|
Tiranė, mė 15.04.2010
Njoftim pėr shtyp
Fjala e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, z. Hysni BURGAJ nė Mbledhjen Plenare tė Konsorciumit Ndėrkombėtar
Mbledhja Plenare e Konsorciumit Ndėrkombėtar dhe pjesėmarrja juaj nė kėtė eveniment ėshtė njė rast i mirė pėr mua dhe Policinė e Shtetit pėr tė prezantuar dhe pėr tju falėnderuar pėr kontributin tuaj tė ēmuar nė drejtim tė zhvillimit dhe implementimit tė shumė projekteve, tė cilat kanė ndikuar
drejtpėrsėdrejti nė performancėn e dėshiruar tė Policisė sė Shtetit.
Policia e Shtetit mbetet njė nga pėrfituesit kryesorė tė programeve tė zhvillimit dhe ndihmės sė huaj, nėpėrmjet asistencės sė ofruar nga Bashkimi Evropian, SHBA si dhe njė numėr organizatash ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri.
Qėllimi kryesor i tė gjithė donacioneve dhe projekteve tė realizuar ka qenė dhe mbetet rritja e kapaciteteve te Policisė sė Shtetit nė funksion tė pėrmirėsimit tė performancės sė saj, si dhe arritjes sė sukseseve nė fushėn
e rendit dhe sigurisė publike.
Ato kanė ndikuar fuqishėm:
sė pari, nė rritjen e aftėsive profesionale nėpėrmjet trajnimit tė personelit tė policisė. Kjo gjė ka ndikuar indirekt edhe nė ēarmatosjen e policisė nga mentaliteti i forcave tė armatosura dhe nė konceptimin e ri tė shėrbimit policor si njė shėrbim i administratės shtetėrore nė shėrbim tė komunitetit.
Sė dyti, kėto projekte kanė mundėsuar modernizimin e shėrbimit policor duke ndihmuar nė pajisjen e tij me logjistikė tė kohės dhe me pėrmirėsimin e kushteve tė punės dhe tė akomodimit tė personelit tė policisė.
Mbėshtetja e pėrfituar nga financimet e huaja dhe fushat e ndėrhyrjes orientohen nga kėrkesat e policisė, si dhe nė bazė tė prioriteteve dhe objektivave kryesorė pėr realizimin e detyrimeve tė vendosura nė dokumentet strategjikė tė Policisė sė Shtetit.
Donatorėt, tė cilėt nė vazhdimėsi kanė kontribuar pėr rritjen e kapaciteteve tė Policisė se Shtetit, janė:
- Bashkimi Evropian, nėpėrmjet programeve kombėtare tė zhvillimit si CARDS, IPA dhe programeve rajonale me financim tė BE si INTEREG;
- SHBA, nėpėrmjet programit ICITAP; OSBE; PNUD;
- Qeveria Angleze; UNDOC etj.
Donatori kryesor pėr Policinė e Shtetit mbetet Bashkimi Evropian, nėpėrmjet tė cilit Policia ka pėrfituar nga Programet Kombėtare CARDS 2001 2006, nė seksionin Drejtėsia dhe Ēėshtjet e Brendshme, komponentėt Policia dhe Rendi Publik, Policia dhe Krimi i Organizuar, Menaxhimi i Integruar i Kufirit, Azili
dhe Migrimi, dhe nė vazhdim me: Programin e Instrumentit tė Asistencės sė Para-aderimit IPA 2007, 2009 dhe 2010.
Informacion pėr pėrfitimet e Policisė sė Shtetit ndėr vite nga financimet e KE
Aktualisht projektet e financuara nga programi CARDS dhe IPA janė nė statusin e mėposhtėm:
· Projektet e financuara nga CARDS 2001, 2002, 2003 kanė pėrfunduar.
· Projektet e financuara nga CARDS 2004, 2005, 2006 dhe IPA 2007, janė nė fazėn e implementimit.
