|
Nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Kosovės Z.Sheremet AHMETI
REPUBLIKA E KOSOVĖS
MINISTRIA E PUNĖVE TĖ BRENDĖSHME
Drejtoria e Pėrgjithėshme e Policisė
Mesazh Ngushėllimi
Prishtinė 08 Gusht 2009
I Nderuar Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Republikės sė Shqipėrisė.
Z. Ahmet Prenēi,
Me hidhėrim tė thellė mėsova lajmin pėr humbjen e jetės sė katėr zyrtarėve policorė: Fatos Xhanit, Sajmir Duēkallarit, Altin Dizdarit dhe Kastriot Feskės, tė cicėt ishin nė krye tė detyrės. Ky lajm tragjik tronditi tė gjithė pjestarėt e Policisė sė
Kosovės.
Ngjarja qė ndodhi dje ėshtė shumė e rėndė jo vetėm pėr ju, qytetin e Durrėsit apo Shqipėrinė por edhe pėr tė gjithė ne. Shteti shqiptar ka humbur katėr policė, djem tė rinj qė punonin me besim pėr shtetin nė mbrojtje tė rendit dhe ligjit.
Rėnia e tyre me nder nė krye tė detyrės, nė mbrojtje tė jetės, sigurisė dhe rendit tė qytetarėve shqiptarė, ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm pėr familjarėt e tyre por pėr tė gjithė Policinė e Shtetit.
Duke u pėrulut me nderim tė thellė pėrpara veprave tė tyre, Unė nė emėr tė gjithė pjesėmarrėsve tė Policisė sė Kosovės dhe nė emrin tim personal i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta tė gjithė efektivėve tė Policisė sė Shtetit Shqiptar.
Sinqerisht
Sheremet Ahmeti
Drejtor i Pėrgjithshėm
Policia e Kosovės
|