POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

 

 

 

 

 

DREJTORIA E PĖRGJITHSHME E POLICISĖ SĖ SHTETIT

 Detyrat dhe pėrgjegjėsitė e punonjėsit tė policisė

 NĖ

PROCESIN ZGJEDHOR

 

(Kjo kujtesė pėrmbledh detyrat pėr punonjėsit e policisė qė dalin nga aktet ligjore e nėnligjore si : Ligj inr.9749, datė 04.06.2007  “Pėr Policinė e Shtetit”, Ligjit nr.10019, datė 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė”, Kodi Penal, si dhe Udhėzimi nr.7, datė 23.03.2009 i KQZ-sė “Pėr detyrat e Policisė sė Shtetit sė Shtetit dhe Forcave tė Ushtrisė nė Zgjedhjet pėr Kuvendin 2009”.)

  Tirane, 2009


Detyrat dhe Pėrgjegjėsitė e Punonjėsit tė Policisė nė  procesin zgjedhor

 Botuar nga:

Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri

 Adresa: Sheraton Tirana Hotel&Towers, Kati 1

Sheshi “Italia”

Tel.: +355 4 240001/4/5

Fax:+355 4 248684

 Dizenjimi i faqes sė parė nga Mira XHAMALLATI                                                      

 

Fjala e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit

 

I nderuar koleg !

 

Puna juaj si punonjės i Policisė sė Shtetit ėshtė e njė rėndėsie madhore pėr krijimin e njė mjedisi tė sigurtė pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, pėr ruajtjen e rendit publik dhe hetimin e veprave penale.

 Qė njė shtet demokratik tė zhvillohet dhe lulėzojė, ai duhet tė respektojė parimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme, ku qytetari ka tė drejtė dhe mundėsi tė votojė nė pėrputhje me ligjin dhe tė ketė sigurinė e votės sė fshehtė dhe tė numėrimit tė votave me efektshmėri dhe saktėsi. 

Nė zbatim tė Kodit Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė , Policia e Shtetit ka pėr detyrė tė kontribuojė pozitivisht nė procesin parazgjedhor dhe tė sigurojė zbatimin e ligjit gjatė votimit dhe numėrimit tė votave. Qytetarėt nuk mund ta ushtrojnė tė drejtėn e tyre themelore pėr tė votuar dhe tė drejtėn pėr siguri dhe liri, pa pasur mė parė besim se Policia vepron nė mbėshtetje dhe nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre, tė cilat janė njė gur themeli i demokracisė. 

Pėr sa mė sipėr ėshtė detyra juaj dhe pritshmėria themelore e qytetarėve qė ju tė  punoni pėr tė siguruar zbatimin e ligjit, veēanėrisht dispozitat e Kodit zgjedhor dhe tė udhėzimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. “Askush nuk mund tė dalė mbi ligjin” dhe si punonjės tė Policisė sė Shtetit me kompetenca tė veēanta, ju duhet tė tregoni nė ēdo rast gjatė kryerjes sė detyrave, standarde mė tė larta se ato qė priten nga qytetarėt e thjeshtė nė lidhje me etikėn personale dhe integritetin nė zbatimin e ligjit. 

Paragrafi 3 i nenit 6 tė Ligjit Pėr Policinė e Shtetit, pėrcakton shprehimisht qė Policia ėshtė e depolitizuar dhe Policia duhet t’i kryejė detyrat nė pėrputhje me ligjin. Ēelėsi pėr policimin e suksesshėm tė zgjedhjeve ėshtė kryerja e detyrave me ndershmėri dhe paanshmėri, nėn detyrimin pėr t’i kryer ato pa diskriminim dhe nė zbatim tė nenit 68, “Kufizimet nė jetėn politike tė punonjėsve tė policisė”. Paragrafi 3 i nenit 68 ėshtė i njė rėndėsie madhore pėr qėndrimin tėnd gjatė zgjedhjeve gjatė zgjedhjeve, “Punonjėsi i Policisė ka pėr detyrė tė ushtrojė funksionet e veta nė mėnyrė tė paanshme dhe pavarėsisht bindjeve tė tij politike”. 

