{"id":16196,"date":"2021-05-18T07:00:33","date_gmt":"2021-05-18T05:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.asp.gov.al\/?p=16196"},"modified":"2021-05-18T16:34:54","modified_gmt":"2021-05-18T14:34:54","slug":"raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/","title":{"rendered":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lezh\u00eb &#8211; Finalizohet operacioni policor &#8220;Faturisti&#8221;. Operacioni nga Seksioni p\u00ebr Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb, pas nj\u00eb hetimi 6-mujor. Ekzekutohen masat e siguris\u00eb p\u00ebr 3 shtetas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Falsifikimi i dokumenteve&#8221;. \u00a0Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar n\u00eb DVP Lezh\u00eb, n\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr evidentimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb, pas nj\u00eb hetimi 6-mujor, finalizuan operacionin &#8220;Faturisti&#8221;, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u godit nj\u00eb rast i falsifikimit t\u00eb dokumenteve. Si rezultat i k\u00ebtij operacioni u b\u00eb ekzekutimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb &#8220;Arrest n\u00eb burg&#8221;\u00a0 p\u00ebr shtetasin E. A., 33 vje\u00e7, banues n\u00eb Shkod\u00ebr, me detyr\u00eb ish-inspektor pran\u00eb nj\u00eb kompanie private n\u00eb Shkod\u00ebr, si dhe &#8220;Pezullim i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre ose funksioni publik&#8221;, p\u00ebr shtetasit V. D., 62 vje\u00e7 dhe K. Z., 61 vje\u00e7, banues n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb detyr\u00eb ish-elektricist\u00eb pran\u00eb OSHEE Lezh\u00eb. Specialist\u00ebt e Hetimit t\u00eb Krimit Ekonomik e Financiar pran\u00eb DVP Lezh\u00eb kan\u00eb zhvilluar hetimet mbi baz\u00ebn e informacioneve t\u00eb siguruara n\u00eb rrug\u00eb operative se shtetasit E. A., V. D. dhe K. Z., gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tyre kan\u00eb falsifikuar formular\u00ebt e raportit t\u00eb verifikimeve t\u00eb mat\u00ebsve elektrik n\u00eb subjekte t\u00eb ndryshme private ku kan\u00eb kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjis\u00eb elektrike nga k\u00ebto subjekte. Materialet hetimore iu referuan Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme, p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Falsifikimi i dokumenteve&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Port\/ Durr\u00ebs &#8211; Goditet nj\u00eb rast tentative p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit. Vihet n\u00eb pranga nj\u00eb shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me q\u00ebllim kalimin e kufirit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, me dokumente t\u00eb falsifikuara. Specialist\u00ebt e Pik\u00ebs s\u00eb Kalimit Kufitar Durr\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Trafiqeve n\u00eb DVP Durr\u00ebs, si rezultat i kontrolleve t\u00eb shtuara p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb kan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb shtetasen E. B., 34 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Durr\u00ebs. Shtetasja e m\u00ebsip\u00ebrme, mbr\u00ebmjen e djeshme \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb PKK Durr\u00ebs, duke ndihmuar t\u00eb kalojn\u00eb kufirin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me dokumente t\u00eb dyshuara t\u00eb falsifikuara shtetasit V. Gj., 30, vje\u00e7e, banuese n\u00eb Durr\u00ebs; M. Gj., 28 vje\u00e7, banues n\u00eb Durr\u00ebs;M. M., 31 vje\u00e7, banues n\u00eb Tiran\u00eb dhe B. P., 30 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Tiran\u00eb. Materialet i kaluan Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kavaj\u00eb &#8211; Finalizohet operacioni policor \u201cNdjekja\u201d, p\u00ebr kapjen e nj\u00eb shtetasi t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policis\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komisariatin e Policis\u00eb Lushnj\u00eb dhe Interpol Tirana, n\u00eb koordinim nga Drejtoria e Krimeve kund\u00ebr Personit dhe Pasuris\u00eb n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb Kriminale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Kapet dhe arrestohet me q\u00ebllim ekstradimi drejt Italis\u00eb, 59-vje\u00e7ari i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cArm\u00ebmbajtja pa leje\u201d. N\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komisariatin e Policis\u00eb Lushnj\u00eb dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor t\u00eb koduar \u201cNdjekja\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u b\u00eb i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me q\u00ebllim ekstradimin drejt Italis\u00eb, i shtetasit N. D.