POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

  Tiranė, mė 29.12.2009

 

Njoftim pėr shtyp

 

Ceremonia e dhurimit tė pajisjeve financuar nga qeveria gjermane nė kuadėr tė projektit tė zyrės sė UNDOC

 

Nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit ėshtė zhvilluar sot, nė datė 29.12.2009, ceremonia e dhurimit tė disa pajisjeve logjistike, si: automjeteve, mjeteve tė kontrollit antikontrabandė, pajisjeve kompjuterike dhe programeve pėr analizėn e informacionit kriminal, lexues pasaportash biometrike, pajisje pėr policinė shkencore pėr krimin elektronik, pajisjen e vėnien nė funksionim tė sallės sė trajnimit pėr Policinė Kufitare nė Vlorė, etj. Dhurimi i kėtyre pajisjeve bėhet nė kuadėr tė mbylljes sė fazės sė dytė tė Projektit “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtėsisė penale nė luftė kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit te organizuar nė Shqipėri”.

 

Gjatė fjalės pėrshėndetėse nė kėtė ceremoni, Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, z. Hysni Burgaj, ka shprehur nė emėr tė Policisė sė Shtetit vlerėsimet dhe konsideratat mė tė larta pėr bashkėpunimin disavjeēar me Zyrėn e Kombeve tė Bashkuara pėr drogat dhe krimin nė kuadėr tė projektit “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe tė drejtėsisė penale nė luftė kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar nė Shqipėri”. Nga ana tjetėr z. Burgaj ka falenderuar gjithashtu Qeverinė Gjermane pėr mbėshtetjen e ēmuar dhe kontributin e vazhdueshėm qė ka dhėnė pėr policinė shqiptare dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr realizmin e fazės sė dytė tė kėtij projekti tė rėndėsishėm, me njė financim prej 632.000 dollarėsh. Duke vlerėsuar kontributin e partnerėve ndėrkombėtarė nė mbėshtetjen qė i kanė dhėnė policisė sė shtetit pėr arritjen e standardeve tė njė policie Europerėndimore, Z. Burgaj theksoi:

 

“Njė ndihmesė tė vyer nė kėtė drejtim ka dhėnė dhe implementimi me sukses i kėtij projekti, i cili jo vetėm ka sjellė njė kontribut mjaft tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, qė pėrbėn njėkohėsisht dhe njė nga prioritet e Policisė sė Shtetit, por edhe ka ndikuar ndjeshėm nė forcimin e mėtejshėm tė bashkėpunimit ndėrmjet strukturave tė Policisė sė Shtetit dhe strukturave Doganore pėr luftėn kundėr krimit ndėrkufitar.”, ka theksuar Drejtori i Pėrgjithshėm i policisė sė Shtetit, z. Hysni Burgaj.

Vlerėsime pėr kėtė bashkėpunim janė dhėnė edhe nga Ambasadori Gjerman, z. Bernd Borchardt, i cili theksoi kontributin e kėtij projekti nė forcimin e kapaciteteve tė strukturave vendore tė policisė shqiptare nė luftėn kundėr drogės dhe trafiqeve tė paligjshme. Sipas z. Borchardt, ky projekt ėshtė tepėr i rėndėsishėm edhe pėr faktin se ėshtė domethėnės pėr Shqipėrinė nė procesin e liberalizimit tė vizave nė vitin e ardhshėm. “Bashkėpunimi nė kuadėr tė kėtij projekti dhe suksesi i tij gjeti jehonė edhe gjatė vizitės sė delegacionit tė misionit tė BE-sė, i cili konstatoi procedurat e verifikimit tė dokumentacionit”, theksoi ambasadori Gjerman. Gjithashtu z. Borchardt garantoi mbėshtetjen e vazhdueshme tė qeverisė gjermane nė kėto sektorė.

 

Ndėrkohė gjatė fjalės sė tij, Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, z. Endri Pema, vuri nė dukje bashkėpunimin maksimal qė ekziston mes strukturave tė Policisė sė Shtetit dhe strukturave doganore nė plotėsimin e standardeve Shengen, menaxhimin e integruar tė kufijve, si dhe implementimin e politikave pėr lėvizjen e lirė dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar.

 

Nė fund te ceremonisė ėshtė bėrė edhe nėnshkrimi i Aktit tė Dorėzimit tė pajisjeve nga ana e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Doganave dhe Ambasadorit Gjerman.

 

 

Informacion mbi projektin:


Ky projekt u fokusua nė forcimin e bashkėpunimit ndėrmjet doganave dhe policisė nė luftėn kundėr krimit ndėrkufitar, kryesisht nė Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar dhe doganor te Kakavijė, Tre Urat, Qafė Botė, Porti i Sarandės, Porti i Vlorės, Shėngjin, Hani i Hotit dhe Muriqan. Gjithashtu asistenca ėshtė pėrqendruar edhe nė forcimin e kapaciteteve tė zyrave tė Anti drogės dhe Anti Trafikut tė Drejtorive tė Policive tė Qarqeve nėn varėsinė e tė cilave janė kėto zyra. Projekti ofroi pajisje pėr pėrdorim tė pėrbashkėt mes policisė kufitare dhe doganave, trajnim, vizita studimore dhe misione ekspertėsh.

Projekti “Mbi forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtėsisė penale nė luftė kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar nė Shqipėri” i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė trajnimit tė oficerėve tė policisė dhe doganave si dhe po punon nė krijimin e njė kurrikule kombėtare pėrmes trajnimit mbi metodat e kontrollit nė kufi.

Vizitat studimore tė organizuara nė vendet e BE-sė nė kuadėr tė kėtij projekti, kanė nxitur mė tej bashkėpunimin e oficerėve tė policisė dhe prokurorėve me homologet e tyre evropianė, sidomos ne shkėmbimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve tė drejtpėrdrejta. Kėto vizita janė konsideruar si shkėmbime tė vlefshme eksperiencash mes institucioneve qė merren me luftėn kundėr krimit tė organizuar.

Tė gjitha aktivitetet e projektit janė pėrcaktuar nė bashkėpunim tė ngushtė me palėn shqiptare duke iu pėrgjigjur mė sė miri nevojave tė tyre. 

 

           

Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007