POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

 

 

LIGJ
Nr.9861, datė 24.1.2008

PĖR KONTROLLIN DHE MBIKĖQYRJEN E KUFIRIT SHTETĖROR

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

VENDOSI:

KREU I
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

Neni 1
Pėrmbajtja e ligjit

Me kėtė ligj rregullohen kontrolli dhe mbikėqyrja e kufirit shtetėror, misioni i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, bashkėpunimi policor ndėrkufitar, bashkėpunimi brenda strukturave tė Policisė sė Shtetit, si dhe bashkėpunimi me agjenci tė tjera, tė cilat kanė detyrime ligjore pėr sigurinė nė kufi.

Neni 2
Fusha e zbatimit

Subjekt i kėtij ligji janė personat, tė cilėt kalojnė kufirin shtetėror, si dhe ata qė lėvizin pėrgjatė/ose nė kufirin shtetėror.
Ky ligj respekton liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut, tė vendosura nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė dhe nė Konventėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, pa cenuar tė drejtat e personave, qė kėrkojnė mbrojtje ndėrkombėtare, duke respektuar parimin e moskthimit.

Neni 3
Kufiri shtetėror

Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė i vendosur dhe rregullohet nė bazė tė marrėveshjeve ndėrkombėtare, tė ratifikuara nga Kuvendi, si dhe tė traktateve, dypalėshe ose shumėpalėshe, tė lidhura me vendet e tjera.

Neni 4
Pėrkufizime

Nė kėtė ligj termat e mėposhtėm kanė kėto kuptime:
1. "Vija e kufirit" ėshtė njė bashkėsi pikash, tė pėrcaktuara sipas sistemit koordinativ shtetėror, pėrgjatė tė cilave zgjatet kufiri shtetėror.
2. "Kufiri shtetėror" (mė poshtė kufiri) ėshtė vija, e cila ndan territorin tokėsor, ujėrat e brendshme e territoriale dhe nėntokėn e Republikės sė Shqipėrisė me shtetet fqinje, si edhe kufiri nė territorin e pikave tė kalimit kufitar, nė aeroporte, aerodrome, porte detare, lumore, liqenore, nėpėrmjet tė cilave kryhet transporti ndėrkombėtar.
3. "Menaxhimi i kufirit" ėshtė veprimtaria qė kryhet nė kufi, nė pėrputhje me kėtė ligj, si reagim ndaj njė qėllimi pėr tė kaluar apo aktit tė kalimit tė kufirit, qė nėnkupton kontrollet kufitare dhe mbikėqyrjen e kufirit.
4. "Pikė e kalimit kufitar" ėshtė vendi i autorizuar nga autoritetet kompetente, ku kategori tė caktuara personash mund tė kalojnė kufirin gjatė orarit zyrtar tė punės.
5. "Kontrollet kufitare" janė kontrollet e kryera nė ēdo vend tė kufirit, pėr t'u siguruar se personat, pėrfshirė mjetet e tyre tė transportit dhe objektet qė kanė me vete, plotėsojnė kushtet pėr tė hyrė apo dalė nga territori i Republikės sė Shqipėrisė.
6. "Mbikėqyrja e kufirit" ėshtė mbikėqyrja e kufirit ndėrmjet pikave tė kalimit kufitar, mbikėqyrja e pikave tė kalimit kufitar jashtė orarit zyrtar tė punės, si dhe mbikėqyrja e lėvizjeve pėrgjatė ose nė kufi, qė bėhet pėr tė shmangur mundėsinė, qė dikush tė anashkalojė kontrollin kufitar gjatė kalimit tė kufirit.
7. "Kontroll kufitar nė thellėsi" ėshtė kontrolli, i cili kryhet nga Policia Kufitare dhe tė Migracionit, pėr shtetasit e huaj dhe personat pa shtetėsi, qė kanė kaluar kufirin, nė njė mjedis apo vend tjetėr, nė thellėsi tė territorit, jashtė vendeve tė kontrollit tė detyrueshėm kufitar.
8. "Kalim i kufirit shtetėror" ėshtė ēdo lėvizje e njerėzve, e gjėsė sė gjallė, e sendeve vetjake dhe e mjeteve nėpėrmjet kufirit.
9. "Punonjėsi i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit" ėshtė punonjėsi i Policisė sė Shtetit, nė strukturat e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, i ngarkuar me detyra pėr menaxhimin e kufirit, nė pėrputhje me kėtė ligj dhe me akte tė tjera ligjore dhe nėnligjore nė zbatim tė tij.
10. "Sistemi i Informacionit tė Kontrollit tė Kufirit, SIKK" (pjesė e sistemit TIMS) ėshtė sistemi, ku administrohen tė gjitha tė dhėnat nė pikėn e kalimit kufitar.
11. "Zona e kontrollit kufitar nė pikėn e kalimit kufitar" (mė poshtė zonė kontrolli) pėrcaktohet veēmas pėr ēdo pikė kalimi kufitar, sipas njė vendimi tė marrė nga autoriteti vendor pėrkatės i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit dhe vlerėsohet:
a) Nė pikėn e kalimit kufitar ajror:
i) territori nga kabina e kontrollit, salla e transitit, pėrfshirė edhe vendqėndrimin e avionėve (VQA), pėr daljen nga kufiri;
ii) territori nga VQA-ja deri te dalja jashtė kabinės sė kontrollit, pėr hyrjen nė kufi.
b) Nė pikėn e kalimit kufitar detar:
i) territori nga kabina e kontrollit tė shtetasve dhe mjeteve, kalata e pėrpunimit tė trageteve dhe anijeve, pėrfshirė edhe radėn e jashtme, ku qėndrojnė anijet.
c) Nė pikėn e kalimit kufitar liqenor:
i) territori nga kabina e pėrpunimit tė pasagjerėve dhe tė automjeteve, kalata e pėrpunimit tė trageteve dhe anijeve, pėrfshirė edhe hapėsirėn ujore nė radėn e brendshme e tė jashtme, ku qėndrojnė anijet.
ē) Nė pikėn e kalimit kufitar lumor:
i) territori nga kabina e kontrollit tė shtetasve dhe mjeteve, pėrfshirė dhe kalatėn e pėrpunimit tė trageteve dhe anijeve, deri nė vijėn e kufirit.
d) Nė pikėn e kalimit kufitar tokėsor:
i) territori nga vendi ku ėshtė vendosur rrethimi prej autoriteteve tė Policisė Kufitare dhe tė Migr acionit deri nė vijėn e kufirit.
dh) Nė pikėn e kalimit kufitar hekurudhor:
i) territori nė pikėn e kontrollit dhe/ose tė pėrpunimit tė trenit deri nė vijėn e kufirit, si dhe treni nė lėvizje, nga stacioni nė hyrje dhe nė dalje, sipas marrėveshjeve ndėrkombėtare.
12. "Operator" ėshtė:
a) personi fizik ose juridik, pronar ose pėrdorues i aeroportit apo i aerodromit (operatori i aeroportit);
b) administrata portuale e portit detar dhe e porteve tė ujėrave tė brendshme, qė drejton zonėn portuale (operatori i portit);
c) personi fizik ose juridik, i cili furnizon nė transportin hekurudhor, domethėnė nė agregatet hekurudhore stabėl (operatori hekurudhor).
Operatori vepron pėr sigurimin dhe mirėmbajtjen e objekteve dhe tė mjediseve, si dhe pėr pėrballimin e shpenzimeve, qė lindin gjatė ndėrtimit dhe mirėmbajtjes sė mjediseve tė lartpėrmendura, tė domosdoshme pėr kryerjen me efikasitet tė kontrollit kufitar.
13. "Anije turistike" ėshtė anija qė ndjek njė itinerar, nė pėrputhje me njė program tė caktuar, i cili pėrfshin veprimtari tė ndryshme turistike, nė ujėrat e brendshme dhe territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė dhe qė, normalisht, nuk merr pasagjerė e nuk lejon pasagjerėt e vet tė zbresin gjatė udhėtimit.
14. "Lundrim argėtues" ėshtė pėrdorimi i varkave pėr qėllime sportive apo turistike.
15. "Peshkim bregdetar" ėshtė peshkimi i kryer me anė tė mjeteve lundruese, tė cilat kthehen ēdo ditė nė njė port, brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė.
16. "Linjė e rregullt me traget" ėshtė ēdo linjė trageti, mes dy apo mė shumė portesh, nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė apo me porte tė shteteve tė tjera, pa ndalesa jashtė kėtyre porteve, qė transporton pasagjerė dhe automjete, sipas njė orari tė caktuar.

KREU II
AUTORITETI DHE KOMPETENCAT PĖR KONTROLLIN E MBIKĖQYRJEN E KUFIRIT

Neni 5
Autoriteti qė kontrollon e mbikėqyr kufirin

1. Kontrolli dhe mbikėqyrja e kufirit janė kompetencė e Ministrisė sė Brendshme.
2. Detyrat e kontrollit dhe tė mbikėqyrjes sė kufirit i kryen Policia Kufitare dhe e Migracionit, e cila vepron sipas detyrave qė i pėrcakton ky ligj dhe pėrgjegjėsive, qė rrjedhin nga akte tė tjera ligjore dhe nėnligjore.
3. Policisė Kufitare dhe tė Migracionit i vihen nė dispozicion personel, burime financiare, pajisje dhe teknologji, tė nevojshme pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit, nė mėnyrė qė tė sigurohet nė vazhdimėsi njė nivel profesional i specializuar dhe efikas pėr kryerjen e shėrbimeve.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkėpunon ngushtė dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme me shėrbimet e tjera tė Policisė sė Shtetit dhe me subjektet e tjera, qė kryejnė veprimtari nė pikat e kalimit kufitar.

