POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

[mpo/left-policia.htm]

 

Historik i shkurtėr i Policisė sė shtetit shqiptar 1912 – 2007

 

Nė fillimet e shtetit shqiptar e deri nė fund tė vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes sė rendit ishte xhandarmėria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila mė tepėr kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javė pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorės, mė 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave tė rendit.

Qeveria ngarkoi pėr tė kryer detyrat e njė xhandarmėrie Alem Tragjasin, Hysni Toskėn, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor tė parė Halim Gostivarin.

Pėr nevoja tė qeverisė, hynė nė kėtė shėrbim edhe rreth 70 oficerė tė larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetėr, nė maj 1913, Esat pashė Toptani formoi nė Durrės njė qeveri dhe njė batalion xhandarmėrie nėn komandėn e Tajar Tetovės.

Arma e Xhandarmėrisė mori paksa formė aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione tė drejtuara nga maj. Hysen Prishtina nė Vlorė, nga kap. Ali Tetova nė Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati nė Elbasan. Xhandarmėria caktoi edhe uniformėn e rregullt tė saj gri-jeshil, jakėn kuq e zi, kėsulėn pa strehė dhe gradat nė pjesėn e pėrparshme tė jakės. Mė 3 qershor 1913 u vu nė zbatim rregullorja e Qeverisė sė Vlorės mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria mė 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e pėrkohshėm mbi krijimin e xhandarmėrisė sė jugut.

Nė mars 1914 erdhėn disa oficerė tė tjerė holandezė, tė cilėt shpėrndanė 4 detashmente tė krijuara mė parė. Kėta oficerė ishin tė ngarkuar nga fuqitė e mėdha pėr tė bėrė organizimin e forcave tė armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit nė Durrės, nė krye tė policisė vjen Veli Vasjari.

Sipas kushtetutės sė parė tė vendit, kapitullit IX tė Statusit Organik tė Shqipėrisė, nė Forcat e Armatosura bėnin pjesė Xhandarmėria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte njė “forcė ushtarake vendėse territoriale dhe sedentare” dhe nė kohė paqeje mbėshteste veprimet e xhandarmėrisė.

Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore, formimi i qeverisė sė re mė 25 dhjetor 1918 mblodhi shumė oficerė e kuadro tė tjerė me shpresėn se po fillonte mė nė fund tė lėvizte pushteti pėrmbarues nė vend. Nėn komandėn e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua njė forcė xhandarmėrie. Mė pas, Ismail Haki Tatzati u emėrua komandant batalioni nė Berat, ndėrsa nė Durrės e Elbasan, pėrkatėsisht major Kasem Qafėzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Nė Tiranė u hap njė shkollė pėr aspirantė dhe pėr xhandarė. Nė gusht 1919, u formuan batalione xhandarmėrie nė qendrat e prefekturave.

 

Xhandarmėria dhe Policia nė vitet 1920 – 1939

 Pas Kongresit tė Lushnjes u bė riorganizimi i forcave tė rendit. Nė fillim tė vitit 1921, organizmi i xhandarmėrisė u bė nė krah, qark, rreth dhe post komanda. Varėsia e xhandarmėrisė sipas rregulloreve pėrkatėse ishte tėrthorazi nga Ministria e Punėve tė Brendshme pėr qetėsinė dhe nga Ministria e Drejtėsisė pėr zbatimin e vendimeve tė gjykatave. Xhandarmėrisė ishte njė fuqi e armatosur qė siguronte qetėsinė e brendshme tė shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave tė qeverisė, e komanduar prej njė komandanti tė pėrgjithshėm, qė ishte oficer i shtabit dhe propozohej nga Ministria e Luftės nė marrėveshje me MPB-nė, i dekretuar nga Kėshilli i Naltė. Pėr ēėshtje ushtarake si dhe pėr gradime, disiplinė, gjykime, faje ushtarake, xhandarmėria varej nga Ministria e Luftės, ndėrsa pėr ēėshtje administrative e qetėsie nga MPB-ja dhe pėr ēėshtje drejtėsie nga MD-ja.

