Ministria e Brendshme   I    Policia e Shtetit  I    email: policieshtetit@moi.gov.al    I  Adresa: Sheshi "Skėnderbej" Nr.3, Tiranė    I

• Pasaporta

• Shtetesia
• Licencat

• Te huajt
• Informacione

 

Policia e Shtetit

• Historia 

• Struktura
• Statistika

• Gradat

• Ligji i Policisė sė Shtetit

• Paketa Antimafia

• Strategjia kombėtare antidrogė

 

LINKE

• Akademia e Policise - ANKARA 

(Nga studentet shqiptare) 

• Europol

• Interpol

• Policia e UNMIK 

• FBI

• Policia Italiane

• Policia franceze

• Policia gjermane

 

 
Linke te tjera

 

Historik i shkurtėr i Policisė sė shtetit shqiptar 1912 – 2007

 

Nė fillimet e shtetit shqiptar e deri nė fund tė vitit 1944 organi kryesor i ruajtjes sė rendit ishte xhandarmėria. Krahas saj ka funksionuar jo rregullisht edhe Policia, e cila mė tepėr kishte detyra administrative dhe gjurmuese. Pak javė pasi ishte shpallur shteti shqiptar nga Kuvendi i Vlorės, mė 13 janar 1913, qeveria e Ismail Qemalit vendosi krijimin e forcave tė rendit.

Qeveria ngarkoi pėr tė kryer detyrat e njė xhandarmėrie Alem Tragjasin, Hysni Toskėn, Sali Vranishtin dhe Hajredin Hekalin. Funksione administrative i kryente policia e cila pati si drejtor tė parė Halim Gostivarin.

Pėr nevoja tė qeverisė, hynė nė kėtė shėrbim edhe rreth 70 oficerė tė larguar nga ish-ushtria perandorake. Nga ana tjetėr, nė maj 1913, Esat pashė Toptani formoi nė Durrės njė qeveri dhe njė batalion xhandarmėrie nėn komandėn e Tajar Tetovės.

Arma e Xhandarmėrisė mori paksa formė aty nga qershori 1913, kur u formuan 3 batalione tė drejtuara nga maj. Hysen Prishtina nė Vlorė, nga kap. Ali Tetova nė Berat dhe nga maj. Ismail Haki Tatzati nė Elbasan. Xhandarmėria caktoi edhe uniformėn e rregullt tė saj gri-jeshil, jakėn kuq e zi, kėsulėn pa strehė dhe gradat nė pjesėn e pėrparshme tė jakės. Mė 3 qershor 1913 u vu nė zbatim rregullorja e Qeverisė sė Vlorės mbi formimin e Milicise shqiptare. Qeveria mė 20 dhjetor 1913 nxori edhe vendin e pėrkohshėm mbi krijimin e xhandarmėrisė sė jugut.

Nė mars 1914 erdhėn disa oficerė tė tjerė holandezė, tė cilėt shpėrndanė 4 detashmente tė krijuara mė parė. Kėta oficerė ishin tė ngarkuar nga fuqitė e mėdha pėr tė bėrė organizimin e forcave tė armatosura shqiptare. Me zhvendosjen e kryeqytetit nė Durrės, nė krye tė policisė vjen Veli Vasjari.

Sipas kushtetutės sė parė tė vendit, kapitullit IX tė Statusit Organik tė Shqipėrisė, nė Forcat e Armatosura bėnin pjesė Xhandarmėria dhe Milicia. Kjo e fundit ishte njė “forcė ushtarake vendėse territoriale dhe sedentare” dhe nė kohė paqeje mbėshteste veprimet e xhandarmėrisė.

