|
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KUVENDI
L I G J
Nr.9275, datė 16.9.2004
PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.7895, DATĖ 27.1.1995
KODI PENAL I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, I NDRYSHUAR
Nė mbėshtetje tė neneve 81 pikat 1 dhe 2 shkronja d dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
K U V E N D I
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
V E N D O S I:
Nė ligjin nr.7895, datė 27.1.1995 Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė, i ndryshuar, bėhen kėto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Nė nenin 7, pas shkronjės h shtohet shkronja i me kėtė pėrmbajtje:
i) krimet e korrupsionit aktiv dhe pasiv, tė kryera nga persona qė ushtrojnė funksione nė sektorin publik ose atė privat.
Neni 2
Neni 28 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 28
Forma tė veēanta tė bashkėpunimit
1. Organizata kriminale ėshtė forma mė e lartė e bashkėpunimit, nė tė cilin bėjnė pjesė tre ose mė shumė persona dhe qė dallohet nga shkalla e veēantė e organizimit, strukturimit, qėndrueshmėrisė, kohėzgjatjes, si dhe nga qėllimi pėr kryerjen e njė a mė shumė veprave penale, pėr tė realizuar pėrfitime materiale dhe jomateriale.
Organizata kriminale, pėr realizimin e qėllimeve tė saj, pėrdor forcėn, mjetet e tjera tė kėrcėnimit, nėnshtrimin dhe heshtjen pėr shkak tė pjesėmarrjes dhe veprimtarisė sė saj, pėr tė kryer vepra penale, pėr tė siguruar, nė ēdo mėnyrė, administrimin ose vėnien nėn kontroll tė veprimtarive ekonomike, tė koncesioneve, autorizimeve, sipėrmarrjeve dhe shėrbimeve publike, pėr
tė realizuar pėrfitime ose avantazhe tė padrejta pėr vete a personat e tjerė ose pėr tė ndaluar a penguar ushtrimin e lirė tė sė drejtės sė votės gjatė fushatave zgjedhore, si dhe veprimtarive tė tjera tė ngjashme me to.
2. Organizata terroriste ėshtė njė formė e veēantė e organizatės kriminale, qė synon kryerjen e veprimeve tė dhunshme pėr qėllime terroriste, si pėrmbysje tė rendit kushtetues, turbullim tė rėndė tė rendit publik, ngjallje tė frikės dhe tė pasigurisė nė masė.
3. Banda e armatosur ėshtė njė formė e veēantė bashkėpunimi qė, duke zotėruar armė, municione luftarake dhe mjete tė tjera tė nevojshme, synon kryerjen e veprave penale, tė parashikuara nė krerėt V, VI dhe VII tė pjesės sė posaēme tė kėtij Kodi.
4. Grupi i strukturuar kriminal ėshtė formė e veēantė bashkėpunimi, nė tė cilin bėjnė pjesė tre ose mė shumė persona, pėr kryerjen e njė a mė shumė veprave penale, pėr tė realizuar pėrfitime materiale dhe jomateriale.
Grupi i strukturuar kriminal pėr kryerjen e njė vepre penale nuk formohet rastėsisht e nuk ėshtė e nevojshme tė dallohet pėr anėtarėsi tė qėndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim tė zhvilluar.
5. Krijimi dhe pjesėmarrja nė njė organizatė kriminale, organizatė terroriste, bandė tė armatosur ose grup tė strukturuar kriminal cilėsohen si vepra penale dhe dėnohen sipas parashikimeve tė pjesės sė posaēme tė kėtij Kodi ose tė dispozitave tė tjera penale tė veēanta.
6. Anėtarėt e organizatės kriminale, tė organizatės terroriste, bandės sė armatosur ose grupit tė strukturuar kriminal janė pėrgjegjės pėr tė gjitha veprat penale, tė kryera prej tyre, nė pėrmbushjen e qėllimeve tė veprimtarisė sė tyre kriminale.
7. Pjesėtari i organizatės kriminale, organizatės terroriste, bandės sė armatosur ose i grupit tė strukturuar kriminal, pėrfiton pėrjashtimin nga dėnimi ose uljen e tij, kur jep ndihmesė, qė gjykohet vendimtare pėr njohjen e veprimtarisė sė tyre, tė bashkėpunėtorėve tė tjerė, pasurive tė zotėruara drejtpėrdrejt ose jo prej tyre, si dhe pėr veprimtaritė hetimore, qė
zhvillohen ndaj organizatave kriminale, organizatave terroriste, bandave tė armatosura dhe grupeve tė strukturuara kriminale..
