POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

  Tiranė, mė 10.11.2009

 

Njoftim pėr shtyp

 

Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha u kėrkoi drejtuesve tė Policisė sė Shtetit tė pėrmirėsojnė rezultatet e punės sė tyre dhe tė rrisin efektivitetin e forcės zbuluese, parandaluese dhe goditėse ndaj kriminalitetit.

 

Nė njė takim me drejtuesit e sapoemėruar tė policisė nė qarqe, Ministri Basha theksoi se arritja e parametrave tė vendeve tė BE nė luftė kundėr tė gjitha veprimtarive kriminale dhe realizimi i detyrave tė pėrcaktuara pėr Policinė e Shtetit nė progres raportin pėr Shqipėrinė, pėrbėjnė edhe detyrimet kryesore pėr pėrfitimin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt shqiptarė.

-Barra kryesore pėr liberalizimin e vizave bie mbi Policinė e Shtetit. Suksesi i Policisė sė Shtetit nė pėrmbushjen e detyrimeve ėshtė pėrcaktuesi kryesor nė premtimin mė tė madh tė kėsaj maxhorance,  heqjen e vizave brenda vitit qė vjen,-deklaroi Ministri Basha.

 

Nė tė njėjtėn kohė, Ministri Basha paralajmėroi vazhdimin e reformės, e cila siē tha ai ka pėr qėllim rritjen e efektivitetit tė Policisė sė Shtetit nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe krimit financiar

 

Duke kėrkuar nė mėnyrė tė veēantė pėrmirėsimin e rezultateve tė punės nė qarqe, Ministri Basha parashtroi nė takim disa detyra tė rėndėsishme pėr zbatim nga tė gjithė drejtuesit e strukturave policore si:

-Intensifikimi i betejės kundėr krimit tė organizuar,

-Pėrdorimi i teknikave speciale dhe provave shkencore tė hetimit,

-Identifikimi dhe goditja e kultivuesve tė bimėve narkotike,

-Lufta me tolerancė zero kundėr prostitucionit,

-Hetimi dhe zbulimi i ngjarjeve tė vjetra dhe ato tė mbetura pa autor,

-Forcimi i luftės kundėr vjedhjeve dhe veprimtarive tė tjera kriminale,

-Mbajtja nėn kontroll e kontigjentit kriminal.

 

Ministri Basha e cilėsoi tė patolerueshėm faktin se akte tė shumta kriminale mbeten tė pazbuluara, ndaj kėrkoi qė tė ushtrohet kontroll i njėtrajtshėm nė kėtė drejtim nė tė gjithė qarqet e vendit dhe nė ēdo cep tė territorit.

-Elementėt kriminalė duhet tė ndjejnė kudo presionin, forcėn dhe goditjen e Policisė sė Shtetit,-theksoi Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha.

 

Ministri Basha i kushtoi njė vend tė veēantė nė fjalėn e tij problemeve tė qarkullimit rrugor duke e konsideruar situatėn e tanishme nė kėtė drejtim si tė frikshme dhe kaotike, me shkelje tė shumta qė pėr mė tepėr edhe tolerohen nga punonjėsit e policisė.

 

Ndėrsa i cilėsoi tė papranueshme tolerimet nė kėtė drejtim dhe kėrkoi qė subjektivizmi tė shkojė drejt zeros, Basha bėri tė ditur se po pėrgatitet njė masterplan masash me komponentėt e duhur teknologjikė pėr tė evidentuar tė gjitha shkeljet e mundshme, si dhe paralajmėroi ndryshime tė nevojshme nė legjislacion.


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007