|
Tiranė, mė 25.11.2009
Njoftim pėr shtyp
Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha priti nė takim Komisionerin e Pėrgjithshėm tė Policisė Federale tė Belgjikės Z. Fernand Koekelberg.
Strukturat policore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe Mbretėrisė sė Belgjikės do tė thellojnė nivelin e bashkėpunimit dypalėsh, posaēėrisht pėr shkėmbimin e informacionit, si dhe pėr ekzekutimin e fletėarresteve dhe tė ekstradimeve tė kėrkuara nga gjykatat e tė dy vendeve respektive.
-Kemi sfida dhe objektiva tė njėjta dhe pėrballemi me tė njėjtat kėrcėnime tė kriminalitetit, ndaj duhet tė thellojmė bashkėpunimin dhe nė veēanti shkėmbimin e pėrvojės dhe informacionit,- u shpreh Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha nė takimin qė zhvilloi sot me Komisionerin e Pėrgjithshėm tė Policisė Federale
tė Mbretėrisė sė Belgjikės Z. Fernand Koekelberg.

Ministri Basha paraqiti nė takim njė pasqyrė tė pėrgjithshme tė rezultateve tė Policisė sė Shtetit kundėr tė gjitha aktiviteteve kriminale, e nė veēanti ndaj krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė paligjshme.
Basha theksoi se rezultatet nė luftėn kundėr kriminalitetit e rendisin Shqipėrinė si vendin mė tė sigurtė sot nė Ballkanin Perėndimor, e po kėshtu Shqipėria nuk pėrbėn sot njė vend domethėnės pėr tranzitet e drogės apo trafiqet e tjera tė paligjshme.
Nga ana tjetėr, Basha bėri tė ditur nė takim edhe luftėn e vazhdueshme kundėr akteve korruptive nė tė gjithė sektorėt e administratės publike, duke pėrmendur faktin se vetėm javėt e fundit janė goditur 12 raste tė tilla.
Basha tha se hap tė rėndėsishėm drejt njė faze tė re tė luftės kundėr krimit tė organizuar pėrbėjnė edhe ligji Antimafia dhe ligji pėr konfiskimin e aseteve.
Duke u ndalur tek angazhimi i qeverisė shqiptare pėr pėrmbushjen e kritereve pėr liberalizimin e vizave, Ministri Basha informoi pėr ecurinė e pajisjes sė qytetarėve shqiptarė me dokumenta tė sigurta identiteti dhe instalimin e sistemeve analoge me vendet Schengen pėr menaxhimin e integruar tė kufirit dhe analizėn e informacionit kriminal.
Komisioneri i Pėrgjithshėm i Policisė Federale tė Belgjikės Z. Fernand Koekelberg vlerėsoi rezultatet e policisė shqiptare nė luftė kundėr krimit tė organizuar e trafiqeve tė paligjshme, si dhe gatishmėrinė dhe vullnetin pėr bashkėpunim nė goditjen e elementėve kriminalė.
Koekelberg shprehu interesimin dhe angazhimin e plotė tė Policisė Federale tė Belgjikės pėr shkėmbimin e informacionit dhe arritjen e rezultateve konkrete pėr ekzekutimin e fletėarresteve dhe kryerjen e procedurave pėrkatėse pėr tė ia dorėzuar drejtėsisė personat e kėrkuar nė tė dy vendet.
Shefi i policisė belge shprehu gatishmėrinė gjithashtu pėr tė dhėnė ndihmesėn e nevojshme nė fushėn e trajnimeve dhe shkėmbimit tė pėrvojės me policinė shqiptare.
Ambasadori i Mbretėrisė sė Belgjikės nė Tiranė Z. Marc Miechielsen, i pranishėm nė kėtė takim, pėrgėzoi qeverinė shqiptare dhe nė veēanti Ministrinė e Brendshme pėr progresin e bėrė pėr pėrmbushjen e detyrimeve nė rrugėn e integrimit tė vendit nė Bashkimin Europian.
Nė kėtė aspekt, ambasadori Miechielsen vlerėsoi pėrmbushjen e standarteve tė kėrkuara nė zgjedhjet parlamentare tė qershorit si dhe rezultatet domethėnėse nė fushėn e pėrmbushjes sė kritereve tė udhėrrėfyesit pėr liberalizimin e vizave, e po kėshtu nė luftėn kundėr kriminalitetit e trafiqeve tė paligjshme.
Nė takim ishte i pranishėm edhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Z. Hysni Burgaj.
|