Neni 3
Nė pikėn 1 tė nenit 30, fjalėt detyra si nėpunės shtetėror ose nė shėrbim publik zėvendėsohen me fjalėt funksione publike.
Neni 4
Nė paragrafin e katėrt tė nenit 34, fjalėt 5 milionė zėvendėsohen me 3 milionė.
Neni 5
Neni 35 riformulohet si mė poshtė:
Neni 35
Heqja e sė drejtės pėr tė ushtruar funksione publike
Heqja e sė drejtės pėr tė ushtruar funksione publike, pėr njė kohė jo mė pak se pesė vjet, jepet detyrimisht ndaj personit qė ka kryer njė krim, qė lidhet me detyrėn, duke shpėrdoruar funksionin publik ose ka kryer njė krim, pėr tė cilin gjykata ka caktuar njė dėnim me burgim jo mė pak se dhjetė vjet.
Heqja e sė drejtės pėr tė ushtruar funksione publike mund tė jepet pėr njė kohė nga tre deri nė pesė vjet, kur gjykata ka caktuar njė dėnim nga pesė deri nė dhjetė vjet burgim, dhe nga njė deri nė tre vjet, kur ėshtė caktuar dėnimi deri nė tre vjet burgim..
Neni 6
Nė fund tė nenit 40 shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
Kur dėnimi i dhėnė nga gjykata ėshtė jo mė pak se pesė vjet burgim, kjo e drejtė mund tė hiqet pėr njė kohė nga pesė deri nė dhjetė vjet.
Neni 7
Pas nenit 44 shtohet neni 45 me kėtė pėrmbajtje:
Neni 45
Zbatimi i ligjit penal ndaj personave juridikė
Personat juridikė, me pėrjashtim tė institucioneve shtetėrore, pėrgjigjen penalisht pėr vepra penale, tė kryera nė emėr ose nė dobi tė tyre nga organet dhe pėrfaqėsuesit e tyre.
Njėsitė e qeverisjes vendore pėrgjigjen penalisht vetėm pėr veprime tė kryera gjatė ushtrimit tė veprimtarisė sė tyre, tė cilat mund tė ushtrohen nėpėrmjet delegimit tė shėrbimeve publike.
Pėrgjegjėsia penale e personave juridikė nuk pėrjashton atė tė personave fizikė, tė cilėt kanė kryer ose janė bashkėpunėtorė nė kryerjen e tė njėjtave vepra penale.
Veprat penale dhe masat ndėshkuese pėrkatėse, qė zbatohen ndaj personave juridikė, si dhe procedura pėr vendosjen dhe ekzekutimin e tyre rregullohen me ligj tė veēantė..
Neni 8
Shkronja dh e nenit 50 ndryshohet si mė poshtė:
dh) kryerja e veprės penale duke shpėrdoruar funksionin publik ose shėrbimin fetar..
Neni 9
Nė shkronjėn c tė nenit 79, fjala nėpunėsit zėvendėsohet me fjalėt funksionarėt e tjerė.
Neni 10
Nė nenin 109 bėhen kėto shtesa:
- nė fund tė paragrafit tė parė shtohen fjalėt dhe me gjobė nga dy milionė deri nė pesė milionė lekė;
- nė fund tė paragrafit tė dytė shtohen fjalėt dhe me gjobė nga tre milionė deri nė shtatė milionė lekė;
- nė fund tė paragrafit tė tretė shtohen fjalėt si dhe me gjobė nga pesė milionė deri nė dhjetė milionė lekė.
Neni 11
Pas nenit 109/a shtohet neni 109/b me kėtė pėrmbajtje:
Neni 109/b
Shtrėngimi me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė
Shtrėngimi me anė tė kanosjes ose dhunės pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim tė caktuar, pėr tė fituar padrejtėsisht pasuri ose ēdo lloj pėrfitimi tjetėr, pėr vete ose pėr tė tretė, dėnohet me burgim nga dy deri nė tetė vjet dhe me gjobė nga gjashtėqind mijė deri nė tre milionė lekė.
