|
Tiranė, mė 21.12.2009
Njoftim pėr shtyp
Zhvillohet analiza e veprimtarisė sė punės sė Drejtorisė sė Policisė sė Qarku Tiranė pėr vitin 2009
Fjala e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Z. Hysni BURGAJ, mbajtur nė analizėn e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė, sot mė datė 21.12.2009
Analiza e punės sė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė ėshtė analiza mė e rėndėsishme, nga e cila varen shumė parametra tė punės sė tė gjithė organizatės tonė tė policisė sė shtetit.
Kjo:
-jo vetėm pėr anėn sasiore tė punės, e cila nė volumin e saj zė gati 1/3 e tė gjithė punės sė policisė sė shtetit,
-jo vetėm pėr faktin se policia e Drejtorisė sė Qarkut tė Tiranės ėshtė gati 1/3 e numrit tė pėrgjithshėm tė personelit tė Policisė sė Shtetit, por
-veēanėrisht sepse nė Drejtorinė e Qarkut tė Tiranės kėrkohet edhe njė cilėsi mė e lartė dhe performancė dukshėm mė e mirė se pjesa tjetėr e policisė
dhe kjo lidhet me njė sėrė arsyesh ku mė kryesoret do tė theksoja:
-Aktivitetet kryesore dhe mė tė rėndėsishme ekonomike tė vendit zhvillohen kėtu,
-Institucionet qendrore shtetėrore zhvillojnė aktivitetin kėtu,
-Selitė diplomatike, O.J.Q. tė huaja, shqiptare etj., selitė drejtuese tė partive politike, organizatave fetare, sportive, etj., aktivitetin e vet kryesor e kanė nė Tiranė.
Po e pėrmend kėtė fakt jo se nuk dihet, as se ėshtė diēka e re, por sepse ėshtė njė faktor tepėr i vlerėsueshėm nė gjithė punėn e Drejtorisė sė Policisė Tuaj dhe qė duhet mbajtur gjithmonė parasysh nga drejtuesit e kėsaj drejtorie,
sepse ne njė farė mėnyre policia e Tiranes ėshtė pasqyra e Policisė sė Shtetit.
Kjo ėshtė arsyeja kryesore qė unė jam sot kėtu pjesėmarrės nė analizėn tuaj pėr vitin 2009 dhe qė me kėnaqėsi do tė doja tė jepja disa nga vlerėsimet e mia dhe tė stafit drejtues tė Policisė sė Shtetit pėr punėn tuaj.
Shėnohen njė sėrė arritjesh pozitive pėr vitin 2009 pėr Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė si mė poshtė:
A- Kėshtu njė nga objektivat kryesore tė realizuar me cilėsi nga ana e policisė sė Tiranės nėn drejtimin e drejtuesve tuaj, ėshtė pėrmbushja e plotė e detyrave qė i ngarkon ligji zgjedhor Policisė sė Shtetit. Policia e Tiranės, si e gjithė policia e shtetit, ka treguar
profesionalizėm, integritet dhe paanėsi nė gjithė situatėn para dhe paszgjedhore tė 28 Qershorit ku dhe mori vlerėsim maksimal nga gjithė spektri politik shqiptar, partnerėt e huaj dhe misionet vėzhguese tė OSBE-ODIHR. Vlerėsojmė veēanėrisht Drejtorinė e Policisė sė Tiranės pėr vetė mbingarkesėn qė ka ajo nė fushatėn zgjedhore.
B- Objektiv tjetėr, i cili ėshtė nė rrugė tė mbarė dhe po jep rezultat, ėshtė patrulla e pėrgjithshme dhe shėrbimi i realizuar prej saj, qė sipas tė gjitha tė dhėnave tė analizės por edhe tė opinioneve tė marra nga komuniteti, janė pozitive. Edhe nė kėtė drejtim, Drejtoria e
Policisė sė Qarkut Tiranė qėndron nė pararojė tė policive tė Drejtorive tė Qarqeve dhe ėshtė njė pikė nga ku Drejtoritė e tjera duhet tė marrin eksperiencė.
