POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

  Tiranė, mė 31.03.2010

 

Njoftim pėr shtyp

 

  

Ceremonia e lanēimit tė fazės sė fundit tė projektit  Alb/G70

Faza e tretė pėrmbyllėse e Projektit Alb/G70 “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtėsisė penale nė luftė kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar nė Shqipėri”, ėshtė lancuar sot nėpėrmjet nje ceremonie tė zhvilluar nė ambientet e Hotel “Rogner”. Ky projekt ėshtė vėnė nė zbatim nga Zyra e Kombeve tė Bashkuara pėr drogat dhe krimin (UNODC), nė sajė tė financimeve nga qeveritė italiane dhe gjermane, ndėrkohė qė vazhdimi i fazės sė fundit ėshtė bėrė i mundur nga financimi me njė vlerė prej 400.000 eurosh nga Qeveria Italiane.

Tė pranishėm nė kėtė ceremoni kanė qenė Zv/ministrja e Brendshme, znj.  Iva Zajmi, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, z. Hysni Burgaj, Pėrfaqėsuesja e OKB nė Tiranė, znj. Gulden Turkoz Cosslett, Koordinatorja rajonale e Zyrės sė UNODC-sė, znj. Carla Ciavarella, Shefi i Zyrės sė Bashkėpunimit Italian nė Shqipėri, z. Flavio Lovisolo, Oficeri i Kontaktit nė Ambasadėn Gjermane nė Tiranė, z. Rainer Harms, si dhe Nėndrejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, z. Aleksandėr Mucko.

 

Gjatė fjalės pėrshėndetėse, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, z. Hysni Burgaj, shprehu nė emėr tė Policisė sė Shtetit vlerėsimet mė tė mira pėr bashkėpunimin disavjeēar me Zyrėn e Kombeve tė Bashkuara pėr drogat dhe krimin. Gjithashtu z. Burgaj falenderoi qeverinė gjermane dhe atė italiane pėr kontributin e vazhdueshėm nė forcimin e kapaciteteve tė policisė sė shtetit pėr  pėrdorimin me sukses te informacionit  si njė instrument tė rėndėsishėm nė ndėrmarrjen e operacioneve taktike dhe strategjike nė luftė kundėr fenomeneve kriminale ndėrkufitare.

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, z. Hysni Burgaj, theksoi se rezultatet pozitive tė kėtij projekti vihen re edhe nė “operacionet e suksesshme antidrogė dhe antitrafik tė muajve tė fundit, nė pėrfundim tė tė cilėve janė sekuestruar sasi tė konsiderueshme mariuane dhe heroine, si dhe janė arrestuar apo shpallur nė kėrkim autorėt e veprave penale. Gjithashtu, nga ana e policisė kufitare janė goditur nė disa raste fenomene tė kontrabandimit tė njerėzve duke arrestuar edhe autorėt.

Forcimi i kapaciteteve operacionale dhe teknike tė strukturave tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe tė kufirit e migracionit ka qenė dhe mbetet prioritet i yni, i cili ėshtė pasqyruar edhe nė planifikimin e fondeve tė mjaftueshme pėr kėtė qėllim. Por, njė komponent tjetėr te cilit i ėshtė kushtuar vėmendje e veēantė ėshtė trajnimi i personelit nė kuadėr tė marrėdhėnieve dypalėshe, te iniciativave rajonale,  shkėmbimeve tė eksperiencave apo vizitave studimore, si dhe ne kuadėr tė projekteve tė tilla.”, theksoi z. Burgaj.

 

Vlerėsime pėr kėtė bashkėpunim janė dhėnė edhe nga tė pranishmit, tė cilėt  theksuan kontributin e kėtij projekti nė forcimin e kapaciteteve tė strukturave vendore tė policisė shqiptare nė luftėn kundėr drogės dhe trafiqeve tė paligjshme.

Shefi i Zyrės sė Bashkėpunimit Italian nė Shqipėri, z. Flavio Lovisolo, evidentoi jo vetėm rėndėsinė e madhe qė ka ky projekt nė veēanti, por edhe suksesin e bashkėpunimit me palėn shqiptare.

Gjithashtu z. Lovisolo garantoi mbėshtetjen e vazhdueshme tė qeverisė italiane nė kėto sektorė.

 

Ndėrkohė gjatė fjalės sė tij, Nėndrejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, z. Aleksandėr Mucko, vuri nė dukje bashkėpunimin maksimal qė ekziston mes strukturave tė Policisė sė Shtetit dhe strukturave doganore nė plotėsimin e standardeve evropiane, menaxhimin e integruar tė kufijve, si dhe implementimin e politikave pėr lėvizjen e lirė dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar.

 

 

Informacion mbi projektin:


Ky projekt u fokusua nė forcimin e bashkėpunimit ndėrmjet doganave dhe policisė nė luftėn kundėr krimit ndėrkufitar, kryesisht nė Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar dhe doganor te Kakavijės, Tre Urat, Qafė Botė, Porti i Sarandės, Porti i Vlorės, Shėngjin, Hani i Hotit dhe Muriqan. Gjithashtu asistenca ėshtė pėrqendruar edhe nė forcimin e kapaciteteve tė zyrave tė Anti drogės dhe Anti Trafikut tė Drejtorive tė Policive tė Qarqeve n
ėn varėsinė e tė cilave janė kėto zyra. Projekti ofroi pajisje logjistike pėr pėrdorim tė pėrbashkėt mes policisė kufitare dhe doganave, si: automjete, mjete tė kontrollit antikontrabandė, pajisje kompjuterike dhe programe pėr analizėn e informacionit kriminal, lexues pasaportash biometrike, pajisje pėr policinė shkencore pėr krimin elektronik, etj.

Nga ana tjetėr u ofruan trajnime, vizita studimore dhe misione ekspertėsh.

Faza e parė e kėtij projekti u financua nga qeveria italiane me nje fond prej 1 milion dollarėsh, ndėrsa faza e dytė u financua nga qeveria gjermane me njė fond prej 632.000 dollarėsh.

Projekti “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtėsisė penale nė luftė kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar nė Shqipėri” i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė edhe trajnimit tė oficerėve tė policisė dhe doganave si dhe po punon nė krijimin e njė kurrikule kombėtare pėrmes trajnimit mbi metodat e kontrollit nė kufi.

Vizitat studimore tė organizuara nė vendet e BE-sė nė kuadėr tė kėtij projekti, kanė nxitur mė tej bashkėpunimin e oficerėve tė policisė dhe prokurorėve me homologet e tyre evropianė, sidomos ne shkėmbimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve tė drejtpėrdrejta. Kėto vizita janė konsideruar si shkėmbime tė vlefshme eksperiencash mes institucioneve qė merren me luftėn kundėr krimit tė organizuar.

Tė gjitha aktivitetet e projektit janė pėrcaktuar nė bashkėpunim tė ngushtė me palėn shqiptare duke iu pėrgjigjur mė sė miri nevojave tė tyre. 

 

          

Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007