|
Tiranė, mė 25.01.2010
Njoftim pėr shtyp
Raport
Pėr veprimtarinė e Policisė sė Shtetit gjatė vitit 2009
I nderuar zoti Kryeministėr.
I nderuar zoti Ministėr.
I nderuar zoti Zėvendėsministėr.
Tė nderuar zonja dhe zotėrinj tė ftuar, pjesmarres nė kėtė analizė.
Tė nderuar punonjes dhe drejtues tė Policisė sė Shtetit.
Mė lejoni tė paraqes nė kėtė analizė njė raport pėrmbledhės mbi veprimtarinė njėvjeēare tė Policisė sė Shtetit, pėr vitin 2009, progresin e bėrė, realizimet dhe dinamikėn, problemet e hasura dhe zgjidhjet e dhėna, si dhe hapat e marra drejt zhvillimit e pėrsosjes sė standarteve profesionale tė personelit tė saj.
Nė punėn e saj Policia ėshtė bazuar nė prioritetet e programit tė Qeverisė, ėshtė bazuar nė detyrimet qė ka patur nga zbatimi i programit tė Ministrisė sė Brendshme, nga masat e parashikuara nė Strategjinė e Zhvillimit tė saj dhe objektivat qė ka paraqitur ajo vetė nė fillimet e kėtij viti.
Nė themel tė programimit tė punės sė saj kanė qėnė detajimi i prioriteteve e politikave tė luftės kundėr krimit, nė veēanti kundėr krimit tė organizuar, rritja e nivelit tė sigurisė, ofrimi i shėrbimeve sa mė cilėsore pėr komunitetin, si dhe progresi i bėrė pėr zbatimin e detyrimeve nė Planin Kombėtar pėr Zbatimin e
Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit apo tė udhėzuesit pėr liberalizimin e vizave, si dhe plotėsimit tė pyetėsorit pėr kėtė qėllim.
Nė fjalėn time, nėpėrmjet tė dhėnave e pėrshkrimin e aktiviteteve mė kryesore do tė synoj paraqitjen reale tė punės sė bėrė dhe pasqyrimin me objektivitet tė gjėndjes nė tė cilėn ndodhet rendi e siguria nė Shqipėri.
Nė vitin 2009 nė raport me vitet e tjera, janė hedhur hapa cilėsore nė drejtim tė zhvillimit dhe modernizimit tė Policisė sė Shtetit, nėpėrmjet zhvillimit me sukses tė reformave nė disa drejtime tė ndryshme ndėr tė cilat, mė tė rėndėsishmet janė:
- hartimi i akteve ligjore e nėnligjore qė rregullojnė veprimtarinė e Policisė sė Shtetit,
- pėrgatitja dhe zhvillimi i ndryshimeve strukturore e cila bėri riorganizimin e Policisė me synim ndarjen mė efektive tė punės e pėrgjegjėsive,
- pėrgatitja e ndryshimeve nė metodėn e punės duke synuar pėrmirėsimin e shėrbimeve dhe aplikimin e filozofisė sė Policimit nė Komunitet,
- ndryshimet nė personel, bazuar nė fazėn e parė tė studimit pėr rialokimin e burimeve njerėzore, kryer mbi bazėn e vlerėsimit tė veprimtarisė sė ēdo funksioni nė polici, studim qė ėshtė kryer pėr herė tė parė nė Policinė e Shtetit me asistencė tė misioneve policore PAMECA e ICITAP me synim vlerėsimin e njeriut tė
aftė profesionalisht dhe tė kualifikuar, si dhe
- plotėsimin nė vazhdimėsi i bazės logjistike e paisjeve tė policisė pėr rritjen cilėsore tė tyre e pėr rrjedhojė zbatimin sa mė mirė tė detyrave.
Ndryshimet nė struktura dhe nė personelin e Policisė, u ideuan e realizuan pėr tė sjellė cilėsi mė tė lartė nė Policinė e Shtetit, pėr tė bėrė tė mundur pėrzgjedhjen e personelit e pėr tė vlerėsuar individėt e aftė profesionalisht, si dhe kryerjes me cilėsi tė objektivave e detyrave tė programuara pėr policinė.
Pėr realizimin e ndryshimeve strukturore tė Policisė, nė bashkėpunim e me asistencėn misioneve PAMECA dhe ICITAP, u krye studimi i plotė pėr veprimtarinė e ēdo funksioni nė polici. Ky studim bėri tė mundur rivlerėsimin e burimeve njerėzore, me qėllim
- fuqizimin e Policisė Kufitare e Migracionit, si dhe shėrbime tė tjera specifike tė policisė
- shkurtimin e aktiviteteve tė ruajtjes sė objekteve e shtimin e kontrollit tė territorit,
- shkurtimin e funksioneve mbėshtetėse dhe rritjen e funksioneve operuese duke dhėnė mundėsinė e arritjes sė njė raporti sa mė funksional midis shėrbimeve operacionale dhe atyre mbėshtetėse nė Policinė e Shtetit.
Aktualisht personeli i Policisė sė Shtetit ėshtė bėrė edhe mė i pėrafėrt nė raportet me vendet e zhvilluara perėndimore duke patur 1 polic pėr rreth 420 banorė nga 1 polic pėr rreth 370 banorė qe eshte standardi i tyre.
Prioritete tė punės pėr 2009 kanė qėnė: - rritja e nivelit tė luftės kundėr krimit nė pergjithėsi e krimit tė organizuar nė veēanti, - rritja e standardeve tė policimit duke synuar rritjen e sigurisė nė vend e cilėsisė sė rendit, - ngritjen e nivelit tė punės pėr parandalimin e aksidenteve e rregullimin e qarkullimit tė mjeteve,
- rritjen e standardeve tė kontrollit tė kufirit si dhe forcimin e marrėdhėnieve me komunitetin, institucionet e tjera tė zbatimit tė ligjit dhe policitė homologe.
Realizimi i kėtyre prioriteteve kėrkoi njė angazhim serioz tė tė gjithė shėrbimeve policore si dhe marrjen e masave pėr :
· Ngritjen e infrastrukturės ligjore, nė pėrputhje me zhvillimet e Policisė dhe pėrqasjes sė saj
sipas standardeve tė vendeve tė BE-sė.
Gjatė kėtij viti janė hartuar 3 ligje, nga tė cilėt veēohet ligji Pėr Mbrojtjen e Dėshmitarėve dhe Bashkėpunėtorėve tė Drejtėsisė, miratuar nga Kuvendi, mė 22. 10. 2009.
