|
Tiranė, mė 13.03.2010
Nga Qendra Ndėrinstitucionale Operacionale Detare nė Durrės, e pajisur me aparatura dixhitale, e inauguruar kohėt e fundit, mbrėmė u dha rezultati i parė. Nė orėt e vona tė ditės sė djeshme, datė 12.03.2010, prej saj, u bė i mundur identifikimi i njė mjeti lundrues, skaf, i cili po tentonte tė vinte nga
ishujt nė veri tė Korfuzit nė drejtim tė brigjeve shqiptare.
Menjėherė nga kjo qendėr, pjesė e sė cilės janė dhe strukturat e Policisė sė Shtetit, janė informuar shėrbimet policore tė zonės pėrreth, me qėllim marrjen e masave si nga toka, ashtu dhe nga deti pėr kontrollin e territorit.
Nė vijim tė kėtij operacioni nga ana e Komisariatit tė Policisė Sarandė nė bashkėpunim me Komisariatin e Policisė Kufitare Sarandė dhe Seksionin Kundėr Narkotikėve nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Vlorė, mbrėmė rreth orės 22.15, nė vendin e quajtur plazhi i Bunecit-Sarandė, u bė i mundur sekuestrimi i njė
sasie prej rreth prej 676.25 kg lėndė narkotike e llojit cannabis sattiva.
Kjo sasi lėndė narkotike ėshtė gjetur e sistemuar nė 18 (tetėmbėdhjetė) ēanta sportive nė njė automjet tip Benz furgon.
Nga informacionet e grumbulluara rezulton se kjo sasi lėndė narkotike do tė trafikohej nė drejtim tė vendeve fqinje.
Strukturat e Policisė sė Shtetit kanė marrė tė gjitha masat dhe po punojnė pėr tė bėrė tė mundur kapjen e vėnien para pėrgjegjėsisė ligjore tė autorėve tė kėsaj vepre penale, mbi tė cilėt rėndon akuza e trafikimit tė narkotikėve parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Informacion Shtesė: Shtetasi Kledian Koka, i sipėrcituar, ėshtė arrestuar nga strukturat e Policisė sė Shtetit, rreth orės 11.00' tė ditės sė sotme, datė 13.03.2010.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|