(D.), 59 vje\u00e7, banues n\u00eb Lushnj\u00eb. Arrestimi i k\u00ebtij shtetasi u b\u00eb pasi Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cArm\u00ebmbajtja pa leje\u201d. Interpol Tirana, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Interpol Rom\u00ebn, vijon procedurat p\u00ebr ekstradimin e k\u00ebtij shtetasi drejt Italis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkod\u00ebr &#8211; Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 15.05.2021, n\u00eb lagjen Guerrile, Shkod\u00ebr, ku u gjet i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasi E. M. Shpallet n\u00eb k\u00ebrkim autori kryesor i dyshuar p\u00ebr vrasjen e 32-vje\u00e7arit. Arrestohet n\u00eb flagranc\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori i autorit kryesor t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen, si dhe vihet n\u00eb pranga edhe nj\u00eb shtetas tjet\u00ebr q\u00eb dyshohet se ka dijeni p\u00ebr ngjarjen. N\u00eb vijim t\u00eb veprime t\u00eb kryera nga grupi i posa\u00e7\u00ebm hetimor, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga specialist\u00ebt t\u00eb Hetimit t\u00eb DVP Shkod\u00ebr dhe t\u00eb Drejtoris\u00eb Kund\u00ebr Krimeve ndaj Personit dhe Pron\u00ebs n\u00eb Departamentin e Policis\u00eb Kriminale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb grumbulluara u b\u00eb shpallja n\u00eb k\u00ebrkim e shtetasit I. L., 28 vje\u00e7 banues n\u00eb lagjen Guerrile, Shkod\u00ebr, i dyshuar si autor i vrasjes s\u00eb shtetasit E. M. Gjithashtu, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vje\u00e7 i cili dyshohet se n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin e lartp\u00ebrmendur kan\u00eb vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasin E. M. Po gjat\u00eb veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve t\u00eb ushtruara p\u00ebr kapjen e autorit u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb edhe shtetasi E. A., 26 vje\u00e7 banues ne lagjen &#8220;Salo Halili&#8221;, Shkod\u00ebr, i cili dyshohet se ka dijeni p\u00ebr ngjarjen. Gjat\u00eb kontrollit n\u00eb banes\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb sasi l\u00ebnde narkotike cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokuroris\u00eb se Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me paramendim\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cArm\u00ebmbajtja pa leje\u201d n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit I. L., n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E. M. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVrasja me paramendim\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit E. A. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vlor\u00eb &#8211; N\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr kapjen dhe v\u00ebnien p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb personave n\u00eb k\u00ebrkim, nga specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Vlor\u00eb u b\u00eb kapja dhe ndalimi i shtetasit G. R., 35 vje\u00e7, banues n\u00eb Vlor\u00eb, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDhuna n\u00eb familje\u201d. Materialet iu referuan prokuroris\u00eb, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">DVP Berat &#8211; Arrestohen n\u00eb flagranc\u00eb 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjet\u00ebr, p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale. Nga specialist\u00ebt e Seksionit p\u00ebr Krimet n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb Poli\u00e7an u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i shtetasit I. H., 44 vje\u00e7, banues n\u00eb Poli\u00e7an, pasi ka shkelur mas\u00ebn e siguris\u00eb &#8220;Arrest n\u00eb sht\u00ebpi&#8221; dhe \u00ebsht\u00eb konstatuar nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb jasht\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb vijim t\u00eb zbatimit t\u00eb planit t\u00eb masave p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialist\u00ebt e Seksionit p\u00ebr Krimet \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht, p\u00ebr vepr\u00ebn penale\u00a0 &#8220;D\u00ebmtimi i habitateve dhe zonave t\u00eb mbrojtura&#8221;, shtetasi E. S., 30 vje\u00e7, banues n\u00eb Poli\u00e7an, pasi u kap n\u00eb flagranc\u00eb nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me punonj\u00ebsit e AZDM, n\u00eb malin e Tomorit, me nj\u00eb mjet tip kamion\u00e7in\u00eb t\u00eb ngarkuar me pllaka guri dekorativ. Ku\u00e7ov\u00eb &#8211; Nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i shtetasit A. B., 32 vje\u00e7, pasi n\u00eb lokalin e tij n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, punonj\u00ebsit e OSHEE-s\u00eb kan\u00eb konstatuar se ky shtetas kishte prishur vulat e mat\u00ebsit elektrik q\u00eb furnizonte lokalin me energji elektrike. Materialet u referuan n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lezh\u00eb &#8211; Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Mirdit\u00eb kan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMarr\u00ebdh\u00ebnie seksuale ose homoseksuale me dhun\u00eb me t\u00eb mitur t\u00eb mosh\u00ebs 14-18 vje\u00e7\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, shtetasit A. K., 31 vje\u00e7, A. M., 27 vje\u00e7, E. T., 30 vje\u00e7, N. Ll., 44 vje\u00e7 dhe A. Gj., 17 vje\u00e7, pasi dyshohen se me an\u00eb t\u00eb shantazheve, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me dhun\u00eb me nj\u00eb shtetase 15-vje\u00e7are. Specialist\u00ebt e Sektorit t\u00eb Qarkullimit Rrugor b\u00ebn\u00eb arrestimin e shtetasve: Gj. K., 62 vje\u00e7, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, n\u00eb aksin rrugor Lezh\u00eb-Milot, duke drejtuar mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur; L. B., 53 vje\u00e7, banues n\u00eb Lezh\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb, n\u00eb aksin rrugor Shkod\u00ebr-Lezh\u00eb, duke drejtuar pa leje drejtimi nj\u00eb motomjet pa targa. Materialet hetimore iu referuan Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lezh\u00eb, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Berat &#8211; Policia Rrugore nd\u00ebshkon me mas\u00eb administrative 50.000 lek\u00eb nj\u00eb subjekt q\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe rruge n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin Rrugor, duke u b\u00ebr\u00eb burim aksidenti. N\u00eb vijim t\u00eb zbatimit t\u00eb Plan-Operacionit p\u00ebr zbatimin e ligjshm\u00ebris\u00eb rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore &#8220;Zbatojm\u00eb rregullat, shp\u00ebtojm\u00eb jet\u00eb&#8221;, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar n\u00eb rrug\u00ebn Berat-Poli\u00e7an, nj\u00eb subjekt q\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb sip\u00ebrfaqen e rrug\u00ebs me disa paleta guri. Polica Rrugore ka nd\u00ebshkuar me mas\u00eb administrative 50.000 lek\u00eb subjektin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit I. L., p\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon t\u00eb hidhen ose grumbullohen materiale n\u00eb karrexhat\u00eb. Policia Rrugore e Beratit do vijoj\u00eb kontrollin e territorit dhe fton t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb denoncojn\u00eb \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim rritjen e siguris\u00eb rrugore dhe disiplinimin e trafikut rrugor, ndryshimin e sjelljes s\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrug\u00ebs, parandalimin e shkeljeve t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor q\u00eb b\u00ebhen burim i ngjarjeve rrugore dhe zbatimin e ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lushnj\u00eb &#8211; Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Lushnj\u00eb arrestuan n\u00eb flagranc\u00eb shtetasin M. H., banues n\u00eb fshatin Qerret i Ri, Lushnj\u00eb, pasi n\u00eb banes\u00ebn e tij, ka dhunuar fizikisht p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta, me sende t\u00eb forta, kunat\u00ebn e tij, shtetasen J. H., 62 vje\u00e7e, e cila\u00a0 ndodhet n\u00eb spital, n\u00ebn kujdesin e mjek\u00ebve. Materialet i kaluan Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lushnj\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Dhun\u00eb n\u00eb familje&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dib\u00ebr &#8211; Vijon puna p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen nga Policia, 5 raste t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb paligjshme. Sh\u00ebrbimet e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Dib\u00ebr, n\u00eb vijim t\u00eb zbatimit t\u00eb planit t\u00eb masave p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb territorit,\u00a0 kan\u00eb evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat jan\u00eb proceduar penalisht shtetasit U. H., V. S., H. K., F. M.,\u00a0 V. T., t\u00eb gjith\u00eb banues n\u00eb Dib\u00ebr, pasi jan\u00eb konstatuar nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb duke nd\u00ebrtuar objekte pa leje si dhe kishin pun\u00ebsuar pun\u00ebtor\u00eb pa i regjistruar n\u00eb organet p\u00ebrkat\u00ebse. Policia e Dibr\u00ebs do t\u00eb vijoj\u00eb kontrollet p\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr k\u00ebrkon bashk\u00ebpunimin e qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb denoncojn\u00eb \u00e7do rast t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Komisariatin Dixhital apo n\u00eb numrin pa pages\u00eb 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim t\u00eb paansh\u00ebm kundrejt shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit. Mat &#8211; Ushtroi dhun\u00eb fizike ndaj bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij, vihet n\u00eb pranga 