Njėkohėsisht janė hartuar edhe 20 Projekt-vendime tė Keshillit te Ministrave, 16 urdhra e udhėzime tė Ministrit tė Brendshėm, si dhe 22 urdhra tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm e rregullore tė karakterit tė aktit normativ profesional
Aktet e miratuara janė hartuar me asistencė tė misioneve tė huaja PAMECA e ICITAP, si dhe nė perputhje tė plotė apo tė pjesėshme me legjislacionin e vendeve tė BE-sė apo dhe rekomandimeve tė akteve tė tjera ndėrkombėtare
-Pėrmirėsimi i metodės sė punės sė personelit policor ka qėnė njė nga drejtimet e rėndėsishme tė trajtuara gjatė vitit 2009, duke e parė atė si mjetin mė tė mirė tė rritjes sė eficensės nė punė. Kėshtu gjatė kėtij viti nga gjithė departamentet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme janė hartuar dhe vėnė nė zbatim Manualet e
Procedurave Standarde tė punės, proces ky qė realizohet pėr herė tė parė nė strukturat tona, si dhe janė miratuar rregullore dhe pėrmirėsuar ndjeshėm programimi i punės.
Krahas implementimit tė strategjive, u hartuan njė sėrė programesh e plane veprimi pėr koordinimin e veprimeve tė strukturave e shėrbimeve policore nė shkallė kombėtare si plani i veprimit, miratuar me urdhėr tė Ministrit tė Brendshėm Pėr luftėn kundėr kultivimit tė bimėve narkotike, Plani i veprimit Pėr
masat e marra gjatė fushatės sė zgjedhjeve qershor 2009, planin e masave Pėr sigurimin e rendit e qetėsisė dhe rritjen e sigurisė nė rrugė gjatė sezonit turistik veror, etj.
Rol tė rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e metodės sė punės pėr strukturat vendore kanė luajtur edhe inspektimet e kryera nė Drejtoritė e Policisė sė Qarqeve pėr probleme tė menaxhimit tė punėve, kryerja e studimit lidhur me rialokimin e burimeve njerėzore dhe analiza faktike qė ju bė punės sė ēdo funksioni nė Policinė e Shtetit dhe
rekomandimet e dhėna pėr ēdo aktivitet tė kontrolluar e monitoruar.
-Rritja e kapaciteteve e aftėsive profesionale tė personelit policor ėshtė parė si njė prioritet pėr cilėsinė nė sherbim. Kėshtu gjatė vitit 2009 janė zhvilluar 209 trajnime, pra 116 trajnime mė shumė se sa ishin planifikuar. Njė numėr i konsiderueshėm trainimesh janė propozuar dhe zhvilluar nga donatorė tė ndryshėm
kryesisht misionet policore, shtetet partnere europiane apo organizatat jo qeveritare tė cilat me kėtė rast dėshiroj ti falenderoj pėr kontributin e tyre.
Nė kurset e zhvilluara kanė marrė pjesė 3926 punonjės policie, prej tė cilėve janė certifikuar 3184 punonjės policie.
Po ashtu u bė e mundur zhvillimi i trajnimeve pėr detyrat e Policisė sė Shtetit gjatė procesit zgjedhor (Zgjedhjet e pėrgjithshme pėr Kuvendin e Shqipėrisė). Nė trajnim morėn pjesė punonjėsit e policisė qė u ngarkuan me detyra nė procesin zgjedhor, si dhe monitoruan veprimet e policisė gjatė kėtij procesi.
Veprimtaria e Policisė sė Shtetit nė zgjedhjet e 28 qershorit mori vlerėsim maksimal nga Qeveria Shqiptare, subjektet politike qė morėn pjesė nė procesin zgjedhor dhe monitoruesit shqiptarė dhe tė huaj qė mbikėqyrėn zgjedhjet.
-Rritja e bashkėpunimit policor ndėrkombėtar. Viti 2009 shquhet pėr rritjen e bashkėpunimit policor ndėrkombėtar rajonal e mė gjėrė, ku pėrveē funksionimit tė oficerėve tė kontaktit do veēoja lidhjen e 12 marrėveshjeve tė bashkėpunimit me njė seri vendesh tė rajonit
dhe me gjėrė, si dhe 5 protokolle e plane veprimi nė zbatim tė marrėveshjeve tė lidhura mė parė.
mund tė pėrmendim kėtu:
-Marrėveshjet ndėrqeveritare midis Shqipėrise dhe Bosnjė-Hercegovinės, Spanjės ,Cekisė, Greqisė Pėr luftėn kundėr krimit,
-Marrėveshjet ndėrqeveritare me Malin e Zi, Kosovėn dhe Bosnjė-Hercegovinėn Pėr ripranimin e personave me qėndrim tė parregullt,
-Marrėveshja ndėrministrore midis Shqipėrise dhe Italisė, si dhe midis Shqipėrise dhe Zyrės Evropiane Policore, FRONTEXetj.
Gjatė kėtij viti bashkėpunimi ndėrkombėtar ėshtė zhvilluar dhe intensifikuar mė tej. Konkretisht kemi marrėdhėnie shumė tė mira bashkėpunimi me vendet e rajonit si me Maqedoninė, Turqinė, Italinė, Greqinė, Malin e Zi, Institucionet e Zbatimit tė Ligjit nė Kosovė, etj, por edhe me vende tė tjera si Zvicrėn, Francėn,
Britaninė, Belgjikėn vendet nordike dhe Gjermaninė. Njė ndihmėse nė shkėmbimin e informacioneve dhe realizimin e operacioneve tė pėrbashkėta kanė dhėnė Interpoli, Qendra e SECI-t nė Rumani si dhe Oficerėt e kontaktit qė veprojnė nė vendet respektive. Nė Shqipėri vepron Zyra Ndėrlidhese Italiane Interforce si dhe Oficerė kontakti e atashe policorė nga Greqia, Franca, Vendet Nordike, Gjermania, Mbretėria e Bashkuar etj. Zyra e DEA-s nė Romė,
gjithashtu luan njė rol aktiv nė shkėmbimin e informacioneve si dhe pėr trajnimin e oficerėve tė policisė shqiptare. Sic e pėrmėndėm edhe mė lart janė kryer 10 operacione ndėrkombėtare nė bashkėpunim me autoritetet policore dhe gjyqėsore tė kėtyre vendeve.
