjen e kësaj problematike, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që rrezikon sigurinë rrugore, si dhe jetën/shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Vijon të mbetet sfidë edhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ne ambiente te mbyllura dhe te hapura. Për këtë arsye, janë ushtruar kontrolle ne terren dhe me dronë, si dhe janë kryer veprime hetimore në të gjithë territorin e qarkut me metoda proaktive. Gjatë kësaj periudhe nuk janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike, ashtu si dhe gjatë muajit maj.

Për një kontroll sa më efikas, kemi kërkuar monitorim ajror dhe nga shërbimet partnere.

Per mbarëvajtjen e sezonit turistik veror, përveç shërbimeve të DVP Vlorë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit janë vënë në dispozicion dhe 135 punonjës policie, të cilët do të jenë në shërbim përgjatë bregdetit, në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Policisë së qarkut Vlorë, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët, se Policia Kufitare, Policia Kriminale, Policia Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme vijojnë të jenë 24 orë në 7 në terren, për të garantuar sigurinë në çdo zonë të qarkut, si dhe për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo situate që kërkon ndërhyrjen tonë.

Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Po ashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo çdo situatë që cenon sigurinë publike.

Ju garantoj se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë, me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet.

Të nderuar gazetarë, këto ishin disa nga rezultatet kryesore te punës se Policisë dhe dinamika e ngjarjeve gjatë muajit qershor, si dhe disa nga problematikat me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Ju falënderoj dhe i kaloj fjalën Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, dhe me pas jemi të gatshëm për pyetjet tuaja.

-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Arbër Zemani:

Të nderuar përfaqësues të medias,

Të nderuar qytetarë,

Me nisjen e sezonit turistik veror 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, e cila shtrin juridiksionin në 183 km vijë kufitare bregdetare dhe 62 km kufi tokësor të gjelbër, duke e pozicionuar atë si një nga drejtoritë me ngarkesën dhe dinamikën më të lartë operacionale në vend, ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e sigurisë në zonat turistike bregdetare dhe tokësore.

Gjatë muajit qershor 2026, në pikat e kalimit kufitar në juridiksionin e DVKM Vlorë janë përpunuar 202 013 shtetas dhe 40 059 automjete, me një mesatare ditore prej 6 734 shtetasish dhe 1 335 automjetesh. Nga shërbimet e portit të Vlorës, portit të Sarandës dhe pikës së kalimit kufitar Qafë Botë janë përpunuar në hyrje gjithsej 78 456 shtetas të huaj, rreth 3.2% më shumë se gjatë muajit qershor të vitit 2025.

Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 3 057 shtetas dhe 586 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik.

Për përballimin e fluksit të shtuar janë hapur 9 poste pune në PKK Qafë Botë, Port, Sarandë dhe Port, Vlorë, si dhe janë angazhuar 10 punonjës policie të deleguar nga drejtori të tjera vendore, në kuadër të mbështetjes së sezonit turistik veror 2026.

Gjithashtu, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke garantuar njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë kufitare.

Gjatë sezonit turistik, DVKM Vlorë ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor, duke koordinuar veprimet me Prefekturën e qarkut Vlorë, bashkitë Vlorë, Himarë dhe Sarandë, Kapitenerinë e Portit Vlorë, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit (AKB), autoritetet homologe dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për garantimin e sigurisë kufitare dhe menaxhimin efektiv të sezonit turistik është siguruar mbulimi i të gjitha zonave bregdetare gjatë gjithë sezonit turistik veror 2026.

Gjithashtu, po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me tolerancë zero dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Nga shërbimet në juridiksionin e DVKM Vlorë është regjistruar një fluks i lartë i mjeteve turistike lundruese në të gjithë vijën bregdetare. Gjithsej janë kontrolluar 1 555 mjete lundruese, me prezencë intensive në Triport, Sarandë dhe Dhërmi.

Përgjatë vijës bregdetare, nga Gjiri i Vlorës deri në Porto Palermo, shtrihen rreth 21 gjire natyrore, zona të izoluara dhe të vështira për akses, të cilat kërkojnë kujdes intensiv dhe patrullim të vazhdueshëm nga mjetet detare. Gjatë muajit qershor 2026, është dhënë ndihmë në det, në 8 raste, gjatë të cilave iu është shkuar në ndihmë gjithsej 31 shtetasve, kryesisht të huaj, por edhe shqiptarë, si dhe 6 mjeteve lundruese.

Gjatë muajit qershor, vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë detare dhe sigurisë së pushuesve në plazhe. Në këtë kuadër, nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare janë bllokuar 66 mjete lundruese. Janë vendosur 68 masa administrative, me vlerë totale 2 700 000 lekë, për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, mungesë dokumentacioni në bord, mungesë të regjistrimit të pronësisë së mjetit brenda afatit, tejkalim të numrit të lejuar të personave në bord, qëndrim ose lundrim në ujërat e brendshme përtej afatit 18-mujor, si dhe lundrim pa certifikatën e operatorit turistik.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive në kufirin e gjelbër dhe në hapësirën detare, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër kriminale ndërkufitare, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendase dhe autoritetet homologe.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimtarisë policore të ushtruar gjatë muajit qershor 2026, janë evidentuar dhe referuar materialet në Prokurori, për 12 vepra penale, kryesisht në fushën e migracionit të paligjshëm, ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kalimit të paligjshëm të kufirit, në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe në fushën e trafiqeve. Janë sekuestruar 2 automjete, njëri i vjedhur në Itali dhe tjetri në Sllovaki. Autorët e këtyre veprave penale janë proceduar sipas ligjit.

Policia Kufitare ka gjithashtu detyrë kontrollin e territorit kufitar për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në këtë kuadër janë realizuar gjithsej 145 kontrolle dhe rikontrolle në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Angazhimi i vazhdueshëm i DVKM Vlorë ka shërbyer si faktor parandalues në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonat kufitare.

Paralelisht me masat e sigurisë kufitare, Sektori i Migracionit ka vijuar punën për administrimin e migracionit të ligjshëm dhe trajtimin e rasteve të migracionit të parregullt.

Gjatë muajit qershor 2026 janë regjistruar 1 344 aplikime online për leje qëndrimi nëpërmjet sistemit e-Albania, 521 më shumë krahasuar me muajin paraardhës.

Janë miratuar 1 344 leje qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 61% krahasuar me muajin qershor 2025. Gjithashtu, 983 shtetas të huaj janë pajisur me leje biometrike.

Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 31 shtetas të huaj migrantë të parregullt, duke shënuar rritje me 60% krahasuar me qershorin 2025. Të gjithë këta shtetas janë trajtuar sipas procedurave ligjore dhe janë pajisur me urdhra largimi vullnetar.