· Projektet qė priten tė pėrfitohen nga IPA 2009 janė nė fazė pėrgatitje dhe brenda vitit 2010 pritet kontraktimi i fondeve.
· Projektet e pritshme nga IPA 2010 janė identifikuar dhe pritet miratimi nga strukturat financuese. Kontraktimi i fondeve pritet nė vitin 2011.
Pėrfitimi i strukturave tė Policisė sė Shtetit nga financimet e pėrfituara nė kuadėr tė programit CARDS 2001-2006 dhe IPA 2007, 2009 dhe 2010 financuar nga BE, ėshtė rreth 61 Milion Euro, sipas drejtimeve:
Policia dhe Krimi i Organizuar (PKO),
Menaxhimi Integruar i Kufijve (MIK) dhe
Azili dhe Migrimi (AM)
Gjatė vitit 2009 dhe 2010 ka pėrfunduar zbatimi i 4 projekteve tė financuara nga fondet e Bashkimit Evropian dhe donatorė tė tjerė, janė nė zbatim 5 projekte (nga tė cilat 2 kanė filluar gjatė 2009), si dhe janė nė fazė pėrgatitjeje e pritet tė fillojnė brenda 2010, 3 projekte tė reja, tė cilat do tė financohen nga IPA 2009 dhe 2010.
a) Misioni i Asistencės sė Policisė sė KE nė Shqipėri (PAMECA III )
Financohet nga programi IPA 2007, ėshtė parashikuar financimi nė vlerėn totale 5.5 Milion Euro pėr Misionin e Policisė sė KE nė Shqipėri, PAMECA III.
b) Rehabilitimi i Akademisė sė Policisė Faza e I dhe e II
Tė dy projektet financohen nga programi CARDS 2004 dhe 2005. Pritet tė pėrfundojnė brenda kėtij viti. Objektivi kryesor i tyre ėshtė pėrmirėsimi i kapaciteteve infrastrukturore tė institucioneve arsimore tė Policisė sė Shtetit, nė pėrputhje me nevojat e identifikuara nė dokumentet strategjik dhe nė Master- Planin e hartuar pėr kėtė qėllim me financim tė KE.
c) Mbėshtetje pėr Policinė Kufitare dhe Administratėn doganore nė kufi
Projekti pėrfshin ndėrtimin e 10 Pikave tė Kalimit tė Kufirit dhe synon pėrmirėsimin e infrastrukturės nė pėrmbushjen dhe arritjen e standardeve pėr kontrollin nė kalimin e kufirit. Ky projekt ndiqet bashkėrisht me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave , dhe Policia administron vetėm 4 PKK. Projekti ka filluar zbatimin nė vitin 2009 dhe vijon normalisht.
d) Ngritja e njė Qendre tė Mbyllur Pritje pėr tė krijuar lehtėsira pėr tė riatdhesuarit e paligjshėm tė vendeve tė treta
Projekti financohet nga Programi i BE CARDS 2004, dhe mbėshtet zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga Marrėveshja e Ripranimit mes Komunitetit Evropian dhe Shqipėrisė. Marrėveshja vendos kushtet pėr kthimin e emigranteve shqiptare dhe shtetasve te huaj te cilėt refuzohen te qėndrojnė ne vendet e Bashkimit Evropian. Projekti ėshtė ne
pėrfundim.
e) Pėrmirėsimi i Infrastrukturės ne Pika tė Veēanta tė Kontrollit Kufitar
Ky projekt financohet nga CARDS 2006. Qėllimi i tij ėshtė pėrmirėsimi i parametrave te punės dhe jetesės se efektivave tė policisė kufitare, pėrgjegjėse pėr mbikėqyrjen e kufijve. Projekti ka filluar zbatimin ne 2009 dhe vijon normalisht.
Projektet e pritshme me financim te IPA 2009 dhe 2010:
§ Rritja e kapaciteteve tė strukturave tė Mbrojtjes sė Dėshmitarėve dhe Personave tė Veēantė.
