|
Njoftim pėr shtyp
Tiranė, 25.06.2009
Deklaratė pėr shtyp
e Drejtorit tė Policisė sė Qarkut Tiranė, Drejtues i Parė Tonin Vocaj
Nė lidhje me tubimin pėrmbyllės tė fushatės elektorale tė organizuar nga Partia Socialiste e Shqipėrisė me datė 26.06.2009, Sqarojmė Opinionin publik si mė poshtė:
Partia Socialiste e Shqipėrisė, nė njoftimin e saj, tė datės 17.06.2009, ka njoftuar Drejtorinė e Policisė Qarkut Tiranė pėr organizimin e njė tubimi nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit nė orėn 18.00, si dhe gjithashtu ka njoftuar se nė orėn 14.00 tė datės 26.06.2009, Partia Socialiste fillon
instalimin e strukturave tė nevojshme pėr mbajtjen e mitingut.
Nisur nga njoftimi i kėsaj date dhe me qene se ne kėtė njoftim nuk saktėsohej vendi i vendosjes se tribunės, me date 24.06.2009, Drejtori i Policisė Qarkut Tirane ka kėrkuar takim me kryetarin e Partisė Socialiste pėr Tiranen, Zotin Besnik Bare, te cilit i ėshtė kerkuar saktesimi me shkrim i vendit te vendosjes se
tribunės.
Gjithashtu i ėshtė sugjeruar qe pėr shkak edhe te mitingut pėrmbyllės qe do te zhvilloje Partia Demokratike ne sheshin Skėnderbej, mitingu i Partisė Socialiste te zhvillohej ne Bulevardin Deshmoret e Kombit, pas kryqėzimit te kėtij bulevardi me rrugėn Ismail Qemali, me qėllim formimin e njė distance te
domosdoshme pėr policinė qe te beje te mundur menaxhimin e te dy mitingjeve.
Me datė 25.06.2006, Paria Socialiste nėpėrmjet njė njoftimi ka sqaruar se vendi i vendosjes sė tribunės ėshtė para godinės se Kryeministrisė.
Nisur nga sa mė sipėr dhe nė pėrputhje me nenin 8 te ligjit Nr 8773, date 23.04.2001 Pėr Tubimet, duke vlerėsuar :
- Faktin se tubimi i parashikuar nga ana Partisė Socialiste ka njė shtrirje nga godina e Kryeministrisė e deri ne afėrsi te Galerisė se Arteve
Figurative;
- Faktin se pothuajse ne te njėjtin orar zhvillohet edhe njė tubim tjetėr i organizuar nga Partia Demokratike e Shqipėrisė, ne sheshin Skėnderbej;
- Mundėsinė e pjesėmarrjes se njė numri te konsiderueshėm te simpatizantėve tė tė dy subjekteve politike, ne tubimet respektive;
- Rrezikun e cenimeve te renda te rendit publik si rezultat i afėrsisė se vendeve te zhvillimit te tubimeve;
- Pamundėsinė e policisė pėr menaxhimin e bllokimin e turmave te pėrmasave te mėdha;
- Domosdoshmėrinė e zhvillimit normal te kėtyre dy tubimeve pėrmbyllėse te fushatės elektorale, pėr zgjedhjet e 28 Qershorit;
Vendosa:
Tė ndaloj zhvillimin e tubimit nė vendin e kėrkuar nga ana e Partisė Socialiste me shkresat e datės 17.06.2009 dhe 25.06.2009.
Tė lejoj dhe garantoj zhvillimin normal tė tubimit tė kėrkuar nga ana e partisė Socialiste, nė sheshin Nėnė Tereza dhe nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit deri tek kryqėzimi i kėtij bulevardi me rrugėn Ismail Qemali, nė tė njėtėn orė dhe datė, tė kėrkuar.
Bashkelidhur Kerkesa e Partise Socialiste
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė
|