|
Misioni
i Ministrisė sė Brendshme
Forcimi
e garantimi i rendit e sigurisė publike, individuale e komunitare do tė
pėrbėjė angazhimin parėsor tė mazhorancės sė re dhe qeverisė sė
saj. Motoja e Qeverisė ėshtė: "Tolerancė zero ndaj
krimit".
Lufta kundėr
krimit tė organizuar e trafiqeve
Lufta
kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve nė pėrgjithėsi dhe atyre tė
drogės e qėnieve njerėzore nė veēanti, si dhe lufta kundėr
pastrimit tė parave do tė kenė pėrparėsi. pėr kėtė qėllim do tė
behen edhe ndryshime ligjore nė kodin penal pėr dėnime maksimale dhe
nivel tė prerė dėnimi pėr kėto vepra penale.
Angazhimi nė
luftėn kundėr terrorizmit
Shqipėria
do tė pėrmbushė nė menyrė aktive dhe tė pėrkushtuar tė gjitha
detyrat dhe pėrgjegjėsitė e saj nė luftėn globale kundėr
terrorizmit si rreziku dhe armiku numėr njė i paqes, sigurisė dhe jetės
sė popujve.
Ulja dhe
parandalimi i krimit ordiner
Krimi
ordiner do tė ndėshkohet por lufta kundėr tij do tė gėrshetohet
edhe me masat efektive parandaluese. Qytetet, fshatrat, rrugėt,
rrugicat, bankat e bizneset, lokalet dhe stadiumet dhe ēdo cep i vendit
do tė jenė tėrėsisht tė garantuara dhe siguria publike do tė jetė
solide dhe e plotė. nė qytetet e mėdha do tė investohet nė sistemet
e monitorimit tė pandėrprerė elektronik. Organet e rendit publik do
t'i nėnshtrohen njė reforme tė thellė nė organizimin, shpėrndarjen,
komandimin, marrėdheniet me komunitetin, pėrgatitjen profesionale dhe
sigurimit tė burimeve njerėzore si dhe do tė bėhen tė afta tė
japin edhe shėrbime speciale tė sigurisė.
Siguria rrugore
Siguria
rrugore do tė trajtohet gjithashtu me pėrparėsi. Niveli i ulėt i
sigurisė rrugore merr ēdo vit me dhjetra jetė njerėzish dhe shkakton
dėme materiale tė konsiderueshme. Krahas pėrmirėsimit tė cilėsisė
sė rrugėve dhe sinjalistikės rrugore nė pėrputhje me standardet
evropiane, pėrfshirė zbatimin e procedurave tė auditimit tė rrufeve
qė nga momenti i projektimit e deri nė realizim, forcimi i disiplinės
sė qarkullimit rrugor, paisja me leje qarkullimi bazuar nė testime
realiste dhe tė pa korruptuara tė drejtuesve tė mjeteve nėpėrmjet pėrmirėsimit
tė sistemit tė auto-shkollave, ristrukturimi i kontrollit teknik tė
mjeteve dhe edukimi masiv me rregullat e qarkullimit tė tė gjithė
grupmoshave, veēanėrisht tė moshės shkollore, do tė jenė disa nga
drejtimet kryesore. Policia rrugore nė bashkėpunim me atė bashkiake
do tė jenė jo vetėm ndėshkuese tė rasteve tė shkeljes sė
rregullave tė qarkullimit por ato do tė shndėrrohen nė institucione
nė shėrbim tė qytetareve.
Decentralizimi
dhe autonomia vendore
Qeveria,
nė projektin e saj tė ndryshimit, do tė zbatoje, nė pėrputhje me
kartėn europiane tė autonomisė lokale dhe rajonale, me ritme tė pėrshpejtuara
dhe tė qėndrueshme, dhe nė konsultim tė vazhdueshėm me qeverisjen
vendore e aktorėt e tjerė tė interesit, reformėn e decentralizimit tė
pushtetit ekzekutiv pasi vlerėson se decentralizimi pėrmirėson cilėsitė
qeverisėse qoftė nė drejtim tė eficiencės dhe efektivitetit po aq
edhe nė drejtim tė forcimit tė pėrgjėgjshmėrisė, rritjes sė
transparencės si dhe rritjes sė pėrfshirjes sė qytetareve dhe
komuniteteve e grupeve tė ndryshme shoqėrore nė qeverisje. Nėn
qeverisjen e re do tė marrin fund diskriminimi i njėsive tė
qeverisjes vendore pėr shkak tė pėrkatėsisė politike dhe zvarritja
e tejskajshme e zbatimit tė strategjisė kombėtare tė decentralizimit
e tė ligjit organik tė qeverisjes vendore. Deri nė fund tė periudhės
4 vjeēare do tė dyfishohet pesha aktuale e shpenzimeve autonome tė
pushtetit vendor nė buxhetin e shtetit dhe nė PBB tė lidhura me
funksionet e veta tė qeverisjes vendore dhe do tė zgjerohet autonomia
fiskale e bashkive dhe komunave, tė cilat do tė vendosin dhe mbledhin
vetė taksat dhe tarifat vendore. Ndėrkaq, transfertat nga buxheti i
shtetit drejt autoriteteve lokale do tė rriten me 3-4 herė krahasuar
me nivelin e sotėm duke u kryer nė mėnyrė transparente e objektive
bazuar nė formulė analitike.
