|
Tiranė, mė 29 .10.2009
Njoftim pėr shtyp
Ceremonia e prezantimit tė Drejtorit tė ri tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit Z. Hysni Burgaj
Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha prezantoi sot nė njė ceremoni tė posaēme Drejtorin e ri tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit Z. Hysni Burgaj.
Fillimisht Ministri Basha komunikoi pėr tė pranishmit nė ceremoni Vendimin e Kėshillit tė Ministrave qė liron nga detyra e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit Z. Ahmet Prenēi dhe emėron nė kėtė detyrė Z. Hysni Burgaj.
Pas kėsaj u zhvillua ceremoniali i dorėzimit tė Flamurit dhe simbolit tė Policisė sė Shtetit nga drejtori i mėparshėm Z. Ahmet Prenēi tek Drejtori i ri i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Z. Hysni Burgaj, i cili bėri betimin.
Nė fjalėn e rastit, Ministri i Brendshėm Basha shprehu vlerėsimin pėr punėn e kryer nga Z. Prenēi nė krye tė Policisė sė Shtetit nė drejtim tė kryerjes sė reformave tė rėndėsishme, sidomos pas hyrjes nė fuqi tė Ligjit tė ri pėr Policinė e Shtetit, si
dhe pėr ndėrmarrjen e hapave kurajozė pėr tė rritur performancėn dhe prezantimin e policisė shqiptare nė arenėn kombėtare dhe atė ndėrkombėtare.
-Gjatė kėsaj kohe Policia e Shtetit arriti rezultate shumė tė larta nė luftėn kundėr krimit, ndėrtoi dhe forcoi marrėdhėniet me partnerėt ndėrkombėtarė dhe organizatat simotra nė vendet e rajonit dhe tė BE, u bė njė nga faktorėt pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO, si dhe i parapriu detyrimeve pėr liberalizimin e vizave me vendet e BE-sė, pėr tė cilin tė
gjithė shpresojmė tė realizohet sė shpejti.
Policia e Shtetit mori gjithashtu pėrgėzime unanime pėr performancėn e saj gjatė zgjedhjeve tė qershorit tė kėtij viti,- u shpreh Ministri Basha.
Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha shprehu ndėrkohė bindjen se Drejtori i ri i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Z. Hysni Burgaj nė bashkėpunim me drejtuesit e tjerė tė policisė do tė vazhdojnė rrugėn e mbarė nė tė cilėn Policia Shqiptare ka ecur dhe nė tė njėjtėn kohė do tė vazhdojnė edhe reformat e nisura.
- Le tė rikonfirmojmė sot nga kjo ceremoni, se nė misionin e saj fisnik pėr rend dhe siguri, nėpėrmjet policimit nė shėrbim dhe nė pėrgjigje tė nevojave tė komunitetit, duke mbrojtur jetėn dhe pronėn, nėpėrmjet goditjes sė krimit dhe akteve kriminale, nėpėrmjet bashkėpunimit me partnerėt pėr tė parandaluar dhe penguar prishjen e rendit dhe qetėsisė publike,
nė respekt tė sigurisė dhe tė drejtave njerėzore, Policia e Shtetit do tė vazhdojė tė qėndrojė si njė shpatė nė kokėn e krimit dhe njė mburojė e lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve tė Republikės,- deklaroi Ministri Basha duke garantuar se nė kėtė mision Policia e Shtetit do tė ketė mbėshtetjen e plotė tė qeverisė dhe shtetit.
Gjatė kėsaj ceremonie ishin tė pranishėm drejtues e punonjės tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit dhe pėrfaqėsues tė misioneve tė huaja qė asistojnė policinė shqiptare.
|