Neni 6
Misioni i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit nė kufi

Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė zbatim tė parimeve kushtetuese tė kėtij ligji dhe tė akteve ligjore dhe nėnligjore, tė nxjerra nė zbatim tė tij, ka pėr mision:
1. Kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror, pėr mbrojtjen e jetės dhe tė shėndetit tė personave, si dhe pėr parandalimin e migracionit tė paligjshėm.
2. Marrjen e masave pėr ndalimin e personave, qė kryejnė veprimtari tė kundėrligjshme nėpėrmjet kufirit, si dhe tė personave tė kėrkuar; bllokimin e mjeteve dhe tė mallrave, qė hyjnė ose dalin nė mėnyrė tė kundėrligjshme dhe, kur ka dyshime apo vihet nė dijeni pėr shkelje tė dispozitave tė Kodit Doganor, njofton menjėherė zyrėn doganore.
3. Zbatimin e detyrimeve, qė rrjedhin nga konventat ndėrkombėtare, marrėveshjet dy apo shumėpalėshe. Gjithashtu realizon takime me organet homologe tė shteteve fqinje dhe tė vendeve tė tjera, pėr zbatimin e marrėveshjeve tė pėrbashkėta dhe pėr shkėmbimin e tė dhėnave, nė interes tė zbatimit tė tyre.
4. Grumbullimin dhe pėrpunimin e tė dhėnave, nė interes tė shėrbimit pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit, si dhe tė kalimit tė tij. Kur dyshon ose ka informacion paraprak, kryen kontroll vetjak, fizik dhe tė imėt tė personave, mallrave, bagazheve e mjeteve.
5. Nė pikat e kalimit kufitar u kėrkon shtetasve shqiptarė dhe tė huaj zbatimin e rregullave tė kontrollit dhe respektimin e procedurave tė intervistimit, qė kanė tė bėjnė me kalimin e kufirit, sipas kritereve tė pėrcaktuara nga ky ligj dhe nga akte nėnligjore, tė nxjerra nė zbatim tė tij.
6. Kryen detyra dhe zbaton masa pėr hyrjen, qėndrimin, trajtimin dhe kontrollin e tė huajve nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

Neni 7
Kompetencat e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit nė thellėsi

Nė zbatim tė kėtij ligji dhe nė kuadėr tė luftės kundėr trafiqeve, pėr parandalimin e kalimeve tė paligjshme tė kufirit dhe pėr kontrollin e tė huajve, Policia Kufitare dhe e Migracionit i shtrin kompetencat edhe nė brendėsi tė territorit, duke bėrė:
a) kontrolle dhe duke zbatuar masa pėr zbulimin e hyrjes dhe tė qėndrimit tė paligjshėm tė shtetasve tė huaj e tė personave, qė organizojnė trafik nė drejtim tė kufirit;
b) nė bashkėpunim me strukturat e tjera tė Policisė sė Shtetit, ushtron kontrollin e personave, tė sendeve dhe mjeteve tė udhėtimit, nė rrugė tokėsore, larg pikave tė kalimit kufitar, pėr ndalimin e hyrjes dhe tė qėndrimit tė tyre tė paligjshėm nė Republikėn e Shqipėrisė.

Neni 8
Krijimi i kushteve pėr menaxhimin e kufirit

1. Nė zbatim tė kėtij ligji, Policia Kufitare dhe e Migracionit autorizohet tė vendosė dhe tė pėrdorė mjete teknike dhe qen shėrbimi pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit, si dhe tė vendosė pengesa pėr tė bėrė tė pamundur kalimin e paligjshėm tė tij.
2. Pronarėt ose administratorėt e tokave pranė vijės sė kufirit detyrohen tė lejojnė kalimin pa pengesė tė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, pėr tė bėrė, rregullisht, vėzhgimin e kufirit, kryerjen e punimeve dhe pėr mirėmbajtjen e shenjave kufitare pėrgjatė kufirit.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit lejohet tė lėvizė nė kėto toka, kur kjo ėshtė e nevojshme, pėr tė kryer mbikėqyrjen e kufirit, pavarėsisht nga dispozitat e urdhėresave tė tjera.

KREU III
PARAQITJA DHE MIRĖMBAJTJA E VIJĖS SĖ KUFIRIT

Neni 9
Pėrcaktimi, shėnjimi dhe rregullimi i vijės sė kufirit

Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė, pėr zbatimin e politikės kufitare, sė bashku edhe me organet pėrkatėse tė shteteve fqinje, kryen punė, qė kanė tė bėjnė me saktėsimin e vijės sė kufirit, si dhe bėn pėrgatitjet e duhura pėr lidhjen e marrėveshjeve ndėrkombėtare pėr kufirin.
Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė bashkėpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak tė Shqipėrisė, kryen matje, shėnjime, rinovime dhe mirėmbajtje tė shenjave kufitare, tė pėrcaktuara nė kufi, si dhe pėrgatit dokumentet pėr kufirin.

Neni 10
Sinjalet, tabelat dhe shenjat dalluese gjatė vijės sė kufirit

1. Nė drejtimet, qė tė shpien nė pikat e kalimit kufitar, vendosen tabela paralajmėruese, tė cilat tregojnė pėrkatėsinė e Republikės sė Shqipėrisė dhe, sipas kėrkesave, edhe pėr shtetet fqinje.
2. Nėse vija e kufirit nuk ėshtė e dukshme, nė rrugė tokėsore dhe nė linjat e tjera tė komunikacionit vendosen tabela tė veēanta me mbishkrime e sinjalizime, tė cilat njoftojnė afrimin drejt vijės sė kufirit.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė bashkėpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak tė Shqipėrisė, vendos tabela tė veēanta me mbishkrime dhe sinjalizime.
4. Mbi tabelat e veēanta me mbishkrime dhe sinjalizime nuk lejohet tė vendosen tabela ose sinjalizime tė tjera, tė cilat do tė zvogėlonin dukshmėrinė e tabelės ose tė sinjalizimit, me tė cilin publiku informohet pėr vijėn e kufirit.

Neni 11
Pamja e vijės sė kufirit dhe ndalimi i veprimtarive

1. Nė qoftė se nuk ėshtė parashikuar ndryshe me marrėveshje ndėrkombėtare, Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė bashkėpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak tė Shqipėrisė, kujdeset pėr sigurimin e pamjes sė vijės sė kufirit, e cila, nė pėrputhje me marrėveshjet ndėrkombėtare, duhet tė jetė e pastruar nga pemėt e larta, shkurret etj., tė cilat zvogėlojnė pamjen e shenjave kufitare ose zgjatimin e vijės sė kufirit.
2. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, pėr shkaqe sigurie, mund tė ndalohet lundrimi, peshkimi, kalimi ose qėndrimi i avionėve dhe i pajisjeve tė tjera fluturuese e lėvizėse pranė vijės sė kufirit. Nė vendim pėrcaktohen edhe arsyet dhe kohėzgjatja e kėtij ndalimi.
3. Pėr shkak tė dukshmėrisė sė vijės sė kufirit, Ministri i Brendshėm i propozon KRRTRSH-sė marrjen e masave konkrete pėr ndalimin e ndėrtimit tė objekteve ose organeve pėrkatėse mbjelljen apo kultivimin e llojeve tė veēanta kulturash bujqėsore, drurėsh ose pemėsh pėrgjatė vijės sė kufirit.
4. Nė procedurėn e miratimit tė planit rregullues tė prefekturės, nėpėrmjet tė cilit rregullohet hapėsira, e cila shtrihet deri nė 50 metra larg vijės sė kufirit, nė pėrputhje me ligjin pėrkatės, kėrkohet miratim nga Ministri i Brendshėm.

Neni 12
Cenimet dhe incidentet nė kufi

1. Cenime tė kufirit janė incidentet kufitare dhe cenimet e tjera tė kufirit shtetėror.
2. Incidentet kufitare janė veprimtari tė organeve tė shteteve tė huaja nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, tė cilat, me marrėveshje ndėrkombėtare ose nga legjislacioni i brendshėm, nuk lejohen ose ndalohen, si dhe ēdo shkelje tjetėr e pacenueshmėrisė sė kufirit, qė bėjnė punonjėsit shtetėrorė ose vendorė tė shteteve fqinje.
3. Ministria e Punėve tė Jashtme, nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme, verifikon dhe zgjidh incidentet kufitare.
4. Ministria e Brendshme verifikon e zgjidh cenimet e tjera tė kufirit, duke vėnė nė dijeni Ministrinė e Punėve tė Jashtme.

