POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

 

Njoftim pėr shtyp

Tiranė, me 05. 05.2009

 

Letra e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, z. Ahmet Prenēi dėrguar punonjėsve tė policisė tė pėrfshirė nė mbarėvajtjen e procesit zgjedhor

 

I nderuar koleg,

Puna juaj si punonjės tė Policisė sė Shtetit ėshtė e njė rėndėsie madhore pėr krijimin e njė mjedisi tė sigurtė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, pėr ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale.  

Qė njė shtet demokratik tė zhvillohet dhe lulėzojė, ai duhet tė respektojė parimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, ku qytetari ka tė drejtė dhe mundėsi tė votojė nė pėrputhje me ligjin dhe tė ketė sigurinė e votės sė fshehtė dhe tė numėrimit tė votave me efektshmėri dhe saktėsi.

Nė zbatim tė Kodit Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė, Policia e Shtetit ka pėr detyrė tė kontribuojė pozitivisht nė procesin parazgjedhor dhe tė sigurojė zbatimin e ligjit gjatė votimit dhe numėrimit tė votave. Qytetarėt nuk mund ta ushtrojnė tė drejtėn e tyre themelore pėr tė votuar dhe tė drejtėn pėr siguri dhe liri tė shprehjes, pa pasur mė parė besimin se Policia vepron nė mbėshtetje dhe mbrojtje tė tė drejtave tė tyre, tė cilat janė njė gur themeli i demokracisė.   

Pėr sa mė sipėr, ėshtė detyra juaj dhe pritshmėria themelore e qytetarėve qė ju tė punoni pėr tė siguruar zbatimin e ligjit, veēanėrisht dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe tė Udhėzimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. “Askush nuk mund tė dalė mbi ligjin” dhe si punonjės tė Policisė sė Shtetit me kompetenca tė veēanta, ju duhet tė tregoni nė ēdo rast gjatė kryerjes sė detyrave standarde mė tė larta se ato qė priten nga qytetarėt e thjeshtė nė lidhje me etikėn personale dhe integritetin nė zbatimin e ligjit.   

Paragrafi 3 i nenit 6 tė Ligjit pėr Policinė e Shtetit pėrcakton shprehimisht qė Policia ėshtė e depolitizuar dhe Policia duhet t’i kryejė detyrat nė pėrputhje me ligjin. Ēelėsi pėr policimin e suksesshėm tė zgjedhjeve ėshtė kryerja e detyrave me ndershmėri dhe paanėshmėri, nėn detyrimin pėr t’i kryer ato pa diskriminim dhe nė zbatim tė nenit 68, Kufizimet nė jetėn politike tė punonjėsve tė Policisė. Paragrafi 3 i nenit 68 ėshtė i njė rėndėsie madhore pėr qėndrimin tuaj gjatė zgjedhjeve, “Punonjėsi i Policisė ka pėr detyrė tė ushtrojė funksionet e veta nė mėnyrė tė paanshme dhe pavarėsisht bindjeve tė tij politike

 Pėr kryerjen e detyrave gjatė zgjedhjeve, mund t’ju kėrkohet tė kryeni trajnime shtesė pėr role tė veēanta, pėr shembull pėr transportimin e kutive tė votimit apo pėr hetimin e veprave penale qė prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik tė zgjedhjeve. Dėshiroj qė ju t’i kryeni kėto trajnime dhe t’i zbatoni ato nė praktikė.

 Broshura e vėnė nė dispozicionin tuaj siguron informacion tė vlefshėm tė cilin ju duhet ta njihni dhe kuptoni ndėrsa u afrohemi zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009.

Pavarėsisht masave tė veēanta pėr detyrat qė duhet tė kryhen apo rezistencės ndaj pėrfshirjes nė ditėn e votimeve, duhet tė sigurohemi qė do tė kryhet puna e pėrditshme policore dhe ne rastet e marrjes sė thirrjeve nga publiku duhet tė jemi elastikė dhe tė sigurojmė burimet e mjaftueshme pėr tė pėrmbushur kėrkesat e tyre. 

