POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

Policia e Shtetit
  • Drejtori i  Pergjithshėm 
  • Struktura
  • Legjislacioni 
  • Dokumenta  strategjikė

VLERESIME 
PER POLICINE E SHTETIT


DEPARTAMENTE

 

Hetimi i Krimeve

Sigurisė Publike

Kufiri & Migracioni

Shėrbimet Mbėshtetėse

Trajnimi  Policor


Analiza vjetore  2008 e Drejtorive tė Policisė sė Qarqeve

 

• Tiranė     • Shkodėr   • Lezhe
• Dr Kufirit & Migracionit Tirane
• Gjirokaster     • Berat 

 

Trajnimi Policor

Tematiku i Trajnimeve pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit pėr vitin 2009

Qendra e Formimit Policor

•  Udhėzues pėr Aplikim

•  Formular aplikimi pėr pranimin nė Shkollėn e Policisė

•  Testi fizik i aplikantėve pėr Shkollėn Bazė tė Policisė


SEZONI TURISTIK

 

VENDE  VAKANT


Aktivitetet  e Policisė sė Shtetit para dhe gjatė procesit zgjedhor 2009

MOTI NE:

  Tiranė
   Shkodėr

 

 

 

 

 

Njoftim pėr shtyp

Tiranė, me 05.06.2009

 

Fjala e Drejtorit te Luftės Kundėr Krimeve tė Rėnda, Drejtues i Parė Nikolin Bala nė Forumin Mendimi i Lirė

 

Tė nderuar pjesmarrės;
 

Para disa vitesh u mbajt Konferca Kombėtare " Shteti dhe shoqėria civile nė mbrojtje tė tė drejtės sė jetės" ku fenomeni i gjakmarrjes zuri njė vend tė vecantė, pėr t`a minimizuar dhe pėr t`i dhėnė fund atavizmit arkaik dhe pėr t`i dhėnė vektor veprimit tė shtetit ligjor . Sot nė detyrėn qė ushtroj dhe si qytetar i kėtij vendi, kam qėnė dhe mbetem i obliguar, i ndjeshėm dhe i motivuar pėr t`i dhėnė ligjit hapėsirė dhe forcė veprimi mbi parcelat e ndikimit tė tė Drejtės Zakonore Penale, e vecanėrisht tė gjakmarrjes, pėr t`a lėnė atė nė skrapin e historisė pos komuniste shqiptare. 

Pa dyshim qė strukturat e Policisė sė Shtetit janė tė parat qė pėrballen me krimin e vrasjes nė pėrgjithėsi, dhe ato pėr hakmarrje dhe gjakmarrje nė vecanti, sepse ajo ka detyrimin ligjor pėr sigurimin e rendit dhe tė qetėsisė publike, pėr mbrojtjen e jetės sė qytetarit dhe tė veprimtarisė sė komunitetit.

Krimi i vrasjes pėr gjakmarrje ka specifika tė vecanta qė lidhen ngushtė me psikologjinė, traditėn dhe me zhvillimet historike e social-kulturore tė zonės. Pėr rrjedhojė problemi ėshtė kompleks me integrim tėrrėsor e jo diferencial dhe nuk lidhet vetėm me strukturat e Policisė sė Shtetit. Zgjidhja e kėtij fenomeni kėrkon njė angazhim multi dimensional qė fillon me komunitetin, pushtetin vendor, instituconet shtetėrore, OJF, shkollėn, me grupe e individė autoritarė, tė cilėt sė bashku mund dhe duhet t`a shkulim tė keqėn nga e cila ka kohė qė vuajmė.

Drejtoria e Pergjithshme e Policisė sė Shtetit, organizatat e policisė nė Qarqe e rrethe, i kanė kushtuar rėndėsi tė vecantė luftės pa kompromis e me tolerancė zero fenomenit tė gjakmarrjes, njohjes sė gjendjes konkrete tė lagjes, zonės, tė familjeve nė gjak, familjeve tė ngujuara, tė fėmijėve qė pėr kėtė arsye nuk vazhdojnė shkollėn, tė lindjeve tė konflikteve tė reja dhe parandalimi i thellimit tė tyre.