KREU IV
KALIMI I KUFIRIT DHE PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Neni 13
Kalimi i kufirit

1. Kalimi i kufirit bėhet vetėm nė pikat e kalimit kufitar, brenda orarit tė caktuar, me dokumente tė vlefshme udhėtimi apo me dokumente qė autorizojnė kalimin e kufirit; me njė vizė tė vlefshme, nėse kėrkohet, pėrveē kur disponohet njė lejeqėndrimi e vlefshme; kur justifikohet qėllimi dhe rrethanat e qėndrimit tė planifikuar dhe kur disponon mjete tė mjaftueshme financiare; kur pėr personin nuk ka tė dhėna nė sistemin e tė dhėnave; kur nuk pėrbėn kėrcėnim ndaj rendit dhe sigurisė publike dhe shėndetit publik apo ndaj marrėdhėnieve ndėrkombėtare me shtetet e tjera.
2. Dokumente tė rregullta udhėtimi janė dokumentet, tė cilat njihen tė tilla nga legjislacioni ynė, si dhe ato qė pėrcaktohen nė marrėveshjet ndėrkombėtare, tė ratifikuara nga Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė.
3. Nė pėrjashtim nga rregulli i pėrmendur nė pikėn 1 tė kėtij neni, nė rast tė ndonjė force madhore ose nėse ėshtė pėrcaktuar me marrėveshje ndėrkombėtare, kufiri mund tė kalohet kurdoherė dhe nė ēfarėdo vendi, duke lajmėruar menjėherė Policinė Kufitare dhe tė Migracionit.

Neni 14
Dokumenti kufitar

1. Pėrveē kur nuk parashikohet ndryshe nė marrėveshjet ndėrkombėtare, pėr nevoja tė veēanta, tė cilat nuk bien nė kundėrshtim me interesat publikė, Policia Kufitare dhe e Migracionit shqyrton kėrkesėn e njė personi apo tė njė grupi personash dhe miraton dokumentin pėr kalimin e kufirit, jashtė kushteve tė vendosura nė pikėn 1 tė nenit 13 tė kėtij ligji.
2. Dokumenti kufitar jepet pėr njė afat kohor deri nė njė vit.
3. Lėshimi i dokumentit kufitar bėhet nga autoriteti pėrgjegjės pėr dhėnien e pasaportave tė shtetasve.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit ia heq personit tė drejtėn e pėrdorimit tė dokumentit kufitar, tė dhėnė sipas kėtij neni, nėse vėren se dokumenti ėshtė keqpėrdorur, nuk pėrdoret apo kanė pushuar sė ekzistuari arsyet, pėr tė cilat ėshtė lėshuar.

Neni 15
Pikat e kalimit kufitar

1. Pikat e kalimit kufitar janė vendet e kalimit tė kufirit nėpėrmjet rrugės automobilistike, hekurudhore, ajrit, detit, lumenjve dhe liqeneve, tė pėrhershme ose tė pėrkohshme, ku kryhen kontrolle tė plota.
2. Pikat e kalimit kufitar janė tė hapura pėr qarkullimin ndėrkombėtar dhe ndėrkufitar.
3. Pikat e kalimit kufitar hapen dhe pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Nė vendim parashikohen vendi, ku do tė hapet pika e kalimit kufitar, lloji (kategoria) dhe orari i funksionimit.
4. Pikat e kalimit kufitar ndahen sipas rėndėsisė dhe veprimtarisė nė:
a) pika pėr komunikacion ndėrkombėtar tė shtetasve, tė mjeteve dhe mallrave;
b) pika pėr komunikacion ndėrkombėtar tė shtetasve;
c) pika pėr komunikacion ndėrkufitar;
ē) pika bujqėsore dhe blegtorale.

Neni 16
Pikat e pėrkohshme tė kalimit kufitar

1. Kur ėshtė e nevojshme, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, hapen pika tė kalimit kufitar, tė pėrkohshme, pasi ėshtė marrė paraprakisht miratimi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, i ministrive tė interesuara, si dhe i organit pėrkatės tė shtetit fqinj pėr veprimtari tė tilla, si:
a) veprimtari kulturore, fetare, shkencore, profesionale dhe turistike;
b) kėrkesė pėr rirregullimin e qarkullimit tė vogėl kufitar;
c) veprimtari, qė rrjedhin nga zbatimi i marrėveshjeve ndėrkufitare;
ē) veprimtari bujqėsore, blegtorale apo veprimtari tė tjera ekonomike.
2. Pika e pėrkohshme e kalimit kufitar mund tė qėndrojė e hapur deri nė tre muaj nė njė vit kalendarik.
3. Nė urdhrin pėr pėrcaktimin e pikės sė pėrkohshme tė kalimit kufitar parashikohen:
a) vendi, koha dhe mėnyra e kalimit tė kufirit;
b) shpenzimet e mirėmbajtjes dhe tė punės sė pikės sė pėrkohshme tė kalimit kufitar, tė cilat pėrballohen nga paraqitėsi i kėrkesės pėr hapjen e kėsaj pike.

Neni 17
Detyrimet e operatorit nė pikėn e kalimit kufitar

Operatorėt e pikės sė kalimit kufitar kanė kėto detyra:
1. Pėrgatisin kushtet pėr funksionimin e pikės sė kalimit kufitar, nė mėnyrė qė tė mundėsojnė kontrollin, sa mė tė efektshėm dhe tė sigurt, nė pėrputhje me standardet dhe kriteret e pėrcaktuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
2. Kryejnė pa ndėrprerje, me mjete tė pėrshtatshme, kontrollin kufitar, nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji.
3. Sigurojnė nė pikėn e kalimit kufitar, ku kryhet qarkullim ndėrkombėtar, mjedise tė ndara pėr udhėtarėt qė dalin, nga ato tė udhėtarėve qė hyjnė nė Republikėn e Shqipėrisė; krijojnė kushte pėr tė ushtruar ndaras kontrollin kufitar tė shtetasve kėmbėsorė nga shtetasit qė udhėtojnė me automjete, si dhe njė mjedis pėr qėndrimin e tė huajve, qė nuk pėrmbushin kushtet pėr hyrjen nė vend, sipas dispozitave tė rregulluara me ligj tė veēantė.
4. Pėrballojnė shpenzimet e vendosjes e tė mirėmbajtjes sė objekteve dhe tė mjediseve tė lartpėrmendura, si dhe shpenzimet e tjera, nė zbatim tė dispozitave tė kėtij ligji.

Neni 18
Shėnimi i pikave tė kalimit kufitar dhe i zonės sė kontrollit

1. Pikat e kalimit kufitar dhe zonat pėrkatėse tė tyre tė kontrollit shėnohen me shenja tė veēanta dhe me sinjalizime tė tjera.
2. Me propozimin e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit dhe tė agjencive tė tjera qė veprojnė nė kufi, operatorėt miratojnė dhe mirėmbajnė shenjat e sinjalizimet e propozuara, si dhe sinjalizimet e tjera, tė vėna nė zbatim tė kėtij ligji.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit pėrcakton zonėn e kontrollit kufitar pėrreth pikės sė kalimit kufitar, si dhe rregullat e qėndrimit nė tė.

Neni 19
Ndėrtimi dhe v endosja e objekteve nė zonėn e kontrollit

1. Ministri i Brendshėm miraton ndėrtimin, vendosjen ose ndryshimin e destinacionit tė njė objekti nė zonėn e kontrollit tė pikave tė kalimit kufitar, si dhe mėnyrėn e realizimit tė tij, me kusht qė projekti tė mos pengojė kryerjen e kontrollit kufitar dhe zbatimin e masave tė sigurisė.
2. Ministri i Brendshėm mund t'u kėrkojė autoriteteve pėrkatėse heqjen e lejes sė dhėnė, nėse gjatė ndėrtimit pengohet funksionimi normal i pikės sė kalimit kufitar.

Neni 20
Lėvizja dhe qėndrimi nė zonėn e kontrollit

Nė zonėn e kontrollit tė pikės sė kalimit kufitar lejohen lėvizja dhe qėndrimi i personave, i mjeteve e i mallrave qė kalojnė kufirin, pėr arsye kontrolli kufitar, si dhe i personave apo i mjeteve qė kanė autorizim nga organet pėrkatėse.

Neni 21
Detyrat e personelit qė vepron nė zonėn e kontrollit

1. Operatori, personat e tjerė fizikė dhe juridikė, qė zhvillojnė veprimtari ekonomike nė zonėn e kontrollit tė pikės sė kalimit kufitar, i paraqesin Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, pėrpara fillimit tė veprimtarisė, listėn me tė dhėnat personale tė tė punėsuarve.
2. Pas miratimit nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė, subjektet, pėr tė cilat flitet nė pikėn 1 tė kėtij neni, me shpenzimet e veta, pajisin me karta identifikimi kėta tė punėsuar (badges), tė cilėt janė tė detyruar t'i mbajnė ato nė vende tė dukshme. Forma dhe pėrmbajtja e kartave pėrcaktohen nga autoriteti pėrkatės i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, nė bashkėpunim me operatorin.