Bashkëpunimi dhe koordinimi me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Rojen Bregdetare, Guardia di Finanza dhe të gjitha agjencitë e tjera që kontribuojnë për mbarëvajtjen dhe sigurinë e sezonit turistik ka qenë në nivele shumë të mira.

Në përfundim, apeloj për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të tyre, të mos lundrojnë pranë perimetrit të sigurisë dhe, në ato zona ku mungon ky perimetër, të lundrojnë sa më larg bregut, me qëllim që të mos cenojnë apo rrezikojnë jetën e pushuesve.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë detare dhe kufitare, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet homologe, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe turistëve në çdo rast nevoje, si dhe për t’u ofruar qytetarëve në çdo pikë kalimi kufitar një shërbim sa më të shpejtë, profesional dhe të kulturuar.

Faleminderit!

The post Rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, gjatë muajit qershor, 2026 appeared first on Policia e Shtetit.

Drejtuesit e DVP dhe DVKM Shkodër, konferencë për rezultatet e punës gjatë muajit maj
Rezultatet e punës së strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, gjatë muajit maj, 2026

-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues Gentian Berberi:

Përshëndetje

Të nderuar përfaqësues të medias dhe qytetarë!

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, e cila zhvillohet në kuadër të qasjes së re të Policisë së Shtetit për një komunikim më transparent dhe më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe median.

Qëllimi ynë është të informojmë qytetarët mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi për përmbushjen e objektivave të misionit tonë që janë:

siguria në shkolla dhe siguria rrugore;

lufta kundër narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje;

kapja e shtetasve në kërkim, si dhe evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore.

Gjithashtu, ndjekja në kohë dhe në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve dhe rasteve të dhunës në familje, reagimin në kohë dhe me profesionalizëm në rast ngjarjesh, si dhe shërbim dinjitoz për qytetarët, elemente të cilat arrihen përmes performancës, komunikimit dhe reagimit me paanshmëri.

Në përfundim të raportimeve tona, do të jemi të hapur për pyetjet dhe interesimin tuaj, në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik.

Fillimisht, do të paraqes rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, gjatë muajit maj 2026.

Gjatë muajit maj janë evidentuar 213 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 96.7 % e tyre. Për këto vepra penale janë identifikuar 199 autorë, nga të cilët 33 janë arrestuar/ndaluar, 161 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 5 janë shpallur në kërkim. Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 34 raste më shumë, ndërsa zbulueshmëria është ulur me 1%.

Këto rezultate janë arritur nëpërmjet 9 operacioneve policore të zhvilluara për ekzekutimin e urdhrave të Prokurorisë, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe në fushat e narkotikëve, krimeve ekonomiko-financiare, lojërave të fatit, prostitucionit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacioneve, janë arrestuar / ndaluar 10 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë. Gjatë muajit maj janë sekuestruar: 1 armë zjarri, 982 fishekë, 1586 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, 12.1 gramë lëndë narkotike Kokainë, 5 kompjutera për lojëra fati, 210 700 lekë, 850 euro, 20 dollarë, si dhe sende/mjete të tjera që lidhen me veprimtari kriminale.

Gjithashtu, janë asgjësuar 3394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë, në kubikë.

Janë evidentuar 6 rate të krimeve mjedisore, për të cilat janë proceduar 6 shtetas, referuar 17 raste per veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës, ndaj 17 shtetas, ku 1 është ndaluar/arrestuar.

Janë trajtuar në total 95 konflikte, nga të cilat 27 konflikte në familje dhe 68 konflikte për motive të ndryshme.

Për këto raste janë kryer të gjitha veprimet në zbatim të procedurave standarde dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore për të cilin kemi pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë Rrugore.

Si rezultat, Policia Rrugore e DVP Shkodër ka evidentuar 8 raste të shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore, po aq sa muajin e kaluar. Fatkeqësisht, gjatë këtij muaji kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 4 shtetas.

Problematika gjatë kësaj periudhe kanë qenë:

Siguria rrugore, për garantimin e së cilës, gjatë muajit maj, janë evidentuar 35 raste të drejtimit të mjeteve në mënyrë të parregullt ose 10 raste më shumë se muaji i kaluar.

Gjatë muajit maj 2026, për këtë vepër penale u vunë në pranga 10 shtetas. Për zgjidhjen e kësaj problematike, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që rrezikon sigurinë rrugore, si dhe jetën/shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Vijon të mbetet sfidë edhe lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Për këtë arsye, kontrollet me këmbë, me dronë dhe veprimet hetimore janë intensifikuar në të gjithë territorin e qarkut. Gjatë muajit maj 2026, janë referuar 17 raste të kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht 12 raste më shumë se muajin e shkuar.

Gjatë rasteve të konstatuara këtë muaj, janë asgjësuar 3394 bimë narkotike dhe 571 fidanë narkotikë, në kubikë.

Ju falënderoj dhe i kaloj fjalën Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër për paraqitjen e rezultateve të punës së strukturave të Policisë Kufitare dhe Migracionit.

-Raportimi i Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, Kryekomisar Agim Basha:

Të nderuar përfaqësues të medias, të nderuar qytetarë,

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër me nisjen e sezonit turistik veror 2026, ka ndërmarrë dhe po zbaton një sërë masash konkrete për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e sigurisë në zonat turistike, bregdetare dhe ujore.

Qarku i Shkodrës përfaqëson një nga portat kryesore hyrëse të vendit dhe njëkohësisht një nga destinacionet më të frekuentuara turistike. Për këtë arsye, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kanë rritur kapacitetet operacionale dhe gatishmërinë e shërbimeve në të gjitha drejtimet e veprimtarisë policore kufitare.

Gjatë muajit maj 2026, në pikat e kalimit kufitar të qarkut Shkodër janë përpunuar 461.511 shtetas dhe 200.616 automjete, me një mesatare ditore prej 14.887 shtetasish dhe 6.471 automjetesh. Fluksi maksimal i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 21.703 shtetas dhe 8.290 automjete, tregues që konfirmojnë rritjen e ndjeshme të lëvizjeve ndërkufitare gjatë sezonit turistik.

Për përballimin e këtij fluksi janë shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat e kalimit kufitar, duke u hapur dy poste të reja pune në PKK Muriqan dhe PKK Hani i Hotit. Gjithashtu, po përfundon instalimi i sistemeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke garantuar njëkohësisht standardet më të larta të sigurisë kufitare.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në plazhin e Velipojës dhe në hapësirat ujore. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse po monitorohet respektimi i kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimi i perimetrit të sigurisë, prania e vrojtuesve të plazhit dhe zbatimi i rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese.

