|
Mbi hyrjen dhe qėndrimin nė Republikėn e Shqipėrisė tė mjeteve tė huaja turistike tė lundrimit
Tė gjitha mjetet turistike tė lundrimit (pėrfshi kėtu edhe jahtet) gjatė hyrjes dhe qėndrimin nė Portet Detare tė Republikės sė Shqipėrisė zbatojnė rregullat ndėrkombėtare tė lundrimit. Hyrja dhe qėndrimi i tyre ėshtė rregulluar me Vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.401, datė 31.07.1995 Pėr
rregullat e pranimit tė motoskafėve dhe mjeteve tė lehta tė turizmit nė Portet e Republikės sė Shqipėrisė
Sipas kėtij Vendimi, para hyrjes nė ujrat territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, ato duhet tė kontaktojnė dhe njoftojnė nėpėrmjet radios Kapitenerinė e Portit pėr ku janė drejtuar.
Nėse njė komunikim i tillė nuk ėshtė i mundur tė arrihet, menjėherė pas akostimit, kapiteni i mjetit lundrues duhet tė shkojė drejtpėrdrejt nė zyrėn e Kapitenerisė sė Portit.
Me mbėrritjen nė port, kapiteni (sė bashku me ekuipazhin dhe personat e tjerė te imbarkuar nė mjet) duhet tė presė nė bord vizitėn e autoriteteve portuale pėr tė kryer formalitetet qė kanė tė bėjnė me praktikėn e lirė.
Ėshtė i ndaluar imbarkimi i personave tė tjerė nė port pa lejen e autoriteteve portuale.
Gjithashtu sipas nenit 29 tė ligjit nr. 9861, datė 24.01.2008 Pėr kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetėror, pika 9 e tij Mjetet lundruese tė huaja ushtrojnė veprimtari turistike,
sportive, studimore, kėrkimore-shkencore dhe veprimtari tė tjera tė ngjashme nė ujėrat e brendshme dhe territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė pasi i janė nėnshtruar mė parė kontrollit tė kalimit tė kufirit.
Pėrpara nisjes pėr kthim kapiteni i mjetit lundrues duhet tė mbyllė tė gjitha formalitetet qė kanė tė bėjnė me praktikėn e lirė, duke u paisur me nje leje lundrimi nga Kapiteneria e Portit.
Nga kėto rregulla bėjnė pėrjashtim mjetet lundruese me tonazh nėn 20 NT, veprimtaria e tė cilave rregullohet sipas ligjit nr.8633, datė 18.09.2000 Mbi rregjistrimin, klasifikimin, mėnyrėn e pėrdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me tonazh nen 20 NT, neni 16 i tij.
|