Po kjo vepėr, kur kryhet duke pėrdorur a kėrcėnuar me pėrdorimin e armės, torturės, akteve ēnjerėzore e poshtėruese qė kanė shkaktuar dėmtime tė shėndetit, dėnohet me burgim nga shtatė deri nė pesėmbėdhjetė vjet dhe me gjobė nga dy milionė deri nė pesė milionė lekė.
Kur vepra ka sjellė si pasojė vdekjen, dėnohet me burgim tė pėrjetshėm dhe me gjobė nga pesė milonė deri nė dhjetė milionė lekė..
Neni 12
Neni 134 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 134
Vjedhja
Vjedhja e pasurisė dėnohet me burgim nga tre muaj deri nė tre vjet.
Po kjo vepėr, kur kryhet nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet.
E njėjta vepėr, kur ka sjellė pasoja tė rėnda dėnohet me burgim nga katėr deri nė dhjetė vjet..
Neni 13
Pas nenit 164 shtohen nenet 164/a dhe 164/b me kėtė pėrmbajtje:
Neni 164/a
Korrupsioni aktiv nė sektorin privat
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, personit qė ushtron funksion drejtues nė shoqėri tregtare ose punon nė ēdo pozicion nė sektorin privat, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim nė kundėrshtim
me detyrėn ose funksionin e tij, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me burgim nga tre muaj deri nė dy vjet dhe me gjobė nga dyqind mijė deri nė njė milion lekė.
Neni 164/b
Korrupsioni pasiv nė sektorin privat
Kėrkimi a marrja, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt a i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi, qė vjen nga pėrfitimi i
parregullt, nga personi qė ushtron funksion drejtues ose punon nė ēdo pozicion nė sektorin privat, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim nė kundėrshtim me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė tre vjet dhe me gjobė nga treqind mijė deri nė tre milionė lekė..
Neni 14
Pas nenit 170/a shtohet neni 170/b me kėtė pėrmbajtje:
Neni 170/b
Konkurrenca e paligjshme nėpėrmjet dhunės
Kryerja, gjatė ushtrimit tė veprimtarisė tregtare, e veprimeve tė konkurrencės me anė tė dhunės dhe kėrcėnimit dėnohet me burgim nga njė deri nė katėr vjet.
Kur veprimet e konkurrencės drejtohen ndaj veprimtarive tė financuara plotėsisht ose pjesėrisht dhe nė ēfarėdo mėnyre nga shteti ose entet publike, dėnimi me burgim shtohet me njė tė tretėn..
Neni 15
Nė paragrafin e parė tė nenit 190, fjalėt katėr mijė zėvendėsohen me fjalėt katėrqind mijė.
Neni 16
Pas nenit 230/a shtohen nenet 230/b, 230/c dhe 230/ē me kėtė pėrmbajtje:
Neni 230/b
Fshehja e fondeve dhe e pasurive tė tjera, qė financojnė terrorizmin
Transferimi, konvertimi, fshehja, lėvizja ose tjetėrsimi i fondeve dhe i pasurive tė tjera, ndaj tė cilave zbatohen masat kundėr financimit tė terrorizmit, pėr tė shmangur zbulimin dhe vendndodhjen e tyre, dėnohen me burgim nga katėr deri nė dymbėdhjetė vjet dhe me gjobė nga gjashtėqind mijė deri nė gjashtė milionė lekė.
Kur kjo vepėr kryhet gjatė ushtrimit tė njė veprimtarie profesionale, nė bashkėpunim ose mė shumė se njė herė, dėnohet me burgim nga shtatė deri nė pesėmbėdhjetė vjet dhe me gjobė nga njė milion deri nė tetė milionė lekė, ndėrsa kur kryerja e kėsaj vepre ka sjellė pasoja tė rėnda, dėnohet me burgim jo mė pak se pesėmbėdhjetė
vjet dhe me gjobė nga pesė milionė deri nė dhjetė milionė lekė.
