Administrator, Author at Policia e Shtetit

Raporti ditor, 9 shtator 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore.Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Chips”.Operacioni, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.Vihet në pranga një shtetas, i cili në vitin 2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë.Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, në bazë të një procedimi penal të vitit 2014, të rifilluar në prill të këtij viti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Chips”.Si rezultat i ketij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ”Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit”, mbetur në tentativë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Francë dhe në Itali.Shtetasi A. P., më datë 28.06.2014, ka tentuar të vjedhë në bankomatin e filialit të një banke në Kamzë, nëpërmjet përdorimit të një sendi të ngjashëm me kartën bankare.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVKM Vlorë-Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe.Nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese në plazhin e Borshit dhe nuk dispononte dokumentacionin në bord, ndëshkohet me masat administrative 500.000 dhe 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues tip gomone.Bllokohet mjeti lundrues.Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh dhe Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Borshit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policicë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese.  Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Peqin / Punë intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Peqin, operacioni policor i koduar “Shëtitësi”.Vodhi instalime elektrike dhe paketa me cigare, në 2 biznese të ndryshme, vihet në pranga 35-vjeçari, përsëritës i veprimtarisë kriminale të vjedhjes.Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po vidhte instalimet elektrike në një biznes, në fshatin Bishqem, Peqin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitësi”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Elbasan.Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari është gjithashtu, autor i vjedhjes së disa paketave me cigare, në një dyqan në pronësi të shtetasit V. S., vjedhje e ndodhur më datë 04.09.2022.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi kabllosh elektrike dhe mjete të tjera që shërbenin për prerjen e tyre.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tepelenë-I vodhi çantën e dorës një shtetaseje çeke, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase çeke, për vjedhjen e çantës së dorës së saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.Falë punës hetimore u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit, shtetasit M. H., 54 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë.Pas kërkimeve të pandërprera nga punonjësit e Policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. H., i cili në datën 07.09.2022, në qytetin e Tepelenës, i ka vjedhur shtetases çeke, çantën e dorës në të cilën mbante sendet personale dhe një shumë parash.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çanta e dorës, një aparat celular, një orë dore, dy karta banke, 110 euro dhe 6000 lekë.Materiale në ngarkim të shtetasit M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhja”.

Himarë/Informacion paraprak-Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 22 janë arrestuar, 58 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, një rast tjetër ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të arrestuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për likalizimin dhe kapjen e të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të arrestuar, si dhe 4 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 14 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 15 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”dhe “Fyerja”, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprave penale në fushën e mosbindjes/kundërshtimit të punonjësit të Policisë, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar;

-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i veprave penale: “Vepra të turpshme”, me 1 shtetas të arrestuar dhe “Përndjekja”, me 1 shtetas të shpallu në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, si dhe

-2 raste të veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilëve  shtetas ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 9 shtetas të arrestuar, si dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

The post Raporti ditor, 9 shtator 2022 appeared first on Policia e Shtetit.

Qafë Botë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirty”
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonin 30 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Thirty”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në Mirditë dhe A. D., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Kthesa e Bufit”, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, 30 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

The post Qafë Botë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Thirty” appeared first on Policia e Shtetit.

DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Radostinë Fasko, konflikti midis shtetasit M. B. dhe bashkëshortes së tij kishte agravuar, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën e bashkëshortes së shtetasit të arrestuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, profesionale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 54 vjeç, banues në Radostinë Fasko, Fier. 54-vjeçari u kap me mjet prerës (thikë) në dorë, duke kanosur për jetën, bashkëshorten e tij.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 68 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Peshtan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të tjera toke me ullinj, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe të paanshëm nga strukturat policore.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Z., 28 vjeçe, banuese në Ngjeqar, Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vjehrrës së saj.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. Z., 29 vjeç, banues në Krutje, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-E. N., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. K., 37 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një automjet tjetër, tip “Suzuki”, me drejtuese shtetasen R. M., 41 vjeçe. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi H. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjerët në automjetin tip “Suzuki”, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan për në banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post DVP Fier – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale appeared first on Policia e Shtetit.

DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, pas një konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S. që ka ndërhyrë për të ndaluar 55-vjeçarin, ju bëjmë me dije se:

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasja me dashje”, të mbetura në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 52 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale appeared first on Policia e Shtetit.

Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre në kërkim
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Muhamed Bibi, 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka denuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Po nga këto struktura u arrestua shtetasi B. Sh., 51 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prezencë të një 30-vjeçareje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtim i mjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. R., 47 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin I. M., 66 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Durrës – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre në kërkim appeared first on Policia e Shtetit.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 shtator 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Himarë/Informacion paraprak-Në rrugën rurale të fshatit Tërbaç, gjatë natës, shtetasi L. H., 40 vjeç, dyshohet se duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

DVP Elbasan-Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin K. K., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 03.09.2022, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një shtetaseje 47 vjeçe, banuese në Elbasan.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ballgjin, Librazhd, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë autor i kultivimit të bimëve të dyshuara narkotike cannabis sativa, që janë gjetur nga Policia, në vendin e quajtur “Stanet e Berberit”, në fshatin Ballgjin.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan/Informacion paraprak-Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DVP Gjirokastër-Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 38”.Organizonte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga 47-vjeçari.Sekuestrohen 1 automjet, 5 aparate celulare dhe një sasi parash.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i pune policore dhe hetimore të pandërprerë disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 38”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi N. M., 47 vjeç, banues në fshatin Dervician, Gjirokastër.Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimeve monetare, që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person. Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi N. M. është organizator i rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, që janë goditur gjatë operacioneve policore “Road Guard 32”, “Road Guard 33”, “Road Guard 35” dhe “Road Guard 36”, si rezultat i të cilëve janë arrestuar shtetasit B. T.; K. H.; Ç. H; E. T.; S. V., si dhe shtetasit pakistanez M. A.; A. M. dhe J. A.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 5 aparate celulare, 870 euro dhe 10 000 lekë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Pogradec/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri 191”.Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve K. G., 20 vjeç dhe I. B., 21 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin K. G. dhe pasagjer shtetasin I. B., me të cilin kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij në afërsi të fshatit Memëlisht. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi K. G. dhe shtetasi I. B. iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Durrës/Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit B. Ç., 29 vjeç, pasi kallëzon një shtetase se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka marrë forcërisht në një automjet të transportit publik dhe se më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, edhe për verifikimin e vërtetësisë së kallëzimit të kësaj shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. N., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasen N. B., 64 vjeçe (vjehrra e 27-vjeçares).

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 08.09.2022, në rrugën “Mikel Maruli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij, shtetasi A. A., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 71 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 13 janë arrestuar, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 9 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të ndaluar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, prej tyre 4 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 7 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Vetëgjyqësia” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 1 shtetas të arrestuar, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 rast i veprës penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë.

Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të ndaluar dhe me 1 tjetër të shpallur në kërkim.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 aksidente, si pasojë e të cilëve 9 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 2 shtetas të arrestuar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

The post Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 8 shtator 2022 appeared first on Policia e Shtetit.

Ceremonia e marrjes së detyrës nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku
Policia e Shtetit

Paraditen e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë, si dhe përfaqësues të strukturave partnere dhe ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vlerësoi karrierën e shquar dhe integritetin e lartë moral, të qëndrueshëm të z. Rrumbullaku, si dhe evidentoi kontributin e çmuar që Drejtori i ri i Policisë së Shtetit ka dhënë gjatë drejtimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, për garantimin e integritetit moral dhe profesional të punonjësve të Policisë së Shtetit. Në vijim, Ministri Çuçi theksoi se z. Rrumbullaku është drejtuesi i duhur për ta çuar përpara procesin transformues në Policinë e Shtetit dhe i përcolli atij mesazhin se sakrifica e qindra, mijëra efektivëve në emër të flamurit të Policisë së Shtetit, duhet ta udhëheqë z. Rrumbullaku, gjatë çdo dite të ushtrimit të detyrës së tij.