29-vje\u00e7ari. Nga specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Mat u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i shtetasit D. M., 29 vje\u00e7, banues n\u00eb Klos, p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Dhun\u00eb n\u00eb familje&#8221;, pasi n\u00eb banes\u00eb ka ushtruar dhun\u00eb fizike ndaj bashk\u00ebjetueses s\u00eb tij. Materialet procedurale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve t\u00eb lartp\u00ebrmendur i kaluan Prokuroris\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Durr\u00ebs &#8211; Finalizohet operacioni policor \u201cLast Step&#8221;, p\u00ebr kapjen e nj\u00eb shtetasi t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Operacioni i zhvilluar nga DVP Durr\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet me q\u00ebllim ekstradimi drejt Italis\u00eb, 31-vje\u00e7ari i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. N\u00eb vijim t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr kapjen e personave t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, specialist\u00ebt e Seksionit p\u00ebr Hetimin e Narkotik\u00ebve, n\u00eb bashk\u00ebpunim me agjent\u00ebt e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale n\u00eb DVP Durr\u00ebs, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor t\u00eb koduar \u201cLast Step\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit u b\u00eb i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm, me q\u00ebllim ekstradimin drejt Italis\u00eb, i shtetasit F. I.(N.), 31 vje\u00e7, banues n\u00eb Durr\u00ebs, i d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr veprat penale &#8220;Plagosja e r\u00ebnd\u00eb me dashje&#8221;, &#8220;Vjedhja me dhun\u00eb&#8221; dhe &#8220;Prodhimi dhe shitja e l\u00ebnd\u00ebve narkotike&#8221;. Arrestimi i k\u00ebtij shtetasi u b\u00eb pasi Gjykata e Barit, Itali, ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale &#8220;Trafikimi i narkotik\u00ebve&#8221; kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. Interpol Tirana, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Interpol Rom\u00ebn, vijon procedurat p\u00ebr ekstradimin e k\u00ebtij shtetasi drejt Italis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tiran\u00eb &#8211; Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr. 2 b\u00ebn\u00eb ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vje\u00e7, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVjedhja\u201d. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas \u00ebsht\u00eb autor i 5 vjedhjes t\u00eb tjera n\u00eb Qarkun e Tiran\u00ebs. Nga specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr. 1 u b\u00eb arrestimi n\u00eb flagranc\u00eb i shtetasve: F. T., 29 vje\u00e7, pasi p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta ka ushtruar dhun\u00eb fizike ndaj kush\u00ebririt t\u00eb tij; F. D., 22 vje\u00e7, pasi gjat\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar nga Forca e Posa\u00e7me \u201cShqiponjat\u201d iu gjet dhe iu sekuestrua nj\u00eb arm\u00eb e ftoht\u00eb (dorez\u00eb metalike). Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr. 4 b\u00ebn\u00eb arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb shtetasit B. R., 27 vje\u00e7, pasi u kap duke vjedhur kabllot e pajisjeve elektrike n\u00eb banes\u00ebn e shtetasit F. P. Nga specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Kavaj\u00eb u b\u00eb ekzekutimi i urdhrit t\u00eb Prokurorit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kavaj\u00eb p\u00ebr shtetasin n\u00eb k\u00ebrkim A. J., 29 vje\u00e7, pasi Gjykata e Shkall\u00ebs Par\u00eb Kavaj\u00eb, ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me dashje\u201d, e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe \u201cMbajtja pa leje dhe prodhimi i arm\u00ebve, arm\u00ebve shp\u00ebrthyese dhe i municionit\u201d. Specialist\u00ebt e Qarkullimit Rrugor b\u00ebn\u00eb arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb shtetasve: E. H., 26 vje\u00e7, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen p\u00ebrkat\u00ebse; K. Sh., 33 vje\u00e7, pasi u kap duke drejtuar mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur. \u2022M\u00eb dat\u00eb 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kall\u00ebzon se gjat\u00eb nat\u00ebs, n\u00eb fshatin Lund\u00ebr, persona t\u00eb paidentifikuar, dyshohet se kan\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri n\u00eb fasad\u00ebn e banes\u00ebs s\u00eb tij. Punohet p\u00ebr identifikimin dhe kapjen e autor\u00ebve.\u2022M\u00eb dat\u00eb 18.05.2021, rreth or\u00ebs 00:15, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cJoklin Persi\u201d, Astir, n\u00eb banes\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvarur shtetasi B. A., 30 vje\u00e7. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjar\u00ebve rezulton se ky shtetas prej koh\u00ebsh kurohej nga depresioni. Materialet u referuan n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb 24 or\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin jan\u00eb proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 13 jan\u00eb ndaluar, 20 jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb dhe 67 po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb ndaluar 8 shtetas, pasi ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve jan\u00eb evidentuar 7 raste, me 3 autor\u00eb t\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb dhe 5 autor\u00eb q\u00eb po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fush\u00ebn e krimeve ndaj personit jan\u00eb evidentuar 6 raste: 5 raste t\u00eb \u2018Kanosja\u201d, 3 raste n\u00eb Tiran\u00eb dhe 2 n\u00eb Vlor\u00eb, ku autor\u00ebt po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb; 1 rast i \u201cD\u00ebmtime t\u00eb tjera me dashje\u201d, n\u00eb Berat, ku autori po procedohet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fush\u00ebn e dhun\u00ebs n\u00eb familje jan\u00eb evidentuar 7 raste, 2 n\u00eb Tiran\u00eb, 1 n\u00eb Elbasan, 1 n\u00eb Fier dhe 1 n\u00eb Dib\u00ebr, ku autor\u00ebt jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb; 1 n\u00eb Durr\u00ebs dhe 1 n\u00eb Vlor\u00eb, ku autor\u00ebt po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. Jan\u00eb plot\u00ebsuar 6 k\u00ebrkes\u00eb-padi p\u00ebr l\u00ebshimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb urdhrit t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fush\u00ebn e vjedhjes s\u00eb pron\u00ebs jan\u00eb evidentuar 8 raste, 1 n\u00eb Tiran\u00eb dhe 1 n\u00eb Shkod\u00ebr, ku autor\u00ebt jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga dhe 6 p\u00ebr t\u00eb cilat po punohet p\u00ebr identifikimin dhe kapjen e autor\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit pa leje jan\u00eb evidentuar 10 raste, 3 n\u00eb Tiran\u00eb, 3 n\u00eb Elbasan, 1 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, 1 n\u00eb Lezh\u00eb, 1 n\u00eb Shkod\u00ebr dhe 1 n\u00eb Dib\u00ebr, ku autor\u00ebt po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb evidentuar 2 raste t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb pron\u00ebs, me 2 autor\u00eb q\u00eb po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb evidentuar 3 raste t\u00eb \u201cMashtrimi\u201d, 1 n\u00eb Tiran\u00eb, 1 n\u00eb Durr\u00ebs dhe 1 n\u00eb Berat, ku autor\u00ebt po procedohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb evidentuar 1 rast i \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, ku autori po procedohet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb proceduar penalisht 2 shtetas, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrimi pa licenc\u00eb i veprimtarive financiare\u201d, nd\u00ebrsa 1 tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikimi i let\u00ebrnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb proceduar penalisht 2 shtetas, p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin kan\u00eb ndodhur 10 raste aksidentesh, me 1 viktim\u00eb dhe 11 persona t\u00eb l\u00ebnduar, t\u00eb cil\u00ebt ndodhen jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb 5 shtetas, p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb 2 drejtues mjetesh dhe jan\u00eb proceduar penalisht 5 t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr drejtim mjeti pa leje drejtimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Policia Rrugore k\u00ebshillon drejtuesit e automjeteve q\u00eb gjat\u00eb l\u00ebvizjes t\u00eb moderojn\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb mos p\u00ebrdorin celularin, t\u00eb vendosin rripin e sigurimit, si dhe t\u00eb respektojn\u00eb rregullat e qarkullimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb. Lezh\u00eb &#8211; Finalizohet operacioni policor &#8220;Faturisti&#8221;. Operacioni nga Seksioni<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6781,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-16196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-komunikata"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.5 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb. Lezh\u00eb &#8211; Finalizohet operacioni policor &#8220;Faturisti&#8221;. Operacioni nga Seksioni\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Policia e