Njė bashkėpunim shume tė mirė kemi patur edhe me misionet PAMECA dhe ICITAP kryesisht nė kuadėr tė ndihmės nė pajisje dhe trajnime, si dhe me organizatat ndėrkombėtare si UNODC dhe INCB nė drejtim tė asistencės.
· Vazhdimi i punės pėr informatizimin e policisė dhe rritjen e teknologjisė sė kontrollit.
Nė vitin 2009 ka vazhduar puna pėr zbatimin e projekteve TIMS, RIMS, sistemit tė komunikimit DATACOM, si dhe programit tė analizės sė informacionit kriminal MEMEX. Nė kėtė vit arritje e rėndėsishme ėshtė vėnia nė punė e sistemeve tė mėsipėrme nė gjithė vendkalimet kufitare edhe nė funksion tė menaxhimit mė tė mirė tė kontrollit
tė hyrjeve e daljeve nė kufi.
Marrja e masave tė permendura mė sipėr ka ndikuar nė pėrmirėsimin e punės sė Policisė sė Shtetit dhe e ka bėrė atė njė partnere tė besueshme pėr komunitetin dhe policitė homologe nė botė.
Duke reflektuar mbi arritjet e problemet, duke analizuar faktorėt pozitive, mangėsitė e pengesat bėhet njė pėrmbledhje e shkurtėr e problemeve kryesore qė na kanė shqetėsuar gjatė vitit 2009.
1-Lufta kundėr krimit ėshtė objektivi kryesor i aktivitetit tė Policisė sė Shtetit dhe do tė analizohet sipas formave kryesore tė shfaqjes sė saj, duke pėrmėndur fillimisht rezultatet e arritura kundėr kriminalitetit nė pėrgjithėsi pėr vitin 2009 e masat qė janė marrė pėr parandalimin e goditjen e tij dhe nė vazhdim, do
tė raportoj pėr arritjet nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, dhe krimeve tė tjera
Sipas statistikave tė Policisė gjate vitit 2009 kanė ndodhur 13100 vepra penale nga tė cilat janė zbuluar autorėt pėr 9865 prej tyre ose 75%.
Departamenti pėr Hetimin e Krimit ka menaxhuar strukturat e luftės kundėr krimit, duke krijuar kushte pėr rritjen e eficensės nė punė, zgjidhur problemet e dinamikės si dhe orientimit tė strukturave vendore, nėpėrmjet akteve tė dėrguara, monitorimeve, inspektimeve e analizave drejt njė force proaktive me eficensė tė lartė, ka
asistuar e kryer, nėpėrmjet personelit tė saj operacione tė suksesėshme goditėse, rrjedhojė e sė cilės ėshtė eliminimi i grupeve kriminale.
Objektivat e vendosura nė fillim tė vitit, pėr parandalimin e kriminalitetit dhe uljen e krimit tė vrasjes, krahasuar me njė vit me parė, Policia e Shtetit i ka realizuar duke bėrė tė mundur uljen e kriminalitetit me 319 vepra penale ose rreth 4 % si dhe uljen e krimit tė vrasjes me rreth 11%. ėshtė pėr tu theksuar se nė
shėnojme pėr herė tė parė mbas viteve 1997 numrin mė tė ulėt tė vrasjeve nė vendin.
Realizimi i objektivave ėshtė parė i lidhur ngushtė me goditjen e grupeve kriminale , kėshtu gjatė kėtij viti janė goditur 142 grupe kriminale , nga tė cilėt 64 pėr krime tė rėnda kundėr personit e pronės, 31 pėr luftėn kundėr narkotikėve, 23 pėr trafiqe tė paligjėshme dhe 24 pėr vepra penale nė fushėn
e krimeve ekonomike.
Njė shqetėsim i veēantė pėr policinė nė kėtė vit kanė qėnė vjedhjet e pronės, tė cilat vazhdojnė tė jenė problematike pėr zona tė caktuara tė vendit, sidomos vjedhjet e banesave, vjedhjet e lokaleve e tė makinave. Kemi parashikuar pėr vitin 2010, njė ndryshim tė strategjisė sė luftės kundėr krimit tė pronės me qėllim rritjen e
rezultateve nė kėtė drejtim. Ndryshimi strategjisė do tė perfshijė parashikimin e gjithė opsioneve tė mundshme pėr pėrmirėsimin e manaxhimit tė drejtimit tė punės kundėr krimeve ndaj pronės.
Duke paraqitur punėn e kryer nė luftėn, kundėr krimit tė organizuar dhe kundėr krimeve tė pastrimit tė parave, tė korrupsionit, tė fallsifikimit tė monedhave etj, nė kėtė material raportues, po analizoj vetėm treguesit kryesorė tė kėtyre veprimtarive duke dhėnė njė tabllo te shkurtėr tė progresit tė kryer si mė poshtė:
Lufta kundėr drogės tanimė ka tregues tė performancės nė rritje, e shprehur kjo nė cilėsinė e goditjeve tė kryera, si dhe nė asgjėsimin e rrjeteve apo grupeve kriminale. Ndėr treguesit mė pozitivė qė pėrmėnden pėr kėtė periudhė ėshtė rritja me rreth 40 % e sekuestrimit tė drogės heroinė tė kapur nė vendin tonė, ulja e ndjeshme
e kultivimit tė kanabisit me rreth 14 % dhe i sasive tė dėrguara nga Shqipėria nė drejtim tė Italisė apo vendeve tė tjera fqinjė.
Pėr kėtė periudhė janė eleminuar 31 grupe kriminale dhe goditur 651 raste tė shitjes, trafikimit tė lėndėve narkotike apo kultivimit tė bimės sė kanabisit, duke vėnė nė pranga 419 autorė tė kėtyre veprave.
Nė analizėn e rasteve dhe situatės sė trafikimit konstatohet njė ulje nė treguesit e tranzitit tė drogave tė forta nėpėrmjet Shqipėrisė, duke shprehur nė kėtė mėnyrė njė kontroll mė tė mirė tė teritorit nė vend si dhe tė menaxhimit tė kontrollit tė kufirit hyrjeve e daljeve.
Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e dėrguara zyrtarisht nga pala Italiane, ku sipas tė dhėnave nė vitin 2009 u kapėn rreth 39 kg. heroinė kundrejt 62 kg tė kapura nė vitin 2008 dhe rreth 173 kg nė vitin 2007. po kėshtu edhe pėr tranzitimin e kokainės ku gjatė vitit 2009 tė dhėnat bėjnė fjalė pėr zero sasi tė kapur, ndėrsa nė
vitet 2008 ėshtė kapur rreth 4 kg dhe nė vitin 2007 rreth 14 kg.