Për realizimin e këtyre detyrave janë angazhuar 35 punonjës policie, 3 drejtues shërbimi, patrulla ujore me jet ski, skaf dhe gomone, si dhe po kryhet monitorim i vazhdueshëm nga toka dhe ajri nëpërmjet dronëve. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve trajtohet me zero tolerancë dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Paralelisht me masat e sigurisë kufitare, Sektori i Migracionit ka vijuar punën për administrimin e migracionit të ligjshëm dhe trajtimin e rasteve të migracionit të parregullt.

Gjatë muajit maj janë regjistruar 461 aplikime online për leje qëndrimi nëpërmjet sistemit e-Albania, me rritje krahasuar me muajin paraardhës. Janë procesuar 318 praktika aplikimi, ndërsa janë miratuar 269 leje qëndrimi, duke shënuar pothuajse dyfishim të numrit të lejeve të miratuara krahasuar me muajin prill. Gjithashtu, 173 shtetas të huaj kanë aplikuar për pajisje me leje biometrike.

Në fushën e migracionit të parregullt janë trajtuar 28 raste, ku janë përfshirë 138 shtetas të huaj. Të gjithë këta shtetas janë trajtuar sipas procedurave ligjore dhe janë pajisur me urdhra largimi vullnetar.

Për përballimin e të gjitha detyrave operacionale, kufitare dhe migratore, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër ka në dispozicion 205 punonjës policie, të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme në shërbim të sigurisë së kufirit, rendit publik dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Si rezultat i kontrolleve dhe veprimtarisë policore të ushtruar gjatë muajit maj 2026, janë evidentuar dhe referuar materialet në Prokurori, për 12 vepra penale, konkretisht:

-3 raste në fushën e narkotikëve;

-2 raste në fushën e trafiqeve, për të cilat janë sekuestruar 2 automjete, njëri i vjedhur në Francë dhe tjetri me ndërhyrje në numrin e shasisë;

-4 raste në fushën e krimeve kundër mjedisit;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Autorët e këtyre veprave penale po ndiqen në gjendje të lirë, në përputhje me procedurat ligjore.

Gjithashtu, gjatë muajit maj është bërë bllokimi i një mjeti lundrues dhe është vendosur një masë administrative, gjobë në vlerën 100.000 lekë, për një tjetër mjet lundrues, për shkelje të perimetrit të sigurisë në det, bazuar në ligjin nr. 43/2020.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive në kufirin e gjelbër, kufirin liqenor dhe hapësirën detare, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës dhe çdo veprimtarie tjetër kriminale ndërkufitar, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat vendase dhe autoritetet homologe të Malit të Zi.

Apeloj për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të tyre, të mos lundrojnë pranë perimetrit të sigurisë dhe në ato vende ku mungojnë këto perimetra , të jenë vigjilent të lundrojnë sa më larg bregut me qëllim që të mos cenojnë apo rrezikojnë jetën e pushuesve.

Faleminderit!

-Sesioni i pyetjeve nga gazetarët e pranishëm, për drejtuesit, në lidhje me çështje me interes publik.

-Apeli i Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për qytetarët e qarkut Shkodër

Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Policisë së qarkut Shkodër, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët se Policia Kufitare, Policia Kriminale, Policia Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme vijojnë të jenë 24 orë në 24 në terren, për të garantuar sigurinë në çdo zonë të qarkut, si dhe për të reaguar me shpejtësi ndaj çdo situate që kërkon ndërhyrjen tonë.

Një apel të veçantë dua t’iu drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve, do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Po ashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojnë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo çdo situatë që cenon sigurinë publike.

Ju garantoj se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë, me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet.

Ju falënderojmë për vëmendjen dhe ju urojmë një sezon veror të mbarë!

The post Drejtuesit e DVP dhe DVKM Shkodër, konferencë për rezultatet e punës gjatë muajit maj appeared first on Policia e Shtetit.

Drejtori i DVP Lezhë Drejtues Arben Nasufi, konferencë për rezultatet e muajit maj
Lezhë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Drejtues Arben Nasufi, konferencë për mediat, për rezultatet e punës së strukturave të DVP Lezhë, gjatë muajit maj

Të nderuar qytetarë,

të nderuar përfaqësues të medias,

ju kemi ftuar sot në këtë konferencë, e cila është pjesë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të ndërtuar një marrëdhënie më të hapur dhe më të afërt me ju dhe me qytetarët, përmes një komunikimi të vazhdueshëm, transparent dhe të drejtpërdrejtë, nëpërmjet të cilit do t’ju prezantojmë rezultatet e arrira nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë muajit të kaluar, veprimet e ndërmarra për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat që shoqërojnë përmbushjen e detyrave tona në shërbim të komunitetit.

Garantimi i sigurisë në institucionet arsimore dhe qarkullimin rrugor, lufta kundër kultivimit dhe shpërndarjes së narkotikëve, goditja e rasteve të armëmbajtjes pa leje, lokalizimi dhe arrestimi i personave në kërkim, goditjet kundër trafiqeve të paligjshme, goditja e përshtatjes së ambienteve për lojëra fati, reduktimi i veprave penale kundër pronës, rritja e fuqisë zbuluese, si dhe zbardhja dhe ndëshkimi i krimeve mjedisore, mbeten në fokus të objektivave të punës.

Njëkohësisht, mbetemi të përkushtuar ndaj trajtimit të konflikteve, parandalimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje, reagimit të menjëhershëm dhe profesional në çdo situatë, si dhe ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve në kohë reale, duke iu ofruar një shërbim cilësor e të paanshëm për ta, përmes rritjes së standardeve të përformancës, komunikimit efektiv dhe zbatimit të ligjit me integritet dhe profesionalizëm.

Fillimisht do ta nis me rezultatet e punës së strukturave policore Lezhë, të arrira gjatë muajit maj, dhe më pas do jem i hapur për pyetjet mbi çështjet me interes për ju, ndërsa në fund do ta mbyll këtë komunikim, me përcjellje mesazhi te qytetarët, nga ana jonë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për rritjen e rendit dhe sigurisë, për një komunitet të përbashkët të sigurt.

Gjatë muajit maj janë evidentuar dhe referuar në Prokurori 142 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 132, konkretisht zbulueshmëria është në masën 93%. Për këto vepra penale janë identifikuar 145 autorë të dyshuar në total, nga të cilët 17 janë arrestuar/ndaluar, 113 autorë të dyshuar janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor është shpallur në kërkim.

Krahasuar me muajin e kaluar, kemi 10 vepra penale më shumë të evidentuara si dhe rritje të zbulueshmërisë me 1.5 %, dhe me 6 autorë më shumë të identifikuar të implikuar.