Pėr kryerjen e detyrave gjatė zgjedhjeve do t’ju kėrkohet tė kryeni trajnime shtesė. Dėshiroj qė ju t’i kryeni kėto trajnime dhe t’i zbatoni ato nė praktikė. 

Broshura e vėnė nė dispozicionin tuaj siguron informacion tė vlefshėm tė cilin ju duhet ta njihni dhe kuptoni ndėrsa u afrohemi zgjedhjeve tė 28 Qershorit 2009. 

Suksesi do tė arrihet me anė tė ndjekjes sė metodave tė mėposhtme : 

a)       Tė kuptuarit e rolit dhe sjelljes qė pritet nga ju si punonjės tė Policisė sė Shtetit nė kryerjen e detyrave gjatė zgjedhjeve dhe broshura udhėzuese do t’ju ndihmojė nė kėtė drejtim.

b)       Ndjeshmėria e vazhdueshme nga ana juaj pėr nevojat e policimit nė komunitet dhe nevojave, frikės dhe pritshmėrive tė komuniteteve lokale tė cilat do tė kėrkojnė pėrgjigje prej policisė nė raste trazirash apo edhe pėr tė rritur besimin dhe sigurinė e tyre me anė tė prezencės sė oficerėve tė policisė.

c)       Njohuritė tuaja mbi trajtimin dhe hetimin e shkeljeve qė mund tė ndodhin. Kur t’ju vijnė ankesat nuk do tė keni kohė tė hapni librat. Duhet tė jeni tė pėrgatitur.

d)      Pėrkushtimi juaj personal ndaj detyrės sė policisė nė mėnyrė tė pavarur dhe pa diskriminuar, qė tė mundėsojė grumbullime tė ligjshme partiake dhe dialog politik, pa kompromentuar paanshmėrinė dhe integritetin e Policisė sė Shtetit.

e)       Dėshira juaj pėr tė raportuar shqetėsimet dhe pėr tė vepruar nė rastet kur e kėrkon ligji, me kurajo dhe paanėsi me qėllim pėrkrahjen e ligjit.

 Duke qenė punonjės tė Policisė sė Shtetit, nė komunitet ku jetojmė shihemi si drejtues dhe njerėz tė ndershėm e me integritet e qė kundėrshtojnė veprimet e kundėrligjshme. Qė tė mund t’iu pėrgjigjeni kėtyre pritshmėrive, duhet tė jeni qė tani tė pėrgatitur pėr sfidat qė ju dalin pėrpara dhe duhet tė keni njohuritė e duhura mbi procedurat qė duhen ndjekur pėr tė siguruar qė Policia e Shtetit edhe njė herė tė lavdėrohet pėr pėrkushtimin dhe asistencėn e saj nė ndihmė tė zgjedhjeve tė drejta e tė lira nė Shqipėri.

 Kemi mbėshtetjen e misioneve ndėrkombėtare tė asistencės teknike PAMECA III dhe ICITAP, sė bashku me OSBE-nė pėr dhėnien e trajnimit dhe materialeve tė referimit, tė cilat do t’ju udhėheqin nė marrjen e vendimeve.

 Paraprakisht, pranoni falėnderimet e mia personale pėr punėn e lodhshme dhe pėrkushtimin ndaj kėsaj detyre shumė tė rėndėsishme qė tashmė ka ndėrmarrė Policia e Shtetit. Pėr mė tepėr, dėshiroj tė kėrkoj mbėshtetjen tuaj, pėrmes policimit tė efektshėm dhe etik nė pėrmbushjen e qėllimit pėr Zgjedhje tė Lira dhe tė Drejta pėr tė gjithė qytetarėt tanė.

 Koleg i nderuar,

 

Raportet e organizmave ndėrkombėtare pėr zgjedhjet e viteve 2005 dhe 2007, nėnvizuan qėndrimin mjaft pozitiv tė shėrbimeve tė policisė ndaj proceseve elektorale. Le tė konfirmojmė, tė gjithė sė bashku edhe njė herė, sė Policia e Shtetit do tė jetė pararojė dhe promotor i vlerave mė tė mira tė njė shoqėrie demokratike.