Me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore, formimi i qeverisė sė re mė 25 dhjetor 1918 mblodhi shumė oficerė e kuadro tė tjerė me shpresėn se po fillonte mė nė fund tė lėvizte pushteti pėrmbarues nė vend. Nėn komandėn e Haki Ismail Tatzatit, organizatorit italian Ridolfo, e Banush Hamdiut, u formua njė forcė xhandarmėrie. Mė pas, Ismail Haki Tatzati u emėrua komandant batalioni nė Berat, ndėrsa nė Durrės e Elbasan, pėrkatėsisht major Kasem Qafėzezi dhe major Mustafa Aranitasi. Nė Tiranė u hap njė shkollė pėr aspirantė dhe pėr xhandarė. Nė gusht 1919, u formuan batalione xhandarmėrie nė qendrat e prefekturave.

 

Xhandarmėria dhe Policia nė vitet 1920 – 1939

 Pas Kongresit tė Lushnjes u bė riorganizimi i forcave tė rendit. Nė fillim tė vitit 1921, organizmi i xhandarmėrisė u bė nė krah, qark, rreth dhe post komanda. Varėsia e xhandarmėrisė sipas rregulloreve pėrkatėse ishte tėrthorazi nga Ministria e Punėve tė Brendshme pėr qetėsinė dhe nga Ministria e Drejtėsisė pėr zbatimin e vendimeve tė gjykatave. Xhandarmėrisė ishte njė fuqi e armatosur qė siguronte qetėsinė e brendshme tė shtetit dhe zbatimin e ligjeve e urdhrave tė qeverisė, e komanduar prej njė komandanti tė pėrgjithshėm, qė ishte oficer i shtabit dhe propozohej nga Ministria e Luftės nė marrėveshje me MPB-nė, i dekretuar nga Kėshilli i Naltė. Pėr ēėshtje ushtarake si dhe pėr gradime, disiplinė, gjykime, faje ushtarake, xhandarmėria varej nga Ministria e Luftės, ndėrsa pėr ēėshtje administrative e qetėsie nga MPB-ja dhe pėr ēėshtje drejtėsie nga MD-ja.

Nga pikėpamja organike ndahej nė qark (nė ēdo prefekturė), rreth (nė ēdo nėnprefekturė), post – komanda (nė ēdo krahinė ose fshat). Emėrimi e qarkullimi i oficerėve bėhej me propozim tė Komandės sė Pėrgjithshme tė Xhandarmėrisė dhe me pėlqim tė MPB-sė. Komanda kishte 4 seksione.

Xhandarmėria fillimisht ndahej nė 9 qarkkomanda, 40 rrethkomanda, e shumė rrethkomanda. Qarkkomanda e Tiranės, pėrfshinte edhe Durrėsin i cili ishte qendėr e prefekturės, duke pasur nė varėsi Nėnprefekturėn e Tiranės deri nė vitin 1926.

Pas vitit 1925, aparatit shtetėror u riorganizimi. Xhandarmėria u nda nė 4 zonėkomanda me qendėr nė Tiranė, Shkodėr, Peshkopi dhe Sarandė me komandantė pėrkatės kapitenėt Preng Previzi, Fiqri Dine, Muharrem Bajraktari dhe Hysni Dema. Pėr organizimin e tyre, nė vitet 1925 - 1926, kėshilloi inspektori i pėrgjithshėm  kol.Walter F. Stirling, dhe mė pas deri vitin 1939 vazhdoi gjen – maj. Jocelyn Percy.

Rregullorja e 17 majit 1925, pėrcaktonte marrėdhėniet e xhandarmėrisė me degėt e tjera tė administratės, sipas sė cilės pėr ēėshtje ushtarake si gradime, emėrime, nderime e disiplinė, varėsia e saj ishte e drejtpėrdrejtė nga komanda e pėrgjithshme e saj. Pėrveē kėsaj tė fundit, duhej marrė edhe mendimi i inspektorit tė pėrgjithshėm i cili ishte pėrgjegjės para kryetarit tė shtetit. Nė rast konflikti midis komandantit tė pėrgjithshėm tė xhandarmėrisė dhe inspektorit tė pėrgjithshėm, zgjidhjen e jepte qeveria.