Statistika sipas autoriteteve italiane:
|
LLoji |
2004 |
2005 |
2006 |
2007 |
2008 |
2009 (10m) |
|
Heroine |
1085 kg 330 gr |
392 kg 604 gr |
379 kg 162 gr |
173 kg 568 gr |
62 kg 479 gr |
39kg 560gr |
|
Cocaine |
3 kg 289 gr |
2 kg 130 gr |
0 |
13 kg 844 gr |
3 kg 880 gr |
0 |
|
Hashish |
0 |
0 |
30 kg 800 gr |
0 |
0 |
0 |
|
Marijuana |
801 kg 300 gr |
808 kg 322 gr |
3043 kg 25 gr |
456 kg 517 gr |
4 kg |
1420kg 233gr |
Grafiku i heroinės sė sekuestruar nė Itali, qė ėshtė tranzituar nėpėrmjet Shqipėrisė

Grafiku i marijuanės sė sekuestruar nė Itali, me origjinė nga Shqipėria:

Eshtė pėr tu theksuar se nė drejtorinė e krimit tė organizuar nė bazė tė materialeve tė disponueshme nga operacionet e realizuara kėtė vit dhe rezultatet e arritura konstatojmė me kėnaqesi se janė organizuar e realizuar veprime operacionale tė njė cilėsie dhe inteligjence tė lartė gjė kjo qe jep mundesinė e rrritjes sė
rezultateve nė luftėn kundėr krimit tė organizuar.
Lufta kundėr trafiqeve tė paligjshme
Strukturat kundėr trafiqeve tė paligjshme janė impenjuar tė realizojnė objektivat e vitit 2009 pėr uljen e trafiqeve nga Shqipėria drejt vendeve tė tjera dhe forcimin e koordinimit tė punės me strukturat brėnda policisė dhe jashtė saj duke evidencuar 372 vepra penale e ndjekur 425 autorė dhe goditur 23 grupe kriminale.
Gjatė vitit 2009, krahasuar me vitin 2008 dhe 2007 kemi njė ulje tė numrit tė veprave penale qė ka ardhur si rezultat i masave parandaluese dhe goditjes sė grupeve kriminale me aktivitet nė drejtim tė trafiqeve tė paligjshme, qė pėrkon me uljen e tendencave trafikuese.
Nė sajė tė koordinimit tė mirė tė strukturave pėrgjegjėse pėr parandalimin e goditjen e trafiqeve tė paligjshme, gjatė vitit 2009, nuk evidencohen raste nė tė cilat territori shqiptar te pėrdoret si vend tranziti pėr trafikimin e qėnieve njerėzore, referuar shkėmbimit tė informacionit me strukturat homologe tė vendeve
fqinje, kjo si rezultat i investigimit tė tė dhėnave dhe informacioneve pėr keto vepra penale, bashkepunimit tė mirė me strukturat e tjera tė zbatimit tė ligjit si SHISH, Prokurori, Dogana, shėrbimet policore homologe tė rajonit etj..
Vlen pėr t`u analizuar fakti se gjatė kėsaj periudhe kohore, nga seksionet kundėr trafiqeve tė paligjshme, janė identifikuar e proceduar 30 shtetas tė huaj si autorė tė trafiqeve tė ndryshme me destinacion Republikėn e Shqipėrisė, tė cilėt janė proceduar penalisht.
Krimet financiare
Nė shkallė vendi nė fushėn e krimeve financiare janė evidentuar 1646 vepra penale dhe zbuluar 1610 prej tyre ose 97.8 %.Nė keto vepra penale janė implikuar 2049 autorė, nga tė cilėt 299 tė arrestuar dhe ndaluar.
Pėr veprat penale tė korrupsionit pasiv dhe aktiv tė personave qė ushtrojnė funksione publike, ushtrimi i ndikimit tė paligjshėm ndaj personave qe ushtrojne funksione publike dhe korrupsionin nė sektorin privat janė evidentuar 53 raste me 110 zyrtarė tė proceduar penalisht, prej tė cilėve 51 te
arrestuar dhe 58 hetuar nė gjėndje tė lirė.
ėshtė evidentuar njė numėr mė i madh i rasteve tė referuara nė prokurori pėr veprėn penale tė pastrimit tė produkteve tė veprės penale, evidentuar 34 raste, me 45 tė dyshuar nga 17 raste tė vitit tė kaluar.
Gjatė periudhės vitit 2009 janė goditur 24 grupe me mbi tre autorė tė dyshuar dhe janė organizuar 38 operacione policore.Vlen tė theksohet se ėshtė rritur dukshėm cilėsia e punės nė kėtė drejtim duke u nisur nga fakti se janė kryer hetime cilėsore nė luftėn kundėr krimeve financiare.

Nga analiza e punės dhe treguesve tė kriminalitetit pėr vitin 2009 pėr krimin ekonomik e financiar konstatohet:
· Ruajtja e standardit tė punės tė vendosur nė vitin e kaluar nė tė gjithė procesin e investigimit
tė krimeve financiare, por ndėrsa ky standard ėshtė ruajtur nga struktura nė qendėr ende nuk ėshtė nė nivelin e duhur nė strukturat e bazės.
· Rritje e pėrgjegjshmėrisė dhe korrektėsisė nė hetimin e veprave penale.
· Ruajtja e integritetit tė oficerėve tė policisė tė kėsaj strukture.
· Hetimi dhe vėnia para drejtėsisė e zyrtarėve tė lartė dhe me imunitet praktika pune kėto qė nuk
kanė qenė vitin e kaluar.
Policia shkencore.
Gjatė vitit 2009 shėrbimi i Policisė Shkencore ka tregues mė tė mirė tė punės sė saj, qė konsiston kryesisht nė kryerjen e ekspertimeve tė kėrkuar nga prokuroria, gjykata, policia gjyqėsore si dhe nga tė tretė, persona fizikė apo juridikė.
Gjatė vitit 2009 vetėm nė Institutin e Policisė Shkencore janė kryer gjithsej 9650 ekspertime nga 9320 tė kryera nė vitin 2008 ose 330 mė shumė se njė vit mė parė. Nga Laboratorėt Rajonale tė Policisė Shkencore janė kryer gjithėsej 1528 ekspertime
Treguesit e punės sė kėtij shėrbimi janė tė lidhura ngushtėsisht me treguesit nė rritje tė autorėve tė veprave penale dhe dokumentimin e veprimtarisė sė tyre me prova shkencore.
