Policia Kufitare Archives - Policia e Shtetit

PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2”
PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2”

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, dhe 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Vihet në pranga drejtuesja e automjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje, automjetin dhe rulotin që drejtohej nga shtetasja gjermane A. S.

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, si dhe 6 kavanoza dhe 3 qese hermetike, në të cilat kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 141 gramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen gjermane A. S., 51 vjeçe, drejtuese e automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me mulli, me municionin përkatës, 141 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një automjet së bashku me rulotin dhe një celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

The post PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 2” appeared first on Policia e Shtetit.

Pogradec/Policia Kufitare shpëton një shtetase të mitur që tentoi të mbytej në liqen
Pogradec

Policia Kufitare shpëton një shtetase të mitur që tentoi të mbytej në liqen.

Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe me profesionalizëm, duke bërë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 17-vjeçares me probeme të shëndetit mendor.

Pas marrjes së njoftimit se një shtetase e mitur kishte hyrë në liqen, shërbimet e SPK Pogradec kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Pasi kanë konstatuar 17-vjeçaren, shërbimet e Policisë i kanë kërkuar që të afrohej te mjeti i Policisë Kufitare, po ajo ka refuzuar. Në këto kushte, inspektori i Policisë M. D. është hedhur në ujë, ka marrë në krah 17-vjeçaren dhe e ka nxjerrë në breg.

Shtetases së mitur iu dha ndihma e parë dhe më pas iu dorëzua familjarëve.

Qytetarët e pranishëm në breg të liqenit dhe familjarët e 17-vjeçares falënderuan shërbimet e Policisë, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe fton këdo që ka nevojë, të telefonojë në numrin pa pagesë 112.

The post Pogradec/Policia Kufitare shpëton një shtetase të mitur që tentoi të mbytej në liqen appeared first on Policia e Shtetit.

PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 1”
PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 1”.

Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare bazuar në analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të një furgoni rreth 88 pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit dhe pasagjerja, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje të RSh-së, furgonin që drejtohej nga shtetasi K. A..

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e furgonit, poshtë shtresës së saj, rreth 88 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe B. A., 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis dhe furgoni.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me DVP-të e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

The post PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 1” appeared first on Policia e Shtetit.

DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Kufijtë”
DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Kufijtë”, goditet një rast i tentativës për të ndihmuar emigrantë nga Vendet e Treta, për të kaluar ilegalisht kufirin.

Arrestohen 2 shtetas që u kapën në afërsi të kufirit me Greqinë dhe tentuan të transportonin me 2 automjete, kundrejt pagesës, 6 emigrantë që synonin të kalonin në vendet e BE-së.

Procedohen penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, pasi kishin hyrë ilegalisht në territorin e Shqipërisë.

Sekuestrohen 2 automjetet më të cilat do të transportoheshin emigrantët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Kufijtë”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. D., 50 vjeç dhe F. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Këta 2 shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Pagane”, afër vijës kufitare me shtetin grek, me 2 automjete me të cilat do të transportonin kundrejt pagesës, 6 shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht kufirin, për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan penalisht 6 emigantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, pasi kishin kaluar ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Kufijtë” appeared first on Policia e Shtetit.

Dhërmi/Policia Kufitare shpëton 5 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det
Dhërmi/Rrezikuan të mbyteshin në det pasi mjeti i tyre lundrues pësoi avari, Policia Kufitare shpëton 5 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një mjet lundrues gomone që po lëvizte në drejtim të Porto Palermos, kishte pësuar avari, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të sinjalizuar.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë ndërhynë për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të gomones dhe 4 shtetasve që ndodheshin në bord, të cilët i shoqëruan me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, deri në breg, në Porto Palermo.

5 shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan punonjësit e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen në kohë dhe ndihmën e dhënë.

Policia Kufitare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese që të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë kushtet atmosferike dhe të shmangin daljen në det kur ato paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

The post Dhërmi/Policia Kufitare shpëton 5 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det appeared first on Policia e Shtetit.

Morinë/I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 34-vjeçari
Morinë, Kukës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

– Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Wiesbaden, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit.

The post Morinë/I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 34-vjeçari appeared first on Policia e Shtetit.

DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte shpejt dhe i dehur, ndëshkohet
DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte me shpejtësi të lartë, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur, ndëshkohet me gjobë 50 000 lekë të rinj dhe me bllokim të lejes së drejtimit, për 2 muaj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën afër ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, kanë konstatuar një mjet lundrues gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar gomonen me drejtues shtetasin A. G. Pasi iu bë testi i alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vu masa administrative gjobë 50 000 lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua mjeti lundrues gomone.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det.

The post DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte shpejt dhe i dehur, ndëshkohet appeared first on Policia e Shtetit.

PKK Rinas/Goditet një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar
PKK Rinas

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

The post PKK Rinas/Goditet një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar appeared first on Policia e Shtetit.

Ksamil/Policia ndihmon 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët
Ksamil/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, ndërhyrje në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Ata falënderuan punonjësit e Policisë që ndërhynë në kohë për t’i ndihmuar.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ksamil/Policia ndihmon 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët appeared first on Policia e Shtetit.

Spille/Policia ndihmon 8 shtetas që rrezikuan të mbyteshin, pasi skafi i tyre kishte pësuar defekt
Spille/Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i japin ndihmë drejtuesit të një skafi dhe 7 familjarëve të tij, pasi mjeti rrezikonte të fundosej

Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.

Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

The post Spille/Policia ndihmon 8 shtetas që rrezikuan të mbyteshin, pasi skafi i tyre kishte pësuar defekt appeared first on Policia e Shtetit.