KREU V
MBIKĖQYRJA, KONTROLLI KUFITAR DHE PROCEDURAT

SEKSIONI I
MBIKĖQYRJA DHE KONTROLLI


Neni 22
Mbikėqyrja e kufirit

1. Mbikėqyrja e kufirit ka tė bėjė me tėrėsinė e masave tė marra pėr parandalimin e kalimeve tė paligjshme tė kufirit, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive tė tjera tė kundėrligjshme, qė zhvillohen nėpėrmjet kufirit.
2. Policia Kufitare dhe e Migracionit mbikėqyr kufirin, duke pėrdorur njėsi fikse dhe tė lėvizshme, pėr tė penguar dhe kapur personat qė u shmangen kontrolleve nė pikėn e kalimit kufitar.
3. Policia Kufitare dhe e Migracionit mbikėqyr kufirin, ndėrmjet pikave tė kalimit kufitar, me njėsi dhe metoda, nė pėrshtatje me rreziqet e kėrcėnimet aktuale apo tė pritshme.
4. Policia Kufitare dhe e Migracionit patrullon dhe qėndron nė vende, pėrgjatė vijės sė kufirit, qė mendohen si tė mundshme pėr kalim tė paligjshėm. Pėr kėtė ajo pėrdor edhe mjete teknike dhe elektronike.

Neni 23
Kontrolli kufitar

1. Kontrolli kufitar kryhet normalisht nė pikat e kalimit kufitar dhe gjatė tė gjithė vijės sė kufirit, si dhe nė vendin, ku personi kapet duke kaluar kufirin nė mėnyrė tė paligjshme, nė bashkėpunim me strukturat e tjera tė Policisė sė Shtetit.
2. Nė raste tė veēanta, tė caktuara me akte nėnligjore, nė zbatim tė kėtij ligji, kryhet kontrolli kufitar jashtė zonės sė kontrollit tė pikave tė kalimit kufitar nė trena, avionė, anije apo nė vende tė tjera.
3. Kontrolli kufitar jashtė zonės sė kontrollit tė pikave tė kalimit kufitar, pėr arsye tė veēanta teknike ose shėndetėsore, kryhet me kėrkesė tė udhėtarėve dhe pėrballohet nga vetė ata.
4. Nė zbatim tė marrėveshjeve ndėrkombėtare kryhet kontrolli kufitar i plotė edhe nė territorin e shtetit tjetėr.
5. Me marrėveshje ndėrkombėtare pėrcaktohen dhe rregullohen zonat e pėrbashkėta tė kontrollit tė kalimit kufitar.
6. Policia Kufitare dhe e Migracionit mund tė kryejė kontrolle nė thellėsi pėr ndalimin e migrimeve tė paligjshme.
7. Tė gjithė personat qė kalojnė kufirin, i nėnshtrohen kontrollit kufitar, duke paraqitur dokumentin e udhėtimit pėr kalimin e kufirit.
8. Pėrjashtim nga kontrolli kufitar bėhet nė raste tė veēanta, tė pėrcaktuara me ligj ose me marrėveshje ndėrkombėtare.
9. Tė gjithė personat u nėnshtrohen udhėzimeve dhe urdhrave tė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit gjatė qėndrimit nė zonėn e kontrollit tė pikės sė kalimit kufitar.

SEKSIONI II
LLOJET E KONTROLLIT KUFITAR

Neni 24
Kontrolli minimal i personit

1. Ēdo person i nėnshtrohet njė kontrolli minimal pėr pėrcaktimin e identitetit, nė bazė tė dokumentit tė udhėtimit. Ky kontroll minimal ka tė bėjė me njė verifikim tė shpejtė e tė drejtpėrdrejtė, duke iu drejtuar bazės tė sė dhėnave nė SIKK dhe nė evidenca, pėr disponimin e dokumenteve tė vjedhura, tė falsifikuara, tė humbura ose tė pavlefshme.
2. Nė rast se ka dyshime pėr identitetin e personit apo pėr transportimin e objekteve tė paligjshme ose nėse dyshohet se personi ėshtė i lidhur me kalime tė paligjshme tė kufirit, pėrbėn rrezik pėr rendin dhe sigurinė publike, atėherė punonjėsi i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, pėrveē kontrollit minimal, bėn kontroll tė plotė.

Neni 25
Kontrolli i plotė i personit

Kontrolli i plotė pėrfshin verifikimin e kushteve pėr kalimin e kufirit, tė pėrcaktuara nė pikėn 1 tė nenit 13 tė kėtij ligji dhe Policia Kufitare dhe e Migracionit bėn:
1. Verifikimin, qė personi ka njė dokument tė vlefshėm pėr kalimin e kufirit, i cili nuk ka skaduar, ka vizė ose leje qėndrimi, nė rast se kėrkohet nga legjislacioni nė fuqi.
2. Shqyrtimin e plotė tė dokumentit tė udhėtimit pėr shenja falsifikimi, ndryshimi apo vlefshmėrie.
3. Ekzaminimin e vulave tė hyrje/daljes nė dokumentin e udhėtimit, pėr tė verifikuar, nėpėrmjet krahasimit tė datave tė hyrjes dhe daljes, se personi nuk e ka shkelur kohėzgjatjen e qėndrimit tė autorizuar nė territorin e shtetit.
4. Verifikimin pėr nisjen dhe destinacionin e personit dhe qėllimin e qėndrimit, duke kontrolluar, nėse ėshtė e nevojshme, edhe dokumente shtesė.
5. Verifikimin, nėse personi disponon mjete financiare tė mjaftueshme pėr kohėzgjatjen dhe qėllimin e qėndrimit, si dhe pėr kthimin nė vendin e origjinės ose tranzitimin nė njė vend tė tretė, ku ka tė drejtė hyrjeje, ose qė ėshtė nė pozitė tė tillė, qė mundėson arritjen e kėtyre mjeteve financiare nė mėnyrė tė ligjshme.
6. Verifikimin se shtetasi, mjeti i tij i transportit dhe sendet qė ai transporton nuk pėrbėjnė rrezik pėr rendin dhe sigurinė publike, shėndetin publik apo marrėdhėniet ndėrkombėtare me shtetet e tjera, duke u kėshilluar me evidencat dhe sistemin e tė dhėnave.

Neni 26
Kontrolli i sendeve dhe i mjeteve tė udhėtimit

1. Kontrolli i sendeve pėrfshin kontrollin e sendeve personale tė personit qė kalon kufirin.
2. Punonjėsi i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, nė rast dyshimi pėr posedimin e sendeve apo tė materialeve tė ndaluara ose pėr shkak tė vėrtetimit tė identitetit, i kėrkon personit tė paraqesė sendet qė ka me vete.
3. Kontrolli i mjeteve tė udhėtimit pėrfshin shikimin e brendshėm dhe tė jashtėm dhe hetimin e mjetit tė udhėtimit, si dhe verifikimin nė evidencat pėrkatėse.
Kur ka dyshime tė bazuara se personi nė fjalė ka fshehur nė mjetin e udhėtimit persona, lėndė, materiale tė ndaluara ose sende, tė cilat pengojnė verifikimin e identitetit tė tij ose tė identitetit tė udhėtarėve tė tjerė, punonjėsi i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, nė bazė tė kompetencave qė i njeh ky ligj, bėn kontroll mė tė hollėsishėm tė mjetit dhe tė personave.
4. Punonjėsi i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit dorėzon pranė organeve doganore ose organeve tė tjera kompetente, qė veprojnė nė kufi, mjetet e udhėtimit ose sendet e gjetura gjatė procedurės sė kontrollit dhe kėrkimit, tė cilat nuk pėrbėjnė objekt pėr tė, sipas procedurave tė caktuara.

Neni 27
Kontrollet nė qarkullimin rrugor

1. Punonjėsit e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, gjatė kalimit tė kufirit nė zonėn e kontrollit kryejnė kontroll ndaj personave, pa i nxjerrė nga automjeti.
2. Nė rrethana tė veēanta, personave mund t'u kėrkohet tė zbresin nga automjeti.
3. Nė ēdo rast, i jepet pėrparėsi kontrollit tė personave tė sėmurė, invalidėve apo grave shtatzėna.
4. Nė rast trafiku tė rėnduar, i jepet pėrparėsi kontrollit tė pasagjerėve nė autobusėt e linjave tė rregullta.

Neni 28
Kontrollet nė qarkullimin hekurudhor

1. Kontrollet nė qarkullimin hekurudhor kryhen pėr pasagjerėt dhe pėr stafin e trenave qė kalojnė kufirin, pėrfshirė trenat e mallrave dhe ato bosh, nė platformėn e stacionit hekurudhor, pėrpara nisjes dhe pas mbėrritjes sė trenit, si dhe nga platforma deri nė vijėn e kufirit.
Makinistit tė trenit, nė qarkullimin ndėrkombėtar, nuk i lejohet ta ndalė trenin nė njė zonė tė shinave, ndėrmjet kufirit dhe pikės sė kalimit kufitar, pėrveē rasteve kur kjo bėhet e nevojshme, pėr shkak tė rregullimit tė qarkullimit hekurudhor ose nė rast tė ndonjė force madhore.
Nė rast tė qėndrimit nė kėtė zonė, makinisti njofton menjėherė rajonin mė tė afėrt tė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit, si dhe merr masa emergjente pėr tė penguar largimin e udhėtarėve nga treni.
2. Kontrolli pėr udhėtarėt nė trena mund tė shtrihet nga stacioni i fundit hekurudhor nė dalje deri nė stacionin e parė nė hyrje, nė shtetin fqinj, nė pėrputhje me marrėveshjet ndėrkombėtare.

