|
Tiranė, mė 29.03.2010
Njoftim pėr shtyp
Drejtori Hysni Burgaj priti ne takim Presidentin e Policise Federale Kriminale gjermane Jörg Ziercke

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit z. Hysni Burgaj, ka pritur sot, nė njė takim nė ambientet e institucionit qė ai drejton, Presidentin e Policisė Federale Kriminale Gjermane, z. Jörg Ziercke, i cili ndodhet pėr njė vizitė dyditore nė vendin tonė.
 Nė qendėr tė bisedės sė zhvilluar ndėrmjet drejtuesve tė lartė tė Policisė sė dy vendeve ishte forcimi i mėtejshėm i bashkėpunimit tė suksesshėm policor ndėrmjet Shqipėrisė dhe Gjermanisė, veēanėrisht nė fushėn operacionale
tė goditjes sė krimit tė organizuar, si dhe nė fushat e shkėmbimit tė informacionit dhe tė trajnimeve.
Z. Burgaj, gjatė kėtij takimi vlerėsoi bashkėpunimin gjithnjė e nė rritje si dhe asistencėn e vazhdueshme qė ka dhėnė Policia gjermane pėr Policinė e Shtetit.
Nė vijim tė bisedės, z. Burgaj kėrkoi mbėshtetjen e mėtejshme tė policisė gjermane nė fushėn e krimit kompjuterik, kryesisht pėrmes trajnimeve.

Policia e Shtetit ka ngritur sė fundi edhe njė sektor tė veēantė pėr hetimin e krimit kompjuterik, i cili ka dhėnė tashmė edhe rezultatet e para pozitive, por duke qenė se ndodhet ende nė fazat e para tė implementimit tė tij, ka nevojė pėr pėrmirėsime nėpėrmjet trajnimeve tė ndryshme, theksoi z. Burgaj.
Po ashtu, z. Burgaj duke u ndalur nė arritjet e Policisė sė Shtetit nė goditjen e krimit tė organizuar si dhe nė forcimin e bashkėpunimit me strukturat homologe policore tė vendeve tė rajonit e mė gjerė, theksoi se nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi vetėm gjatė vitit tė kaluar janė zhvilluar 14 operacione tė pėrbashkėta qė kanė rezultuar tė suksesshme.
Ndėrkohė, gjatė fjalės sė tij, Presidenti i Policisė Federale Kriminale Gjermane, z. Jörg Ziercke, pėrgėzoi nė mėnyrė tė veēantė Policinė e shtetit shqiptar pėr iniciativat e ndėrmarra dhe standardet e arritura.
Nga ana tjetėr z. Ziercke, duke u ndalur tek fusha e krimit kompjuterik, tė cilėn ai e cilėsoi si temėn e sė ardhmes nė bashkėpunimin policor mes dy vendeve tona, garantoi mbėshtetjen e mėtejshme tė Policisė gjermane.
U diskutua gjithashtu edhe mbi probleme tė bashkėpunimit me interes tė pėrbashkėt nė fushėn e rendit dhe sigurisė.
Tė pranishėm nė kėtė takim ishin edhe Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Hetimin e Krimit, z.Agron Kulicaj, Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Kufirin dhe Migracionin, z. Pėllumb Nako, Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Trajnimin Policor, z. Ahmet Haxhiaj, Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Shėrbimet Mbėshtetėse, z. Rasim Borishi, si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė Policisė sė Shtetit.
Gjatė kėsaj vizite nė drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, delegacioni gjerman ėshtė njohur edhe me sistemin database Inteligence Manager MEMEX, pėr menaxhimin e informacionit kriminal, si dhe sistemin TIMS, pėr pėrpunimin e tė dhėnave tė shėrbimit kufitar.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|