Në vijim, fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku e mbajtur sot, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë marrjes së detyrës së re:

“I nderuar zoti Ministër i Brendshëm,

Të nderuar partnerë,

I nderuar Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare,

Të nderuar kolegë,

Ndihem i privilegjuar që më është besuar një detyrë kaq e rëndësishme, siç është drejtimi i organizatës më të madhe ligjzbatuese në vend, Policisë së Shtetit.

Vlerësimi që më është dhënë më vë përpara sfidave të forta, para jush, opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë, që besimin që më dhatë, mbështetur në karrierën time gati 30-vjeçare, ta përkthej, bashkë me kolegët e mi, në angazhim koherent dhe rezultate të prekshme, në nivelin e sigurisë në vend.

Dinamika e ndryshimit të marrëdhënieve njerëzore dhe e shoqërisë në tërësi na imponon evoluimin tonë, pasi besnikëria ndaj parimeve themelore kërkon reagime të shpejta ndaj sfidave të reja, siç janë garantimi i zbatimit të ligjit dhe mbrojtja e qytetarëve, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht veprime kolektive të koordinuara, me qëllim që çdo individ të ndihet i sigurtë në vendin e tij.

Përgjegjësia shtohet kur flasim për liritë dhe të drejtat e njeriut. Sot ne jemi në vijim të një rrugëtimi që nuk ka mbarim, rrugëtim që kalon përmes garantimit të lirive individuale. Këto garanci i janë besuar, ndër të tjera, edhe organizatës së Policisë së Shtetit. Ky komponent do të jetë barometri im, për mënyrën se si do të performojë Policia, gjatë periudhës që unë do të jem në drejtimin e saj.

Shpresoj që karriera e gjatë drejtuese e menaxhuese prej shumë vitesh në strukturat e Policisë dhe prej afro 4 vitesh, si Drejtor i Përgjithshëm i AMP-së, të më shërbejë për të dhënë kontributin tim në luftën pa kompromis ndaj të gjitha shfaqjeve të kriminalitetit, të korrupsionit, brenda dhe jashtë radhëve të Policisë, për të garantuar integritet të lartë moral e profesional, përkushtim e përgjegjësi në drejtimin e organizatës dhe për krijimin e një klime sa më të sigurtë, që komuniteti të gëzojë lirisht pronën dhe frytet që i vijnë nga puna e ndershme.

Policia ka nevojë për një frymë të re, që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit, harmonizuar në kontributin dhe eksperiencën e vyer të policëve të karrierës, të cilët janë shembull dhe model për çdo brez të ri të punonjësve të Policisë.

Jam i bindur që sot Policia e Shtetit mbart në vetvete të gjitha kapacitetet njerëzore dhe intelektuale, të domosdoshme për funksionimin e shtetit të së drejtës. Mjafton që këto kapacitete të ruhen, të motivohen dhe të promovohen në karrierë, sipas parimit të meritokracisë dhe të dhënies së shanseve të barabarta.

Çdo punonjës policie duhet të ndihet komod brenda organizatës, ndaj për këtë do të tentoj të zhbëj çdo ndasi apo privilegj të pamerituar, me qëllim që policimi të shihet si profesion, si karrierë, si përmbushje personale dhe si kontribut në familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë të madh.

Menaxhimi efektiv i burimeve njerëzore, trajnimi, trajtimi dinjitoz dhe promovimi i kapaciteteve njerëzore, do të jenë kryefjala e filozofisë sime të drejtimit, duke shkuar paralelisht me mbikëqyrjen e shumëfishtë, disiplinën dhe respektimin rigoroz të ligjit.