Nėpėrmjet ekspertimeve daktiloskopike janė identifikuar 783 persona pėrgjegjės dhe 872 autorė tė dyshuar tė veprave penale , pra evidentohet rritja e numrit tė personave tė identifikuar si autorė tė dyshuar tė veprave penale, nė krahasim me vitet e kaluara.
Me sistemin AFIS janė identifikuar 795 autorė tė dyshuar tė veprave penale. Po ashtu, me anėn e kėtij sistemi janė evidentuar 1792 raste kur personat kanė pėrdorur identitete tė ndryshme.
ZQK Interpol Tirana:
Interpol Tirana gjatė vitit 2009 ka thelluar bashkėpunimin me agjensitė e tjera tė zbatimit tė ligjit nė funksion tė goditjes sė veprimtarisė kriminale e kapjes se autorėve tė krimit.
Kėshtu gjatė vitit 2009 janė ekstraduar drejt vėndit tonė 86 persona kundrejt 75 tė vitit 2008. Duhet theksuar se rritja e numrit tė ekstradimeve jo vetėm qė ėshtė njė drejtėsi e munguar qė ēohet nė vend, por njėkohėsisht fshehja e elementėve kriminale nė vendet e tjera tashmė sėshtė mė njė strehė e sigurtė pėr ta.
|
Dinamika e personave nė kėrkim |
2008 |
2009 |
|
Dosje kerkimi jashte/ shpallje |
147 |
168 |
|
Arrestuar me qellim ekstradimi drejt vendit tone |
126 |
94 |
|
Arrestuar me qellim ekstradimi drejt vendeve te tjera |
1 |
4 |
|
Ekstraduar drejt vendit tone |
75 |
86 |
|
Ekstraduar drejt vendeve te tjera |
3 |
5 |
|
Transferuar drejt vendeve te tjera |
3 |
3 |
|
Fashikuj kerkimi brenda/ shpallje |
25 |
77 |
|
|
|
|
Departamenti pėr Hetimin e Krimit nė prioritetet e vitit 2010 do te fokusohet nė thellimin e luftės kundėr, krimit tė organizuar, krimit ekonomik e financiar dhe krimeve tė rėnda ndaj personit e pronės.
Pėrmirėsimi i rezultateve pozitive tė arritura gjatė vitit 2009 nė luftėn kundėr kriminalitetit do ta bėjnė Policinė e Shtetit njė partner mė tė besueshėm pėr policitė homologe tė rajonit dhe ato tė Bashkimit Evropian, dhe vendin tonė njė vend mė tė sigurtė pėr qytetarėt e vet dhe vizitorėt e huaj
Menaxhimi i kufirit
Viti 2009 ka qenė viti i konsolidimit tė strukturave tė Policisė Kufitare dhe Migracionit si shėrbim me vehte, brenda strukturės sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
Departamenti pėr Kufirin dhe Migracionin, ka bėrė pėrmirėsime tė rėndėsishme nė pėrsosjen e metodės sė punės dhe performancės sė strukturave , pėrmirėsimin e treguesve tė parandalimit tė krimit ndėrkufitar, menaxhimin e migracionit dhe forcimin e kontrollit tė tė huajve nė territor, menaxhimin dhe trajnimin e burimeve njerezore,
pėrmirėsimin e infrastrukturės logjistike nėpėrmjet pėrmirėsimit tė kushteve e paisjeve tė punės si dhe menaxhimin me efikasitet tė burimeve financiare.
Duke vlerėsuar aktivitetet dhe realizimin e tyre konstatojmė se ky departament i ka realizuar nė mėnyre optimale objektivat e parashikuara dhe ka rritur cilėsinė e shėrbimeve.
Masat e marra nga Departamenti pėr Kufirin dhe Migracionin pėr kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetėror janė mbėshtetur nė rekomandimet e KE dhe ato tė percaktuara nė Marrveshjen Shengen pėr kufirin tė cilat kanė synuar nė kėto drejtime kryesore:
n nė menaxhimin e kalimin legal tė shtetasve, mallrave dhe mjeteve e nė pėrpunimin nė kohė tė
dokumentacionit tė shtetasve tė huaj,
n nė luftėn pėr parandalimin dhe goditjen e trafiqeve ilegale qė zhvillohen nėpėrmjet kufirit
shtetėror,
Si rezultat i punės sė bėrė gjatė kėtij viti nga tė gjitha strukturat e Policise Kufitare nė qėndėr dhe nė bazė, ėshtė rritur mė tej cilėsia e korrektesa nė tė gjitha veprimet pėr kontrollin kufitar, pėr menaxhimin e flukseve tė hyrje-daljeve e vecanėrisht nė periudhėn e verės dhe nė rastet e festave
Gjatė kėtij viti ėshtė pėrballuar dhe rritja me rreth 65 % e hyrjeve-daljeve tė tė huajve nė Shqipėri. Kėshtu numri i shtetasve tė huaj qė kanė hyrė nė Shqipėri ėshtė 2 237 962 persona nė njė kohė qė njė vit mė parė ka qenė 1 419 191 persona.
|
Nr. |
Pershkrimi i Treguesve |
|
Viti 2008 |
Viti 2009 |
Njesia |
|
1. |
Jane perpunuar ne VKK ne hyrje |
|
3097178 |
2929782 |
shtetas shqip. |
|
2. |
Jane perpunuar ne VKK ne dalje |
|
3176485 |
3165800 |
shtetas shqip. |
|
3. |
Jane perpunuar ne VKK ne hyrje |
|
1419191 |
2237962 |
shtetas huaj |
|
4. |
Jane perpunuar ne VKK ne dalje |
|
1273555 |
1963852 |
shtetas huaj |
|
5. |
Jane perpunuar ne VKK ne hyrje |
|
1171452 |
771414 |
automjete |
|
6 |
Jane perpunuar ne VKK ne dalje |
|
1154220 |
806409 |
automjete |


Policia Kufitare e Migracionit, pėr kėtė vit ka arritur rezultate nė parandalimin dhe luftėn ndaj krimit tė organizuar, trafikimit tė qėnieve njerėzore e parandalimit tė kalimeve ilegale tė kufirit, trafikimit tė lėndėve narkotike, kontrabandės sė mallrave tė ndryshme, etj.
Kėshtu gjatė kėtij viti janė identifikuar 410 vepra penale nė kufi dhe janė marrė nė pėrgjegjėsi penale 433 autorė tė tyre.