Padyshim qė strategjia e punės sonė mbetet performanca dhe profesionalizmi nė evidentimin, parandalimin e rasteve konfliktuale, pa neglizhuar dhe pa ju dhėnė presioneve, duke siguruar standarte tė larta tė sigurisė dhe tė qetėsisė publike nė cdo cep tė territorit. Kjo nė fund tė fundit, ėshtė e ardhura neto qė n`a obligon ligji nė shėrbim tė komunitetit, ėshtė produkti konkret i organizatės sė policisė, qė vitet e fundit ka si bilanc uljen e krimit tė vrasjes nė pėrgjithėsi dhe tė gjakmarrjes nė vecanti.

Po t`ju referohemi shifrave krimi i gjakmarrjes ka pasur dhe ka tendenca tė qarta ulje. Kėshtu, nė vitin 1998, nga 573 vrasje 45 prej tyre ishin pėr gjakmarrje, nė vitin 2001 nga 208 vrasje 32 ishin pėr gjakmarrje, nė vitin 1999 ndodhėn 496 vrasje nga tė cilat 41 me motiv gkakmarrjen, nė 2005 nga 131 vrasje 6 ishin pėr gjakmarrje. Nė vitin 2008 shėnuam minimumin historik tė krimit tė rėndė tė vrasjes,me 88 vrasje, nga tė cilat vetėm 2 vrasje kishin motiv gjakmarrjen.

Nė periudhen Janar-Maj 2009 janė evidentuar 33 vrasje nga tė cilat nuk kemi pasur asnjė vrasje pėr gjakmarrje. Shifrat qė cituam janė mė tepėr se optimiste, tė cilat tė marra si tė ardhura neto nė shėrbim tė komunitetit, tregojnė pėr strategji tė qarta e standarte profesionale, potenciale menaxhuese e performancė bashkėkohore tė strukturave tė policisė sė shtetit.

Gjakmarrja ka rrėnjė tė thella nė psikologjinė, mentalitetin, dhe nė "tė drejtėn zakonore" nė disa zona nė veri tė vendit, sidomos nė Qarkun e Shkodrės, Lezhės, Kurbin, Krujė, Kukės, Dibėr etj., ka inspirues tė gjakmarrjes pėrballė veprimit tė Ligjit, ka tendenca tė fshehjes sė krimit pėr tė vepruar vetėgjyqėsia nė bazė tė Kanunit dhe Dheut, sic ka dhe largime jashtė vendit tė autorėve tė krimit pėr t`i shpėtuar pėrballjes me drejtėsinė.
 

Tė nderuar miq, zonja e zotėrinj.

Me implementimin e Ligjit tė Ri pėr Policinė e Shtetit janė bėrė ndryshime esenciale nė formė e nė strukturėn e organizatės, e sidomos kemi arritur brenda dy viteve kapėrcime cilėsore, nė konkretizimin e metodave moderne tė policimit. Eshtė e rėndėsishme tė theksoj se vektori kryesor i eficencės sė punės sonė ka qėnė dhe mbetet bashkėpunimi me tė gjithė faktorėt qė sigurojnė performancėn dhe qėndrueshmėrinė e rezultateve. Bashkėpunimi i organizatės sė Policisė me komunitetin, organet e pushtetit vendor dhe mė gjėrė, ėshtė trinomi i suksesit dhe nė luftėn kundėr gjakmarrjes.

Pėr tė ilustruar produktin e kėtij bashkėpunimi, do t`u servirja disa shifra sinjifikative. Nė vitin 2007 janė zgjidhur dhe pajtuar me marrveshje mes palėve 40 066 konflikte qė mund tė ishin burim i krimeve tė rėnda dhe tė paparashikueshme, ndėrsa nė vitin 2008 nga 1606 konflikte pėr pronėn janė zgjidhur me marrveshje 1577, nga 1966 konflikte pėr motive tė dobta janė zgjidhur 1867.