Në radhët tona nuk ka vend për punonjës policie pa integritet profesional dhe moral, të inkriminuar apo që bien pre e tundimit të aferave kriminale, por ka vend për zyrtarë policorë që e shohin punën e tyre si mision për komunitetin, si kontribut në ndërtimin e një mjedisi më të sigurtë për fëmijët tanë dhe gur themeli në sigurinë e brezave që do vijnë. Kjo performancë do të synohet të arrihet edhe nëpërmjet edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të personelit në të gjitha nivelet e Policisë.

Jam i vendosur për të luftuar pa kompromis dhe për të goditur fenomenet e paligjshmërisë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale dhe me integritet të lartë.

Uniforma e çdo punonjësi police nuk është thjesht një veshje, por një simbol i korrektësisë, i sakrificës sublime dhe jetës së pakursyer në luftën e përhershme me krimin.

Objektivat dhe prioritetet kryesore në drejtimin e Policisë së Shtetit do të jenë:

1. Reformë e thellë ligjore, arsimore, funksionale e strukturore në të gjitha nivelet e organizimit të organizatës së Policisë së Shtetit.

2. Rialokim i burimeve dhe potencialeve njerëzore, në funksion të formave, tendencave dhe shtrirjes së kriminalitetit, si:

a) Riorganizime strukturore vendore dhe qendrore, për të rritur evidencën investigative, dokumentuese dhe goditëse ndaj formave të organizuara të shfaqjes së kriminalitetit;

b) Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizimit strukturor e funksional të organizatës, për të gjitha mosrealizimet e pritshmërive në luftën kundër krimit të organizuar, në të gjithë format e shfaqjes së tij;

c) Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e strukturave mbi paligjshmëritë, abuzimin me detyrën, veprimet korruptive, implikimin e punonjësve në veprimtari kriminale, dekonspirimet e operacioneve policore, evidentimin e përgjegjësive dhe përcaktimin e masave profilaktike dhe ndëshkimore në këtë drejtim;

d) Rivlerësim i kontributeve dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, të aftë për të progresuar dhe kontribuar në rezultate konkrete;

e) Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik, rishikimin e strategjisë sektoriale dhe ngritjen e strukturave në përshtatje me këto dukuri;

f) Vendosjen e inteligjencës kriminale në qendër të çdo veprimtarie policore, me synimin e vetëm, atë të dhënies prioritet hetimeve proaktive;

g) Lufta kundër krimit ekonomiko-financiar dhe pastrimit të parave;

h) Krijimi i një klime sa më pozitive dhe ambienti sa më bashkëpunues, mbi bazën e mirëbesimit me struktura ligjzbatuese në vend, organet e procedimit dhe partnerët ndërkombëtarë.

3. Riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve monitoruese të territorit dhe policimit në komunitet ndaj fenomeneve të dukshme:

a) Krijimi i rrethanave dhe qasjeve të reja në aspektin monitorues të territorit, nëpërmjet prezencës pa uniformë, me qëllim rritjen e evidentimit dhe produktivitetit dokumentues ndaj fenomeneve që cenojnë sigurinë në mjedis;

b) Reduktimin e ndjeshëm të kontakteve njerëzore, nëpërmjet uljes së prezencës së shërbimeve të shtuara të menaxhimit të trafikut urban e interurban, në të gjithë territorin e vendit, dixhitalizimin e këtij shërbimi, ofrimin e pajisjeve teknologjike për evidentimin e shkelësve dhe goditjen e paligjshmërive nga të gjithë përdoruesit e rrugës;

c) Përdorimi i teknologjisë për monitorim në zonat urbane dhe jourbane, që do t’i shërbejë jo vetëm informimit, por dhe dokumentimit të veprimtarive që konsiderohen në shkelje të dispozitave ligjore administrative dhe penale;

d) Krijimi i një koncepti të qartë strategjik dhe afatgjatë në lidhje me parandalimin e krimit, organizime strukturore dhe partneriteti, duke iu referuar rrethanave, faktorëve dhe kushteve të mjedisit tonë.