 E drejta e votės ėshtė e shenjtė. Ne tė gjithė duhet tė jemi krenarė dhe tė privilegjuar qė Ligji na jep detyrėn fisnike tė ruajtjes sė shenjtėrisė sė kėsaj tė drejte. Tė drejtat e individėve janė tė shenjta. Detyra jonė pėr mbrojtjen e tė drejtave ėshtė po aq e shenjtė.

 

Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit

Ahmet Prenēi

 

K U J T E S Ė

Detyrat e Punonjėsit tė Policisė nė

 Procesin Zgjedhor 2009

 DETYRAT E POLICISĖ SĖ SHTETIT

 1. Policia e Shtetit nė vijim “Policia’, ėshtė shėrbim policor i Republikės se Shqipėrisė. Misioni i Policisė ėshtė tė ruajė rendin dhe sigurinė publike ne pėrputhje me ligjin dhe duke respektuar tė drejtat e liritė e njeriut.

Policia ushtron veprimtarinė e saj nė territorin e Republikės se Shqipėrisė.

2. Pėrgjegjėsitė e Policisė janė si mė poshtė:

a)      tė mbrojė jetėn e njerėzve, sigurinė dhe pronėn e tyre personale;

b)      tė parandalojė, tė zbulojė dhe tė hetojė, nė pėrputhje me ligjin penal dhe me ligjin procedural penal, veprat penale dhe autorėt e kryerjes sė tyre;

c)      tė mbrojė rendin dhe sigurinė publike;

      ē) tė mbikėqyrė dhe tė drejtojė trafikun rrugor nė rrugė pėr pėrdorim publik, nė pėrputhje me legjislacionin rrugor;

d)      tė mbikėqyrė dhe tė kontrollojė kufijtė shtetėrorė tė Republikės sė Shqipėrisė;

dh) tė mbrojė individė, mjedise dhe objekte tė caktuara nga rreziqe tė mundshme;

e)      tė administrojė dhe tė mbrojė informacionin e klasifikuar, me pėrjashtim tė rasteve kur pėrcaktohet ndryshe nė legjislacion;

      ė) tė kryejė detyrat e parashtruara nė kėtė ligj, nė ligje tė tjera, si dhe nė aktet nėnligjore, tė cilat parashikojnė detyra pėr Policinė.

3. Ēdo punonjės i Policisė ka pėr detyrė tė pėrmbushė tė gjitha pėrgjegjėsitė e pėrcaktuara nė pikėn 1 tė kėtij neni, pavarėsisht se cilės strukturė i shėrben.

4. Ēdo punonjės i Policisė ka atributet e Policisė Gjyqėsore, nė pėrputhje me Kodin e Procedurės Penale dhe ligjin pėrkatės pėr organizimin dhe funksionimin e kėsaj policie.

5. Policia ėshtė institucion i administratės publike, strukturė e Ministrisė sė Brendshme, nė vijim ministria.

6. Statusi i Policisė nuk ndryshon edhe nė gjendje lufte, gjendje tė jashtėzakonshme apo fatkeqėsie natyrore.

7. Policia ėshtė e depolitizuar.

 

PARIME TE PĖRGJITHSHME

 

1. Rendi dhe siguria gjatė periudhės zgjedhore ruhet nga Policia e Shtetit.

2. Ndalohet pėrdorimi i Forcave tė Ndėrhyrjes sė Shpejtė dhe atyre Speciale  nė ruajtjen e objektėve zgjedhore.

3. Asnjė  person i  armatosur nuk lejohet tė qendrojė nė mjediset e qėndrės sė votimit. Pėrjashtohen nga rregulli punonjėsit e Policisė sė Shtetit, kur janė nė ushtrim tė detyrės, nė pėrputhje me nenin 109 tė Kodit Zgjedhor.

4. Ndalohet pėrdorimi i forcave tė Policisė sė Shtetit dhe atyre tė Ushtrisė qė mund tė cėnojnė vullnetin e zgjedhėsve.

5. Ndalohet pėrdorimi i forcave komando dhe forcave tė tjera tė ushtrisė gjatė fushatės zgjedhore, pėrveēse me urdhėr me shkrim te Ministrit te Brendshėm dhe Ministrit te Mbrojtjes, kur kėto forca nevojiten pėr ruajtjen e objekteve te rendėsisė se veēante,  ne zėvendėsim tė punonjėsve te Policisė sė Shtetit ose nė zbatim tė detyrimeve ndėrkombėtare. Nė rastet e planifikuara urdhri me shkrim i Ministrit i dėrgohet KQZ 5-ditė para hyrjes nė fuqi. Nė rastet e veēanta kopja e urdhrit me shkrim dėrgohet menjėherė ne KQZ.

