POLICIA  KRIMINALE

 

Policia kriminale eshte strukture e specializuar,prane Drejtorise Pergjitheshme te Policise se Shtetit ne Ministrine e Rendit Publik dhe ne strukturat e saje vartese ne baze .

             

Policia kriminale ka per detyre:

  • Zbulimin,parandalimin dhe nderprerjen e veprimtarise kriminale,evidencimin dhe kapjen e personave qe kane kryer,kryejne ose pergatiten te kryejne krime me dashje.

  • Te kryeje gjurmimin policor per krimet e kryera me dashje.

 

Veprimtaria e policise kriminale bazohet ne parimin e ligjshmerise,te respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut,te ruajtjes se sekretit dhe te bashkeveprimit te veprimeve te hapura dhe te fshehta.

 

Veprimtaria e policise kriminale realizohet per te mbrojtur jeten,shendetin,pasurine,te drejtat dhe lirite e njeriut,sigurine sociale dhe shteterore nga veprimtaria kriminale ne gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

 

          

Bazat ligjore te veprimtarise se policise kriminale jane:           

  • Kushtetuta e Republikes se Shqiperise.

  • Kodi Penal dhe Kodi i Procedures Penale  te Republikes se Shqiperise.

  • Ligji Nr.8553 date 25.11.1999  “Per Policine e Shtetit”.

  • Ligji Nr.8293 date 26.2.1998 “Per Policine Kriminale”.

  • Ligji Nr.2798 date 20.11.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e Policise gjyqesore”

  • Ligjet e tjera qe ngarkojne me detyra policine kriminale.

  • Aktet nenligjore te dala nga Keshilli i Ministrave  dhe Ministri I Rendit Publik sipas kompetencave.