C- Bashkėpunimi i Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Tiranės dhe i strukturave tė saj me organet e tjera, si ato tė qeverisjes vendore, institucioneve tė tjera qendrore shtetėrore apo edhe O.J.Q. ka njė pėrmirėsim tė vazhdueshėm, gjė e cila jo vetėm jep rezultate tė mira nė
luftėn kundėr kriminalitetit, por edhe pėrmirėson ndjeshėm imazhin e policisė sė shtetit.
D- Nė luftėn kundėr kriminalitetit, Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė ka shumė aspekte pozitive siē janė:
-rezultatet e mira tė arritura nė luftėn kundėr korrupsionit,
-nė luftėn kundėr krimeve kompjuterike pėr tė cilat jemi koshientė qė ėshtė njė fushė e re pak e njohur pėr tė gjithė ne, e megjithatė ka pasur arritje pozitive,
-nė evidentimin e plotė tė veprave penale, duke e lėnė mbrapa pėrfundimisht praktikėn e vjetėr e tė gabuar tė fshehjes ose mosraportimit tė njė sėrė veprash penale.
-koordinimi i mirė i strukturave policore tė drejtorisė pėr evidentimin dhe kapjen e personave nė kėrkim,
-kryerja e njė sėrė operacionesh policore, duke pėrdorur edhe metoda speciale tė hetimit, tė cilat kėrkojnė njė profesionalizėm tė lartė nga punonjėsit e policisė, ėshtė njė tjetėr aspekt pėr tu lavdėruar e vlerėsuar i punės sė kėsaj drejtorie dhe drejtuesve tė saj.
E- bashkėpunim rezultativ dhe i vlerėsueshėm me organin e prokurorisė, i cili ėshtė vendimtar nė suksesin e luftės kundėr kriminalitetit.
Nisur nga vetė rezultatet e analizės sė punės pėr vitin 2009 qė janė paraqitur nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė, pėrveē arritjeve pozitive, konstatohen edhe probleme tė cilat duhen tė merren me seriozitet maksimal pėr vitin e ardhshėm.
Konkretisht, mė poshte kemi disa objektiva te Drejtorisė sė Qarkut dhe i ballafaqojmė ato me rezultatet e paraqitura nė kėtė analizė.
1- Konstatohet se ka njė rėnie tė theksuar nė numrin e pėrgjithshėm tė veprave penale nė fushėn e krimit tė organizuar, gjė qė duhet seriozisht tė analizohet pėr tė konkluduar nėse kjo rėnie ėshtė faktike, apo ėshtė pamundėsia e strukturave tona pėr ti konstatuar dhe zbuluar.
2- Rezultatet nė fushėn e luftės kundėr narkotikėve duket tė kenė njė rėnie tė konsiderueshme, e cila nuk mund tė justifikohet me rėnien e menjėhershme tė trafikut nė fushėn e drogės. Vėmė re se nė kėtė drejtim ka rezultate nė kapjen e shpėrndarėsve tė drogės, por nuk ka rezultate
tė mira nė zbulimin e trafikimit tė drogave, gjė qė nuk pėrputhet me realitetin, sepse nuk mund tė ketė shpėrndarje pa trafikim.
3- Ka rezultate tė dobėta nė zbulueshmėrinė e krimeve kundėr pronės. Ka disa figura krimi ndaj pronės, si vjedhja e automjeteve, ku zbulueshmėria shkon deri nė 15 %. Kėto shifra tregojnė edhe njė problem tjetėr, i cili u pėrmend nė analizėn tuaj, faktin qė personat me precedentė
kriminalė nė kėto fusha nuk mbahen nėn kontroll.
4- Nė analizė nuk ka asnjė tė dhėnė pėr ecurinė e raportit tė ngjarjes nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tirane. Kjo mendoj se ndikon negativisht edhe tek efektiviteti i raportit tė ngjarjes si burim informacioni pėr zbulimin e krimeve qė pėrmendėm mė sipėr. Rritja cilėsore dhe
sasiore e raportit tė ngjarjes, kam besim se do tė jetė faktor nė shtimin e informacionit kriminal, tė vlefshėm pėr rritjen e zbulueshmėrisė sė veprave penale.
5- Sė fundi, do tė doja tė theksoja se nga krahasimi i tabelės sė rezultateve tė zbulueshmėrisė pėr krimet e rėnda dhe nga tė dhėnat e zbulueshmėrisė nė pėrqindje tė komisariateve ka njė mospėrputhje logjike dhe matematike.