Neni 230/c
Dhėnia e informacioneve nga persona qė ushtrojnė funksione publike
ose nė ushtrim tė detyrės a profesionit
Vėnia nė dijeni e personave tė shpallur ose e personave tė
tjerė pėr tė dhėnat pėr verifikimin ose hetimin e fondeve dhe pasurive tė tjera, ndaj tė cilave zbatohen masa kundėr financimit tė terrorizmit, nga persona qė ushtrojnė funksione publike ose qė janė nė ushtrim tė detyrės a profesionit, dėnohet me burgim nga pesė deri nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga njė milion deri nė pesė milionė
lekė.
Neni 230/ē
Kryerja e shėrbimeve dhe veprimeve me persona tė shpallur
Dhėnia e fondeve dhe pasurive tė tjera, kryerja e shėrbimeve financiare, si dhe e transaksioneve tė tjera me persona tė shpallur, ndaj tė cilėve zbatohen masa kundėr financimit tė terrorizmit, dėnohen me burgim nga katėr deri nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga katėrqind mijė deri nė pesė milionė
lekė..
Neni 17
Pas nenit 234 shtohen nenet 234/a dhe 234/b me kėtė pėrmbajtje:
Neni 234/a
Organizata terroriste
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatės terroriste dėnohen me burgim jo mė pak se pesėmbėdhjetė vjet.
Pjesėmarrja nė organizata terroriste dėnohet me
burgim nga shtatė deri nė pesėmbėdhjetė vjet.
Neni 234/b
Banda e armatosur
Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i bandės
sė armatosur dėnohen me burgim nga dhjetė deri nė pesėmbėdhjetė vjet.
Pjesėmarrja nė bandėn e armatosur dėnohet me
burgim nga pesė deri nė dhjetė vjet..
Neni 18
Neni 244 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 244
Korrupsioni aktiv i personave qė ushtrojnė funksione publike
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, personit qė ushtron funksionin publik, pėr vete ose pėr persona tė tjerė pėr tė kryer ose mos kryer njė
veprim, qė lidhet me detyrėn ose funksionin e tij, dėnohen me burgim nga gjashtė muaj deri nė tre vjet dhe me gjobė nga treqind mijė deri nė njė milion lekė..
Neni 19
Neni 245 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 245
Korrupsioni aktiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose tė zgjedhurve vendorė
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose tė tė zgjedhurve vendorė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim nga njė deri nė pesė vjet dhe me
gjobė nga pesėqind mijė deri nė dy milionė lekė..
Neni 20
Pas nenit 245 shtohen nenet 245/1 dhe 245/2 me kėtė pėrmbajtje:
Neni 245/1
Ushtrimi i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qė ushtrojnė funksione publike
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, personit qė premton ose siguron se ėshtė nė gjendje tė ushtrojė ndikim tė paligjshėm nė kryerjen e detyrės dhe marrjen e vendimeve nga personat qė ushtrojnė funksione publike, shqiptarė ose tė huaj, pavarėsisht nėse
ėshtė realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanė ardhur apo jo pasojat e dėshiruara, pėrbėjnė vepėr penale dhe dėnohen me burgim nga gjashtė muaj deri nė dy vjet dhe me gjobė nga treqind mijė deri nė njė milion lekė.
Kėrkimi, marrja ose pranimi, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr veten e tij ose pėr persona tė tjerė, duke premtuar ose siguruar aftėsinė pėr tė ushtruar ndikim tė paligjshėm nė kryerjen e detyrės nga persona qė ushtrojnė funksione publike, shqiptarė ose tė huaj, pavarėsisht nėse ėshtė kryer ushtrimi i ndikimit ose kanė ardhur apo jo
pasojat e dėshiruara, dėnohen me burgim nga gjashtė muaj deri nė katėr vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė deri nė dy milionė lekė.
Neni 245/2
Pėrjashtimi nga vuajtja e dėnimit
Personi, qė ka premtuar ose ka dhėnė shpėrblim ose pėrfitime tė tjera, sipas neneve 164/1, 244, 245, 312, 319 dhe 328 tė kėtij Kodi, mund tė pėrfitojė pėrjashtim nga dėnimi ose ulje tė tij, sipas rregullave tė parashikuara nė nenin 28 tė kėtij Kodi, nėse bėn kallėzim dhe jep ndihmesė nė procedimin penal tė kėtyre veprave.
Nė dhėnien e vendimit, gjykata mban parasysh edhe kohėn kur ėshtė bėrė kallėzimi, ardhjen ose jo tė pasojave tė veprės..