4. Ndërtimi marrëdhënies me komunitetin, si partneri ynë kryesor në luftën kundër paligjshmërisë, në të gjitha format e shfaqjes së saj.

a) Rritja dhe forcimi i besimit reciprok polici – komunitet;

b) Hartimi i strategjive, për të bërë të mundur krijimin e një mjedisi të sigurtë për bashkëpunimin me qytetarin;

c) Përfshirja dhe bashkëpunimi me aktorë dhe faktorë të tjerë, grupe interesi, përfshirë edhe pushtetin vendor, për krijimin e një klime sigurie sa më të lartë për komunitetin;

Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, ndërtimi i një marrëdhënieje të hapur dhe transparente me median, si element kyç jo vetëm për realizimin e misionit të saj, informimin e publikut, por dhe si një partner me efekt përmirësues dhe korrigjues ndaj çdo veprimtarie që kryen organizata e Policisë.

Asnjë arritje nuk është e mundur në mënyrë individuale, por gjithmonë është produkt i një bashkëpunimi të vyer, prandaj theksoj se përmbushja e misionit të shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të jetë kurrsesi e mundur pa kontributin dhe eksperiencën e paçmuar të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët gjithmonë inspirojnë me modelet më të mira të demokracisë.

Në asnjë luftë nuk shkohet i vetëm! Asnjë betejë nuk fitohet vetëm! Të gjithë bashkë do t’ia dalim! Unë personalisht e shoh si një sfidë institucionale!

I nderuar zoti Ministër,

Ju falënderoj juve, Kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, për besimin që më dhatë. Çdo përpjekje e imja do të synojë përmbushjen e objektivave qeverisëse dhe atyre të sipërcituara.

Faleminderit të gjithëve dhe me besimin në Zot dhe në ligj, ju uroj punë të mbarë!”

The post Ceremonia e marrjes së detyrës nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku appeared first on Policia e Shtetit.

DVP Gjirokastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 38”
Vijon operacioni “Road Guard”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 38”.

Organizonte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohen 1 automjet, 5 aparate celulare dhe një sasi parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i pune policore dhe hetimore të pandërprerë disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 38”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi N. M., 47 vjeç, banues në fshatin Dervician, Gjirokastër.

Ndalimi i shtetasit të mësipërm u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qenë organizatori i disa rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimeve monetare, që varionin nga 350 euro deri në 1500 euro për person. Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi N. M. është organizator i rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm për kalim të paligjshëm të kufirit, që janë goditur gjatë operacioneve policore “Road Guard 32”, “Road Guard 33”, “Road Guard 35” dhe “Road Guard 36”, si rezultat i të cilëve janë arrestuar shtetasit B. T.; K. H.; Ç. H; E. T.; S. V., si dhe shtetasit pakistanez M. A.; A. M. dhe J. A.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 5 aparate celulare, 870 euro dhe 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve

The post DVP Gjirokastër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Road Guard 38” appeared first on Policia e Shtetit.

Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore
Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues automjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 42 për drejtim të automjetit me shpejtësi tej normës së lejuar dhe 2 për drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1362 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 232 masa administrative, për parakalim të gabuar;

• 33 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 93 masa administrative, për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 439 masa administrative, për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;

• 171 masa administrative, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 3 masa administrative, për mungesë të siguracionit të mjetit;

• 4 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, si dhe

• 387 masa administrative, për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

The post Policia Rrugore, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore appeared first on Policia e Shtetit.

Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 7 shtator 2022
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës / Kontrolle intensive në tokë dhe det, nga shërbimet e PKK Port Durrës dhe DVP Durrës, në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, si dhe me ekipin monitorues të Guardia di Finanza, me qëllim evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra të ndryshëm.Finalizohet plani operacional policor i koduar “Diesel 2”.Evidentohen dhe goditen brenda pak orëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të këtyre rasteve, 2 prej tyre vëllezër.Gjenden dhe sekuestrohen rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjerë, të dyshuar të kontrabanduar.Si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e paligjshmërive, shërbimet e PKK Port Durrës në bashkëpunim me autoritetet portuale dhe doganore, ekipin monitorues të Guardia di Finanza dhe me specialistët e seksioneve për Hetimin e Krimit dhe Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar planin intensiv operacional të koduar “Diesel 2”, në kuadër të të cilit janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kontrabandimit të mallrave të ndryshëm dhe janë vënë në pranga shtetasit Sh. C., 43 vjeç dhe R. C., 41 vjeç, banues në Kavajë (vëllezër).Shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe kanë ndaluar për kontroll anijen e peshkimit me të cilën lundronin shtetasit e arrestuar. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në bordin e anijes së peshkimit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, për të cilën këta shtetas nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm.

-Në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.Gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer shtetasi N. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale, 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Fier / Punë intensive nga Policia e Fierit, për të finalizuar brenda pak orëve operacionet policore “Baruti” dhe “Kreshpan 3”.Operacionet, nga Komisariati i Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.”Baruti”/Me armë zjarri në brez, të gatshme për qitje dhe nën efektin e alkoolit, vihet në pranga 45-vjeçari që paraqiste rezikshmëri për qytetarët dhe sigurinë në komunitet.”Kreshpan 3”/Goditet  një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë në të dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u asgjësuan më pas, nga shërbimet e Policisë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të pandërprera në automjete, ambiente të ndryshme, si dhe të kontrolleve fizike, në të gjithë territorin e qarkut, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nën efektin e alkoolit, qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baruti”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:-G. T., 45 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishek në fole dhe 1 krehër me 7 fishekë në të.Në vijim të veprimeve, pas kryerjes së testimit, 45-vjeçari rezultoi nën efektin e alkoolit, duke shtuar rrezikshmërinë e mbajtjes pa leje të armës, për jetën e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet.

-Në vijim të kontrolleve intensive në çdo skaj të vendit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-F. M., 42 vjeç, banues në Kreshpan, pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lezhë/Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë apo në ambiente të tjera.Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”.Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.Gjatë këtij operacioni,  është ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Durrës-I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 47-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe identifikimin e vënien në pranga të autorëve të tyre, ndaluan shtetasin në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi dyshohet se më datë 9 qërshor të këtij viti, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetasi.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

-Në Stacionin e Policisë Plazh, kallëzon shtetasja S. S., banuese në Norvegji, se ka humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin T. S., 53 vjeç, banues gjithashtu në Norvegji. Vijojnë verifikimet nëse 53-vjeçari ka lëvizur drejt territorit të RSH,  me qëllim gjetjen e tij.

-Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.

-Gjatë pasdites së djeshme, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar me mjet prerës në këmbë, një 12-vjeçar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Tepelenë-Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të kontrolleve u organizua dhe u finalizua me sukses, operacioni policor i koduar “Autumn”.Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 50-vjeçari.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Autumn”, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Zhulaj, Memaliaj, kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve hetimore u ndalua autori i këtij rasti kultivimi, shtetasi S. K., 50 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Pogradec/Informacion paraprak-Më datë 07.09.2022, rreth orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F. M., dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. H., rreth 65 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Pogradecit, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 70 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 20 janë arrestuar, 39 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë dhe me 3 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 7 raste, me 6 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të ndaluar.

Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 9 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të ndaluar.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e tokës/pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar gjithashtu 1 rast i veprës penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijojnë punën strukturat e Policisë dhe 1 rast i veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 aksidente, si pasojë e të cilëve 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar, si dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

The post Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 7 shtator 2022 appeared first on Policia e Shtetit.