Ėshtė i paqartė fakti i kėsaj statistike tė komisariateve tė policisė dhe tabelės pėrmbledhėse mė sipėr, ku rezulton se krimet kundėr personit dhe pronės kanė rritje, fuqia zbuluese ka rėnie, ndėrsa komisariatet e kanė fuqinė zbuluese mesatarisht 94-95 %.
-Nė fakt, duhet tė pyesim, se ēfarė zbulojnė komisariatet, kur rezultatet e Drejtorisė janė 79 %? Kush ėshtė kontributi i tyre nė luftėn kundėr kriminalitetit, kur zbulimi i krimit tė vjedhjes sė pronės ėshtė rreth 42%?
Kėto probleme qė konstatohen nė Drejtorinė e Policisė Tuaj, po edhe nė Drejtoritė e tjera, ėshtė e nevojshme qė tė analizohen:
Sė pari, me sektorėt pėrkatės, pėr tė nxjerrė nė pah shkaqet e tyre dhe mundėsitė dhe rrugėt e zgjidhjes.
Sė dyti, analizat e tyre duhet tė pėrcillen nė drejtimet pėrkatėse nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė, me qėllim qė tė bėhen objekt evidentimi dhe tė gjenden mėnyra zgjidhjeje pėr problemet, duke pasur parasysh qė jo ēdo zgjidhje mund tė vijė vetėm nga struktura juaj, por
mund tė ketė nevojė edhe pėr ndihmėn apo mendimin e strukturės drejtuese.
Sė treti, tė parashikohen nė objektivat qė duhet tė realizohen nė vitin e ardhshėm nga strukturat tuaja, me qėllim qė tė vihen nė rrugėn e zgjidhjes.
Disa rekomandime pėr tu pasur parasysh nė pėrcaktimin e objektivave tuaja si Drejtori Policie Qarku pėr vitin 2010, tė cilat do tė thoja se duhet tė fokusohen nė drejtimet e mėposhtme:
Sė pari, forcimi i luftės kundėr krimit tė organizuar jo vetėm si njė objektiv i rėndėsishėm i qeverisė shqiptare pėr tė forcuar shtetin dhe zbatimin e ligjit, por edhe si njė nga parametrat kryesore tė cilat duhet tė pėrmbushė vendi ynė pėr liberalizimin e vizave dhe aderimin nė
B.E.
Jemi tashmė tė gjithė koshientė sė krimi i organizuar ėshtė pengesė serioze e forcimit tė shtetit demokratik, forcimit tė institucioneve dhe zbatimit tė ligjit.
Sė dyti, forcimi i luftės kundėr krimit ekonomik e financiar, i cili nė dukje nuk ėshtė shqetėsues, ndėrsa nė realitet ėshtė gangrena e shtetit dhe ekonomisė.
Sė treti, duhet tė ketė njė ndryshim cilėsor nė luftėn kundėr krimeve ndaj pronės dhe personit, si ndėr fushat mė tė ndjeshme pėr komunitetin, i cili duhet tė vlerėsojė dhe prekė kėto rezultate.
Sė katerti, zhvillimi i policimit nė komunitet.
Pa mohuar arritjet e mira tė Drejtorisė tuaj nė kėtė drejtim, unė do tju sugjeroj se ne do tė kemi njė polici komunitare atėherė kur:
a-Qytetari tė telefonojė pėr ēdo shqetėsim tė tijin, pavarėsisht nėse kjo pėrbėn ose jo vepėr apo kundėrvajtje penale
b-Kjo do tė ndodhė kur qytetari ynė nuk do tė ketė frikė se denoncimi i tij do ta dekonspirojė atė tek i denoncuari dhe
c-Kur policia nuk do ti kėrkojė qytetarit tė vijė nė komisariat pėr veprime policore apo procedurale kur ai denoncon njė veprim tė paligjshėm.
Sė pesti, raporti i ngjarjes duhet tė jetė njė proces i pėrfunduar dhe matėsi i vetėm i punės sė patrullės sė pėrgjithshme.
Ju do tė keni sė shpejti nė dorė planin e punės vjetor tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pėr vitin 2010, ku do te fokusoheni mė saktė pėr objektivat tuaja, prandaj dhe unė po e mbyll duke ju uruar suksese nė punėn tuaj.
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
|