|
Tiranė, mė 21.03.2010
Njoftim pėr shtyp
Njė pėrfaqėsi e Parlamentit Europian, e kryesuar nga Z. Eduard Kukan vizitė pune pranė Policisė sė Shtetit
Njė pėrfaqėsi e Parlamentit Evropian, e kryesuar nga Shefi i Delegacionit pėr Ballkanin, z. Eduard Kukan, ka zhvilluar sot, mė datė 21.03.2010, njė vizitė nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
Qėllimi i kėsaj vizite ishte njohja nga afėr me punėn e kryer nga Policia e Shtetit lidhur me plotėsimin e kushteve tė kėrkuara pėr liberalizimin e vizave.
Pjesėmarrės nė kėtė delegacion ishin deputetėt europianė Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, deputetja Marije Cornalissen nga Hollanda, si dhe raportuesja e Parlamentit Europian pėr liberalizimin e vizave Tanja Fajon.
Delegacioni evropian u prit nė kėtė takim nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit z. Hysni Burgaj, Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Kufirin dhe Migracioni, z. Pėllumb Nako, Zv/Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Hetimin e Krimit, z.Agron Kulicaj dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė Policisė sė Shtetit.
Fillimisht, vizitorėt janė prezantuar me sistemin MEMEX, i cili shėrben pėr pėrpunimin e informacionit kriminal.
Mė pas, Zv/ Drejtori i Pėrgjithshėm pėr Kufirin dhe Migracionin, i njohu ata me pėrmirėsimin e ndjeshėm qė ka pėsuar infrastruktura e Policisė Kufitare dhe Migracionit si dhe vėnien nė funksion tė plotė tė sistemit TIMS. Pėrmes kėtij sistemi bėhet pėrpunimi i tė gjitha tė dhėnave tė shėrbimit kufitar, duke filluar nga lidhja
online me te 8-tė Drejtoritė rajonale tė Kufirit dhe monitorimi nė 24 orė i 24 pikave kufitare me kamera nga Policia e Shtetit.
Delegacionit tė Parlamentit Evropian u ėshtė prezantuar database pėr lejet e qėndrimeve tė tė huajve, i cili ėshtė pjesė e regjistrit elektronik i tė huajve. Ky regjistėr sė bashku me regjistrin e vizave janė tė integruar me sistemin e pasaportave. Z. Nako evidentoi se tashmė pothuajse i gjithė aktiviteti i shėrbimit kufitar
ėshtė hedhur nė sistem dhe ėshtė i kontrollueshėm dhe i verifikueshėm nė mėnyre elektronike.
Mė pas, Shefi i Kabinetit tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, Z. Behar Tafa, i ka njohur vizitorėt e Parlamentit Evropian me arritjet e Policisė sė Shtetit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe luftėn kundėr krimit ekonomik dhe financiar gjatė periudhės midis viteve 2006-2010.
Nė fjalėn e tij Z. Tafa theksoi se nė kuadėr tė luftės kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore nga strukturat e Policisė sė Shtetit janė evidentuar 323 raste nė total, ku kanė qenė te pėrfshire 398 persona, 186 prej tė cilėve janė arrestuar, dhe 42 persona janė shpallur nė kėrkim.
Ndėrkohė Z. Tafa prezantoi dhe punėn e bėrė pėr goditjen e grupeve kriminale nė fushėn e trafikut tė qenieve njerėzore:
-
nė vitin 2007, nga strukturat e Policisė sė Shtetit janė goditur 37 grupe kriminale, me 159 persona tė akuzuar,
-
nė vitin 2008, janė goditur 30 grupe kriminale, me 143 persona tė pėrfshirė,
-
nė vitin 2009, 25 grupe kriminale, me 85 persona tė pėrfshirė,
-
dhe nė vitin 2010, janė goditur 7 grupe kriminale, me 25 persona.
Mė pas u prezantuan rezultatet e arritura nga strukturat policore nė kuadėr tė luftės kundėr drogės, ku pėr periudhėn e sipėrcituar janė 2353 raste tė evidentuara, 1528 tė zbuluara, me 2350 persona tė pėrfshirė, nga tė cilėt 1857 tė arrestuar.
Po ashtu nė kuadėr tė luftės kundėr drogės:
-
nė vitin 2007 janė goditur 37 grupe kriminale me 153 persona tė pėrfshirė,
-
nė vitin 2008, janė goditur 40 grupe kriminale me 186 persona tė pėrfshirė,
-
nė vitin 2009, janė goditur 32 grupe kriminale me 132 persona tė pėrfshirė,
-
nė vitin 2010, janė goditur 12 grupe kriminale me 50 persona tė pėrfshirė.
Nė fushėn e luftės kundėr korrupsionit gjatė kėsaj periudhe janė evidentuar nė total 170 raste veprash penale, janė zbuluar 167 prej tyre, me 371 persona tė pėrfshirė, nga tė cilėt 180 persona janė arrestuar, tė tjerėt ndiqen nė gjendje tė lirė, ndėrsa 1 person ėshtė shpallur nė kėrkim.
Njė vend tė veēantė nė kėtė prezantim zuri dhe pasqyrimi i rezultateve tė arritura nga Policia e Shtetit lidhur me pastrimin e produkteve tė krimit dhe kalimin e paligjshėm tė valutės. Konkretisht:
- Janė evidentuar 59 raste tė pastrimit tė produkteve tė krimit, 58 prej tė cilave janė zbuluar, me 72 persona tė pėrfshirė, 5 tė arrestuar, 2 tė shpallur nė kėrkim, ndėrsa 65 po ndiqen nė gjendje tė lirė.
-301 janė veprat penale tė evidentuara porsa i pėrket kalimit tė paligjshėm tė valutės, tė gjitha tė zbuluara, me 322 autorė tė pėrfshirė, nga kėto 78 persona tė arrestuar dhe 244 persona po ndiqen nė gjendje tė lirė.
Ndėrsa lidhur me veprat penale tė kryera nga punonjės tė administratės shtetėrore, Z. Tafa theksoi se:
- Janė evidentuar 745 raste, nga tė cilat janė zbuluar 732, me autorė 1215 persona tė pėrfshirė, 106 persona tė arrestuar, 1108 ndiqen nė gjendje tė lirė
Ndėrkohė pėrsa i pėrket operacioneve me pėrdorim tė teknikave speciale tė hetimit: nė rastet e luftės kundėr drogės janė kryer 147 operacione, nė luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme, 59 operacione dhe nga strukturat kundėr krimit ekonomik dhe korrupsionit janė 77 operacione.
Nė pėrfundim u evidentuan edhe operacionet e kryera nė bashkėpunim me strukturat homologe ndėrkombėtare, pėrkatėsisht:
Nė fushėn e luftės kundėr drogės:
-
nė vitin 2007 , 4 operacione tė tilla,
-
nė vitin 2008, 15 operacione,
-
nė vitin 2009, 12 operacione
-
dhe nė vitin 2010, 3 operacione.
Nė fushėn e anti-trafikut:
-
nė vitin 2007, janė kryer 2 operacione,
-
nė vitin 2008, 4 operacione,
-
dhe nė vitin 2009, janė kryer 3 operacione tė pėrbashkėta.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|