Njė drejtim i rėndėsishėm i Departamentit tė Policisė Kufitare dhe Migracionit ka qenė bashkėpunimi me tė gjithė strukturat e Policisė sė Shtetit, si nė pėrgatitjen e akteve normative, ashtu dhe nė drejtim tė parandalimit dhe goditjes sė krimit ndėrkufitar.
Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė bashkėpunuar me agjensitė e tjera qė operojnė nė kufi dhe konkretisht me shėrbimin doganor , shėrbimin fito-sanitar, Kapiteneritė e Porteve dhe agjensitė e tjera shtetėrore e private qė operojnė nė kufi.
Nė kuadrin e zbatimit tė protokolleve pėr patrullimin e pėrbashkėt me vendet fqinjė janė zhvilluar, me Malin e Zi 168 patrullime tė pėrbashkėta, me Maqedoninė 89 dhe palėn greke 10 operacione tė pėrbashkėta.
Ndėr treguesit mė tė mirė tė goditjes sė krimit ndėrkufitar po ju pėrmend rritjen e rasteve tė kapjeve tė drogave nė kufi nga 15 raste tė vitit tė kaluar nė 24 raste pėr kėtė vit, ose rritjen e kapjeve tė personave nė kėrkim me rreth 27 %, rritjen e kapjeve tė shtetasve shqiptare nė tentativė pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit
me rreth 10 %, rritjen e kapjeve tė shtetasve tė huaj nė tentative pėr kalim tė paligjshėm tė kufirit me rreth 46 % etj.
|
Nr. |
Treguesit |
2008 |
2009 |
Diferenca |
Njesia |
|
1. |
Dhenie Ndihme per kalim te paligjshem te kufirit |
97 |
49 |
- 50 |
raste |
|
2. |
Droge e kapur |
15 |
24 |
+ 9 |
raste |
|
3. |
Persona ne kerkim kapur |
228 |
284 |
+ 56 |
shtetas |
|
4. |
Mjete lundruese te bllokuara |
9 |
6 |
- 3 |
cope |
|
5. |
Automjete te bllokuara per aktivitete kriminale |
40 |
12 |
- 28 |
mjete |
|
6. |
Mallra kontrabande te kapura e te bllokuara |
62 |
21 |
- 41 |
raste |
|
7. |
Dokumenta udhetimi te falsifikuara |
150 |
92 |
- 58 |
pasaporta |
|
8. |
Shtetas shqiptare te kapur per kalim te paligjshem te kufirt |
16032 |
17663 |
+ 1631 |
shtetas shqiptare |
|
9. |
Te huaj te kapur ne tentative per kalim kufiri |
16 |
29 |
+ 13 |
shtetas te huaj |
|
10. |
U eshte refuzuar hyrja ne Republiken e Shqiperise |
374 |
461 |
+ 87 |
shtetas te huaj |
|
11. |
Mjete te trafikuara te kapura nga perdorimi i Interpolit |
10 |
14 |
+ 4 |
Mjete |
|
12. |
Krime nepermjet falsifikimit te dokumenteve |
378 |
171 |
- 207 |
Dokumente |
|
13. |
Viktima trafiku te evidentuara |
29 |
8 |
- 21 |
Persona |
Rendi e Siguria Publike
Gjate viti 2009, puna e strukturave tė Sigurisė Publike, ėshtė fokusuar nė zbatimin e objektivave e prioriteteve te parashikuara ne fillim te vitit per garantimin e rendit dhe tė sigurisė publike nė tė gjithė territorin e vendit, implementimin e Strategjisė sė Policimit nė Komunitet, rritjen e sigurisė rrugore, etj.
Treguesit kryesorė pėr kėtė periudhė kanė qenė;
§ Janė kryer veprimet procedurale pėr 3816 vepra penale nga tė cilat janė zbuluar 3412,
ose e shprehur nė pėrqindje zbulueshmėrie 89%, janė zbuluar 16 vepra penale tė vjetra, nė kėtė veprimtari kriminale janė implikuar gjithsej 3854 autorė tė veprave, Janė menaxhuar 7645 aktivitete tė ndryshme masive.
§ Janė mbėshtetur institucione tė tjera shtetėrore nė fushėn e zbatimit tė ligjit pėr 27.000
raste.
§ Janė menaxhuar dhe zgjidhur gjithsej 20.000 konflikte tė ndryshme pėr motive pronėsie
dhe motive tė tjera.
§ Jane kapur nė flagrancė pėr kryerjen e veprave tė ndryshme penale 1657 persona.dhe
744 persona nė kėrkim.
Ėshtė bėrė e mundur kontrolli i territorit nėpėrmjet shtimit tė patrullave tė pėrgjithshme, riorganizimit tė shėrbimeve, pėrmirėsimit tė metodės sė kontrollit e monitorimit, si dhe angazhimit nė rritje tė personelit policor pėr parandalimin e krimit dhe shkeljeve tė tjera tė ligjit.
Vetėm pėr procesin zgjedhor janė realizuar shėrbime policore nė lidhje me mbarėvajtjen e gjithė procesit zgjedhor, duke menaxhuar 1233 aktivitete tė ndryshme elektorale, ėshtė bėrė ruajtja dhe sigurimi i 66 KZAZ-ve, dhe 4746 Qėndra Votimi nė tė gjithė territorin e vendit, gjithsej 4812 Objekte
Zgjedhore.
Pėr mbulimin me shėrbim tė kėtyre objekteve zgjedhore janė angazhuar me shėrbim gjithsej 5000 punonjės policie.
Shėrbimet e Policisė sė Shtetit arritėn qė tė realizojnė objektivat dhe prioritet e pėrcaktuara edhe pėr keto zgjedhje, duke shėnuar progres tė mėtejshėm nė vendosjen e ruajtjen e standardeve tė punės policisė nė rastet e zhvillimit tė zgjedhjeve elektorale nė vendin tonė.
Nė fushėn e qarkullimit rrugor objektivat kryesore pėr kėtė vit kanė qenė - rritja e parametrave tė Sigurisė Rrugore, zbatimin e normave tė sjelljes, sigurimit tė njė trafiku tė rrjedhshėm pėr tė gjithė pėrdoruesit e rrugės, parandalimin e aksidenteve automobilistike, sensibilizimin e opinionit publik pėr rritjen e edukates
rrugore dhe shtimit tė besimit tek shėrbimet e Policisė Rrugore.
Por sa jane realizuar ato?