Shtetit\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-05-18T05:00:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-18T14:34:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"1179\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"588\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"administrator\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"administrator\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"administrator\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/372596ebd35b70c54e292fe31d7d1546\"},\"headline\":\"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021\",\"datePublished\":\"2021-05-18T05:00:33+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-18T14:34:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/\"},\"wordCount\":3061,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg\",\"articleSection\":[\"Komunikata\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/\",\"name\":\"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg\",\"datePublished\":\"2021-05-18T05:00:33+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-18T14:34:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg\",\"width\":1179,\"height\":588},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/\",\"name\":\"Policia e Shtetit\",\"description\":\"\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#organization\",\"name\":\"Policia e Shtetit\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/Stema-Policia64.png\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/02\\\/Stema-Policia64.png\",\"width\":64,\"height\":78,\"caption\":\"Policia e Shtetit\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/372596ebd35b70c54e292fe31d7d1546\",\"name\":\"administrator\",\"url\":\"https:\\\/\\\/asp.gov.al\\\/author\\\/administrator\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit","og_description":"Strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshm\u00ebris\u00eb. Lezh\u00eb &#8211; Finalizohet operacioni policor &#8220;Faturisti&#8221;. Operacioni nga Seksioni","og_url":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/","og_site_name":"Policia e Shtetit","article_published_time":"2021-05-18T05:00:33+00:00","article_modified_time":"2021-05-18T14:34:54+00:00","og_image":[{"width":1179,"height":588,"url":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"administrator","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"administrator","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/"},"author":{"name":"administrator","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#\/schema\/person\/372596ebd35b70c54e292fe31d7d1546"},"headline":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021","datePublished":"2021-05-18T05:00:33+00:00","dateModified":"2021-05-18T14:34:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/"},"wordCount":3061,"publisher":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg","articleSection":["Komunikata"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/","url":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/","name":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021 - Policia e Shtetit","isPartOf":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg","datePublished":"2021-05-18T05:00:33+00:00","dateModified":"2021-05-18T14:34:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#primaryimage","url":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg","contentUrl":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Drejtoria-e-Pergjithshme-2.jpg","width":1179,"height":588},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-18-maj-2021\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/asp.gov.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 18 maj 2021"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#website","url":"https:\/\/asp.gov.al\/","name":"Policia e Shtetit","description":"","publisher":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/asp.gov.al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#organization","name":"Policia e Shtetit","url":"https:\/\/asp.gov.al\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Stema-Policia64.png","contentUrl":"https:\/\/asp.gov.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/Stema-Policia64.png","width":64,"height":78,"caption":"Policia e Shtetit"},"image":{"@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/asp.gov.al\/#\/schema\/person\/372596ebd35b70c54e292fe31d7d1546","name":"administrator","url":"https:\/\/asp.gov.al\/author\/administrator\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/posts\/16196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/comments?post=16196"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/posts\/16196\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":16202,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/posts\/16196\/revisions\/16202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/media\/6781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/media?parent=16196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/categories?post=16196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/asp.gov.al\/postsapi\/wp\/v2\/tags?post=16196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}