Janë finalizuar 6 operacione policore të cilat janë ndjekur me metoda speciale hetimi për periudha kohore të ndryshme deri në finalizimin e tyre dhe konkretisht:

• 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të lotarive të palejuara;

• 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike;

• 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe zonave përreth.

• 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregut informal të këmbimeve valutore, kryesisht të ushtrimeve pa licencë.

Gjatë hetimeve të këtyre veprave penale në total gjatë muajit, duke përfshirë edhe operacionet e zhvilluara, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

 5548 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa;

 Rreth 1 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa;

 Lëndë narkotike kokainë;

 2 automjete të trafikuara, të shpallura në kërkim ndërkombëtar;

 1 armë zjarri pistoletë;

 4 armë të ftohta (thika);

 Makineta për lojëra fati, letra bixhozi dhe tavolina pokeri;

 Vlera monetare: 65 mijë euro, 6 milion lekë të rinj, 12 mijë dollarë dhe 4 mijë paunde;

 9 automjete të përfshira në kryerjen e veprave penale;

 Lëndë drusore e prerë në mënyrë paligjshme;

 Materiale të tjera që i shërbejnë hetimeve.

Në vijim të operacioneve policore për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të mirëkoordinuara në terren, janë kapur dhe ndaluar 6 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka vijuar dhe mbetet një prioritet i punës sonë, duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në ambiente të hapura e të mbyllura, përmes grupeve të posaçme në terren, si dhe me përdorimin e pajisjeve teknologjike, përfshirë monitorimin me dronë dhe kontrollin nga ajri në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë muajit maj janë evidentuar 9 raste, me 9 autorë të identifikuar të implikuar, gjatë të cilave janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të kësaj lufte, dy ditë më parë duke përdorur metoda speciale të hetimit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi në Mirditë, i cili posedonte 2 mijë fara të bimës narkotike kanabis sativa, të destinuara për shitje dhe kultivim.

Gjithashtu, mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i krimeve mjedisore, si dhe atyre identifikimi dhe nxjerrja përpara përgjegjësisë penale e shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës, ka qenë në fokus të punës sonë, duke ushtruar kontrolle në bashkëpunim me inspektoriatet përkatëse, si rezultat i të cilave janë evidentuar 10 raste, me 10 autorë të implikuar.

Një pritoritet tjetër kryesor i punës tonë, është dhe ndjekja në dinamikë dhe trajtimi ligjor i konflikteve të ndryshme, duke marrë masa për mospërshkallëzimin e tyre në ngjarje kriminale. Si rezultat, gjatë muajit maj, janë trajtuar 338 konflike.

Vëmendje të shtuar shërbimet policore kanë patur edhe për rastet e konstatuara të dhunës në familje. Gjatë muajit maj, janë evidentuar 6 raste, për të cilat janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurori. Gjithashtu, janë plotësuar 4 urdhra mbrojtjeje, të cilat janë referuar në Gjykatë.

Duke qenë se jemi në fillim të sezonit turistik veror, një periudhë e cila shoqërohet me rritje të fluksit të vizitorëve dhe aktiviteteve publike dhe rritje të fluksit të automjeteve, njëkohësisht edhe në periudhën e pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout”, në Laç, Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “UNUM”, në Shëngjin, si dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sportive dhe kulturore, Policia e Lezhës ka qenë e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve janë hartuar dhe zbatuar plane të detajuara shërbimi me masat e nevojshme, duke rritur prezencen policore në terren, forcuar kontrollet dhe monitorimin e situatës, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tyre dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

Gjithashtu, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit veror dhe garantimit të sigurisë së pushuesve, Policia e Lezhës do të bashkëpunojë ngushtë me Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin për monitorimin e vijës bregdetare dhe kontrollin e mjeteve lundruese, me fokus evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të shkeljes së ligjshmërisë, si dhe çdo shkelje tjetër që cënon sigurinë në vijën bregdetare.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes për shkak të sezonit turistik veror, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore nëpërmjet mjeteve teknologjike. Si rezultat, Policia Rrugore ka konstatuar 29 raste të drejtuesve të mjeteve, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë vendosur 6236 masa administrative.

Pavarësisht këtyre masave, gjatë muaji maj kanë ndodhur 10 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 2 shtetas. Për këto raste janë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Pavarësisht rezultateve të arrira, mbeten ende problematika që kërkojnë vëmendje e angazhim të shtuar:

 Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike;

 Siguria rrugore kryesisht në drejtim të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drejtimit të mjeteve të dehur ose pa leje drejtimi;

 Goditja e rasteve të armëmbajtjes pa leje;

 Siguria e rendit dhe qetësisë publikë në zonat turistike.

Për adresimin e këtyre problematikave, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo paligjshmërie .

Faleminderit!

Tani jemi të hapur për pyetjet dhe interesimin tuaj në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të publikut.

Ju falënderoj për pyetjet, interesimin dhe bashkëpunimin tuaj.

Në përfundim, në emër të të gjitha strukturave të Policisë së Lezhës, dua të siguroj qytetarët se mbetemi maksimalisht të angazhuar për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, si dhe për garantimin e rendit publik.

Njëkohësisht, sigurojmë qytetarët, pushuesit dhe turistët se Policia Kufitare, Policia Kriminale, Policia Rrugore, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe patrullat e përgjithshme vijojnë të jenë të angazhuara pa ndërprerje në terren, për të garantuar sigurinë dhe reaguar me shpejtësi ndaj çdo problemi në territorin e qarkut Lezhë.

Një apel të veçantë, për mbarëvajtjen e sezonit veror që sapo ka nisur, dua t’u drejtoj qytetarëve, operatorëve turistikë, administratorëve të plazheve dhe çdo subjekti që ushtron aktivitet gjatë sezonit veror, që të respektojnë ligjin dhe standardet e sigurisë, pasi çdo shkelje që cenon jetën, shëndetin apo sigurinë e qytetarëve do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në përputhje me ligjin.

Po ashtu, ftoj qytetarët dhe median të vijojmë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie apo çdo situatë që cenon sigurinë publike.

Ju garantojmë se çdo informacion, denoncim apo telefonatë do të trajtohet menjëherë me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe seriozitet.

Ju faleminderit.

The post Drejtori i DVP Lezhë Drejtues Arben Nasufi, konferencë për rezultatet e muajit maj appeared first on Policia e Shtetit.

Drejtuesit e DVP dhe DVKM Durrës, konferencë për rezultatet e punës gjatë muajit maj
Durrës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Ervin Hodaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Kryekomisar Altin Lila, komunikim me mediat, për rezultatet e punës së dy drejtorive, gjatë muajit maj.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Drejtues i Parë Ervin Hodaj.

Ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të përbashkët me Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.

Kjo konferencë zhvillohet në kuadër të qasjes së re të Policisë së Shtetit për një komunikim më transparent, më të drejtpërdrejtë, dhe më të shpeshtë me qytetarët dhe median. Qëllimi ynë është të informojmë publikun mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi në përmbushjen e misionit tonë, siguria në shkolla dhe ajo rrugore, lufta kundër krimeve të rënda dhe narkotikëve, armëmbajtja pa leje, kapja e personave në kërkim, evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore, ndjekja në kohë e dinamikës dhe shqetësimeve të qytetarëve, dhuna në familje, reagimi në kohë e profesionalizëm në rast ngjarjesh si dhe shërbim dinjitoz për qytetarët.

Në përfundim të raportimeve tona, do të jemi të hapur për pyetjet dhe interesimin tuaj, në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik.

Fillimisht, do të paraqes rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës gjatë muajit Maj.

Janë evidentuar 383 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 382.

Janë identifikuar 434 autorë të dyshuar, nga të cilët 117 janë vënë në pranga, janë kapur në kërkim 42 shtetas, 302 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 15 janë shpallur në kërkim.

Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 136 vepra penale më shumë, ndërsa zbulueshmëria është rritur me 2 %.

Këto rezultate janë arritur nëpërmjet operacioneve dhe aksioneve policore të zhvilluara në fushën e kapjes së personave në kërkim, goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve ekonomiko-financiare, lojërave të fatit,  dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Janë finalizuar 10 operacione policore, si rezultat i të cilave janë arrestuar 36 persona, janë proceduar 4 shtetas në gjendje të lirë, 4 shtetas në “Arrest shtëpie” dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Operacionet, policore kanë konsistuar në:

Goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, ku janë finalizuar 3 operacione policore, 2 nga të cilat me objekt shpërndarjen e narkotikëve në afërsi të shkollave dhe zonave urbane në qytetin e Kavajës dhe Shijakut.

Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve (1 operacion policor)

Kapjen e personave në kërkim (3 operacione policore)

Në drejtim të krimeve të Rënda(1 operacion policor)

Krimi Ekonomik (1 operacion policor)

Janë sekuestruar, sende apo prova të tjera që lidhen me veprimtari kriminale dhe konkretisht:

3 armë zjarri automatik, kallashnikov mod.56, (2 krehëra me 120 copë fishekë),

1 armë gjahu,

6 armë sportive,

134 gr, cannabis Sattiva,

60.17 gr Kokainë,

Kartëmonedha në Euro 4.410,

Kartëmonedha në Lekë 92.200,

Celularë 32 copë,

4 automjete,

Janë trajtuar në total 373 konflikte, nga të cilat 370 konflikte në familje dhe 3 konflikte për motive të ndryshme. Për këto raste janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes së mjeteve, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore. Si rezultat, Policia Rrugore ka vendosur 11.373 ose  3.155 masa më shumë se 1 muaj më parë, ku pjesa më e madhe është për ato shkelje që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë rrugore.

Janë evidentuar 10 aksidente rrugore, si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën 4 shtetas, janë plagosur rëndë 4 shtetas si dhe janë plagosur lehtë 8 të tjerë.

Gjithashtu në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore nga këto struktura janë proceduar penalisht 62 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, nga të cilët janë arrestuar 34 shtetas, nga të cilët 25 shtetas kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa 28 janë hetuar në gjendje të lirë.

Si rezultat i një angazhimi më të madh të strukturave vendore ndaj krimeve mjedisore dhe krimeve që cenojnë regjimin juridik të tokës, në kuadër të masave të marra dhe kontrolleve të shtuara në bashkëpunim edhe me inspektoratet përkatëse, janë evidentuar 5 vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cenojnë rregjimin juridik të tokës me 5 autorë të dyshuar, 1 shtetas i arrestuar dhe proceduar penalisht 5 shtetas.

Si rezultat i një kontrolli me efikas të territorit, bashkëpunimit me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligj zbatuese, janë evidentuar 29 vepra penale më shumë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Edhe pse qarku jonë nuk është në hartën e zonave me risk të kultivimit të bimëve narkotike, nuk është ndërprerë puna për kontrollet në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ku deri tani janë realizuar 1074 të tilla, ose 550 më shumë krahasuar me muajin maj të vitit të kaluar.

Gjithashtu nga ana jonë janë marrë masat duke kryer takime me Autoritetet vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026, duke garantuar qytetarët dhe turistët për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

Pavarësisht rezultateve të arritura, mbeten ende problematika që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të mëtejshëm siç janë:

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos përdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të automjetit, përdorimi i aparateve telefonike, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, si dhe mos respektimi i sinjalistikes.

Rastet e dhunës në familje.

Prodhimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, kryesisht afër perimetrit të sigurisë në shkolla dhe jo vetëm.

Për adresimin e këtyre problematikave, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje dhe paligjshmërie, si dhe kanë rritur kontaktet me qytetarët, për të siguruar informacion me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që shfaqen në territor.

Të nderuar gazetarë, këto ishin disa nga rezultatet kryesore të punës tonë, dhe duke ju falënderuar i kaloj fjalën Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin   për paraqitjen e rezultateve të punës së strukturave të kësaj drejtorie.

Para se ta mbyllim këtë konferencë, dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve të qarkut Durrës, se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës është maksimalisht e angazhuar për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë në çdo drejtim.

Në këtë kontekst, është shumë i nevojshëm angazhimi juaj qytetar, për të mbështetur policinë dhe për të adresuar pranë saj çdo problematikë që është në kompetencën e policisë, çdo sjellje të pahijshme të punonjësve të policisë, apo të neglizhencës së tyre, në përmbushje të detyrës, duke ju garantuar qëndrim ligjor si dhe reagim të menjëhershëm për shqetësimet e adresuara , pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë komunitetin tonë më të sigurt.

Besoni te Policia dhe përkraheni akoma më shumë për të pasur më shumë siguri dhe shërbim më cilësor!

Faleminderit dhe mirë u takofshim në konferencën e radhës.

Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Kryekomisar Altin Lila.

Me nisjen e sezonit turistik veror 2026, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës ka marrë një sërë masash konkrete për goditjen e paligjshmërive në kufi, garantimin e lëvizjes së sigurt të shtetasve dhe mallrave, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar dhe rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, bregdetare dhe ujore.

Qarku i Durrësit përfaqëson një nga portat kryesore hyrëse të vendit dhe njëkohësisht një nga destinacionet më të frekuentuara turistike. Për këtë arsye, strukturat tona kanë planifikuar dhe po zbatojnë masa të shtuara në të gjitha drejtimet e veprimtarisë policore kufitare.

