|
Njoftim pėr shtyp
Tiranė, mė 05.09.2009
Fjala e mbajtur nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit
me rastin e fitimit tė gradės inspektor tė 58 punonjėsve tė policisė nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė
I nderuar zoti Ministėr i Brendshėm
Tė nderuar kolegė tė misioneve policore ICITAP dhe PAMECA
Tė dashur kolegė!
Siē jeni nė dijeni, sot jemi mbledhur jo vetėm pėr tė celebruar finalizimin e dytė tė suksesshėm tė periudhės sė provės nga 58 punonjės policie, por edhe pėr tė hedhur njė vėshtrim retrospektiv tė rrugės nėpėr tė cilėn ju, por edhe ne bashkė me ju, kemi bėrė deri sa arritėm nė kėtė ditė.
Para rreth njė viti e gjysėm nė celebruam grupin e parė tė inspektorėve tė cilėt u arsimuan sipas modelit tė ri tė shkollimit tė patrullės sė pėrgjithshme tė policisė. Nga kjo kohė deri mė sot ne kemi pasur mundėsi tė shikojmė dhe tė prekim efektivisht rezultatet pozitive tė arritura nga inspektorėt tanė paraardhės gjė
qė na jep mė shumė kurajė dhe besim pėr tė vazhduar shkollimin policor sipas modelit perėndimor qė tashmė kemi adoptuar.
Permanent ka qenė edhe kontributi i programit ICITAP dhe misionit PAMECA tė cilėt na kanė asistuar me ndihmėn e tyre nė rrugėn e shkollimit dhe trainimit tė patrullės sė pėrgjithshme. Gjej rastin ti falėnderoj me mirėnjohje.
Si sot para njė viti e gjysėm, kur ne celebruam brezin e parė tė inspektorėve tė policisė sė shtetit, ne ishim optimistė pėr tė sjellė ndryshimin e madh qė po ndodhte nė Policinė e Shtetit. Tashmė me brezin tuaj jemi jo vetėm optimistė, por tė sigurt pėr kėto ndryshime. Rritja e profesionalizmit policor, e drejta e
ecurisė nė karrierė pėr gjithsecilin prej jush dhe ēdo anėtar tė organizatės policore, krijimi dhe konsolidimi i njė marrėdhėnie tė re me komunitetin dhe nė shėrbim tė tij, vlerėsimi real i aftėsive tė gjithsecilit prej jush, janė bazat mbi tė cilat po punojmė qė tė strukturojmė organizatėn tonė policore.
Ndėrsa ju jeni tashmė brezi i dytė i gjeneratės qė provoi nė praktikė se format e reja, dhe shėrbimi ndaj komunitetit nuk ishin thjesht fraza tė ndėrtuara bukur nga ana estetike, por njė princip bazė drejt tė cilit duhet tė orientohet e mbėshtetet e gjithė puna jonė nė tė ardhmen. Ju, me kurajė, iniciativė, kulturė
profesionale e qytetare, arritėt tė demonstroni supremacinė e policimit me bazė nė komunitet, pėrkundrejt formave tradicionale tė shėrbimit policor.
Shkollimi dhe puna juaj bėnė qė nga sot, ju tė jeni punonjės policie me kompetenca tė plota policore, e kjo pėrkthehet nė shtimin e pėrgjegjėsive, kjo do tė thotė se duhet tė ballafaqoheni me sfida te reja edhe mė tė vėshtira, por jo tė panjohura tashmė pėr ju, e aq mė pak tė pakapėrcyeshme.
Personalisht dhe bashkė me stafin drejtues tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit kemi ndjekur hap pas hapi tė gjithė progresin e bėrė nga ana juaj. Jam ndjerė krenar kur qytetarė te ndryshėm, pavarėsisht statusit tė tyre shoqėror, mė kanė shprehur kėnaqėsinė nė lidhje me shėrbimet qė kanė ofruar patrullat
e pėrgjithshme nė tė gjithė Drejtoritė e Policive nė Qarqe, sikurse kemi analizuar ēdo rast kur jemi informuar pėr ndonjė veprim jo tė hijshėm tė tyre, qė pėr hir tė vėrtetės kanė qenė sporadike e nuk kanė arritur ta zbehin tė tėrėn.
Nė kėtė ditė, qė pėr ju duhet tė mbahet mend gjatė, pėrfitoj nga rasti qė tu inkurajoj qė, pasi e keni hedhur hapin e parė tė sigurt, tė mbani parasysh:
Sė pari; Nė veprimtarinė dhe aktivitetin tuaj, duhet qė nė ēdo rast tė pėrēohet fryma e re qė ka sjellė ligji i ri i Policisė sė Shtetit, duhet tė demonstroni fytyrėn e re tė njė punonjėsi policie tė orientuar nga
publiku e nė shėrbim tė tij. Ky duhet tė jetė i vetmi indikator matės dhe produkti i pritshėm i policimit qė ju duhet tė afroni.
Sė dyti; Ju kujtoj, se ju jeni pjesė e rėndėsishme e reformave mė tė mėdha qė ka ndėrmarrė policia deri mė sot. Shkollimi, trainimi nė terren dhe veprimtaria juaj nė periudhėn dy vjeēare tė provės janė pjesė pėrbėrėse
e kėtyre reformave qė Policia e Shtetit tė shkojė drejt plotėsimit tė standardeve tė njė organizate policore perėndimore.
Sė treti; Ashtu siē keni bėrė deri mė sot nė punėn tuaj, kur jeni ndeshur me praktika apo qėndrime tė cilat janė tė pėrkundėrta me ato qė citova mė lart, mos hezitoni, sfidojini dhe refuzojini ato! Juve ju bie pėr
detyrė tė jeni pengesa e parė e metodave dhe formave tė punės tė vjetra qė shfaqen tek njė pjesė e personelit tonė policor. Pėrdoreni shkollimin e ri dhe energjitė qė ju jep mosha nė kahun e duhur dhe do tė kuptoni sa tė dobishėm do tė jeni pėr shoqėrinė, organizatėn, familjen dhe veten tuaj.
Mos harroni, jeni ndėr brezat qė keni misionin pėr tė ndryshuar mentalitetet e vjetra nė Polici. Bėni mė tė mirėn qė dini dhe do tė shikoni se do tė jeni tė suksesshėm.
Eksperienca e grupit tė parė tė inspektoreve tė policisė qė tashmė po jep frutet e veta nė punėn e Policisė sė Shtetit na bėn optimistė pėr suksesin e brezit tuaj duke konstatuar me kėnaqėsi shtimin e radhėve tė saj me punonjės policie tė arsimuar me njė shkollim tė ri dhe bashkėkohor dhe me njė praktikė tė re tė
standardeve perėndimore.
Mbėshtetja ime personale, por dhe i stafit qė unė drejtoj, do tė jetė si gjithmonė e padiskutueshme.
Ju pėrgėzoj pėr gradėn e inspektorit qė morėt sot, e mos u kėnaqni me kaq. Ju uroj suksese dhe urimet mė tė mira pėr Ju e familjet tuaja.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|