Neni 21
Neni 248 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 248
Shpėrdorimi i detyrės
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrbėn mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės, nga personi qė ushtron funksione publike, kur i kanė sjellė atij ose personave tė tjerė pėrfitime materiale ose jomateriale tė padrejta a kanė dėmtuar interesat e ligjshėm tė shtetit, tė shtetasve dhe tė personave tė tjerė juridikė, nėse
nuk pėrbėn vepėr tjetėr penale, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet dhe me gjobė nga treqind mijė deri nė njė milion lekė..
Neni 22
Neni 259 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 259
Korrupsioni pasiv i personave qė ushtrojnė funksione publike
Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga personi qė ushtron funksione publike, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga dy deri nė
tetė vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė deri nė tre milionė lekė ..
Neni 23
Neni 260 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 260
Korrupsioni pasiv i funksionarėve tė lartė shtetėrorė ose i tė zgjedhurve vendorė
Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt apo i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga funksionari i lartė shtetėror ose i zgjedhuri vendor, pėr tė
kryer ose mos kryer njė veprim qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohet me burgim nga katėr deri nė dymbėdhjetė vjet dhe me gjobė nga njė milion deri nė pesė milionė lekė ..
Neni 24
Nė paragrafin e parė tė nenit 287, pas shkronjės d shtohet shkronja dh me kėtė pėrmbajtje:
dh) pėrdorimit dhe investimit nė veprimtari ekonomike ose financiare tė parave ose sendeve, qė janė produkte tė veprave penale..
Neni 25
Pas paragrafit tė parė tė nenit 302 shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
Po kjo vepėr kur kryhet nė lidhje me veprat penale, tė parashikuara nė nenet 234/a, 234/b, 284/a, 333 e 333/a tė kėtij Kodi, dėnohet me burgim nga dy deri nė shtatė vjet.
Neni 26
Pas paragrafit tė dytė tė nenit 306 shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:
Po kjo vepėr kur kryhet nė lidhje me veprat penale tė parashikuara nė nenet 234/a, 234/b, 284/a 333 e 333/a tė kėtij Kodi, dėnohet me burgim nga njė deri nė katėr vjet..
Neni 27
Neni 312 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 312
Korrupsioni aktiv i dėshmitarit, i ekspertit ose pėrkthyesit
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tretė, dėshmitarit, ekspertit ose pėrkthyesit, pėr tė siguruar deklarime
ose dėshmi, ekspertim ose pėrkthim tė rremė ose pėr tė refuzuar kryerjen e detyrimeve tė tyre pėrpara organeve tė ndjekjes penale dhe gjykatės, dėnohen me burgim deri nė katėr vjet dhe me gjobė nga pesėqind mijė deri nė dy milionė lekė..
Neni 28
Pas nenit 312 shtohet neni 312/a me kėtė pėrmbajtje:
Neni 312/a
Kanosja pėr deklarime a dėshmi, ekspertim ose pėrkthim tė rremė
Kanosja ose vepra tė tjera dhune, qė i bėhen personit pėr tė siguruar deklarime a dėshmi, ekspertim ose pėrkthim tė rremė ose pėr tė refuzuar kryerjen e detyrave tė tyre pėrpara organeve tė ndjekjes penale dhe gjykatės dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė tre vjet..
Neni 29
Pas nenit 313/a shtohet neni 313/b me kėtė pėrmbajtje:
Neni 313/b
Ndalimi i dhėnies dhe i shpalljes sė tė dhėnave nė kundėrshtim me ligjin
1. Bėrja publike, edhe nė organe tė medias, nė kundėrshtim me ligjin e tė dhėnave me karakter tė klasifikuar dhe konfidencial, qė rrezikojnė jetėn, integritetin fizik ose lirinė e personave tė mbrojtur,
sipas ligjit nr.9205, datė 15.3.2004 Pėr mbrojtjen e dėshmitarėve dhe tė bashkėpunėtorėve tė drejtėsisė, pėrbėn vepėr penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė dy vjet dhe, kur nga kryerja e kėsaj vepre kanė ardhur pasoja tė rėnda pėr shėndetin e tyre, me burgim nga 6 muaj deri nė tre vjet.
