|
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
Kėshilli i Ministrave
VENDIM
Nr.431, datė 27.4.2009
PĖR
NJĖ SHTESĖ NĖ VENDIMIN NR.362, DATĖ 1.4.2009, TĖ KĖSHILLIT TĖ MINTSTRAVE, PĖR PĖRCAKTIMIN E KRITEREVE, PROCEDURAVE DHE TĖ DOKUMENTACIONIT PĖR HYRJEN, QĖNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TĖ HUAJVE NĖ REPUBLIKĖN
E SHQIPĖRISĖ
Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 13, pika 2, e 20, tė ligjit nr.9959, datė 17.07.2008, Pėr tė Huajt, me propozim tė Ministrit tė Punėve tė Jashtme, Kėshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Pas pikės 11, tė kreut II, Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni pėr pajisjen me vizė, shtohet pika 11/1, me kėtė pėrmbajtje:
11/1. Shtetasit e vendeve tė pėrcaktuara nė lidhjen nr.7, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi, tė pajisur me vizė Shengen, tė tipit C, pėr qėndrim afatshkurtė, dhe tė tipit D, me shumė hyrje/dalje, si dhe me leje qėndrimi, tė lėshuar nga vendet anėtare tė Shengen-it, lejohen tė hyjnė, qėndrojnė dhe tranzitojnė nė Republikėn e Shqipėrisė brenda afatit tė vlefshmėrisė sė vizės apo lejes sė qėndrimit, pa
patur nevojė tė pajisen me vizė nga autoritetet pėrkatėse shqiptare.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministra e Punėve tė Jashtme pėr zbatimin e kėtij vendimi.
Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
|