Brėnda
dy vitesh do tė pėrfundojė procesi i transferimit tė pronave nė njėsitė
e qeverisjes vendore, me pėrparėsi ujesjellėsit, rrugėt, trojet,
shoqėritė publike me karakter vendor, objektet social-kulturore do tė
vihet nė zbatim koncepti i funksioneve tė pėrbashkėta nė arsim, shėndetėsi,
mjedis, strehim, shėrbime sociale, rend dhe qarkullim rrugor, pėr tė
cilat njėsitė e qeverisjes vendore do tė marrin vendime autonome brėnda
sferes sė juridiksionit tė tyre dhe do tė bashkėpunojnė, bazuar nė
principin e autonomisė, subsidiaritetit dhe tė partneritetit, me
qeverisjen qėndrore si dhe mes vetė njėsive tė qeverisjes vendore, pėr
arritjen e objektivave kombėtare nė kėto fusha, sipas prioriteteve
vendore pėr sejcilėn prej kėtyre njėsive. Alokimi i fondeve pėr
qeveritė vendore nė kėta sektorė publike do tė kryhet nė mėnyrė
objektive dhe transparente, duke synuar ngushtimin e disbalancave
rajonale tė derisotme.
Kufijtė
e njėsive tė qeverisjes vendore janė tė garantuara me ligj ēdo
ndryshim i mundshėm i tyre do tė bėhet nė favor tė progresit e mirėqeverisjes
dhe sipas procesit tė hapur e pėrfshirės bazuar nė parimet e
Kushtetutės dhe tė ligjit organik tė qeverisjes vendore.
Reformimi i
ekzekutivit qendror dhe administrata publike
Nė
projektin e saj tė ndryshimit mazhoranca e re angazhohet pėr njė
qeveri nė shėrbim tė qytetarėve dhe e shėrbesave mė tė mira ndaj
qytetarėve. Qeveria do tė kryejė njė reformė tė thellė e tė vėrtetė
tė administratės publike pėr krijimin e njė rrjeti institucional
efektiv dhe efecient, si dhe tė njė administrate tė qėndrueshme, tė
pėrkushtuar ndaj zbatimit tė ligjit dhe tė ofrimit tė shėrbimeve mė
tė mira pėr qytetarėt, e aftė tė prodhojė e tė zbatojė politika,
me nėnpunės civile tė rekrutuar dhe tė vlerėsuar sipas kualiteteve
profesionale, eksperiencės, meritės dhe pėrkushtimit nė kryerjen e
detyrave.
Mazhoranca
e re angazhohet pėr njė qeveri tė vogėl njėherazi nė dietė.
Shpenzimet qeveritare tė natyrės jo-produktive e tė luksit do tė
eliminohen ndėrsa do tė pėrgjysmohen shpenzimet administrative tė
qeverisė nė tėrėsi. Ministritė dhe tė gjitha institucionet e tjera
ekzekutive do tė bėjnė transparente dhe me zyrat e informimit tė
publikut tė gjithė veprimtarinė e tyre. Ministritė dhe institucionet
e tjera nė varėsi tė qeverisė do tė ristrukturohen ndėrsa do tė
mbyllen ose shkurtohen njė rrjet i tėrė institucionesh e zyrash
parazitare.
Administrata
publike do tė forcohet e konsolidohet sipas principeve tė shėrbimit
publik, mbi bazėn e meritės dhe tė performancės. Mazhoranca e re
njeh dhe respekton statusin e nėpunėsit civil tė ēdo punonjėsi qė
e ka fituar atė me meritė dhe ai do tė jetė i garantuar. Qeveria do
tė pėrmirėsojė kualitetet profesionale nė administratėn publike nėpėrmjet
njė procesi tė hapur e konkurrues rekrutimi e karriere, motivimi e shpėrblimi
tė pėrformancės sė mirė dhe ndėshkimit tė performancės sė dobėt
e pandershmėrisė sė nėpunėsve si dhe trajnimin tė vazhdueshėm.
Statusi i nėpunėsit civil do tė shtrihet nė pjesėn me tė madhe tė
organeve tė administratės publike, ndėrsa pagat nė sektorin publik
do tė rriten njėkohėsisht me ngushtimin nė 1 me 5 tė diferencave tė
mėdha qė ekzistojnė sot mes pagės maksimale dhe minimale.
|