2. Kur kjo vepėr kryhet nga njėri prej personave qė kanė pėrgjegjėsinė pėr tė ruajtur karakterin e klasifikuar dhe konfidencial tė tė dhėnave, dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė tre vjet dhe, kur nga kryerja e kėsaj vepre kanė ardhur pasoja tė rėnda pėr shėndetin e tyre, me burgim nga
dy deri nė pesė vjet.
3. Kur vepra ka sjellė si pasojė vdekjen dėnohet me burgim nga tre deri nė dhjetė vjet..
Neni 30
Neni 319 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 319
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarėve tė tjerė tė drejtėsisė
Premtimi, propozimi ose dhėnia, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēfarėdo pėrfitimi tė parregullt, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, gjyqtarit, prokurorit ose ēdo punonjėsi tjetėr tė organeve tė drejtėsisė, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim, qė lidhet me detyrėn a funksionin e tij, dėnohen me burgim nga njė vit deri nė katėr vjet dhe me gjobė nga katėrqind mijė deri nė dy milionė lekė..
Neni 31
Pas nenit 319 shtohet neni 319/a me kėtė pėrmbajtje:
Neni 319/a
Korrupsioni pasiv i gjyqtarėve, prokurorėve dhe funksionarėve
tė tjerė tė organeve tė drejtėsisė
Kėrkimi ose marrja, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, i ēdo lloj pėrfitimi tė parregullt ose i njė premtimi tė tillė, pėr vete ose pėr persona tė tjerė, ose pranimi i njė oferte a premtimi, qė vjen nga pėrfitimi i parregullt, nga gjyqtari, prokurori ose funksionarė tė tjerė tė organeve tė drejtėsisė, pėr tė kryer ose mos kryer njė veprim qė lidhet me detyrėn e funksionin e
tij, dėnohen me burgim nga tre deri nė dhjetė vjet dhe me gjobė nga tetėqind mijė deri nė katėr milionė lekė..
Neni 32
Neni 333 ndryshohet si mė poshtė:
Neni 333
Organizata kriminale
Krijimi, organizimi ose drejtimi i organizatave kriminale dėnohen me burgim nga pesė deri nė pesėmbėdhjetė vjet.
Pjesėmarrja nė njė organizatė kriminale dėnohet me burgim nga katėr deri nė tetė vjet.
Nėse organizata kriminale ėshtė e armatosur dhe pjesėtarėt e saj zotėrojnė armė dhe lėndė shpėrthyese pėr qėllime tė pėrmbushjes sė veprimtarisė sė saj kriminale, edhe nėse ato janė tė fshehura ose tė mbajtura nė vende tė veēanta, dėnimi me burgim shtohet me njė tė tretėn.
Kur veprimtaritė ekonomike, tė ndėrmarra ose tė kontrolluara nga pjesėtarė tė organizatės kriminale, financohen tėrėsisht ose pjesėrisht me produkte tė veprave penale, masa e dėnimit, sipas paragrafėve tė sipėrpėrmendur nė kėtė nen, shtohet me njė tė tretėn deri nė njė tė dytėn e tij..
Neni 33
Pas nenit 333 shtohet neni 333/a me kėtė pėrmbajtje:
Neni 333/a
Grupi i strukturuar kriminal
Krijimi, organizimi ose drejtimi i njė grupi tė strukturuar kriminal pėr kryerjen e veprave penale dėnohen me burgim nga tre deri nė tetė vjet.
Pjesėmarrja nė grupin e strukturuar kriminal dėnohet me burgim nga dy deri nė pesė vjet..
Neni 34
Nė nenin 334 bėhen kėto ndryshime:
1. Titulli i nenit ndryshohet si mė poshtė:
Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.
2. Paragrafi i parė ndryshohet si mė poshtė:
Kryerja e veprave penale nga pjesėtarė tė organizatės kriminale dhe tė grupit tė strukturuar kriminal dėnohet sipas dispozitave penale pėrkatėse, duke i shtuar dėnimit pėr veprėn penale tė kryer edhe pesė vjet burgim, si dhe gjobėn nė masėn njė tė tretėn, por pa kaluar kufirin maksimal tė dėnimit me burgim..
Neni 35
Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
K R Y E T A R I
Servet Pėllumbi
|