Gjatė vitit 2009 kanė ndodhur gjithsej 1316 aksidente nga kėta: 334 tė vrarė, 1309 tė plagosur. Si duket dhe mė sipėr, numri i aksidenteve dhe pasojave tė tyre ėshtė mė i madh krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar (1096 aksidente, 270 tė vrarė, 1142 tė plagosur). Aksidentet mė tė mėdha
dhe pasojat e tyre kanė ndodhur gjatė muajve Qershor, Korrik e Gusht.
Faktorėt e rriskut pėr aksidente automobilistike pėr vitin 2009 kundrejt vitit 2008 janė:
· Gjatė vitit 2009 numri i mjeteve tė regjistruara nė Shqipėri ėshtė rritur mbi 15% krahasuar me
vitin 2008.
· Gjatė vitit 2009 kanė qarkulluar nė territorin e Shqipėrisė mbi 1 milion e 200 mijė mjete (
gjate sezonit turistik) rreth 400 mijė mjete mė shumė se sezoni i vitit 2008).
· Gjate vitit 2009 ėshtė rritur numri i akseve tė reja rrugore nė pėrdorim kundrejt vitit 2008.
Duke iu referuar tė dhėnave statistikore rezulton se kemi njė rritje tė numrit tė pėrgjithshėm tė aksidenteve me 220 aksidente po ashtu pėr kėtė vit kemi rritje tė numrit tė aksidenteve me pasojė vdekjen pėr 64 persona.
Nisur nga tė dhėnat e sipėrme dilet nė pėrfundimin se strukturat e policisė rrugore nuk i kanė realizuar objektivat e parashikuara pėr kėtė vit dhe kanė nevojė riorganizimi dhe monitorimi mė tė mirė tė shėrbimeve qė ofrojnė.
Ne presim qė strukturat e Drejtorisė Policisė Rrugore tė paraqesin obsionet e tyre pėr tė rritur mė tej nivelin e punės me qėllim uljen e numrit tė aksidenteve dhe rritjen e sigurisė rrugore. Masat e parashikuara prej tyre duhet tė sjellin ndryshime nė funksionimin e shėrbimeve tė policisė rrugore e rritjen e nivelit tė punės sė
personelit tė kėtij shėrbimi. Ky projekt mbasi tė shqyrtohet nga grupi i politikave do tė konkretizohet dhe realizohet nė objektivat e vitit 2010.
Forcat lėvizėse operacionale
Gjatė vitit 2009 kėto shėrbime kanė bėrė tė mundur zbatimin e detyrave dhe rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve.
Shėrbimet mė kryesore kanė qenė :
§ kapja e personave tepėr tė kėrkuar.
§ ruajtja e tė dėnuarve me arrest shtėpie
§ sigurimi i personaliteteve tė larta shtetėrore gjatė aktiviteteve elektorale si dhe
vizitave tė ndryshme nė tė gjithė vendin.
§ shoqėrimi i tė paraburgosurve nga njė qark nė tjetrin pėr transferim ose pėr seanca
gjyqėsore.
§ sigurimi i rendit e qetėsisė nė mbėshtetje tė policisė vendore.
§ menaxhimi i situatės e kontrolli i territorit nė kufirin e gjelbėr me Greqinė, pėr
ndalimin e trafikut tė paligjshėm tė klandestinėve.
Janė realizuar 780 shėrbime, me pjesmarrjen e 7151 punonjės policie, tė ndara kėto sipas Drejtorive tė Policisė sė Qarqeve
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė ėshtė e angazhuar nė mėnyrė permanente nė plotėsimin e kushteve optimale tė punės dhe pajisjes me teknikėn bashkėkohore tė forcave speciale tė domosdoshme pėr tė realizuar detyrėn e tyre
Trajnimi Policor
Objekti dhe qėllimi kryesor i veprimtarisė sė Departamentit pėr Trajnimin Policor ishte pėr vitin 2009, pėrmirėsimi i kapaciteteve profesionale tė personelit tė Policisė sė Shtetit nėpėrmjet trajnimeve.
Ne kemi mė shumė se tre vite qė zbatojmė modelin e ri tė trajnimeve nė polici. Implementimi i plotė dhe pėrqasja e tij me eksperiencat e vendeve mė tė pėrparuara do tė vazhdojė tė mbetet prioritet edhe pėr tė ardhmen.
Nė objektivat e kėtij departamenti dhe institucioneve mėsimore vartėse nė fillim tė vitit 2009, ka qenė trajnimi i 1500 punonjėsve tė policisė nė shkollėn bazė 11 javė pėr Patrullė tė Pėrgjithshme dhe shkollimi i 300 rekrutėve tė rinj nė shkollėn bazė 22 javė pėr Patrullė tė Pėrgjithshme.
Kėtė vit pėr herė tė parė u zhvillua me sukses procesi trajnimeve pėr ngritjen nė gradė. Pėr tė arritur nė realizimin e kėtij objektivi u punua pėr hartimin e programeve tė kurseve, si dhe pėr hartimin, pėrmirėsimin e pėrshtatjen e kurikulės.
Gjatė kėtij viti janė zhvilluar 11 kurse pėr ngritjen nė gradė. Po ashtu objektiv i rėndėsishėm i planifikuar pėr vitin 2009 ka qenė dhe zhvillimi i programeve pėr kontrollin dhe ruajtjen e aftėsive profesionale Pjesė pėrbėrėse e kėtij programi kanė qenė zhvillimi trajnimit pėr pėrdorimin e armėve tė zjarrit, duke vlerėsuar
rėndėsinė e aftėsimit tė nevojshėm tė personelit policor nė kėtė drejtim.
Ėshtė e domosdoshme qė nga strukturat e kėtij departamenti tė vazhdohet tė punohet pėr pėrmirėsimin cilėsor tė procesit tė trainimeve ndoshta edhe tė rishikimeve tė afateve tė trainimeve.
Shėrbimet Mbėshtetėse
Shėrbimet mbėshtetėse kanė pasė si prioritet krijimin e kushteve optimale tė punės nė Policinė e Shtetit, plotėsimin e nevojave materiale teknike pėr zbatimin sa mė cilėsor tė detyrave nga shėrbimet policore operuese si dhe zgjidhjen e gjithė problemeve tė menaxhimit tė burimeve njerėzore e materiale.