Neni 29
Kontrollet e mjeteve tė lundrimit

1. Kontrollet e anijeve kryhen nė portin e nisjes dhe tė mbėrritjes, nė bord tė anijes apo nė zonėn e caktuar pėr kėtė qėllim, tė ndodhur pranė anijes. Me marrėveshje, kontrollet mund tė kryhen edhe gjatė kalimit tė kufirit nė territorin e njė vendi tjetėr, tė nisjes apo tė mbėrritjes.
2. Anija shqiptare ose e huaj i nėnshtrohet kontrollit tė kalimit tė kufirit dhe kapiteni, ose nė mungesė tė tij, individi ose shoqėria qė pėrfaqėson pronarin e anijes nė tė gjitha ēėshtjet, pėrgatit njė listė, nė dy kopje, me emrat e ekuipazhit dhe tė pasagjerėve, tė cilėn, nė ēastin e mbėrritjes nė port, ėshtė i detyruar ta dorėzojė nė rajonin e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit. Nėse, pėr arsye tė forcės madhore, lista nuk mund tė dėrgohet nė rajon, njė kopje i dėrgohet postės sė kufirit ose autoritetit tė anijes, tė cilat do ia paraqesin pa vonesė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit.
3. Kapiteni i anijes shqiptare ose tė huaj, nė zonėn e kontrollit tė kalimit tė kufirit, njofton Policinė Kufitare dhe tė Migracionit pėr praninė nė bord tė individėve pa dokumentet e caktuara pėr kal im kufiri, ose tė personit pa biletė e qė ka hipur nė bord pa leje.
4. Ekuipazhi dhe udhėtarėt e anijes shqiptare ose tė huaj lejohen tė zbresin nė tokė vetėm pas pėrfundimit tė procedurave tė kontrollit tė kalimit tė kufirit.
5. Kapitenit tė anijes i ndalohet tė marrė ose tė zbresė nė ujėrat e brendshme dhe territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė persona, tė cilėt nuk i janė nėnshtruar kontrollit nė pikėn e kalimit kufitar, me pėrjashtim tė rasteve kur kėrkohet ndihmė, pėr shkak tė forcave madhore.
6. Kapiteni i anijes njofton menjėherė Policinė Kufitare dhe tė Migracionit, nėpėrmjet kapitenerisė sė portit, kur, pėr shkaqe tė ndryshme, anija ankorohet jashtė zonės sė kontrollit tė kalimit tė kufirit. Kapiteni i mjetit lundrues nuk lejohet tė bregėzojė, tė marrė ose tė zbresė persona, me ose pa dokumentet pėrkatėse, jashtė zonės sė kontrollit kufitar ose atyre tė lejuara nga Policia Kufitare dhe e Migracionit pėr bregėzim.
7. Marinarėt e huaj, qė ndodhen nė bordin e anijeve qė mbajnė flamur tė huaj, mund tė zbresin nė port ose tė bėjnė vizita nė qytet apo nė zonat nė afėrsi tė tij, me kėrkesėn e kapitenit tė anijes dhe me leje individuale, tė lėshuar nė pikėn e kalimit kufitar, sipas vlefshmėrisė territoriale, ku pėrcaktohet edhe kohėzgjatja e lejes.
8. Nė rast se ka dyshime se janė kryer vepra penale, qė cenojnė rendin dhe sigurinė publike, apo qė kanė tė bėjnė me imigracionin e paligjshėm, Policia Kufitare dhe e Migracionit kontrollon anijen brenda ujėrave tė brendshme dhe territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, qė shtrihen pėrgjatė kufirit.
9. Mjetet lundruese tė huaja ushtrojnė veprimtari turistike, sportive, studimore, kėrkimore-shkencore dhe veprimtari tė tjera tė ngjashme nė ujėrat e brendshme dhe territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, pasi i janė nėnshtruar mė parė kontrollit tė kalimit tė kufirit.
10. Leja pėr ushtrimin e veprimtarisė, e pėrmendur nė pikėn 9 tė kėtij neni, jepet nga titullari i institucionit shtetėror qendror pėrkatės, ndėrsa lejimi i lundrimit bėhet me dijeninė dhe nėn kontrollin e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit.
11. Anijet e peshkimit profesional dhe ato pėr lundrim argėtues paraqesin pranė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit kėrkesėn me shkrim pėr lundrim, ku pėrcaktohen ekuipazhi, rajoni i lundrimit dhe koha e qėndrimit. Pėr kėtė kategori, Policia Kufitare dhe e Migracionit kryen kontrolle, nė kuadėr tė analizės sė riskut tė imigrimit tė paligjshėm, kur ka tė dhėna ose dyshime tė bazuara.
12. Policia Kufitare dhe e Migracionit, jo mė vonė se 24 orė para fillimit tė gjuetisė apo peshkimit, njoftohet me shkrim pėr kryerjen e peshkimit, individual ose nė grup, nė njė thellėsi deri nė 300 metra pranė vijės sė kufirit.
13. Nė rastet e veprimtarive sportive ndėrkombėtare lejohet kalimi transit i mjeteve lundruese, pasi ėshtė vėnė mė parė nė dijeni Policia Kufitare dhe e Migracionit pėr kohėn, numrin e mjeteve dhe itinerarin e lėvizjes.

Neni 30
Kontrollet e personave nė bord nė tragete

Kontrollet e personave nė bord nė tragete kryhen:
pėr pasagjerėt kėmbėsorė dhe ata nė autobusė, individualisht;
pėr pasagjerėt, pa i zbritur nga automjeti;
pėr drejtuesit e automjeteve tė tonazhit tė rėndė dhe pėr shoqėruesit, nė automjet.
Policia Kufitare dhe e Migracionit merr masa qė tė ketė disa porta kalimi, nė mėnyrė qė tė kryhen shpejt kontrolle.
Pėr tė zbuluar imigrantėt e paligjshėm, kontrollet bėhen nė mjetet e transportit dhe nė ngarkesat e mallrat e ngarkuara nė mjetet e transportit.
Anėtarėt e ekuipazhit tė tragetit kontrollohen, nė tė njėjtėn mėnyrė, si anėtarėt e ekuipazhit tė anijeve tregtare.

Neni 31
Kontrollet nė qarkullimin ajror civil

1. Kontrollet nė qarkullimin ajror civil kryhen:
a) nė zonėn e pėrcaktuar posaēėrisht pėr kėtė punė.
b) nė avion, pėrjashtimisht, nė kuadėr tė analizės sė riskut pėr sigurinė e brendshme dhe emigrimin e paligjshėm.
2. Operatori i aeroportit merr masat e duhura pėr tė parandaluar hyrjen dhe daljen e personave tė paautorizuar nė/nga zonat e rezervuara ose nė/nga zona transit.
3. Nė zonėn transit nuk kryhen kontrolle, me pėrjashtim tė rastit kur ka tė dhėna, nė kuadėr tė analizės sė riskut, pėr cenim tė sigurisė sė brendshme dhe imigrimin e paligjshėm.
4. Nė zonėn transit kryhet kontroll ndaj personave, tė cilėve u nevojitet njė vizė transiti pėr nė aeroport, pėr tė lejuar kalimin nė transit.
5. Kur njė avion, qė fluturon nga njė shtet tjetėr, ulet nė njė zonė, qė nuk ėshtė pikė kalimi kufitar, pėr shkak tė forcės madhore, tė njė rreziku tė mundshėm, me udhėzim tė autoriteteve apo pa marrė leje, mund tė vazhdojė fluturimin, vetėm pasi tė jetė kontrolluar, sipas procedurave normale dhe pasi t'i jetė dhėnė autorizim nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, si dhe nga dogana.
6. Policia Kufitare dhe e Migracionit kryen kontroll kufitar, sipas procedurave normale, tė pėrmendura nė kėtė nen, edhe ndaj avionėve privatė, helikopterėve dhe avionėve pa motor. Operatori i aerodromit, ku nuk ka pikė kalimi kufita r, njofton menjėherė Policinė Kufitare dhe tė Migracionit, nėse njė avion i kėsaj kategorie ulet nė aerodrom.
7. Nė rastet e fluturimeve private, tė brendshme, pėrpara nisjes, kapiteni i komunikon Policisė Kufitare dhe tė Migracionit njė deklaratė tė pėrgjithshme, ku paraqiten informacioni pėr identitetet e pasagjerėve dhe plani i fluturimit.

