|
Tiranė, mė 30.07.2010
Njoftim pėr shtyp
Finalizohet me sukses operacioni policor Liqeni i pastėr
Nga Departamenti Kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, nė bashkėpunim me strukturat e Drejtorisė sė policisė sė Qarkut Korēė, dje mė datė, 29.07.2010, rreth orės 20.30, u finalizua me sukses operacioni Liqeni i pastėr, nė kuadėr tė tė cilit u bė i mundur arrestimi nė flagrance i
shtetasve:
1- Meardi Arben Berberi, 24 vjeē lindur dhe banues nė Pogradec i pa dėnuar mė parė.
2- Aleks Avni Hamzallari 27 vjeē lindur dhe banues ne Pogradec i dėnuar me parė pėr "Vrasje e mbetur ne tentative".
Kėta shtetas akuzohen se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin kanė kryer veprėn penale tė "Shtrėngimit me anė tė kanosjes ose dhunės pėr dhėnien e pasurisė", parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
Veprimet hetimore ndaj kėtyre shtetasve kanė nisur pas kallėzimit penal tė bėrė nga ana e njė shtetasi me inicialet GJ.L, banues nė qytetin e Pogradecit, tė cilit kėta shtetas i kishin kėrkuar njė shumė prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetė atė.
Ne cilėsinė e provės materiale kėtyre dy shtetasve u janė sekuestruar:
-200-mijė lekė tė reja , te cilat ja kishin marrė shtetasit Gj.L.,
-njė automjet tip Benz me targa OH 112 F,
-dy celularė dhe njė diktofon.
Kėto sende janė pėrdorur nga autorėt gjatė kryerjes sė veprės penale.
Nga strukturat e Policisė sė Shtetit po punohet edhe pėr dokumentimin e veprimeve tė tjera tė kėtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenė), pėr tė cilat dyshohet se janė autorė kėta persona.
Materialet procedurale nė ngarkim tė kėtyre dy shtetasve i kanė kaluar pėr hetime te mėtejshme Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda pėr veprėn penale Shtrėngim me anė tė Kanosjes ose dhunės pėr dhėnie pasurie nė bashkėpunim.
----------------------------------------------------------------------------
Ndėrkohė, po ditėn e djeshme, mė datė 29.07.2010 nga Drejtoria kundėr Krimit Financiar nė bashkėpunim me strukturat e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Fier dhe Njėsinė Taks-Force nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Fier, u finalizua me sukses operacioni i koduar
"SHKODRANI", ku u bė i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasve:
1- Tushe Qalliu, 49 vjeē, banuese ne Mallakastėr, me profesion Mjeke, me funksion Anėtare e Komisionit te Paaftėsisė pėr Pune, e padėnuar mė parė.
2- Leon Shpataraku, 46 vjeē, banues ne Fier, me profesion Mjek-Kirurg, me funksion Anėtar i Komisionit tė Paaftėsisė pėr Punė, i padėnuar mė parė.
-si dhe ėshtė shpallur nė kėrkim shtetasi
- Stavri Furrxhiu, 66 vjeē, banues ne Fier, me profesion Mjek-Neuropsikiatėr, me funksion Kryetar i Komisionit tė Paaftėsisė pėr Punė.
Kėta shtetas akuzohen pėr veprėn penale "Korrupsion pasiv nga persona qė ushtrojnė funksione publike", parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Finalizimi i ketij operacioni u be si rezultat i nje hetimi disa mujor, nė fokus tė tė cilit ishte Komisioni i Trajtimit tė Aftėsive pėr Punė pranė Drejtorisė sė Sigurimeve Shoqėrore Qarku Fier.
Te tre kėta shtetas nė periudha kohore tė ndryshme nė bashkėpunim me njėri-tjetrin, duke shfrytėzuar funksionin e tyre, kanė pėrvetėsuar shuma tė ndryshme monetare nė favor tė dhėnies sė tė drejtės pėr tu trajtuar si tė paaftė pėr punė nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqėrore.
Materialet procedurale nė ngarkim tė tyre i kaluan Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Fier pėr veprime tė mėtejshme.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|