Nga pikėpamja organike ndahej nė qark (nė ēdo prefekturė), rreth (nė ēdo nėnprefekturė), post – komanda (nė ēdo krahinė ose fshat). Emėrimi e qarkullimi i oficerėve bėhej me propozim tė Komandės sė Pėrgjithshme tė Xhandarmėrisė dhe me pėlqim tė MPB-sė. Komanda kishte 4 seksione.

Xhandarmėria fillimisht ndahej nė 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda, e shumė rrethkomanda. Qarkkomanda e Tiranės, pėrfshinte edhe Durrėsin i cili ishte qendėr e prefekturės, duke pasur nė varėsi Nėnprefekturėn e Tiranės deri nė vitin 1926.

Pas vitit 1925, aparatit shtetėror u riorganizimi. Xhandarmėria u nda nė 4 zonėkomanda me qendėr nė Tiranė, Shkodėr, Peshkopi dhe Sarandė me komandantė pėrkatės kapitenėt Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema. Pėr organizimin e tyre, nė vitet 1925 - 1926, kėshilloi inspektori i pėrgjithshėm  kol.Walter F. Stirling, dhe mė pas deri vitin 1939 vazhdoi gjen – maj. Jocelyn Percy.

Rregullorja e 17 majit 1925, pėrcaktonte marrėdhėniet e xhandarmėrisė me degėt e tjera tė administratės, sipas sė cilės pėr ēėshtje ushtarake si gradime, emėrime, nderime e disiplinė, varėsia e saj ishte e drejtpėrdrejtė nga komanda e pėrgjithshme e saj. Pėrveē kėsaj tė fundit, duhej marrė edhe mendimi i inspektorit tė pėrgjithshėm i cili ishte pėrgjegjės para kryetarit tė shtetit. Nė rast konflikti midis komandantit tė pėrgjithshėm tė xhandarmėrisė dhe inspektorit tė pėrgjithshėm, zgjidhjen e jepte qeveria.

Sipas ligjit tė 18 majit 1933, Arma e Gjindarmėrisė Mbretnore (AGJM), ndahej nė komandėn e pėrgjithshme, komandėn e shkollės sė gjindarmėrisė, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga pikėpamja ushtarake varej nga komanda e pėrgjithshme, ndėrsa pėrsa i pėrket mbajtjes sė rregullit nga MPB-ja dhe pėr shėrbimin e policisė gjyqėsore nga Ministria e Drejtėsisė.

Xhandarmėria kishte rrjetin e saj informativ, tė vėnė kurdoherė nėn dijeninė e prefektit.

Nga ana tjetėr, Policia, nuk ka funksionuar nė tė njėjtin nivel me xhandarmėrinė.

Nė fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i pėrgjithshėm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore:

  • Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj).
  • Tė drejtėsisė
  • Civile dhe politike

Nė detyrat bazė tė policisė ishte marrja e identitetit tė njerėzve nė hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave tė ngjarjeve, etj.

Policia ka funksionuar nė vitet 1920 – 1922, nė vitet 1925 – 1935 dhe gjatė luftės. Pas kėsaj kohe detyrat e saj i ushtroi xhandarmėria shėtitėse. Nė kohėn e luftės u organizuan disa lloje policish. Policia ishte njė institucion civil, e cila urdhėrohej nė nivel vendor nga prefekti, ndėrsa varej tėrthorazi nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Nėpėr qendrat e qyteteve vepronin komiseritė e policisė tė cilat pėrbėheshin sipas rėndėsisė, nga komisarė, inspektore, detektivė, etj. Gjurmimin e pėrfaqėsive diplomatike pėr njė kohė tė gjatė e ka bėrė policia. Mė 1922 u shkri Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, pasi ishin shkrirė mė parė disa zyra tė kėtij niveli.

Por me anė tė ligjit tė 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisė nė Berat, Elbasan, Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr, Durrės dhe Tiranė.

Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte nė varėsi tė prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926, formoi Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė me tė drejtat e drejtorive tė tjera tė MPB-sė. Drejtoria kishte njė drejtor qė merrte 400 franga ari pagesė dhe njė sekretar qė merrte 300 franga ari.

Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas sė cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri xhandarmėria qytetėse, duke vepruar nėn urdhrat e prefektėve, nėnprefektėve dhe kryetarėve tė komunave.

Nė verėn e vitit 1937 nisi projekti pėr formimin e Policisė sė Sigurimit Botnor. Nė provėn e parė hynė nė provė 275 policė, tė gjithė tė moshės 23 – 33 vjeē me shkollė tė posaēme policie. Projekti parashikonte qė kjo lloj policie tė zėvendėsonte xhandarmėritė e qyteteve Tiranė, Shkodėr, Durrės, Korēė, Vlorė dhe Sarandė. Nėpėr qytetet e tjera do tė vazhdonte tė ndihej mė i fortė roli i xhandarmėrisė. Varėsia e kėsaj strukture ishte nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmėria e tij u duke shumė pak pėr shkak tė pushtimit fashist tė 7 prillit 1939.

 

Xhandarmėria gjatė periudhės sė luftės

Pas pushtimit fashist tė 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmėrisė Mbretėrore u shkri dhe kaloi nė pėrbėrje tė Armės sė Karabinierisė sipas ligjit tė 10 majit 1939. Vendin e xhandarit e zuri karabinieri. Rregullat pėr veprimin e armės sė re u pėrcaktuan me dekretin e mėkėmbėsit tė datės 6 prillit 1940. Karabinierėt siguronin rregullin publik, lirinė e shtetasve, paprekshmėrinė e tyre, pronėn private e publike, vėzhgonin respektimin e ligjeve, etj.

Mė 31 gusht 1939 mėkėmbėsi nxori dekretin, pėr krijimin e Trupit tė Armatosur tė Policisė sė Shqipėrisė. Kjo pėrkujdesej pėr zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve tė pėrgjithshme tė shtetit, tė pushtetit vendor, ndihmonte nė raste fatkeqėsish, si dhe bashkėpunonte me tė gjitha shėrbimet e policisė. Trupa nė fjalė pėrbėhej nga Drejtoria Qendrore, zyrat pranė ēdo prefekture e nė disa nėnprefektura si dhe postat e kufirit. Nė organikė tė Drejtorisė Qendrore tė Policisė ishin drejtori, kėshilltari i pėrhershėm, nėnkuestori, 10 funksionarė tė sigurimit publik, 60 agjentė tė sigurimit,

Pas dobėsimit tė pushtetit fashist, u ndėrmorėn hapa pėr rikrijimin e xhandarmėrisė.

Ndėr reformat e fillimit tė vitit 1943, pėrmendet nisja e punės pėr formimin e Trupit tė Gjindarmėrisė Mbretėrore (TGJM). Ky ishte njė lėshim qė bėnin fashistėt pėr tė mundėsuar zbutjen e armiqėsisė sė tyre qė kishte shkuar gjithsesi nė njė pikė tė padėshirushme. Dekreti i Jacomonit i datės 5 shkurt 1943, autorizonte Qeverinė Shqiptare tė krijonte TGJM-nė pėr tė ushtruar tė gjitha detyrat e policisė gjyqėsore, administrative dhe politike qė deri ato ēaste i ushtronte Arma e Karabinierisė Mbretėrore. TGJM, pėrbėhej prej oficerėsh shqiptarė, komandohej prej njė komandanti shqiptar dhe ishte nė varėsi tė MPB.

Me kėtė projekt u mor pastaj qeveria e Maliq Bushatit. Mė 8 mars 1943, sikurse edhe ishte premtuar, u krijua Arma e Gjindarmėrisė Mbretnore me qėllimin “pėr me u kujdesun pėr sigurinė dhe rregullimin publik e pėr me pėrgjue respektimin e ligjeve dhe rregulloreve”. Ajo ishte njė nga fuqitė e armatosura dhe nė rast lufte bashkėpunonte me forcat e ushtrisė. AGJM pėrfshinte komandėn e pėrgjithshme, inspektorinė, komandėn shkollės, 14 komanda qarqesh, 64 komanda rrethesh, 440 komanda postash. Nė kėtė mėnyrė, me propozim tė MPB-sė dhe me dekret tė mėkėmbėsit, kol.Hysni Peja u emėrua komandant i Armės sė Gjindarmėrisė. Fundi i vitit 1944 do tė zhdukte pėrfundimisht armėn e xhandarmėrisė nė Shqipėri.