6.  Ndalohet pėrdorimi i forcave komando dhe i forcave tė tjera tė ushtrisė pėr ruajtjen e objekteve qė kanė lidhje me zgjedhjet.

7. Ndalohet gjatė gjithė fushatės zgjedhore, kryerja e ushtrimeve ose manovrave ushtarake jashtė reparteve ose vendeve tė dislokimit nga forcat e ushtrisė.

8. Ndalohet pėrdorimi apo pjesėmarrja e punonjėsve ose strukturave tė SHISH-it ne ngjarjet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet apo nė veprime qė mund tė ndikojnė nė vullnetin e zgjedhėsve.

  

DETYRAT E POLICISĖ SĖ SHTETIT NĖ PROCESIN ZGJEDHOR

1. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit gjatė gjithė kohėzgjatjes sė fushatės zgjedhore, dorėzon menjėherė nė KQZ kopje tė urdhėrave pėr angazhimin e forcave tė Policisė sė Shtetit te angazhuara me detyra zgjedhore.

2. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė se Shtetit gjate gjithė kohėzgjatjes se fushatės zgjedhore dorėzon menjėherė ne KQZ kopje te urdhrave pėr pėrdorimin e Forcave Speciale dhe Forcave te Ndėrhyrjes sė Shpejtė.

3. Nė rast se KQZ-ja vlerėson se veprimtaria e forcave tė Policisė sė Shtetit ose tė ushtrisė mund tė dėmtojė apo pengojė administrimin ose zhvillimin e zgjedhjeve tė lira, tė drejta, demokratike dhe transparente, KQZ-ja ka tė drejtė tė kėrkoj informacione. 

4. Institucioni pėrkatės ėshtė i detyruar tė paraqesė menjėherė informacion pėr veprimet e kryera dhe marrjen e masave pėr zbatimin e ligjit.

5. KQZ-ja i dėrgon Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit 30-ditė para ditės se zgjedhjeve listėn e plotė tė objekteve zgjedhore dhe adresat e sakta tė vendndodhjes sė tyre.

6. Policia organizon ruajtjen e Qendrave tė Votimit gjatė natės para ditės sė votimit duke filluar nga momenti kur nė Komisionin e Qėndrės sė Votimit (KQV) mbėrrijnė materialet zgjedhore deri nė momentin kur KQV-ja fillon veprimet paraprake pėr ēeljen e votimit.

7. Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit ėshtė i detyruar t’i paraqesė KQZ-sė 10 ditė para datės sė zgjedhjeve listėn e plotė tė punonjėsve tė ngarkuar me detyra gjatė zgjedhjeve. Ai ėshtė i detyruar tė informojė menjėherė KQZ-nė pėr ēdo ndryshim nė listė.

8. Pėr secilin nga punonjėsit e pėrfshirė nė listė, duhet tė pėrcaktohen me shkrim, tė dhėnat personale (emri dhe mbiemri), grada qė mban, vendvendosja e punonjėsit tė policisė gjatė fushatės zgjedhore dhe nė ditėn e votimit, emri i eprorit tė drejtėpėrdrejtė tė tij, lloj i shėrbimit tė policisė ku bėn pjesė, si dhe nė mėnyrė tė detajuar rrethi i detyrave tė ngarkuara.

9. KQZ-ja ruan dhe  administron informacionin e dėrguar sipas pikės 7, mė sipėr.

10. Pėr problemet qe mund te lindin gjatė periudhės zgjedhore  dhe qė kanė tė bėjnė me sjelljen dhe qendrimin e punonjėsve tė Policisė sė Shtetit, KZAZ-te i drejtohen Drejtorit tė Policisė sė Qarkut ku ndodhet KZAZ-ja dhe njoftojnė menjėherė KQZ-nė. 

