POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

 

Njoftim pėr shtyp

 

  Tiranė, mė 06.07.2009

 

Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit vlerėson performancėn e punonjėsve tė policisė gjatė procesit zgjedhor
 

Sot mė datė, 06.07.2009 Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, z. Ahmet Prenēi zhvilloi njė mbledhje me drejtorėt e Policisė nė Qarqe, e ata Rajonal tė Policisė Kufitare e Migracionit pėr tė analizuar veprimtarinė e policisė para dhe gjatė procesit zgjedhor.

Drejtori i Pėrgjithshėm bėri njė ekspoze tė gjithė punės sė bėrė nga Policia e Shtetit duke u ndalur konkretisht nė:

Zbatim tė detyrave institucionale tė Policisė sė Shtetit dhe ato tė pėrcaktuara nė Kodin Zgjedhor tė Republikės Shqipėrisė, nė Udhėzimin e KQZ-sė nr.7, datė 23.03.2009, “Pėr detyrat e Policisė sė Shtetit dhe Forcave tė Ushtrisė nė zgjedhjet pėr Kuvendin 2009”, ka qenė e angazhuar maksimalisht dhe ka marre tė gjitha masat pėr kryerjen e detyrave me rigorozitet e paanėsi.

Pėr tė siguruar njė performancė maksimale, veprimtaria e Policisė sė Shtetit u nda nė disa faza, tė shtrira nė kohė, e konkretisht;
 

  • Faza pėrgatitore, e cila ka filluar qė nė fillim tė vitit, deri nė fillimin e fushatės zgjedhore.

 

U planifikua dhe u sigurua e gjithė baza teknike e logjistike e domosdoshme pėr realizimin e detyrave pėr garantimin e masave para, gjatė dhe pas zgjedhore.

Me mbėshtetjen dhe nė bashkėpunim me Prezencės sė OSBE-sė, Misionin PAMECA III, Programin ICITAP, KQZ-sė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme, u pėrgatit programi i trajnimit pėr punonjėsit e policisė tė tė gjitha niveleve.

Ky program trajnimi u zhvillua i ndarė nė tre faza, sipas modelit kaskadė. Pėr nivelin e lartė drejtues, u trajnuan 85 punonjės, pėr nivelin e mesėm drejtues te cilėt kane shėrbyer si trajner pėr trajnimin e nivelit baze, u trajnuan 97 punonjės, dhe faza e trete, pėr nivelin zbatuese u zhvillua trajnimi pranė ambienteve te strukturave te policisė vendore, duke trajnuar rreth 5500 punonjės policie te kėtij niveli.

Po nė kuadrin e pėrgatitjes profesionale, Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri, financoi botimin e 6000 kopjeve tė “librit tė xhepit” me detyrat e punonjėsve tė Policisė sė bashku me 400 kopje tė Kodit Zgjedhor, tė cilat ju shpėrndanė strukturave policore qė ligji i ngarkonte me detyra pėr garantimin e procesit zgjedhor.

  • Faza pėr fushatėn zgjedhore, e cila ka filluar qė mė datė 28 Maj dhe vazhdon deri nė fund tė fushatės.

Me fillimin zyrtar tė fushatės elektorale nė tė gjitha strukturat vendore dhe qendrorė tė Policisė u ngritėn Grupet e Koordinimit dhe Drejtimit, grupe tė cilat ēdo ditė ndoqėn nga afėr situatėn e rendit dhe monitoruan shėrbimet e policisė qė u aktivizuan pėr sigurimin e 1233 aktiviteteve elektorale tė zhvilluara nga subjektet e ndryshme, ku janė aktivizuar 8054 punonjės policie, 1270 automjete, duke kryer rreth 2097 orė shėrbimi.

  • Faza pėr masat nė ditėn e zgjedhjeve dhe sigurimin e procesit pas zgjedhor
     

Gjatė ditės sė zgjedhjeve datė 28.06.2009 dhe deri me datė 01.07.2009 nga shėrbimet e Policisė sė Shtetit janė realizuar ndėrhyrje nė Qendrat e Votimit dhe nė Vendet e Numėrimit tė Votave me vendim tė Komisioneve tė Qendrave tė Votimit dhe tė Komisioneve Zonal tė Administrimit tė Zgjedhjeve. Konkretisht nga ana e policisė janė bėrė 22 ndėrhyrje pėr tė stabilizuar situatat e krijuara.

Gjithashtu, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė ka falėnderuar drejtuesit e policisė, pjesėmarrės nė takim, dhe u ka kėrkuar ti transmetojnė falėnderimet tė gjithė punonjėsve tė policisė qė u angazhuan nė procesin zgjedhor, dhe qė me korrektėsinė, profesionalizmin dhe pėrgjegjshmėrinė qė treguan gjatė realizimit tė detyrave, bėnė qė Policia tė vazhdojė tė vlerėsohet me konsiderata tė larta nga vėzhguesit vendorė dhe ata ndėrkombėtarė.

Nė kėtė takim z. Prenēi vlerėsoi me konsiderata maksimale tė gjithė aktorėt, si dhe institucionet qė bashkėpunuan me policinė dhe kontributin e dhėnė prej tyre nė mbarėvajtjen e kėtij procesi.

Kėtė takim e parapriu njė mbledhje e thirrur nga Ministri i Brendshėm, z. Bujar Nishani me drejtuesit qendrorė dhe vendorė tė Policisė, tė cilėt morėn falėnderimet e z. Nishani pėr performancėn e treguar nė procesin zgjedhor.



 


 

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit 

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007