Objektivi i pėrgjithshėm i kėtij projekti do te jete forcimi i luftės kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit nė Shqipėri duke pėrmirėsuar aftėsitė e strukturave te Policisė sė Shtetit, me qėllim garantimin e nivelit tė duhur tė sigurisė pėr dėshmitarėt dhe bashkėpunėtoret e drejtėsisė.
§ Modernizmi dhe rritja e kapaciteteve pėr sigurinė dhe mbikqyrjen e kufijve blu.
Objektivi i pėrgjithshėm i kėtij projekti do te jete pėrmirėsimi i kapaciteteve te Policisė se Shtetit pėr rritjen e bashkėpunimin nė agjencitė pėrgjegjėse pėr sigurinė e kufirit blu dhe luftėn kundėr kriminalitetit.
§ Rritja e Kapaciteteve tė Qendrės sė Formimit Policor. Objektivi i pėrgjithshėm ėshtė rritja e kapaciteteve
infrastrukturore te mėsimdhėnies dhe akomodimit tė kėsaj Qendre si i vetmi institucion arsimor i organizatės qė pėrgatit oficeret e policisė, si dhe pėrfundimi i investimeve tė kryera deri tani nga fondet e BE
Nga strukturat e Policisė ėshtė punuar pėr rritjen e kapaciteteve te saj nė drejtim tė planifikimit dhe pėrmbushjes sė detyrimeve si pėrfitues (sigurimin e dokumentacionit te kėrkuar mbi pronėsinė, lejen e ndėrtimit, kostot e nevojshme pėr bashkėfinancim dhe mirėmbajtje,
etj.) me qėllim evitimin e problematikės sė shfaqur nė tė kaluarėn, kur si rezultat i mos plotėsimit tė parakushteve ka pasur vėshtirėsi pėr pėrfitimin e financimeve tė huaja.
Realizimi i detyrimeve dhe prioriteteve tė pėrcaktuara nė dokumentet strategjike sektoriale e ndėrsektoriale te policisė, kėrkojnė vlera tė konsiderueshme si nė drejtim tė burimeve financiare ashtu dhe nė drejtim tė kapaciteteve njerėzore.
Nisur nga kjo, unė mund tė pohoj se Policia e Shtetit tashmė ka kapacitetet e duhura profesionale pėr menaxhimin e projekteve, qofshin kėto tė huaja apo ato tė financuara nga Buxheti i Shtetit. Pėr kėtė gjė:
-Sė pari, janė bėrė ndryshime strukturore duke pėrfshirė nė Departamentin e Shėrbimeve Mbėshtetese, Sektorin e Kordinimit tė Projekteve.
-Sė dyti, janė hartuar dhe po implementohen manuale dhe procedura standarde tė menaxhimit tė mirė tė projekteve sipas pėrvojės sė vendeve tė Bashkimit Europian.
Gjithashtu, ne mendojmė qė organizimi i takimeve periodike mes donatorėve dhe Ekipeve tė Menaxhimit tė Projekteve tė Policisė sė Shtetit, sipas njė procedure dhe kalendari tė pėrcaktuar, do te rrisė fleksibilitetin nė realizimin e projekteve dhe do tė shkurtojė procedurat
burokratike tė komunikimit.
Prioritet i yni mbetet bashkėpunimi me donatoret me qėllim orientimin nė vijimėsi tė ndihmės dhe asistencės ndėrkombėtare nė pėrputhje me nevojat tona.
Shprehim bindjen se Delegacioni i Bashkimit Evropian, si dhe gjithė organizmat e tjera qė asistojnė dhe ndihmojnė Policinė e Shtetit, do tė vazhdojnė tė na mbėshtesin pėr implementimin me ritme mė tė larta tė projekteve tė planifikuara dhe pėr sigurimin e financimeve te tjera.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|