Gjatë muajit Maj 2026, në pikat e kalimit kufitar të qarkut Durrës janë përpunuar mbi 46.000 shtetas dhe 20.300 automjete.

Fluksi më i lartë i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 2140 shtetas dhe 1060 automjete.

Për përballimin e këtij fluksi, kemi shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat e kalimit kufitar, duke shtuar sportelet dhe personelin e angazhuar. Gjithashtu, jemi në fazën përfundimtare të instalimit të programeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke ruajtur të pandryshuara standardet e kontrollit dhe sigurisë kufitare.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në plazhet dhe hapësirat ujore të qarkut. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po monitorojmë respektimin e kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimin e perimetrit të sigurisë, praninë e vrojtuesve të plazhit dhe përdorimin e mjeteve lundruese.

Për këtë qëllim janë angazhuar 275 punonjës policie, 20 drejtues shërbimi, 11 patrulla ujore me Jet Ski, 5 me skafe dhe gomone, si dhe 8 patrulla tokësore, monitorimi nga toka dhe ajri kryhet edhe nëpërmjet dronëve.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën informative, janë konstatuar 15 vepra penale, për të cilat janë referuar materialet procedurale në Prokurori,

Konkretisht :

4 raste – Trafikimi i mjeteve motorrike ne kufi, ku janë sekuestruar 4 mjete te shpallura ne kërkim nderkombetare, 1-automjetit i markës Mercedez Benz-Meklaren, 1 Land Rover 1- Motorrciklete, si dhe 1 furgon Mercedez Benz.

5 raste – Kontrabandim i mallrave te ndryshme pa dokumenta justifikues

1 rast – Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe i sendeve me vlere, ku eshte sekuestruar një sasi bishuterish te vjetra dhe te perdorura, vazo metalike material inoxi, sasi monedhash te huaja material alumini, etj.

1 rast – Falsifikim i dokumentave te udhetimit, shtetas turk me leje qendrimi sllovene te falsifikuar.

3 raste – Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror

gjithashtu është edhe evidentimi ne kufi, i sasisë prej 3200 farave te kanabisit si dhe paisje për kultivimin e tyre.

Janë marrë 3 masa administrative ndaj subjekteve dhe drejtuesve të mjeteve lundruese që kanë shkelur rregullat e sigurisë në det.

Paralelisht, janë intensifikuar kontrollet në kufirin dhe hapësirën detare, me qëllim parandalimin e kalimeve të paligjshme, trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandës, kultivimit të bimëve narkotike, si dhe çdo aktiviteti tjetër kriminal ndërkufitar, në në bashkëpunimin e vazhdueshëm me strukturat vendore dhe autoritetet homologe si Guardia Di Finanzia dhe Frontex.

Gjithashtu ;

Gjatë muajit janë miratuar 701 Leje qëndrimi , kemi rritje me 78% më shumë aplikimi gjatë këtij viti krahasuar me të nëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Jane vendosur 26 masa administrative shtetasve te huaj “Për aplikime jashtë afateve per leje qendrimi”.

Të nderuar gazetarë, këto ishin disa nga rezultatet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, për muajin maj.

The post Drejtuesit e DVP dhe DVKM Durrës, konferencë për rezultatet e punës gjatë muajit maj appeared first on Policia e Shtetit.

Drejtori i DVP Fier, Drejtues Erion Ahmeti, konferencë për shtyp mbi rezultatet e muajit maj
Mirëdita të gjithëve,

Të nderuar gazetarë, ju falënderoj për praninë tuaj në këtë konferencë të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Kjo konferencë zhvillohet në kuadër të qasjes së re të Policisë së Shtetit, për një komunikim më transparent dhe më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe median. Qëllimi ynë është të informojmë publikun me informacion të verifikuar si dhe mbi rezultatet e punës sonë, masat që kemi ndërmarrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat përballemi në përmbushjen e misionit tonë, si siguria në shkolla, siguria rrugore, lufta kundër narkotikëve, armëmbajtja pa leje, kapja e personave në kërkim, evidentimi dhe goditja e krimeve mjedisore, ndjekja në kohë e dinamikës së shqetësimeve të qytetarëve, dhuna në familje, reagimi në kohë e me profesionalizëm në rast ngjarjesh si dhe shërbim dinjitoz për qytetarët, përmes komunikimit dhe reagimit me paanshmëri.

Në përfundim të raportimeve tona, do të jemi të hapur për pyetjet dhe interesimin tuaj, në funksion të transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik.

Fillimisht, do t’ju paraqes rezultatet e punës së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier gjatë muajit maj 2026.

Gjatë muajit maj, janë evidentuar 264 vepra penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 260 prej tyre ose 98.4 %.

Në këto vepra penale janë identifikuar 268 autorë të dyshuar si të përfshirë, nga të cilët 69 janë (arrestuar/ndaluar), 190 janë proceduar në gjendje të lirë si dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 90 vepra penale më shumë.

Gjatë kësaj periudhe janë finalizuar 10 operacione policore, si rezultat i të cilave janë arrestuar/ndaluar 14 persona.

Operacionet policore kanë konsistuar në:

• Goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike (3 operacione policore)

• Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve (2 operacione policore)

• Kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri të lartë (3 operacione.

• Në drejtim të krimeve kundër pronës dhe pasurisë (2 operacione policore)

Gjatë muajit maj janë sekuestruar, sende apo prova të tjera që lidhen me veprimtari kriminale dhe konkretisht:

➢ 3.3 kg Cannabis Sativa;

➢ 11.3 gr Kokainë;

➢ 1 automjet;

➢ 1 grirëse për përpunimin e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike, 6 celularë dhe një DVR;

➢ 1 armë zjarri pistoletë;

➢ 3 armë zjarri automatik, kallashnikov mod.56, (13 copë krëhëra me 172 copë fishekë), dhe një armë gjahu pa leje;

➢ Lëndë plasëse 1 kallëp;

➢ Kartëmonedha në Euro 15900;

➢ Kartëmonedha në Lek 800.000.

Janë trajtuar në total 161 konflikte, nga të cilat 122 konflikte për motive të dobëta dhe 39 konflikte për motive pronësie. Për këto raste janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme dhe janë proceduar autorët e dyshuar.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes së mjeteve, është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore nëpërmjet mjeteve teknologjike.

Si rezultat, strukturat e policisë rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë kanë vendosur 11.132 masa administrative ose 4.985 masa më shumë se një muaj më parë, ku pjesa më e madhe e tyre, është për ato shkelje që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë rrugore.

Gjatë këtij muaji janë evidentuar 14 aksidente rrugore, si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën 2 shtetas, është plagosur rëndë 1 shtetas si dhe janë plagosur lehtë 13 të tjerë.

