|
Durrės, mė 17.02.2010
Njoftim pėr shtyp

Me datė 17.02.2010 u zhvillua ceremonia e varrimit tė punonjėsit tė Policisė tė rėnė nė krye tė detyrės Kastriot Aliaj.
Nė homazhet qė u zhvilluan me kėtė rast, nga ora 10.00-12.00 nė Pallatin e Kulturės tė qytetit tė Durrėsit, morėn pjesė Zv.Ministri i Brendshėm z.Avenir Peka, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit z.Hysni Burgaj, Prefekti i Qarkut Durrės z.Genci Alizoti, drejtues tė institucioneve vendore, efektiva tė Drejtorisė sė Policisė sė
Qarkut Durrės, punonjės tė institucioneve tė ndryshme, qytetarė tė Durrėsit, familjarė e tė afėrm tė tė rėnit.
Nė shenjė respekti tė pranishmit vendosėn kurora e buqeta me lule.
Nė fjalėn e mbajtur gjatė ceremonisė sė varrimit, Drejtori i Policisė Qarkut Durrės theksoi se Inspektor Kastriot Aliaj, shėrbeu pėr 28 vjet nė Policinė e Shtetit.
Ai kaloi vitet mė tė bukura tė jetės sė Tij duke shėrbyer nėn uniformėn e punonjėsit tė Policisė nė mbrojtje tė rendit publik, nė shėrbim tė komunitetit.
Ai ishte njė punonjės policie shembullor, i pėrkushtuar pas punės, me shpirt sakrifice dhe dashuri pėr profesionin, qė punoi pa u lodhur deri sa ēasti tragjik i 11 shkurtit e goditi, duke i shkaktuar plagė tė rėnda, qė do tė ndėrprisnin nė mes jetėn e ėndrrat e tij.
Sakrifica sublime e tė rėnėve tė policisė ėshtė treguesi mė i qartė i vlerave morale dhe profesionale tė punonjėsve tė Policisė sė Shtetit qė ēdo ditė, ēdo minutė, jetėn e mbrojnė me jetė. Akti vetėmohues dhe heroizmi i tyre dėshmon mė sė miri sakrificat qė bėn Policia e Shtetit nė pėrpjekjet e saj pėr tė bėrė jetėn e qytetarėve mė tė sigurt.
Shembulli i Inspektor Kastriot Aliajt dhe gjaku i derdhur nga qindra Dėshmorė tė Policisė ndėr vite, pėrbėjnė njė burim frymėzimi dhe njė arsye mė shumė pėr ēdo punonjės tė Policisė sė Shtetit pėr tė vazhduar mė me vendosmėri punėn pėr tė garantuar siguri per komunitetin.
Pas ceremonisė mortore drejtues tė Policisė sė Shtetit e tė pushtetit lokal kryen njė vizitė nė shtėpinė e ish punonjėsit tė Policisė.
Ata siguruan familjarėt se nė historinė e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Durrės Inspektor Kastriot Aliaj do tė memorizohet si figura e punonjėsit tė denjė tė Policisė, i cili jo vetėm shėrbeu, por dha edhe jetėn nė shėrbim tė komunitetit.
Gjithashtu ata pohuan faktin qė Policia e Shtetit do tė jetė gjithmonė nė krah tė familjarėve tė Tij duke u kujdesur pėr mirėrritjen e fėmijėve tė mbetur tashmė jetimė.
Drejtoria Policisė sė Qarkut Durrės
|