Qasja ndaj kėtij bashkėpunimi nuk duhet t`i lihet dėshirės, ndėrgjegjes profesionale e qytetare tė drejtuesve tė pushtetit vendor dhe tė Policisė sė Qarkut, apo inspektorit tė zonės, tė drejtorive arsimore apo tė OJF-ve, se sa detyrimit ligjor pėr tė bashkėpunuar; pra jo thjesht konvergim i aktorėve vullnetarė e civil, por njė konvergim institucional.

Institucionalizimi i bashkėpunimit ėshtė dhe mbetet kėrkesė e rėndėsishme, e do tė thoja i ngutshėm pėrballė sfidės sė gjakmarrjes. Pra mendoj se ka ardhur koha qė tė veprojmė konkretisht e me vizion tė qartė pėr tė shtruar binarėt e njė bashkepunimi ligjor, qė palėt dhe aktorėt tė kenė obligime ligjore nė realizimin e qėllimit tė pėrbashkėt pėr eleminimin e fenomenit.

Ligji Nr. 8465, datė 11. 03. 1999, " Pėr ndėrmjetėsimin pėr zgjidhjen me pajtim tė mosmarrveshjeve", ka rėndėsi tė madhe shoqėrore dhe juridike, psikologjike dhe praktike, nė vend tė spontanitetit tė veprimit tė vetėgjyqėsisė qė mund tė ketė pasoja dhe tronditje tė thella shoqėrore, kultivon tolerancėn dhe kulturėn qytetare, maturinė dhe sensibilizimin real ndaj Ligjit. 

Njė problem shqetėsues pėr strukturat e Policisė sė Shtetit dhe pėr gjithė strukturat shtetėrore dhe shoqėrinė civile, ka qėnė dhe mbetet fenomeni i ngujimit, qė nė tė shumtėn e herės ėshtė kolektiv dhe jo individual. Aktualisht nė vendin tonė rezultojnė 152 familje tė ngujuara, ose me kufizim lirie dhe konkretisht: nė Qarkun e Shkodrės nga tė dhėna zyrtare janė tė ngujuara ose me kufizim lirie - 109 familje; nė Qarkun e Lezhės 13 familje nga tė cilat 8 nė rrethin e Kurbinit; nė Qarkun e Kukėsit dhe tė Tiranės janė pėrkatėsisht nga 15 krye familjarė tė ngujuar.

Pėrsa i pėrket fenomenit tė fėmijve tė ngujuar pėr shkak tė gjakmarrjes nga statistikat e kohėve tė fundit rezultojnė se 37 fėmijė nuk frekuentojnė shkollėn, dhe kėto kryesisht nė Qarkun e Shkodrės. Ky ėshtė njė problem i madh shoqėror pėr tė sotmen dhe tė nesėrmen dhe kursesi strukturat tona nuk e kanė larguar kujdesin pėr pėr sigurimin e njė jete tė qetė e normale pėr vazhdimėsinė e "fėmijėrisė pa gjakmarrje" Por lypset njė strategji e pėrbashkėt e strukturave shtetėrore, e shkollės dhe e  shoqėrisė civile pėr sensibilizimin e opinionit nė luftėn e pėrbashkėt pėr shėrimin pėrfundimtar tė kėsaj plage mesjetare, e sidomos kur bėhet fjalė pėr fėmijėt.