Sipas ligjit tė 18 majit 1933, Arma e Gjindarmėrisė Mbretnore (AGJM), ndahej nė komandėn e pėrgjithshme, komandėn e shkollės sė gjindarmėrisė, 10 komanda qarqesh, 31 komanda rrethesh, 253 komanda postash. Nga pikėpamja ushtarake varej nga komanda e pėrgjithshme, ndėrsa pėrsa i pėrket mbajtjes sė rregullit nga MPB-ja dhe pėr shėrbimin e policisė gjyqėsore nga Ministria e Drejtėsisė.

Xhandarmėria kishte rrjetin e saj informativ, tė vėnė kurdoherė nėn dijeninė e prefektit.

Nga ana tjetėr, Policia, nuk ka funksionuar nė tė njėjtin nivel me xhandarmėrinė.

Nė fillimet e saj kur policia drejtohej nga drejtori i pėrgjithshėm i saj, Ahmet Sinani, kishte detyra kryesore:

  • Administrative (ndalimi i fajeve, marrja e masave parandaluese, etj).
  • Tė drejtėsisė
  • Civile dhe politike

Nė detyrat bazė tė policisė ishte marrja e identitetit tė njerėzve nė hotele, hyrje – daljeve, hartimin e statistikave tė ngjarjeve, etj.

Policia ka funksionuar nė vitet 1920 – 1922, nė vitet 1925 – 1935 dhe gjatė luftės. Pas kėsaj kohe detyrat e saj i ushtroi xhandarmėria shėtitėse. Nė kohėn e luftės u organizuan disa lloje policish. Policia ishte njė institucion civil, e cila urdhėrohej nė nivel vendor nga prefekti, ndėrsa varej tėrthorazi nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Nėpėr qendrat e qyteteve vepronin komiseritė e policisė tė cilat pėrbėheshin sipas rėndėsisė, nga komisarė, inspektore, detektivė, etj. Gjurmimin e pėrfaqėsive diplomatike pėr njė kohė tė gjatė e ka bėrė policia. Mė 1922 u shkri Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, pasi ishin shkrirė mė parė disa zyra tė kėtij niveli.

Por me anė tė ligjit tė 22 dhjetorit 1925, u krijuan zyrat e policisė nė Berat, Elbasan, Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Shkodėr, Durrės dhe Tiranė.

Policia kishte funksione gjurmuese dhe administrative dhe ishte nė varėsi tė prefektit. Dekreti i 20 dhjetorit 1926, formoi Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė me tė drejtat e drejtorive tė tjera tė MPB-sė. Drejtoria kishte njė drejtor qė merrte 400 franga ari pagesė dhe njė sekretar qė merrte 300 franga ari.

Qeveria “Evangjeli”, zbatoi dekretligjin e 25 qershorit 1935, sipas sė cilit policia u shkri dhe vendin e saj e zuri xhandarmėria qytetėse, duke vepruar nėn urdhrat e prefektėve, nėnprefektėve dhe kryetarėve tė komunave.

Nė verėn e vitit 1937 nisi projekti pėr formimin e Policisė sė Sigurimit Botnor. Nė provėn e parė hynė nė provė 275 policė, tė gjithė tė moshės 23 – 33 vjeē me shkollė tė posaēme policie. Projekti parashikonte qė kjo lloj policie tė zėvendėsonte xhandarmėritė e qyteteve Tiranė, Shkodėr, Durrės, Korēė, Vlorė dhe Sarandė. Nėpėr qytetet e tjera do tė vazhdonte tė ndihej mė i fortė roli i xhandarmėrisė. Varėsia e kėsaj strukture ishte nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Ligji u miratua 19 janarit 1938 por zbatueshmėria e tij u duke shumė pak pėr shkak tė pushtimit fashist tė 7 prillit 1939.