 

Formimi i Policisė Popullore 

Fundi i vitit 1944 e gjeti Shqipėrinė nėn njė regjim tė ri. Komunistėt vendosėn pushtetin e tyre ushtarak nė tė gjithė vendin. Nė tetor 1944 ata formuan Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit qė ishte instrumenti i parė i organizuar i ndjekjes sė kundėrshtarėve politikė, duke qenė edhe organ informativ. Kjo drejtori ndahej nė 3 seksione nė Tiranė, Berat dhe Shkodėr.

Pas vendosjes sė plotė tė regjimit komunist, mė 30 gusht 1945 Kryesia e KANĒ-it nxori “ligjin” mbi formimin e Policisė Popullore, nė ēdo prefekturė dhe nėnprefekturė pranė KANĒ-ve vendorė. Pas miratimit tė statutit tė RPSH-sė, me ligjin e 9 dhjetorit 1946, Policia Popullore u pėrcaktua si organ ekzekutiv i administratės shtetėrore.

Policia Popullore ishte njė prej organeve tė diktaturės sė proletariatit, e ndėrtuar sipas parimeve marksiste – leniniste parimi i luftės sė klasave, vija e masave, etj. Gjatė kėsaj kohe, kjo polici regjistroi raste tė shumta tė shkeljes sė lirive dhe tė drejtave tė njeriut si pjesė e njė sistemi qė i mohonte kėto tė drejta. Policia Popullore si ēdo organ tjetėr shtetėror udhėhiqej nga Partia e Punės sė Shqipėrisė.

 

Policia nė pluralizėm 

Me rėnien e regjimit komunist, filloi puna e vėshtirė pėr reformimin e forcave tė armatosura. Mė 8 qershor 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 pėr depolitizimin e kėtyre forcave. Njė vit mė vonė, Policisė ju hoq simboli komunist i yllit tė kuq me pesė cepa dhe iu rikthyen simbolet kombėtare.

Mė 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinė e rendit”. Ky ishte hapi i parė drejt shkėputjes nga tradita e keqe e Policisė Popullore.

Sipas kėtij ligji “Policia e rendit ėshtė organ ekzekutiv i armatosur, pjesė pėrbėrėse e Ministrisė sė Rendit Publik, nė strukturėn e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, veprimtari qė bazohej “nė Kushtetutė e nė legjislacionin e Republikės sė Shqipėrisė dhe i pėrmbahet parimit tė ligjshmėrisė, tė humanizmit e tė objektivitetit”.

Detyrė kryesore pėrcaktohej ruajtja e rendin publik, parandalimi e zbulimi i veprimtarive kriminale qė cenonin tė drejtat e ligjshme tė individėve dhe tė mbronte pronėn shtetėrore e private dhe interesat e organizatave ekonomike, politike e shoqėrore nga veprimet e kundėrligjshme.

Sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.548, datė 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit tė Forcave tė Ruajtjes sė Rendit.

Pas vitit 1992 Policia iu nėnshtrua njė reformimi tė thellė. Nga njė instrument shtypės tė diktaturės ajo u shndėrrua nė njė institucion nė mbrojtje tė shtetit demokratik dhe lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Pėr herė tė parė nė kėtė kohė, Policia pėrfshiu nė radhėt e saj edhe shumė ish tė pėrndjekur politikė nga regjimi komunist.

Nė vitin 1997 Policia pėsoi njė goditje tė rėndė, kur si pasojė e shkeljes sė rendit kushtetues, u dogjėn ose u shkatėrruan pjesa mė e madhe e komisariateve tė saj.

Qysh prej majit 1997, ndihmesė tė rėndėsishme pėr Policinė e Shtetit jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perėndimor (BEP). Po ashtu nga viti 1997 pranė Policisė operojnė edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali).

