|
Tiranė, mė 05.11.2009
Njoftim pėr shtyp
Qeveria amerikane dhe qeveria gjermane dhurojnė pajisje pėr Policinė e Shtetit.
Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha mori pjesė sot nė ceremoninė e dhurimit tė disa pajisjeve speciale pėr hetimin e krimit ekonomik, donacion i qeverisė amerikane, dhe lanēimin e fazės sė dytė tė projektit pėr forcimin e kontrollit tė
kufijve dhe luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar, qė financohet nga qeveria gjermane.
Nė ceremoni ishin tė pranishėm edhe Ambasadori i SHBA Z. John L. Withers II dhe ambasadori gjerman Z. Bernard Borchard.
Ministri Basha e vlerėsoi ndihmėn e qeverisė amerikane mjaft domethėnėse nė aspektin e mbėshtetjes nė luftėn kundėr krimit ekonomik dhe tė besimit qė kanė fituar agjencitė ligjzbatuese nė Shqipėri.
-Vlerėsoj ndihmėn e partnerėve tanė pėr kėtė ndihmė dhe i siguroj se investimi i taksapaguesve euroatlantikė nė ndihmė tė Policisė sė Shtetit nėpėrmjet trajnimeve ėshtė njė investim, i cili do tė shėrbejė pėr forcimin e mėtejshėm tė kapaciteteve tė Policisė sė Shtetit. Njohuritė e fituara si dhe perfomanca e personelit tė Policisė sė
Shtetit do tė jenė kritere vendimtare pėrsa i pėrket gjithė politikave tė kuadrit,-tha Ministri Basha.
Duke falėnderuar ndėrkohė edhe qeverinė gjermane pėr financimin e fazės sė dytė tė projektit pėr forcimin e sigurisė kufitare dhe luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar, Ministri Basha theksoi se nė sajė tė ndihmesės sė qeverive tė vendeve euroatlantike po implementohet me sukses strategjia e menaxhimit tė integruar tė kufirit si dhe po
bėhet progres nė luftėn kundėr krimit tė organizuar.
-Ēdo moment ndjejmė tė jemi bashkė nė kėtė luftė, ēdo gjė qė arrijmė na afron me standartet mė tė mira tė policimit, tė sigurisė dhe rendit nė vend. Pėrparimi nė fushėn e teknologjisė sė informacionit dhe dhėnia e instrumentave tė ndryshėm nėpėrmjet buxhetit tė shtetit dhe donatorėve ėshtė njė aspekt qė po pėrparon mjaft mirė nė luftėn kundėr kriminalitetit.
Megjithatė, garancia mė e mirė pėr vazhdimin me sukses tė kėsaj lufte ėshtė vullneti politik dhe kapacitetet gjithmonė nė rritje tė Policisė sė Shtetit,-deklaroi Ministri Basha.
Duke sjellė nė vėmendje faktin se forcimi i kapaciteteve nė fushėn e teknologjisė sė informacionit ėshtė njė prioritet i punės sė qeverisė Berisha, Ministri Basha u shpreh se pėrparime tė dukshme nė kėtė drejtim janė bėrė pikėrisht nė fushėn e sigurisė sė kufijve dhe tė identifikimit tė shtetasve.
Nė kėtė aspekt, Basha u bėri tė ditur tė pranishmėve se para disa ditėsh ka pėrfunduar instalimi i sistemit TIMS nė tė 26 pikat e kalimit kufitar nė tė cilat funksionon edhe lidhja me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL-it, brenda dy javėsh pėrfundon instalimi i sistemit MEMEX nė tė gjitha drejtoritė e policisė nė qarqe dhe ndėrkohė po punohet pėr ndėrfaqen e kėtyre
sistemeve me sistemet e tjera elektronike qeveritare siē ėshtė Regjistri Kombėtar i Gjendjes Civile.
-Jemi tė bindur se duke punuar bashkė me tė gjithė partnerėt tanė ndėrkombėtarė do tė arrijmė tė triumfojmė ndaj ēdo lloj fenomeni dhe shfaqjeje kriminale, do tė sigurojmė njė ambjent sa mė tė sigurtė pėr qytetarėt tanė dhe do tė pėrmbushim ēdo aspekt tė procesit tė liberalizimit tė vizave,- u shpreh Ministri i Brendshėm Z. Lulzim Basha.
Ambasadori i SHBA Withers duke vlerėsuar nė fjalėn e tij punėn e Policisė sė Shtetit nė pėrballjen me sfidat e reja tė kriminalitetit, u shpreh se kompjuterat dhe programet e sofistikuara qė dhurohen do tė pėrmirėsojnė ndjeshėm aftėsistė e seksionit tė analizės ligjore tė sektorit tė krimit kompjuterik pėr tė rekuperuar provat elektronike.
Withers e cilėsoi thelbėsor rritjen e kapaciteteve tė policisė shqiptare nė hetimet dhe ndjekjet penale moderne, veēanėrisht ato qė pėrfshijnė mashtrimin financiar, krimin e organizuar, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin kompjuterik dhe shkeljet tatimore.
Donacioni pėrfshin edhe botimin e njė manuali nė bashkėpunim me UNODC, mbi identifikimin e provave elektronike, mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre, si dhe mbi metodat e transferimit tė sigurtė tė tyre nė Laboratorin e Kriminalistikės pėr tu analizuar.
Ndėrsa ambasadori gjerman Borchard theksoi se financimi i fazės sė dytė tė projektit pėr sigurinė e kufijve dhe luftės kundėr krimit tė organizuar e trafiqeve tė paligjshme kryhet nė kuadėr tė mbėshtetjes qė po jep qeveria gjermane pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė.
Ambasadori Borchard vlerėsoi se rezultatet e deritanishme nė luftėn kundėr krimit tė organizuar janė mjaft optimiste dhe ndihma e qeverisė gjermane konsiston nė zhvillimin e elementėve tė bashkėpunimit ndėrinstitucional nė luftėn kundėr krimit tė organizuar.
Faza dytė e projektit pėr forcimin e sigurisė sė kufijve, luftėn kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar, ka vlerėn e 632 mijė dollarėve dhe do tė lėvrohet brenda kėtij viti. Kjo ndihmė konsiston nė blerje pajisjesh pėr policinė dhe doganat dhe trajnime pėr specialistėt e tyre me theks tė veēantė bashkėpunimin mes dy institucioneve.
|