Pėr shkak tė misionit qė ka organizata e Policisė sė Shtetit nė ruajtjen e rendit dhe tė sigurisė publike, nė strategjinė e saj pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė vrasjes nė pėrgjithėsi dhe pėr gjakmarrjen nė vecanti, ka synuar tek: 

  • Pėrqėndrimi i vėmendjes nga organizatat e policisė nė qarqet ku fenomeni i gjakmarrjes ėshtė i pėrhapur duke i dhėnė pėrparėsi pėr zgjedhjen e personelit dhe trajnimin e vazhdueshėm tė tyre, pėr vecoritė e parandalimit tė vrasjeve nė tėrėsi dhe ato pėr hakmarrje dhe gjakmarrje nė vecanti;
  • Forcimi i bashkėpunimit me organet e prokurorisė pėr hetimin e shpejtė dhe dėnimin sipas ligjit tė autorėve tė kėtyre veprave tė rėnda penale;
  • Organizimin e masave tė shpejta dhe tė gjithanėshme pėr kapjen e autorėve tė vrasjeve nė tėrėsi dhe pėr gjakmarrje nė vecanti, si njė masė efikase pėr parandalimin e mėtejshėm tė gjakmarrjes;
  • Arrestimi dhe pėrballja me drejtėsinė tė autorėve tė dėnuar pėr veprėn penale tė vrasjes me motiv gjakmarrjen;
  • Zbardhja e ngjarjeve tė vjetra tė vrasjes dhe ekstradimi i autorėve tė larguar jashtė vendit duke bashkėpunuar ngushtė me INTERPOLIN;
  • Forcimin e gjithanshėm dhe institucionalizimin e bashkėpunimit me strukturat e qeverisjes vendore dhe organet e pushtetit vendor, me OJF dhe organizmat e tjera shoqėrore pėr sensibilizimin e opnionit nė parandalimin dhe luftėn pa kompromis kundėr fenomenit tė gjakmarrjes;
  • Vėmendje tė vecantė i kemi kushtuar bashkėrendimit tė punės sonė me drejtoritė arsimore dhe shkollat, pėr thellimin dhe pėrmirėsimin e kurrikulave nė edukimin e fėmijve dhe rinisė me frymėn e tolerancės e mirėkuptimit, tė dashurisė dhe respektit pėr jetėn dhe komunitetin. Ndoshta lypset njė pėrmirėsim i teksteve shkollore, ku edukimi tė ketė hapėsirat e nevojshme pėr kėtė qėllim;
  • Janė tė nevojshme pėrmirėsimet nė kuadrin e veprimit tė ligjit pa ekuivok dhe tolerancė pėr autorėt e krimit tė vrasjes nė pėrgjithėsi dhe pėr gjakmarrje nė vecanti.

Tė nderuar pjesmarrės

Policia e Shtetit, strukturat e saj, kanė pasur dhe kanė ndihmėn dhe mbėshtetjen Tuaj pa rezerva, mbeshtetjen e Qeverisė, tė organeve tė pushtetit lokal, tė partnerėve ndėrkombėtarė, tė mbarė shoqėrisė shqiptare drejt pėrmbushjes me sukses tė detyrės fisnike tė ruajtjes sė jetės dhe rendit publik. Padyshim qė dhe takimi i sotėm, puna e bėrė me iniciativėn e Z. Mentor Kikia pėr evidentimin e familjeve nė hasmėri nė Qarkun e Shkodrės ėshtė njė ndihmė e madhe jo vetėm pėr komunitetin e kėsaj zone, pėr strukturat e pushtetit vendor, por vecanėrisht pėr organizatėn e Policisė sė Shtetit, pėr t`a parė gjendjen nė sy, e pėr tė marrė masa tė pėrbashkėta pėr shėrimin e shpejtė dhe pėrfundimtar tė gjendjes.

Jemi tė vendosur nė luftėn pa kompromis kundėr krimit tė cdo natyre qoftė, tė obliguar pėr sigurimin e standarteve te njė vendi anetar nė NATO, tė njė vendi aplikues pėr anėtarsim nė familjen e madhe tė Bashkimit Evropian.

Ju siguroj qė sfidat qė kemi pėrpara do t`i pėrballojmė me sukses.

Ju faleminderit.


 

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007