Suksesi do tė arrihet me anė tė ndjekjes sė metodave tė mėposhtme:

a.                   Tė kuptuarit e rolit dhe sjelljes qė pritet nga ju si punonjės tė Policisė sė Shtetit nė kryerjen e detyrave gjatė Zgjedhjeve dhe broshura udhėzuese do t’ju ndihmojė mjaft nė kėtė drejtim

b.                  Ndjeshmėria e vazhdueshme nga ana juaj pėr nevojat e policimit nė komunitet dhe nevojave, frikės dhe pritshmėrive tė komuniteteve lokale tė cilat do tė kėrkojnė pėrgjigje prej policisė nė raste trazirash apo edhe pėr tė rritur besimin dhe sigurinė e tyre me anė tė prezencės sė oficerėve tė policisė.

c.                   Njohuritė tuaja mbi trajtimin dhe hetimin e shkeljeve qė mund tė ndodhin. Kur t’ju vijnė ankesat nuk do tė keni kohė tė hapni librat. Duhet tė jeni tė pėrgatitur.

d.                  Pėrkushtimi juaj personal ndaj detyrės sė policisė nė mėnyrė tė pavarur dhe pa diskriminuar, qė tė mundėsojė grumbullime tė ligjshme partiake dhe dialog politik, pa kompromentuar paanshmėrinė dhe integritetin e Policisė sė Shtetit.

e.                   Dėshira juaj pėr tė raportuar shqetėsimet dhe pėr tė vepruar nė rastet kur e kėrkon ligji, me kurajo dhe paanėsi me qėllim pėrkrahjen e ligjit.

Duke qenė punonjės sė Policisė sė Shtetit, nė komunitetet ku jetojmė shihemi si drejtues dhe njerėz tė ndershėm e me integritet e qė kundėrshtojnė veprimet e kundėrligjshme. Qė tė mund t’iu pėrgjigjeni kėtyre pritshmėrive, duhet tė jeni qė tani tė pėrgatitur pėr sfidat qė ju dalin pėrpara dhe duhet tė keni njohuritė e duhura mbi procedurat qė duhen ndjekur pėr tė siguruar qė Policia e Shtetit edhe pėr njė herė tė lavdėrohet pėr pėrkushtimin dhe asistencėn e saj nė ndihmė tė zgjedhjeve tė drejta e tė lira nė Shqipėri.   

Kemi mbėshtetjen e misioneve ndėrkombėtare tė asistencės teknike PAMECA III dhe ICITAP, sė bashku me OSBE-nė pėr dhėnien e trajnimit dhe materialeve tė referimit, tė cilat do t’ju udhėheqin nė marrjen e vendimeve

Paraprakisht, pranoni falenderimet e mia personale pėr punėn e lodhshme dhe pėrkushtimin ndaj kėsaj detyre shumė tė rėndėsishme qė tashmė ka ndėrmarrė Policia e Shtetit. Pėr mė tepėr, dėshiroj tė kėrkoj mbėshtetjen tuaj, pėrmes policimit tė efektshėm dhe etik nė pėrmbushjen e qėllimit pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta pėr tė gjithė qytetarėt tanė.                  

Koleg i nderuar, 

Raportet e organizmave ndėrkombėtare pėr zgjedhjet e viteve 2005 dhe 2007, nėnvizuan qėndrimin mjaft pozitiv tė shėrbimeve tė policisė ndaj proceseve elektorale. Le tė konfirmojmė, tė gjithė sė bashku edhe njė herė, se Policia e Shtetit do tė jetė pararojė dhe promotor i vlerave mė tė mira tė njė shoqėrie demokratike.

E drejta e votės ėshtė e shenjtė. Ne tė gjithė duhet tė jemi krenar dhe tė privilegjuar qė Ligji na jep detyrėn fisnike tė ruajtjes sė shenjtėrisė sė kėsaj tė drejte. Tė drejtat e individėve janė tė shenjta. Detyra jonė pėr mbrojtjen e tė drejtave ėshtė po aq e shenjtė.

  

Ahmet Prenci

 Drejtor i Pėrgjithshėm

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007