Gjithashtu në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore nga strukturat e Policisë Rrugore janë proceduar penalisht 59 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, nga të cilët. janë arrestuar/ndaluar 34 shtetas, ndërsa 25 janë hetuar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, si rezultat i një angazhimi më të madh të strukturave vendore ndaj krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës, në kuadër të masave të marra dhe kontrolleve të shtuara në bashkëpunim edhe me inspektoriatet përkatëse, janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cënojnë regjimin juridik të tokës me 21 autorë të dyshuar, të cilët janë proceduar penalisht.

Si rezultat i një kontrolli me efikas të territorit, bashkëpunimit me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë evidentuar 9 vepra penale më shumë në fushën e ndërtimeve pa leje, krahasuar kjo me muajin e kaluar të po këtij viti.

Pavarësisht rezultateve të arritura, mbeten ende problematika që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të mëtejshëm siç janë:

• Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor (kryesisht sjelljet agresive në rrugë, tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, si dhe shkaktimi i zhurmave shqetësuese në qendrat e banuara)

• Rastet e dhunës në familje.

• Prodhimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, kryesisht afër perimetrit të sigurisë në shkolla dhe jo vetëm.

Për adresimin e këtyre problematikave, shërbimet e Policisë kanë shtuar monitorimin, kontrollet dhe praninë në terren, me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje dhe paligjshmërie, si dhe kanë rritur kontaktet me qytetarët, për të siguruar informacion me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që shfaqen në territor.

Të nderuar gazetarë, këto ishin disa nga rezultatet kryesore të punës së Policisë dhe dinamika e ngjarjeve gjatë muajit maj 2026, si dhe disa nga problematikat me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Para se ta mbyllim këtë konferencë, dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve të qarkut Fier, se Drejtoria Vendore e Policisë Fier është maksimalisht e angazhuar për të parandaluar dhe luftuar paligjshmërinë në çdo drejtim.

Në këtë kontekst, është shumë i nevojshëm angazhimi juaj qytetar, për të mbështetur policinë dhe për të adresuar pranë saj, çdo problematikë që është në kompetencën e policisë, çdo sjellje të pahijshme të punonjësve të policisë, apo të neglizhencës së tyre, në përmbushje të detyrës, duke ju garantuar qëndrim ligjor si dhe reagim të menjëhershëm, për shqetësimet e adresuara nga ana Juaj, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta bëjmë komunitetin tonë më të sigurt.

Besoni te Policia dhe përkraheni akoma më shumë për të pasur më shumë siguri dhe shërbim më cilësor!

The post Drejtori i DVP Fier, Drejtues Erion Ahmeti, konferencë për shtyp mbi rezultatet e muajit maj appeared first on Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, gjatë muajit prill 2026
Policia e Shtetit, gjatë muajit prill 2026

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, kontrolle dhe punë hetimore intensive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i punës policore gjatë muajit prill:

Janë finalizuar 90 operacione, 13 prej të cilave për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

Janë vënë në pranga 571 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

Janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste;

Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 5 armë gjahu/sportive, silenciator, granata, municion luftarak, lëndë eksplozive, lëndë djegëse, veshje dhe mjete pune si të Policisë;

Në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar rreth 10 kg kanabis, mbi 2000 fara kanabisi, 1.5 kg kokainë, tableta MDMA dhe u asgjësuan një numër i konsiderueshëm fidanësh narkotikë;

Janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare 15 raste, të cilat përfshijnë mashtrim kompjuterik (call center), kontrabandim mallrash, falsifikim dokumentesh dhe informalitet;

Janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, si dhe 2 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale në shtete të BE-së;

Janë zbuluar 23 ambiente ku, në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me kompjuterë, makineta, tavolina pokeri dhe celularë;

Janë goditur 156 raste të ndërtimeve pa leje dhe 3 raste të ndotjes së ajrit;

Janë arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore 304 drejtues mjetesh nga të cilët 170 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 134 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur 93 645 masa administrative;

Shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën 40 raste të kalimit/tentativës për kalim të paligjshëm të kufijve; 5 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false; 13 raste të trafiqeve të paligjshme dhe 5 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit, krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Gjithashtu, në bashkëpunim me partnerët, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

#Prill2026

#PoliciaNëNjëMuaj

#AngazhimPërkushtimSakrificë

The post Policia e Shtetit, gjatë muajit prill 2026 appeared first on Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2026
Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2026

Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 në terren, bashkëpunim me qytetarët, hetime dhe operacione me partnerët ndërkombëtarë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha fushat.

Në funksion të përmbushjes së këtyre objektivave, gjatë muajit mars:

-janë finalizuar 96 operacione, 21 prej të cilave, për lokalizimin, kapjen dhe/ose ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar;

-janë vënë në pranga 527 shtetas të akuzuar për vepra penale të ndryshme;

-janë sekuestruar 32 armë zjarri, tritol dhe municion luftarak dhe janë goditur 3 grupe kriminale për trafikim të armëve të zjarrit;

-në fushën e narkotikëve, janë sekuestruar mbi 50 kg Cannabis Sativa, qindra doza Kokaine dhe Heroine;

-janë sekuestruar gjithashtu, rreth 1.2 milionë euro asete dhe para me burime të dyshimta kriminale, 7 automjete të trafikuara në Shqipëri, si dhe mjete lundruese, dylbi, maska dhe radio si të Policisë;

-janë zbuluar 8 ambiente (6, të mbyllura dhe 2 sera) në Shkodër, Peqin dhe Shijak, ku kultivoheshin bimë narkotike. Për këto raste u asgjësuan një numër i konsiderueshëm fidanë dhe bimë narkotike, dhe pajisjet që ndihmonin në kultivimin e tyre në ambientet e mbyllura;

-janë zbardhur 18 ngjarje kriminale, të cilat përfshijnë:

vrasje/plagosje me mjete prerëse, kanosje me armë zjarri të punonjësve të Policisë, djegie automjetesh/sipërfaqesh toke, aksidente me pasoja dhe vjedhje;

-janë parandaluar ngjarje kriminale në 17 raste, të cilat përfshijnë:

ndalimin e shtetasve që lëviznin të armatosur në 8 raste, përshkallëzim të konflikteve fizike dhe/ose me armë, si dhe tentativa për vjedhje;

-janë goditur nga strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 10 raste, të cilat përfshijnë kontrabandim mallrash (ilaçe, naftë, veshje dhe pajisje), falsifikim dokumentesh, punësim të paligjshëm, informalitet dhe mashtrim duke përvetësuar padrejtësisht titull shtetëror;

-janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve/vjedhjeve me armë;

-janë finalizuar 6 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë ilegale, në shtete të BE-së;

-janë finalizuar 4 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, ushtrimit të prostitucionit dhe mbajtjes së ambienteve në funksion të kësaj veprimtarie të paligjshme;

-janë zbuluar 7 lokale ku në kundërshtim me ligjin, luheshin lojëra fati me cëlularë, kompjuterë dhe makineta;

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, gjatë muajit mars, kanë vijuar monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë muajit mars:

-u vunë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 135 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 62 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-u pezulluan 216 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

-u vunë 93 011 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 3 934 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve paguan dyfishin e masës administrative maksimale dhe u penalizuan me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar efektivët, për të shmangur ndëshkimet për shkeljet e kryera dhe 3 raste të drejtimit të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë evidentuan dhe goditën gjatë muajit mars:

-18 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,

-8 raste të trafiqeve dhe 2 raste të vjedhjeve.

