|
Deklaratė pėr shtyp
Tiranė 26.06.2009
Deklaratė e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, nė lidhje me incidentet e ndodhura nė datat 25 dhe 26.06.2009, sqaron opinionin publik si mė poshtė:
Subjekti Politik Partia Socialiste, mė datė 17.06.2009, ka njoftuar Drejtorinė e Policisė Qarkut Tiranė, pėr zhvillimin e njė tubimi nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit, por pa pėrcaktuar vendin konkret tė zhvillimit tė tij.
Nisur nga sa sipėr, me iniciativėn e Drejtorisė ė Policisė Qarkut Tiranė, ėshtė organizuar njė takim sqarues nė lidhje me rrethanat e zhvillimit tė kėtij tubimi dhe mė datė 25.06.2009, Subjekti Politik Partia Socialiste me shkresėn Nr.30, ka njoftuar Drejtorinė e Policisė Qarku Tiranė, pėr zhvillimin e kėtij tubimi
dhe vendosjen e tribunės pėrpara godinės sė Kryeministrisė.
Drejtoria e Policisė Qarku Tiranė, po mė datė 25.06.2009, ka njoftuar subjektin politik Partia Socialiste se duke vlerėsuar:
- Faktin se tubimi i parashikuar nga ana Partisė Socialiste ka njė shtrirje nga godina e Kryeministrisė e deri ne afėrsi te Galerisė se Arteve
Figurative;
- Faktin se pothuajse ne te njėjtin orar zhvillohet edhe njė tubim tjetėr i organizuar nga Partia Demokratike e Shqipėrisė, nė sheshin Skėnderbej;
- Mundesine e pjesmarrjes se nje numri te konsiderueshem te sipatizanteve te te dy subjekteve politike, ne tubimet
respektive;
- Rrezikun e cenimeve te renda te rendit publik si rezultat i afėrsisė se vendeve te zhvillimit te tubimeve;
- Pamundėsinė e policisė pėr menaxhimin e bllokimin e turmave te pėrmasave te mėdha;
- Domosdoshmėrinė e zhvillimit normal te kėtyre dy tubimeve pėrmbyllėse te fushatės elektorale, pėr zgjedhjet e 28 Qershori 2009;
Drejtoria e Policisė Qarkut Tirane ka vendosur :
Tė ndalojė zhvillimin e tubimit nė vendin e kėrkuar nga Partia Socialiste e Shqipėrisė dhe lejimin e zhvillimit tė kėtij tubimi nė Sheshin Nėnė Tereza dhe njė pjesė tė Bulevardit Dėshmorėt e Kombit.
Subjekti Politik Partia Socialiste e Shqipėrisė, duke mos respektuar qėndrimin ligjor, tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė, si dhe pa asnjė konsultė apo njoftim paraprak, ka tentuar qė nė mbrėmjen e djeshme tė vendosė disa pjesė tė materialeve nė funksion tė zhvillimit tė tubimit.
Policia e Kryeqytetit, ka ndėrhyrė dhe ka penguar vendosjen e materialeve tė mėsipėrme me gjithė kundėrshtimin e pėrfaqėsuesve dhe simpatizantėve tė Partisė Socialiste.
Nė kėto kushte, Policia ka marre masa pėr bllokimin e drejtimeve hyrėse nė Bulevadin Dėshmorėt e Kombit, nga ura e Lanės deri nė rrugėn Ismail Qemali, dhe pėr kėtė ka shfrytėzuar edhe mjete ndihmėse tė policisė rrugore (karotrec dhe pengesa tė tjera).
Me gjithė qėndrimin korrekt tė forcave tė policisė, ato janė provokuar e penguar nga drejtues dhe simpatizantė tė Partisė sė Socialiste tė Shqipėrisė.
Sot mė datė 26.06.2009, njė grup simpatizantėsh tė kėtij subjekti politik dhe subjekteve tė tjera, tentuan me forca tė kalojnė pikėn e bllokimin tė policisė, por me gjithė veprimet antiligjore tė kryera, ata nuk mundėn tė kalojnė kėtė pikė bllokimi.
Gjendur nė kėto kushte dhe pėr tė parandaluar, konfrontimin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe me qėllim, ētensionimin e situatės, punonjėsit e policisė, janė zhvendosur qė tė lejojnė kalimin e simpatizantėve dhe tė mjetit qė transportonte materiale pėr ngritjen e tribunės, pėr mitingun e kėrkuar. Theksojmė se policia,
nė kėtė shėrbim, ka aktivizuar 126 punonjės policie dhe 20 automjete.
Nisur nga publikimet e bėra ditėn e sotme nė media, mbi plagosjen e njė qytetari nė Bulevardin ?Dėshmorėt e Kombit?, theksojmė se, strukturat e saj kryen verifikimet e nevojshme, nga ku rezultoi se nuk ėshtė dėmtuar asnjė qytetar nga automjetet e policisė.
Pėr tė gjitha veprimet e paligjshme tė evidencuara nė datat 25 dhe 26.06.2009, nga ana e policisė do tė depozitohen materialet e nevojshme procedurale pranė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė.
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, garanton tė gjithė qytetarėt e simpatizantėt e subjekteve politike, se ka marrė dhe po zbaton njė plan emergjence pėr sigurimin e zhvillimit normal tė tubimeve tė tė dy subjekteve politike dhe konkretisht tė Partisė Demokratike nė sheshin Skėnderbej dhe Partisė Socialiste nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit.
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, do tė vazhdojė tė jetė si deri mė tani, garante e rendit dhe e sigurisė publike pėr qytetarėt, si dhe kėrkon bashkėpunimin e subjekteve politike dhe simpatizantėve, pjesėmarrės nė aktivitetet e sotme, pėr tė shmangur ēdo lloj konfrontimi apo incident tė mundshėm.
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė
|