|
Njoftim pėr shtyp
Tiranė, mė 27.06.2009
Pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, nė bazė tė planit tė masave ka bėrė sot shpėrndarjen e plotė tė punonjėsve tė policisė qė do tė merren me sigurinė e procesit zgjedhor tė datės 28. Qershor.
Aktualisht, janė pėrfshirė nė shėrbim rreth 5 500 punonjės policie, tė cilėt janė paraqitur pranė KZAZ-ve dhe Qendrave tė Votimit, ku njė pjesė e tyre kanė marrė nė dorėzim qėndrat e votimit.
Ky proces ka vazhduar pa probleme pėrveē rastit tė ndodhur nė Qerret, Pukė ku aksidentalisht janė djegur disa materiale zgjedhore. Ekspertėt e policisė nėn drejtimin e prokurorit tė Pukės janė duke kryer veprimet hetimore.
Ndėrkohė, qė gjatė tre ditėve tė fundit fluksi i emigrantėve qė janė kthyer nė Shqipėri nėpėrmjet pikave tė kalimit kufitarė ėshtė rritur. Numri i shtetasve qė kanė hyrė nė Shqipėri tre ditėt e fundit ėshtė 36 712.
Duhet theksuar, se nė pikat e kalimit kufitarė Kapshticė, Kakavijė, Qafė Botė janė shtuar sportelet punonjėsve tė policisė kufitare, pėr tė siguruar njė kalim sa mė tė shpejtė e pa vonesa.
Pėr tė garantuar njė mbarėvajtje tė rregullt tė procesit zgjedhor, Policia e Shtetit fton tė gjithė qytetarėt tė denoncojnė nė numrat e telefonit 129 dhe 126, rastet kur konstatohen shkelje tė rėnda tė procesit, si kur kryhen nga qytetarėt ashtu edhe nga punonjėsit e policisė.
Policia e Shtetit siguron qytetarėt dhe opinionin publik se ėshtė e vendosur tė sigurojė njė proces normal votimi, nė pėrmbushje tė detyrave tė saj ligjore.
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
|