-45 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive anticannabis, si dhe për goditjen e krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti.

Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.

#Mars2026

#Policianënjëmuaj

#AngazhimPërkushtimSakrificë

The post Policia e Shtetit, gjatë muajit mars 2026 appeared first on Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, gjatë muajit shkurt 2026
Strukturat e Policisë së Shtetit, prezencë 24/7 dhe kontrolle intensive në terren, për të garantuar rendin dhe sigurinë, punë të pandërprerë hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim.

Gjatë muajit shkurt janë finalizuar 97 operacione policore dhe janë vënë në pranga 581 autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

15 operacione janë finalizuar si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, për lokalizimin e shtetasve në kërkim, kapjen dhe ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit kontribuoi për zhvillimin e operacionit të koduar “Ferdinand”, të organizuar nga Policia spanjolle, për goditjen e një grupi kriminal me pjesëtarë shtetas shqiptarë, që kryente vjedhje në Spanjë.

-Si rezultat i operacioneve dhe i kontrolleve në ambiente të përshtatura për veprimtari kriminale, janë zbuluar/sekuestruar:

rreth 490 kilogramë kanabis, qindra fara dhe doza kanabisi, 0.5 kg kokainë, 2 200 tableta ekstazi, 670 bimë dhe fidanë kanabisi, qindra pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura;

43 kallëpë/sfera tritoli, 11 kallëpë dinamiti, 54 armë zjarri, 11 granata sulmuese, 4 armë gjahu/sportive, pjesë armësh, mijëra fishekë, 4 silenciatorë, 74 kapsolla detonatore dhe mjete për shpërthimin e lëndëve plasëse në distancë, veshje si të Policisë, dhjetëra armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme;

pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1 330 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale;

mallra të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 130 000 euro; 10 000 suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara; 102 000 euro në valuta të ndryshme, 164 300 euro dhe dollarë fals;

2 automjete të vjedhura, me vlerë 90 000 euro.

Policia e Tiranës zhvilloi 2 operacione për goditjen e trafikimit të armëve dhe zbuloi në Selitë, një ambient ku magazinoheshin dhe montoheshin armë zjarri, me qëllim shitjen.

Në 2 fshatra në Tiranë dhe në Shkodër, u zbuluan arsenale armësh zjarri, armësh shpërthyese dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike.

Operacioni i koduar “Jug&Veri”, i zhvilluar nga DVP Elbasan, goditi një grup kriminal që siguronte sasi të mëdha lënde narkotike dhe armë zjarri, me qëllim shitjen në Shqipëri dhe trafikimin në vende të tjera.

Në Shkodër u zbulua një ambient (tunel) i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Operacioni i koduar “Risku” goditi tentativën e trafikimit të Greqi, të 350 kg lëndë narkotike kanabis, që u gjetën të fshehura në një kamion, në PKK Kakavije.

-Gjithashtu, nga kontrollet dhe verifikimet u zbuluan:

4 subjekte ku shiteshin pa kupon tatimor, mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, disa prej tyre me logo false/imitime të markave të ndryshme;

1 magazinë në Tiranë ku mbaheshin suplemente ushqimore dhe bimore, të skaduara, për llogari të një subjekti me aktivitet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital;

2 subjekte, në Dimal dhe në Fier, ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të dyshuara të kontrabanduara.

Ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të Policisë së Tiranës bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi që hyri i armatosur në një bankë dhe mori një shumë parash, duke rrezikuar punonjësit e bankës.

Ndërhyja e Policisë ka parandaluar edhe:

-ngjarje kriminale që mund të kryheshin në Vlorë, me armë zjarri, automjete të vjedhura dhe lënde djegëse;

-përshkallëzimin e 3 konflikteve ndërmjet disa shtetasve/në familje.

Janë zbardhur rrethanat dhe autorësia e një plagosjeje me armë, djegies së qëllimshme të një dyqani dhe të një aksidenti me pasojë.

Më tej, janë finalizuar 20 operacione për zbardhjen e më shumë se 170 vjedhjeve/tentativave për vjedhje;

-13 goditje në fushën e kontrabandës;

-7 operacione kundër ushtrimit të prostitucionit;

-7 goditje kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

-7 operacione kundër transportimit të emigrantëve që synojnë të shkojnë ilegalisht në shtetet e BE-së.

Shërbimet e Policisë qëndruan në gatishmëri në të gjithë vendin, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve, për orientimin e lëvizjes, në zonat ku u bllokua apo u vështirësua qarkullimi, për shkak të motit të keq.

Shërbimet e Policisë Rrugore, krahas shërbimit të përforcuar gjatë ditëve me mot të keq, të pajisura me mjete bashkëkohore, vijuan monitorimin në të gjitha akset e vendit, me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë muajit shkurt u vunë në pranga 292 drejtues mjetesh, nga të cilët 201 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 91 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-u pezulluan 356 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti në efektin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

-u vunë 84 862 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga të cilat 14 236 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e masës administrative maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Policia Rrugore e Durrësit goditi 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë nga drejtues që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur/në efektin e drogave.

Në pikat e kalimit kufitar, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe analizave të riskut, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan dhe goditën gjatë muajit shkurt:

38 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve,

33 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false,

7 raste të trafiqeve dhe 13 raste të kontrabandës.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë kontrollet dhe hetimet intensive, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.

Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit, si dhe me partnerët ndërkombëtarë, do të vijojnë veprimet e përbashkëta hetimore për finalizimin e operacioneve kundër veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë, ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë, në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që hasin.

#Shkurt2026

#PoliciaNëNjëMuaj

#AngazhimPërkushtimSakrificë

The post Policia e Shtetit, gjatë muajit shkurt 2026 appeared first on Policia e Shtetit.