POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

 

Njoftim pėr shtyp

 

Tiranė, mė 28.06.2009

 

 Deklaratė e Policisė sė shtetit  ora 11 00

Nga ana e Policisė sė Shtetit janė marrė nė ruajtje KZAZ dhe Qėndrat e Votimit qė prej orės 2000 tė datės 27.06,2009. Gjatė natės shėrbimet kanė vazhduar normalisht pa pasur asnjė problem.

Rreth orės 06 00 tė datės 28.06.2009 , ka filluar dorėzimi i kėtyre qėndrave nga ana e policisė tek Komisionet e qėndrave tė votimit.

Dorėzimi ka pėrfunduar rreth orės 0800, pothuajse nė tė gjitha qarqet pa asnjė problem dhe punonjėsit e policisė janė tėrhequr pėr nė vendet e dislokimit.

Duhet theksuar se nė orėt e para tė ditės sė sotme, ėshtė konstatuar njė ngjarje nė qytetin e Durrėsit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me procesin zgjedhor.  Nga tė dhėnat e para hetimore ditėn e sotme, rreth orės 0745 nė vendin e quajtur “Sheshi Pranvera “ Durrės,  pas njė grindje pėr motive tė dobėta, nė vendin e nisjes sė furgonave  ėshtė goditur me thikė nė pjesėn e kraharorit shtetasi Dritan Neza, 35 vjec, shofer furgoni. Si pasojė e plagės tė marrė shtetasi Dritan Neza ka gjetur vdjekjen nė spitalin rajonal tė qytetit tė Durrėsit, disa minuta nga ngjarja e ndodhur. Nga ana e policisė ėshtė identifikuar autori dhe po punohet pėr kapjen e tij.

Gjatė ditės sė sotme do tė kemi komunikime tė vazhdueshme nė lidhje me sigurinė e procesit zgjedhor nga ana e policisė.
 

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit 

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007