|
Njoftim pėr shtyp
Tiranė, mė 18.06.2009
Deklarate e Policise mbi ngjarjen ne aksin Koplik Shkoder
Sot mė datė 18.06.2009, rreth orės 09.45 nė vendin e quajtur Grizhė, nė aksin rrugor Koplik- Shkodėr, mjeti Mitsubishi Pajero me targė SH2125 E ėshtė parė nga dėshmitarė tė pranishėm se ka pasur njė shpėrthim nė ecje dhe dalje tė menjėhershme tė mjetit nga rruga.
Nė vendngjarje kanė mbėrritur menjėherė strukturat e policisė lokale qė kanė konstatuar tė vdekur drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandėr Prekė Keka, i vitlindjes 1975, lindur e banues nė fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malėsi e Madhe.
Mjeti i sipėrpėrmendur ėshtė nė pronėsi tė shtetasit Arben Bitani, i vrarė nė vitin 2008, i njohur si ortak nė biznes i shtetasit Aleksandėr Keka.
Pėr hetimin e kėsaj ngjarje janė angazhuar ekspertėt e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė, Laboratorit Qėndror Kriminalistikė, tė Njėsisė Antieksploziv etj. Nėn drejtimin e Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr.
Po vazhdojnė hetimet intensive pėr sqarimin e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarje.Duhet theksuar se shtetasi Aleksandėr Keka prej vitesh ėshtė evidencuar nga strukturat e policisė lokale e qėndrore si person me precedent tė theksuar kriminal me tendencė trafikun e lėndėve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lėndėve
plasėse me telekomandė.
Mbi ecurin e hetimeve mbi kėtė ngjarje do tė kemi komunikim tjetėr.
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
|