Neni 32
Lehtėsimet nė kontrollin kufitar

Procedurat e kontrolleve kufitare mund tė lehtėsohen pėr shkak tė rrethanave tė jashtėzakonshme dhe tė papritura. Tė tilla vlerėsohen ngjarjet e paparashikueshme, qė bėhen shkak pėr njė qarkullim tė ngjeshur, sa koha e pritjes nė njė pikė kalimi kufitar bėhet e tepėrt dhe gjatė tė cilave shfrytėzohen tė gjitha burimet (personeli, pajisjet, ndėrtesat dhe organizimi).
Kontrolli kufitar pėr lėvizjet nė pikat hyrėse ka pėrparėsi mbi kontrollin kufitar pėr lėvizjet nė pikat dalėse.
Vendimi pėr tė lehtėsuar kontrollet merret nga autoriteti qendror i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit.
Procedurat lehtėsuese gjatė kontrollit kufitar bėhen tė pėrkohshme, me procedura tė pėrshpejtuara, me intervale, nė pėrshtatje me rrethanat qė i justifikojnė dhe fillojnė gradualisht. Pėr kėtė, ndėrtohen korridore tė veēanta pėrpunimi dhe informacioni, nėpėrmjet vendosjes sė tabelave e tė sinjalizimeve.
Gjatė njė situate tė tillė bėhet vetėm vulosja e dokumentit tė udhėtimit, pa u regjistruar.

Neni 33
Kontrollet nė kategori tė caktuara personash

Bėjnė pėrjashtim nga kontrolli kufitar kryetarėt e shteteve, kryetarėt e parlamenteve, kryetarėt e qeverive, si dhe homologėt e tyre e anėtarėt e delegacioneve tė tyre, mbėrritja dhe largimi i tė cilėve ėshtė lajmėruar zyrtarisht, nėpėrmjet kanaleve diplomatike.
Bėjnė pėrjashtim nga kontrolli kufitar mbajtėsit e licencės sė pilotit ose tė certifikatės sė ekuipazhit, nėse:
hipin dhe ngjiten nė aeroportin e ndalesės ose nė aeroportin e mbėrritjes, qė ndodhet nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė;
hyjnė nė territorin e aeroportit tė ndalesės ose tė aeroportit tė mbėrritjes;
shkojnė, me ēfarėdolloj mjeti transporti, nė aeroportin nė territorin e vendit tonė, nė mėnyrė qė tė hipin nė njė avion, qė niset nga ky aeroport.
Anėtarėt e ekuipazhit tė avionit fluturues i nėnshtrohen, me pėrparėsi, kontrollit kufitar, nė vende tė pėrcaktuara ose para pasagjerėve.
Anėtarėt e ekuipazhit tė avionit fluturues, tė njohur nga personeli i pikės sė kalimit kufitar, mund t'i nėnshtrohen kontrolleve tė rastėsishme.

Neni 34
Kontrolli i pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik

Mbajtėsit e pasaportave zyrtare, diplomatike ose tė shėrbimit, tė lėshuara nga qeveritė e tyre ose nga organizatat e njohura ndėrkombėtare, qė udhėtojnė pėr pėrmbushjen e detyrave tė ngarkuara, kanė pėrparėsi dhe gėzojnė favorizime e lehtėsi gjatė kontrollit kufitar.
Personit, qė mban dokumentet e pėrcaktuara nė pikėn 1 tė kėtij neni, nuk i kėrkohet tė provojė se ka mjete tė mjaftueshme financiare pėr jetesė.
Policia Kufitare dhe e Migracionit i kėrkon personit, qė pretendon se gėzon privilegje, imunitete dhe pėrjashtime, tė paraqesė prova pėr statusin e tij, si p.sh pasaportėn diplomatike ose tė shėrbimit, apo dokumente tė tjera, qė provojnė kėtė status.
Lejohen tė kalojnė nė pikat e kalimit kufitar anėtarėt e akredituar tė misioneve diplomatike dhe tė pėrfaqėsive konsullore, si dhe familjarėt e tyre, tė pajisur me kartė speciale, tė lėshuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme.
Nė rast dyshimesh tė mundshme ose paralajmėrimesh nga sistemi kombėtar i informacionit, Policia Kufitare dhe e Migracionit njofton instancat eprore dhe merr miratim, pėrpara se tė refuzojė hyrjen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

Neni 35
Punėtorėt ndėrkufitarė

Punėtorėt ndėrkufitarė, gjatė kalimeve tė shpeshta nė tė njėjtėn pikė kalimi kufitar, nė pėrmbushje tė detyrės, u nėnshtrohen kontrolleve tė plota, gjatė tė cilave paraqesin vetėm dokumentin qė i autorizon tė kalojnė kufirin.
Pėrjashtimisht, kur ka paralajmėrime nga sistemi kombėtar i informacionit, ata ndalohen tė hyjnė nė pikėn e kalimit kufitar.

Neni 36
Tė miturit

Tė miturit i nėnshtrohen, si tė rriturit, kontrollit tė plotė tė dokumenteve. Kontrolli nga punonjėsi i Policisė Kufitare dhe i Migracionit bėhet nė njė zonė tė caktuar, posaēėrisht pėr kontrollin e tė miturve, tė shoqėruar apo tė pashoqėruar.
Nė rast se nga kontrolli i dokumenteve tė tė miturit, tė shoqėruar nga njė person madhor, punonjėsi i Policisė Kufitare dhe i Migracionit krijon bindjen se i mituri po i largohet kujdesit prindėror apo tė kujdestarit tė vet ligjor, atėherė bėn hetime tė menjėhershme pėr vlefshmėrinė e informacionit tė paraqitur.
Kontrollit tė plotė tė dokumentacionit u nėnshtrohen edhe tė miturit, qė udhėtojnė tė pashoqėruar, nė mėnyrė qė tė mos largohen pa dėshirėn e prindėrve apo tė kujdestarit.

Neni 37
Vendosja e vulave nė dokumentet e udhėtimit

Dokumentet e udhėtimit tė shtetasve vulosen sistematikisht nė hyrje dhe nė dalje, nė kufi. Nė veēanti, vula e hyrjes dhe e daljes vendoset nė:
dokumentet me vizė tė vlefshme, qė u mundėsojnė shtetasve kalimin e kufirit;
dokumentet, qė u mundėsojnė shtetasve kalimin e kufirit, pasi marrin vizė nė kufi;
dokumentet, qė u mundėsojnė shtetasve, tė cilėve nuk u duhet vizė pėr tė kaluar kufirin.
Vula do tė vihet nė cep tė vizės, pa cenuar leximin e informacionit apo elementet e sigurisė sė vizės, nė faqen pėrballė saj ose nė faqen pasardhėse. Ndalohet vendosja e vulės nė faqen e fundit (ku janė udhėzimet pėr pėrdoruesin e pasaportės), nė kopertinėn e pasaportės (faqja e brendshme) dhe nė pjesėn e lexueshme nga makineria (lexuesi i pasaportave).

Neni 38
Pėrjashtim nga vendosja e vulave

Nuk vihen vulat e hyrjes dhe tė daljes:
nė dokumentet e udhėtimit tė kryetarėve tė shteteve dhe tė personaliteteve, mbėrritja e tė cilėve lajmėrohet zyrtarisht mė parė, nėpėrmjet kanaleve diplomatike;
nė licencat e pilotėve ose certifikatat e ekuipazhit tė avionit;
nė dokumentet e udhėtimit tė detarėve, tė pranishėm brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, vetėm kur anijet e tyre ankorohen dhe nė zonėn e portit ku ankorohen;
ē) nė dokumentin kufitar ose lejen e posaēme, tė dhėnė shtetasve nga Policia Kufitare dhe e Migracionit pėr qarkullim vendor;
d) nė kartėn e identitetit tė shtetasve tė shteteve qė, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, u lejohet hyrja nė Republikėn e Shqipėrisė.
Shtetasit shqiptar, qė kalon disa herė brenda ditės nė pikėn e kalimit kufitar (aty ku ėshtė instaluar sistemi TIMS), i vihet vulė vetėm njė herė, nė dalje-hyrje.

Neni 39
Qarkullimi vendor ndėrkufitar

Qarkullimi vendor ndėrkufitar rregullohet me marrėveshje dypalėshe ndėrmjet shteteve fqinje, si njė kalim i rregullt i kufirit tokėsor, nga banorėt e ligjshėm tė zonės nė afėrsi tė kufirit. Kėtyre personave u krijohen lehtėsi gjatė kalimeve tė shpeshta. Kėshtu, atyre:
u lejohet kalimi kur paraqesin dokumentin kufitar ose lejen e posaēme, tė dhėnė nga Policia Kufitare dhe e Migracionit;
nėse ėshtė e nevojshme, mund t'u kėrkohet dokumentacioni, qė vėrteton qėndrimin nė zonėn nė afėrsi tė kufirit, ose qė shpjegon arsyet pėr kalimin e shpeshtė tė kufirit;
u lejohet tė kalojnė kufirin jashtė vendndodhjes sė pikės sė kalimit kufitar, madje edhe jashtė orareve tė caktuara.
Kėta persona kalojnė kufirin nė pikėn e kalimit kufitar, nė njė korsi tė veēantė, tė krijuar posaēėrisht pėr ta.

