|
Tiranė, mė 23.11.2009
Njoftim pėr shtyp
-Ligji Antimafia dhe ligji pėr konfiskimin e pasurive jane mjete tė reja ligjore nė luftėn e pashtershme tė Policisė sė Shtetit kundėr krimit tė organizuar. Njė fazė e re ka nisur nė luftėn kundėr mafias. Kjo luftė do tė fitohet nga Policia e Shtetit. Nė bashkėpunim me partnerėt tanė ndėrkombėtarė, nė javėt dhe muajt e ardhshėm, ne do tė intensifikojmė goditjen ndaj
krimit tė organizuar duke shėnuar nivelet mė tė larta tė kėsaj lufte,- deklaroi Ministri Basha.

Kėtė deklaratė Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha e bėri pas njė ceremonie dhurimi tė disa pajisjeve pėr trajnime mbi taktikat mbrojtėse tė programit ICITAP, ku ishte i pranishėm edhe Ambasadori i SHBA Z. John L. Withers II.
Pajisjet, si kostume taktike, pistoleta mėsimore, thika e shkopinj mėsimore, dyshekė tė palosshėm, mburoja etj, iu dhuruan Qendrės sė Formimit Policor.

Duke falėnderuar pėr ndihmėn e dhėnė dhe duke theksuar se pėrvoja amerikane qė po fiton Policia e Shtetit ėshtė njė nga praktikat mė tė mira ndėrkombėtare tė shėrbimit policor, Ministri Basha tha se avancimi i policisė shqiptare drejt standarteve euroatlantike ėshtė padyshim njė meritė e padiskutueshme e kontributit euroatlantik, dhe nė kėtė rast qeverisė sė
SHBA, pėr pajisjen e policisė me mjete dhe sisteme bashkėkohore dhe trajnimin me metodat mė tė pėrparuara tė policimit.
Ministri Basha u shpreh se nė sajė tė bashkėpunimit, Policia e Shtetit do tė njohė rezultate edhe mė tė larta nė punėn e saj.
|