Reforma nė fushėn e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit “Pėr Policinė e Shtetit”  nr.8553, datė 25 nėntor 1999.

Sipas kėtij ligji Policia e Shtetit ėshtė institucion i administratės shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė, nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, qė ka pėr mision tė mbrojė rendin dhe sigurinė publike, si dhe tė garantojė zbatimin e ligjit. Veprimtaria e Policisė bazohet nė Kushtetutė, nė aktet normative nė zbatim tė saj, si dhe nė aktet ndėrkombėtare tė pranuara nė pėrputhje me tė. Policia ka organizim unik e tė centralizuar, me shtrirje nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, si dhe ėshtė e depolitizuar.

 

Integrimi i Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian kėrkonte realizimin e njė procesi reformash institucionale, ekonomike dhe sociale. Suksesi i kėtyre reformave do tė pėrshpejtonte procesin e aderimit tė vendit tonė nė familjen evropiane.

Nė kėtė kontekst, Shqipėria ka ndėrmarrė njė sėrė reformash nė funksion tė kėtij integrimi, dhe pjesė e tyre janė dhe ato tė ndėrmarra nė institucionin e Policisė sė Shtetit.

 Nga viti 2006 e nė vijim me synim pėr tė sjellė ndryshime cilėsore nė funksionimin e strukturave tė Policisė sė Shtetit u ideua e realizua njė proces i tėrė reformimi, i cili synonte krijimin e standarteve mė tė mira pėr rritjen dhe zhvillimin e mėtejshėm tė policisė, si dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit tė ofruar ndaj komunitetit.

Ky proces u zhvillua jashtė ndikimeve politike nė pėrzgjedhjen e personelit, si dhe me asistencėn e misioneve tė huaja PAMECA, ICITAP dhe OSBE. 

Reforma u shtri nė disa aspekte atė legjislativ, organizativ, strukturor dhe teknologjik.  Tė gjitha nismat e ndėrmarra kanė synuar realizimin e ndryshimeve thelbėsore nė Policinė e Shtetit si nė drejtim tė legjislacionit, strukturave ashtu dhe nė drejtim tė krijimit tė njė stili tė ri policimi, i cili do t’i pėrshtatej zhvillimeve dhe kėrkesave tė shoqėrisė.

Pėrsa i pėrket reformės legjislative nė themel dhe mė i rėndėsishmi ėshtė hartimi dhe miratimi i Ligjit nr.9749, datė 04.06.2007 “Pėr Policinė e Shtetit”, i cili pėrcakton qartazi ndarjen e policisė nga politika, duke e pėrcaktuar policinė si institucion tė depolitizuar.

 Njė hap i rėndėsishėm ishte dhe hartimi e miratimi i Strategjisė afatgjatė pėr periudhėn 2007-2013, e cila synon orientimin e shėrbimit tė Policisė sė Shtetit drejt qytetarėve.  Kjo Strategji, pėrmban zhvillimet mė tė rėndėsishme tė Policisė sė Shtetit, duke u pėrqėndruar nė realizimin e prioriteteve strategjike tė saj dhe ndryshimin e filozofisė sė policimit dhe tė menaxhimit, duke ofruar njė shėrbim policor modern.  

Plani strategjik 7-vjeēar pėr Policinė e Shtetit ėshtė i pari dokument i kėtij lloji i cili shėrben pėr projektimin e politikave me qėllim sigurimin e suksesit afatgjatė tė Policisė. Kjo strategji, do tė sjellė njė sėrė pėrfitimesh pėr Policinė e Shtetit tė konkretizuara nė:

Krijimin e njė kulture moderne manaxhimi, zhvillimin e vazhdueshėm tė potencialeve tė organizatės, orientimin e strukturave tė policisė drejt planifikimit strategjik, pėrmirėsimin e proceseve tė punės, pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve, pėrmirėsimin e linjave tė komunikimit si nė mjedisin e brendshėm ashtu dhe nė atė tė jashtėm, identifikimin dhe promovimin e vlerave mė tė mira si dhe pėrmirėsimin e imazhit tė Policisė.