Me qėllim pėrdorimin sa mė racional tė burimeve njerėzore, rritja e nivelit tė profesionalizmit tė personelit policor nėpėrmjet zhvillimit tė programeve tė trajnimit pėr tė gjitha rolet dhe nivelet, hartimi i njė strategjie pėr menaxhimin respektiv tė personelit si dhe riorganizimi strukturor, ka sjellė efekte pozitive pėr
efektivat e Policisė sė Shtetit.
Gjatė kėtij viti janė kryer disa aktivitete nė menaxhimin e burimeve njerėzore si:
§ Realizimi i procesit tė ngritjes nė gradė ku aplikuan 1198 punonjės, nga tė cilėt 993 morėn pjesė nė konkurim. Janė
ngritur nė gradė 110 punonjės.
§ Kalimi nė funksione civile pėr 160 punonjės dhe kaluar nė funksione tė shėrbimeve
mbėshtetėse, kryesisht nė 90% te rasteve tė nivelin zbatues.
§ Gjate vitit 2009 janė kryer 2050 transferime, lirime, pėrjashtime dhe ripranime pėr
punonjėsit e policisė se tė gjitha niveleve
Detajimi i fondeve tė akorduara pėr mallra e shėrbime pėr vitin 2009, u krye brėnda datės 10 Janar 2009, gjė qė shpejtoi procedurat pėr hartimin e regjistrit tė prokurimeve dhe realizimin e prokurimit tė fondeve si pėr artikujt e pėrqėndruar nė QFMT, ashtu edhe pėr ato tė prokuruara nga strukturat vendore.
Janė pėr tu pėrmendur nė vecanti zėrat e realizuar si :
· furnizimi me automjete tė reja pėr policinė e shtetit gjatė vitit 2009 (297 copė)
· Pajisjet pėr kontrollin e drogave pėr Policinė Kufitare dhe Migracionin.
· Pajisjet pėr kontrollin e pasaportave biometrikė nė Pikat e Kontrollit tė Kufirit.
· Pajisja me 300 copė pistoleta Beretta dhe 8 komplete zhytjeje me gjithė pajisjet ndihmėse
dhe aksesorėt e tjerė.
· Sigurimi i 203 kompleteve mbrojtės taktikė pėr strukturat e Forcave Speciale dhe tė Ndėrhyrjes
sė Shpejtė.
· Njė sėrė investimesh nė disa komisariate dhe drejtori policie qarku pėr krijimin e ambienteve
tė reja ose rikonstruksione tė domosdoshme pėr pėrmirėsimin e kushteve tė punės pėr personelin etj.
Me pėrparėsi ėshtė punuar gjatė vitit pėr dixhitalizimin e informacionit, mirėmbajtjen e sistemeve ekzistuese dhe zgjerimin e tyre si njė proces mjaft i rėndėsishėm pėr punėn e strukturave tė Policisė sė Shtetit.
Nė kėtė kuadėr gjatė vitit 2009, pėrfundoi implementimi i Sistemit DATACOM, i cili krijoi mundesinė e njė infrastrukture tė teknologjisė sė lartė pėr implementimin e tė gjitha sistemeve tė informacionit nė interes tė strukturave pėrbėrėse tė Policisė sė Shtetit, si ajo kriminale, rendit, kufirit e mbėshtetėse, si dhe
pėrfundoi shtrirja e Sistemit TIMS nė tė gjitha Drejtoritė e Policisė nė Qarqe dhe nė tė gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, duke u dhėnė mundėsinė e komunikimit dhe transmetimit tė informacionit nėpėrmjet sistemeve kompjuterike dixhitale, dhe krijuar mundėsinė pėr personelin policor tė shkėmbimit tė informacionit nė kohė reale.
Pėrparėsi pėr vitin 2010 i ėshtė dhėnė
-dixhitalizimit tė informacionit dhe zhvillimit tė sistemeve tė teknologjisė sė informacionit,
-sigurimit tė uniformės sė re tė policisė sė shtetit e cila mund tė quhet njė revolucion mė vehte nė ndryshimin e imazhit tė policisė sė shtetit para komunitetit,
-sigurimit tė pajisjeve speciale pėr strukturat operacionale,
-Pėrmirėsimi i ambjenteve tė punės nė strukturat e Policisė sė Shtetit.
Nė pėrfundim tė kėsaj sinteze, mė lejoni tė parashtroj prioritetet pėr vitin 2010.
· Zbatimi I detyrimeve qė rrjedhin nga Programi I Qeverisė dhe Ministrisė sė Brėndshme.
· Ndjekja e detyrave tė plan veprimeve tė strategjive sektoriale dhe planit strategjik tė Policisė sė Shtetit 2007-2013.
· Vazhdimi i harmonizimit tė legjislacionit tė Policisė sė Shtetit e pėrafrimi i tij me atė tė Bashkimit Europian dhe
akteve tė tjera ndėrkombėtare .
· Thellimi i luftės kundėr krimit tė organizuar, trafiqeve tė paligjshme dhe terrorizmit.
· Realizmi i detyrave tė Planit tė Veprimit Operacional 2008-2010 Pėr implementimin e policimit nė komunitet si njė
filozofi bashkėkohore
· Thellimi i bashkėpunimit me agjencistė e zbatimit tė ligjit si: Prokurori, SH.I.SH, Tatimet, Doganat, Drejtorinė e
Pastrimit tė Parave, etj. pėr tė arritur sukses nė luftėn kundėr kriminalitetit dhe forcimit tė shtetit ligjor.
· Pėrmirėsimi i burimeve njerėzore dhe infrastrukturės pėr menaxhimin e kontrollit tė kufijve sipas kėrkesave tė
Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit.
· Realizimi i reformės strukturore nė policinė rrugore pėr tė rritur efikasitetin e saj me qėllim parandalimin e
aksidenteve e rritjen e sigurisė nė rrugė.
· Rritja e mėtejshme e kapaciteteve profesionale tė personelit tė policisė, nėpėrmjet trajnimit dhe rritjes sė etikės
profesionale nė punė.
· Implementimi i vazhdueshėm i teknologjisė dixhitale pėr rritjen e cilėsisė sė informacionit dhe shėrbimeve nė
strukturat e Policisė sė Shtetit.
Nė mbyllje, dua tė falenderoj gjithė punonjėsit e Policisė sė Shtetit pėr kontributin e tyre nė aritjen e rezultateve tė mėsipėrme dhe njėkohėsisht tė falėnderoj Zotin Kryeministėr dhe Qeverinė pėr ndihmen e pėrkrahjen permanente qė i kanė dhėnė institucionit te policise se shtetit
Ju faleminderit.
|