 

Xhandarmėria gjatė periudhės sė luftės

Pas pushtimit fashist tė 7 prillit 1939, Arma e Gjindarmėrisė Mbretėrore u shkri dhe kaloi nė pėrbėrje tė Armės sė Karabinierisė sipas ligjit tė 10 majit 1939. Vendin e xhandarit e zuri karabinieri. Rregullat pėr veprimin e armės sė re u pėrcaktuan me dekretin e mėkėmbėsit tė datės 6 prillit 1940. Karabinierėt siguronin rregullin publik, lirinė e shtetasve, paprekshmėrinė e tyre, pronėn private e publike, vėzhgonin respektimin e ligjeve, etj.

Mė 31 gusht 1939 mėkėmbėsi nxori dekretin, pėr krijimin e Trupit tė Armatosur tė Policisė sė Shqipėrisė. Kjo pėrkujdesej pėr zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve tė pėrgjithshme tė shtetit, tė pushtetit vendor, ndihmonte nė raste fatkeqėsish, si dhe bashkėpunonte me tė gjitha shėrbimet e policisė. Trupa nė fjalė pėrbėhej nga Drejtoria Qendrore, zyrat pranė ēdo prefekture e nė disa nėnprefektura si dhe postat e kufirit. Nė organikė tė Drejtorisė Qendrore tė Policisė ishin drejtori, kėshilltari i pėrhershėm, nėnkuestori, 10 funksionarė tė sigurimit publik, 60 agjentė tė sigurimit,

Pas dobėsimit tė pushtetit fashist, u ndėrmorėn hapa pėr rikrijimin e xhandarmėrisė.

Ndėr reformat e fillimit tė vitit 1943, pėrmendet nisja e punės pėr formimin e Trupit tė Gjindarmėrisė Mbretėrore (TGJM). Ky ishte njė lėshim qė bėnin fashistėt pėr tė mundėsuar zbutjen e armiqėsisė sė tyre qė kishte shkuar gjithsesi nė njė pikė tė padėshirushme. Dekreti i Jacomonit i datės 5 shkurt 1943, autorizonte Qeverinė Shqiptare tė krijonte TGJM-nė pėr tė ushtruar tė gjitha detyrat e policisė gjyqėsore, administrative dhe politike qė deri ato ēaste i ushtronte Arma e Karabinierisė Mbretėrore. TGJM, pėrbėhej prej oficerėsh shqiptarė, komandohej prej njė komandanti shqiptar dhe ishte nė varėsi tė MPB.

Me kėtė projekt u mor pastaj qeveria e Maliq Bushatit. Mė 8 mars 1943, sikurse edhe ishte premtuar, u krijua Arma e Gjindarmėrisė Mbretnore me qėllimin “pėr me u kujdesun pėr sigurinė dhe rregullimin publik e pėr me pėrgjue respektimin e ligjeve dhe rregulloreve”. Ajo ishte njė nga fuqitė e armatosura dhe nė rast lufte bashkėpunonte me forcat e ushtrisė. AGJM pėrfshinte komandėn e pėrgjithshme, inspektorinė, komandėn shkollės, 14 komanda qarqesh, 64 komanda rrethesh, 440 komanda postash. Nė kėtė mėnyrė, me propozim tė MPB-sė dhe me dekret tė mėkėmbėsit, kol.Hysni Peja u emėrua komandant i Armės sė Gjindarmėrisė. Fundi i vitit 1944 do tė zhdukte pėrfundimisht armėn e xhandarmėrisė nė Shqipėri.

 

Formimi i Policisė Popullore 

Fundi i vitit 1944 e gjeti Shqipėrinė nėn njė regjim tė ri. Komunistėt vendosėn pushtetin e tyre ushtarak nė tė gjithė vendin. Nė tetor 1944 ata formuan Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit qė ishte instrumenti i parė i organizuar i ndjekjes sė kundėrshtarėve politikė, duke qenė edhe organ informativ. Kjo drejtori ndahej nė 3 seksione nė Tiranė, Berat dhe Shkodėr.