Neni 40
Hyrja e anėtarit tė shėrbimeve tė huaja tė sigurisė

Anėtarit tė shėrbimeve tė huaja tė sigurisė i miratohet hyrja nė Republikėn e Shqipėrisė kur:
a) ėshtė i veshur me uniformė;
b) ėshtė i pajisur me armė, me tytė tė shkurtėr;
c) automjeti ka targat ose shenjat njohėse tė vendit tė tij.
Aparati qendror i Policisė Kufitare dhe tė Migracionit miraton lejen pėr hyrjen e anėtarit tė shėrbimeve tė huaja tė sigurisė dhe pėr kalim transit, me kusht qė kėto lėvizje tė mos jenė nė kundėrshtim me legjislacionin e Republikės sė Shqipėrisė. Nė aktin e miratimit pėrcaktohen kushtet e veēanta pėr hyrje.
Lejohet tė hyjė nė Republikėn e Shqipėrisė, edhe pa miratim tė veēantė, anėtari i shėrbimeve tė huaja tė sigurisė, i pėrcaktuar nė pikėn 1 tė kėtij neni, qė ėshtė anėtar i delegacioneve zyrtare ose i delegacioneve tė punės, i veshur me uniformė dhe i pajisur me armatim personal, nėse ėshtė pjesė pėrbėrėse e uniformės, pas njoftimit, paraprakisht me shkrim nga Ministria e Punėve tė Jashtme.

KREU VI
BASHKĖPUNIMI

Neni 41
Bashkėpunimi kombėtar me agjencitė qė veprojnė nė kufi

Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkėpunon me institucionet shtetėrore, organet e qeverisjes qendrore dhe vendore nė territorin ku ajo ėshtė vendosur, subjektet e tjera fizike e juridike, si dhe me agjenci tė huaja, qė veprojnė nė vendin tonė e qė kanė detyrime ligjore pėr kufirin.
Format e bashkėpunimit me secilėn prej tyre, tė pėrmendura nė pikėn 1 tė kėtij neni, parashikohen me akte normative.

Neni 42
Bashkėpunimi ndėrkufitar dhe format e tij

1. Bashkėpunimi ndėrkufitar pėrfshin veprimtarinė e shėrbimeve tė huaja policore nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, ose tė shėrbimeve policore shqiptare nė territorin e huaj, bashkėpunimin e shėrbimeve tė sigurisė dhe shkėmbimin e oficerėve tė kontaktit.
2. Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkėpunon me policitė homologe tė shteteve fqinje, duke realizuar:
analizėn e pėrbashkėt tė riskut;
shkėmbimin e informacionit (nė nivel vendor dhe qendror);
ngritjen e qendrave tė pėrbashkėta tė shkėmbimit tė informacionit dhe tė analizės sė riskut;
ē) shkėmbimin e oficerėve tė kontaktit;
d) kontrolle dhe patrullime tė pėrbashkėta (krijimi i patrullave tė pėrbashkėta);
dh) trajnime tė pėrbashkėta tė personelit;
e) takime periodike (nė nivel qendror e vendor);
ė) ngritjen e pikave tė pėrbashkėta tė kontrollit tė kufirit;
f) pėrdorimin e pėrbashkėt tė pajisjeve dhe tė mjeteve tė ndėrlidhjes.

Neni 43
Analiza e pėrbashkėt e rrezikut

Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė zbatim tė kėtij ligji, bėn analizėn e situatės dhe tė shkal lės sė kriminalitetit, qė ndodh nė kufi dhe nė brendėsi tė territorit, qė ka tė bėjė me kufirin.
Nė kėtė kuadėr, Policia Kufitare dhe e Migracionit bashkėpunon me autoritetet homologe fqinje, duke shkėmbyer informacion pėr situatėn dhe shkallėn e kriminalitetit, si dhe bėn analiza tė pėrbashkėta.

Neni 44
Patrulla tė pėrbashkėta pėrgjatė kufirit

Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė bashkėpunim me organet homologe tė shtetit fqinj, organizon patrulla tė pėrbashkėta pėrgjatė kufirit tė pėrbashkėt, sipas marrėveshjeve pėr shmangien e rreziqeve, pėr sigurinė publike dhe pėr tė luftuar veprimtaritė e paligjshme ndėrkufitare.
Gjatė patrullimit tė pėrbashkėt, punonjėsit e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit zbatojnė legjislacionin kombėtar, nė territorin e palės ku veprojnė.
Gjatė patrullimeve ose operacioneve tė pėrbashkėta, punonjėsit e policisė sė secilit shtet mbajnė uniformat e veta dhe pajisjet pėrkatėse, sipas marrėveshjes me vendin fqinj.
Pėrdorimi i armėve tė shėrbimit lejohet vetėm nė rastin e vetėmbrojtjes.

Neni 45
Oficerėt e kontaktit

Me marrėveshje dypalėshe, Qeveria Shqiptare mund tė vendosė dhe tė lejojė atashimin e oficerėve tė kontaktit, pėr rritjen dhe pėrshpejtimin e bashkėpunimit, nė formėn:
e shkėmbimit tė informacionit;
e ekzekutimit tė kėrkesave pėr asistencė tė ndėrsjellė policore nė ēėshtjet penale;
e detyrave tė kryera nga autoritetet pėrgjegjėse pėr menaxhimin e kufirit.
Veprimtaria e oficerėve tė kontaktit konsiston nė dhėnie kėshillash dhe asistence, pa tė drejtėn e ndėrmarrjes sė veprimeve policore, tė pavarura, nė dhėnie informacionesh dhe kryerje detyrash, nė pėrputhje me udhėzimet, qė u janė dhėnė nga autoritetet qendrore tė policisė dhe nga shteti ku janė atashuar.

Neni 46
Masat teknike nė bashkėpunimin ndėrkufitar

Me marrėveshje dypalėshe dhe duke marrė parasysh rrethanat vendore e mundėsitė teknike, policitė ndėrkufitare instalojnė linja telefoni, radioje dhe teleksi nė zona tė veēanta kufitare, si dhe lidhje tė drejtpėrdrejta, pėr tė lehtėsuar bashkėpunimin policor, nė mėnyrė tė veēantė, pėr transmetimin nė kohė tė informacionit, duke bėrė:
shkėmbimin e pajisjeve ose dislokimin e oficerėve tė kontaktit, tė pajisur me radio tė pėrshtatshme;
zgjerimin e brezave tė frekuencave, qė pėrdoren nė zonat kufitare;
vendosjen e lidhjeve tė pėrbashkėta pėr shėrbimet e policisė, qė veprojnė nė kėto zona;
ē) bashkėrendimin e programeve pėr prokurimin e pajisjeve tė ndėrlidhjes, pėr instalimin e sistemeve standarde dhe tė ngjashme tė ndėrlidhjes.

KREU VII
GRUMBULLIMI I TĖ DHĖNAVE PERSONALE DHE EVIDENCAT

Neni 47
Grumbullimi, pėrpunimi dhe pėrdorimi i tė dhėnave

Policia Kufitare dhe e Migracionit grumbullon, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, tė dhėnat personale nga personat, ndaj tė cilėve bėhet kontrolli kufitar, qė ruhen dhe pėrpunohen nė evidenca, me ndihmėn e mjeteve teknike, nė pėrputhje me kėtė ligj. Ato pėrdorin tė dhėna personale dhe tė dhėna tė tjera nga evidencat, tė cilat i administron vetė, nė bazė tė akteve tė tjera ligjore dhe nėnligjore.

Neni 48
Pajisjet dhe veprimet qė bėhen pėr grumbullimin e tė dhėnave

Policia Kufitare dhe e Migracionit bėn menaxhimin e kufirit pėr hetimin, verifikimin e identitetit dhe kapjen e autorėve tė veprave penale. Pėr kėtė, Policia Kufitare dhe e Migracionit bėn fotografi, vėzhgime video-fotografike, si dhe pėrdor pajisje tė tjera ndihmėse, automatike.
Kur pajisjet e pėrmendura nė pikėn 1 tė kėtij neni vendosen nė zonėn e kontrollit tė pikave tė kalimit kufitar, ato duhet tė jenė tė dukshme dhe pėr vendosjen e tyre duhen lajmėruar personat qė gjenden nė atė zonė.
Tė dhėnat e regjistruara gjatė veprimeve tė pėrmendura nė pikat 1 e 2 tė kėtij neni asgjėsohen brenda 1 viti, nėse janė bėrė tė panevojshme pėr kapjen e autorėve tė veprave penale.

Neni 49
Evidencat

Policia Kufitare dhe e Migracionit, pėr tė realizuar me efektivitet menaxhimin e kufirit, mban evidenca:
pėr personat, sendet dhe mjetet, tė cilat i nėnshtrohen kontrollit kufitar;
pėr personat, ndaj tė cilėve ėshtė kryer procedura e verifikimit tė identitetit;
pėr personat, tė cilėve u ėshtė lėshuar dokumenti kufitar;
ē) pėr dhėnien e miratimit tė qėndrimit, pėr anėtarėt e ekuipazhit tė anijeve tė huaja nė vendin ku gjendet pika e kalimit kufitar, pėr qarkullim ndėrkombėtar;
d) pėr miratimin e hyrjeve tė anėtarėve tė shėrbimeve tė sigurisė me uniformė, armatim dhe automjet zyrtar nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė;
dh) pėr personat, tė cilėve u ėshtė lėshuar kartė identiteti (badges) pėr lėvizje nė zonėn e kontrollit tė pikės sė kalimit kufitar;
e) pėr personat, qė kanė cenuar kufirin shtetėror;
ė) pėr personat fizikė, qė kanė lajmėruar se do tė shkojnė pėr gjah ose peshkim nė zonėn pėrgjatė vijės sė kufirit.