 Si element i rėndėsishėm i kėtyre ndryshimeve vlerėsohet krijimi i njė Vizioni dhe Misioni qė ka nė thelb respektimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, si dhe ndryshimin e statusit tė policisė si pjesė e administratės publike.

 Vizioni

“Sė bashku pėr njė komunitet mė tė sigurt”

Synimi strategjik aftagjatė i Policisė sė Shtetit ėshtė krijimi i njė mjedisi sa mė tė sigurt pėr shoqėrinė shqiptare, i cili do tė sjellė pėrmirėsim nė cilėsinė e jetės sė qytetarėve duke e bėrė Shqipėrinė njė vend tė dėshirueshėm pėr tė punuar e jetuar.

Ky vizion ėshtė i lidhur me zbatimin e filozofisė sė Policimit nė Komunitet dhe zhvendosjes mė pas drejt fazės mė tė avancuar atė tė Sigurisė Publike.

 Misioni

“Garantimi i njė mjedisi tė sigurtė pėr komunitetin nėpėrmjet policimit me standartet mė tė larta tė performancės, krijimit tė njė kulture bashkėkohore manaxhimi dhe tė mbėshtetur meinfrastrukturėn mė tė pėrparuar”

Zhvillimi i brendshėm dhe i jashtėm nė rritje i policisė do tė na ēojė drejt realizimit tė vizionit. Kėto zhvillime do tė kenė nė thelb pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimit ndaj komunitetit duke u orientuar nga nevojat dhe kėrkesat e tij, pėrmirėsimin e performancės policore nėpėrmjet arritjes sė standarteve bashkėkohore dhe pėrdorimit tė teknologjive dhe formave mė tė pėrparuara.

 

Modeli i Policimit

Si model policimi pėr vitet e ardhshme, Policia e Shtetit do tė aplikojė atė tė Policimit nė Komunitet.

Zgjedhja e kėtij modeli policimi vjen si rrjedhojė e kėrkesave nė rritje tė qytetarėve pėr njė cilėsi mė tė mirė shėrbimi, si dhe nga pėrvojat e suksesshme tė organizatave policore homologe tė vendeve tė BE-sė dhe SHBA-sė.

Pėrqafimi i filozofisė sė policimit nė komunitet nga Policia e Shtetit mundėson pėrfitime tė cilat konsiderohen thelbėsore si: Ndryshim tė mendėsisė, Krijimin e njė kulture moderne manaxhimi, Ndėrtimin e Partneritetit, Pėrmirėsimin e Infrastrukturės, Krijimin e njė imazhi nė rritje pėr Policinė e Shtetit, duke e lidhur kėtė dhe me krijimin e besimit.

 Nė zbatim tė Ligjit dhe strategjisė sė Policisė sė Shtetit, Detyrimeve tė Planit Kombėtar tė MSA, etj. ėshtė punuar me intensitet pėr tė pėrafruar legjislacionin e Policisė sė Shtetit me atė tė vendeve tė  BE-sė. Aktet ligjore mė tė rėndėsishme tė hartuara e miratuara janė: - Ligji “Pėr kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetėror”, - Lgji pėr tė Huajt,  - Rregullorja e Personelit, - Rregullorja e Disiplinės, - Rregullorja e Brendshme, - Rregullorja pėr Trajnimet, - Udhėzuesi i Gradimeve. Janė miratuar gjithashtu njė sėrė strategjishė si: Strategjia e Menaxhimi tė Integruar tė kufirit, Strategjia e Luftės Kundėr Krimit tė Organizuar, Terrorizmit, Trafikut tė qenieve njerėzore etj.

 Po kėshtu gjatė kėsaj periudhe, njė sėrė suksesesh janė arritur nė drejtim tė rritjes dhe pėrmirėsimit tė kapaciteteve tė institucionit, sjelljes dhe aplikimit tė eksperiencave mė tė mira nė funksion tė arritjes sė standarteve bashkėkohore tė policimit, manaxhimit tė integruar tė informacionit, pėrmirėsimit tė imazhit, thithjes sė donacioneve dhe zbatimit tė njė numri tė madh projektesh.

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007