Pas vendosjes sė plotė tė regjimit komunist, mė 30 gusht 1945 Kryesia e KANĒ-it nxori “ligjin” mbi formimin e Policisė Popullore, nė ēdo prefekturė dhe nėnprefekturė pranė KANĒ-ve vendorė. Pas miratimit tė statutit tė RPSH-sė, me ligjin e 9 dhjetorit 1946, Policia Popullore u pėrcaktua si organ ekzekutiv i administratės shtetėrore.

Policia Popullore ishte njė prej organeve tė diktaturės sė proletariatit, e ndėrtuar sipas parimeve marksiste – leniniste parimi i luftės sė klasave, vija e masave, etj. Gjatė kėsaj kohe, kjo polici regjistroi raste tė shumta tė shkeljes sė lirive dhe tė drejtave tė njeriut si pjesė e njė sistemi qė i mohonte kėto tė drejta. Policia Popullore si ēdo organ tjetėr shtetėror udhėhiqej nga Partia e Punės sė Shqipėrisė.

 

Policia nė pluralizėm 

Me rėnien e regjimit komunist, filloi puna e vėshtirė pėr reformimin e forcave tė armatosura. Mė 8 qershor 1991, Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7492 pėr depolitizimin e kėtyre forcave. Njė vit mė vonė, Policisė ju hoq simboli komunist i yllit tė kuq me pesė cepa dhe iu rikthyen simbolet kombėtare.

Mė 30 korrik 1991 Kuvendi Popullor miratoi ligjin nr.7504 “Mbi policinė e rendit”. Ky ishte hapi i parė drejt shkėputjes nga tradita e keqe e Policisė Popullore.

Sipas kėtij ligji “Policia e rendit ėshtė organ ekzekutiv i armatosur, pjesė pėrbėrėse e Ministrisė sė Rendit Publik, nė strukturėn e Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė”, veprimtari qė bazohej “nė Kushtetutė e nė legjislacionin e Republikės sė Shqipėrisė dhe i pėrmbahet parimit tė ligjshmėrisė, tė humanizmit e tė objektivitetit”.

Detyrė kryesore pėrcaktohej ruajtja e rendin publik, parandalimi e zbulimi i veprimtarive kriminale qė cenonin tė drejtat e ligjshme tė individėve dhe tė mbronte pronėn shtetėrore e private dhe interesat e organizatave ekonomike, politike e shoqėrore nga veprimet e kundėrligjshme.

Sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.548, datė 29 dhjetor 1992, data 13 janar 1913 u caktua Dita e Krijimit tė Forcave tė Ruajtjes sė Rendit.

Pas vitit 1992 Policia iu nėnshtrua njė reformimi tė thellė. Nga njė instrument shtypės tė diktaturės ajo u shndėrrua nė njė institucion nė mbrojtje tė shtetit demokratik dhe lirive dhe tė drejtave tė njeriut. Pėr herė tė parė nė kėtė kohė, Policia pėrfshiu nė radhėt e saj edhe shumė ish tė pėrndjekur politikė nga regjimi komunist.

Nė vitin 1997 Policia pėsoi njė goditje tė rėndė, kur si pasojė e shkeljes sė rendit kushtetues, u dogjėn ose u shkatėrruan pjesa mė e madhe e komisariateve tė saj.

Qysh prej majit 1997, ndihmesė tė rėndėsishme pėr Policinė e Shtetit jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perėndimor (BEP). Po ashtu nga viti 1997 pranė Policisė operojnė edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali).

Reforma nė fushėn e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit “Pėr Policinė e Shtetit”  nr.8553, datė 25 nėntor 1999,

Sipas kėtij ligji Policia e Shtetit ėshtė institucion i administratės shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė, nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, qė ka pėr mision tė mbrojė rendin dhe sigurinė publike, si dhe tė garantojė zbatimin e ligjit. Veprimtaria e Policisė bazohet nė Kushtetutė, nė aktet normative nė zbatim tė saj, si dhe nė aktet ndėrkombėtare tė pranuara nė pėrputhje me tė. Policia ka organizim unik e tė centralizuar, me shtrirje nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, si dhe ėshtė e depolitizuar.


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007