Neni 50
Tė dhėnat personale

Nė zbatim tė kėtij ligji dhe nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar, Policia Kufitare dhe e Migracionit trajton tė dhėnat personale, tė mbledhura nė mėnyrė manuale ose elektronike, n ė evidencat e pėrmendura nė nenin 49 tė kėtij ligji.
Nė evidencat e parashikuara nė nenin 49 tė kėtij ligji, grumbullohen tė dhėna personale, si gjeneralitetet, numri i amzės, vendbanimi, shtetėsia, dokumenti i udhėtimit, shenjat e gishtave dhe tė pėllėmbės, dokumenti kufitar etj., sipas pėrcaktimeve tė bėra nė aktet nėnligjore pėr tė dhėnat personale.

Nė aktin nėnligjor pėr evidencat e tė dhėnave personale pėrcaktohen mėnyrat e grumbullimit dhe tė pėrdorimit, si dhe afatet e ruajtjes sė tė dhėnave tė secilės evidencė.

KREU VIII
MASAT NDĖSHKIMORE

Neni 51
Sanksionet

Shkelja e dispozitave tė kėtij ligji, kur nuk pėrbėn vepėr penale, pėrbėn kundėrvajtje administrative dhe dėnohet nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, nė pėrputhje me ligjin nr.7697, datė 7.4.1993 "Pėr kundėrvajtjet administrative", si mė poshtė:
1. Me gjobė, nė masėn nga 50 000 -100 000 lekė, personat qė:
kalojnė ose tentojnė tė kalojnė kufirin shtetėror jashtė pikės sė kalimit kufitar, jashtė kohės sė punės nė kėtė pikė ose nė kundėrshtim me destinacionin e kėsaj pike;
i shmangen kontrollit kufitar ose largohen nga zona e pikės sė kalimit kufitar, para se tė kryhet kontrolli kufitar ose, nė ndonjė mėnyrė tjetėr, pėrpiqen t'i shmangen kėtij kontrolli.
Me gjobė nga 10 000 - 50 000 lekė personat fizikė ose juridikė:
a) qė pengojnė ose nuk lejojnė kalim tė lirė ose, nė ndonjė mėnyrė tjetėr, pengojnė kryerjen e punėve pėr vėzhgimin e kufirit shtetėror;
b) qė kalojnė kufirin pėr shkak tė forcės madhore, por nuk njoftojnė menjėherė Policinė Kufitare dhe tė Migracionit;
c) qė, pa miratimin e Ministrit tė Brendshėm, pėr harmonizimin e planit kryesor ideor me kushtet e veēanta, qė duhet tė pėrmbushė objekti, fillojnė ndėrtimin e objektit apo ndryshojnė atė ekzistues ose ndonjė pajisje, tė vendosur nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar;
ē) nėse operatori ose personi pėrgjegjės, qė nuk i dorėzon Policisė Kufitare dhe tė Migracionit tė dhėnat personale tė tė punėsuarve, para se tė fillojė punė nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar;
d) nėse komandanti i anijes sė mallrave ose tė udhėtarėve qė, gjatė qarkullimit ndėrkombėtar nė ujėrat territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, lundron nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr, tė lundrueshme dhe nuk ankoron nė portin ku gjendet pika e kalimit kufitar;
dh) nėse komandanti i anijes sė udhėtarėve, i cili, brenda 24 orėve para fillimit tė kontrollit kufitar, nuk i dorėzon Policisė Kufitare dhe tė Migracionit listėn e anėtarėve tė ekuipazhit dhe tė udhėtarėve nė anije;
e) nėse komandanti i mjetit lundrues, i cili, duke ardhur nga jashtė apo duke u larguar pėr jashtė, nuk i dorėzon Policisė Kufitare dhe tė Migracionit listėn e anėtarėve tė ekuipazhit dhe tė udhėtarėve nė mjet, ose nuk paraqet dokumentet e tyre tė udhėtimit;
ė) nėse komandanti, udhėheqėsi ose pronari i mjetit tė lundrimit nuk pėrmbush detyrimet pas hyrjes nė port;
f) nėse shtetasi i huaj, tė cilit i ėshtė dhėnė leje pėr tė dalė nga porti, shkel kriteret e pėrcaktuara nė leje;
g) nėse makinisti i trenit, gjatė hyrjes nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėrveē rasteve kur ėshtė e nevojshme pėr rregullimin e qarkullimit hekurudhor ose pėr shkak tė ndonjė force madhore, ndalon trenin ndėrmjet kufirit shtetėror dhe pikės sė kalimit kufitar;
gj) vendosin tabela me mbishkrime tė tjera, tė cilat zvogėlojnė pamjen e tabelės dhe tė sinjalizimeve tė tjera, qė paralajmėrojnė vijėn e kufirit;
h) kryejnė lundrim, gjah, peshkim, fluturojnė me avion tė vogėl dhe me pajisje tė tjera fluturuese; lėvizin, qėndrojnė ose banojnė nė afėrsi tė vijės sė kufirit, nėse kjo ėshtė e ndaluar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave;
i) shkojnė pėr gjueti ose peshkim, individualisht ose nė grup, nė njė thellėsi deri nė 300 metra nga vija e kufirit, pa lajmėruar me shkrim Policinė Kufitare dhe tė Migracionit para 24 orėve.
Me gjobė nga 500 - 10 000 lekė personi fizik ose juridik:
a) qė ka lėvizur ose ka qėndruar nė mėnyrė tė pėrsėritur nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar, pa synuar kalimin e kufirit shtetėror, pa iu nėnshtruar kontrollit kufitar ose pa arsye tė tjera tė justifikueshme, duke mos iu bindur Policisė Kufitare dhe tė Migracionit;
b) qė nuk mban kartėn e identitetit, me tė dhėnat e shėnuara nė tė, nė ndonjė vend tė dukshėm, gjatė lėvizjes apo qėndrimit nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar;
c) nėse operatori nuk pėrpunon kartėn e identitetit tė tė punėsuarve, para se tė fillojnė punėn nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar;
ē) nėse komandanti i jahtit ose i varkės, pėr turizėm ose sport, qė lundron nė rrugė detare, nė ujėrat e brendshme dhe territoriale (detare, lumore e liqenore) tė Republikės sė Shqipėrisė, nuk ndjek rrugėn mė tė shkurtėr pėr te porti mė i afėrt, i hapur pėr qarkullim ndėrkombėtar, nuk pėrmbush detyrimet qė rrjedhin nga ky ligj, pėr t'iu nėnshtruar kontrollit kufitar nė zonėn e pikės sė kalimit kufitar dhe nuk vepron sipas urdhrave e paralajmėrimeve tė punonjėsve tė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit;
d) nėse komandanti i mje tit lundrues, qė nė rast tė ndonjė force madhore, nė qarkullimin ndėrkombėtar, ankoron mjetin e tij lundrues jashtė pikės sė kalimit kufitar detar, pa miratimin pėrkatės;
dh) nėse komandanti ose udhėheqėsi i udhėtimit, nė rast tė shpėtimit tė jetės sė njerėzve, imbarkon ose zbarkon persona jashtė pikės sė kalimit kufitar dhe nuk informon menjėherė rajonin mė tė afėrt tė Policisė Kufitare dhe tė Migracionit;
e) nėse makinisti i trenit nuk ka marrė masat e nevojshme pėr moslejimin e daljes sė udhėtarėve gjatė ndalimit, ose nuk ka lajmėruar policinė pėr ndalimin;
ė) nėse gjatė kontrollit kufitar nuk paraqet dokumentin e udhėtimit, tė destinuar pėr kalim tė kufirit dhe kundėrshton punonjėsin e Policisė Kufitare dhe tė Migracionit nė kryerjen e detyrės;
f) qė nuk sqaron tė gjitha rrethanat lidhur me kalimin e kufirit ose nuk vepron sipas lajmėrimeve e urdhrave tė nėpunėsve pėrkatės, tė cilėt kryejnė kontrollin kufitar;
g) nėse mbjell lloje drurėsh dhe shkurresh pėrgjatė vijės sė kufirit, kur kjo ėshtė e ndaluar me vendim tė ministrit pėrkatės.

Neni 52
Ekzekutimi i masave ndėshkimore

Ankimi dhe ekzekutimi i masave ndėshkimore bėhen nė pėrputhje me ligjin nr. 7697, datė 7.4.1993 "Pėr kundėrvajtjet administrative", tė ndryshuar.
Nė zbatim tė kėtij kreu nxirren akte nėnligjore, pėr tė pėrcaktuar raste tė tjera, qė nuk janė parashikuar nė nenet mė sipėr.
Shtetasit e huaj mund ta paguajnė gjobėn edhe nė valutė, sipas kursit ditor tė kėmbimit.

KREU IX
DISPOZITA KALIMTARE

Neni 53
Shfuqizime

Ligjet nr.8771, datė 19.4.2001 "Pėr kufirin shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė", nr.8772, datė 19.4.2001 "Pėr ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetėror tė Republikės sė Shqipėrisė" dhe ēdo dispozitė tjetėr, qė bie nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.

Neni 54
Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5612, datė 11.2.2008 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007