Ruajtja e Objekteve Zgjedhore

1. Selia e KZAZ-sė ruhet nga punonjėsi i Policisė sė Shtetit nga momenti kur nė tė mbėrrijnė materialet e votimit deri nė datėn e zgjedhjeve. Ruajtja do tė bėhėt prej orės 20.00 deri nė orėn 08.00 tė ditės sė nesėrme.

2. Pavarėsisht nga pika 1 e mėsipėrme, punonjėsi i Policisė sė Shtetit nuk e kryen shėrbimin e ruajtjes sė selisė sė KZAZ-sė gjatė kohės kur kjo e fundit ėshtė nė punė.

3. Shėrbimi i ruajtjes sipas pikės 1 tė mėsipėrme fillon menjėherė me paraqitjen e kėrkesės sė Kryetarit tė KZAZ-sė. Kėrkesa ėshtė me shkrim dhe i dėrgohet pėr ēdo rast, punonjėsit tė policisė dhe shefit tė Komisariatit qė mbulon Njėsinė e Qeverisjes Vendore ku ėshtė vendosur zyra e KZAZ-sė. Ne ēdo raste kėrkesa i behet me dije Drejtorit te Policisė se Qarkut.

4. Kryetari i KZAZ-sė jo mė vonė se 7 ditė pėrpara datės sė zgjedhjeve i dėrgon njė njoftim me shkrim shefit tė Komisariatit tė Policisė tė Njėsisė tė Qeverisjes Vendore, ku ndodhet zyra e KZAZ-sė. Njoftimi pėrmban vendndodhjen e KZAZ-sė dhe orarin e punės.

5. Policia organizon ruajtjen e Qėndrave tė Votimit gjatė natės para ditės sė votimit duke filluar nga momenti kur nė KQV mbėrrijnė materialet zgjedhore deri nė momentin kur KQV -ja fillon veprimet paraprake pėr ēeljen e votimit.

6. Policia organizon ruajtjen e ambientit tė Vendit tė Numėrimit tė Votave prej orės 18.00 tė ditės sė zgjedhjeve deri nė momentin e nxjerrjes sė tabelave tė rezultatit nga KZAZ-ja.

7. Punonjėsi i Policisė sė Shtetit qėndron jashtė ambienteve tė Vendit tė Numėrimit tė Votave, sipas pėrcaktimit tė bėrė nga KZAZ-ja.

 

Lejimi i punonjėsit tė Policisė sė Shtetit pėr tu futur nė ambientet e Vendit te Numėrimit tė Votave (VNV)

.Gjatė procesit tė numėrimit tė votave kur KZAZ-ja konstaton se nė ambjentin e Vendit tė Numėrimit tė Votave janė tė pranishėm dhe persona tė tjerė, pėrveē atyre tė parashikuar nė paragrafin e parė tė nenit 121 tė Kodit Zgjedhor u kėrkon atyre qė tė largohen. Nė rast refuzimi merr vendim pėr njoftimin e punonjėsit tė Policisė sė Shtetit dhe mban shėnim nė librin e protokollit.

2. Kur nė Vendin e Numėrimit tė Votave rrezikohet rendi, KZAZ-ja me vendim thėrret organet e Policisė sė Shtetit.

3. Vendimi pėr kėrkimin e ndihmės pėr vendosjen e rendit i paraqitet me shkrim organeve tė Policisė sė Shtetit dhe pėrmban pėrshkrimin e shkurtėr tė shkaqeve dhe rrethanave.

4. Me marrjen e vendimit Kryetari dhe zėvendėskryetari ose ēdo anėtar i KZAZ-sė thėrret menjėherė Policinė dhe njofton KQZ-nė pėr incidentin e ndodhur.

5. Sapo forcat e policisė paraqiten nė Vendin e Numėrimit tė Votave, KZAZ-ja u dorėzon atyre menjėherė pėrpara ndėrhyrjes kopje te vendimit pėr thirrjen e policisė pėr tė ndėrhyre, tė firmosur e vulosur nga ky komision.

6. Me rivendosjen e rendit nė Vendin e Numėrimit tė Votave, KZAZ-ja me vendim u kėrkon forcave tė Policisė sė Shtetit tė largohen.

7. Vendimi i KZAZ-sė pėr tė ndėrhyrė merret sipas modelit tė miratuar dhe u bėhėt i njohur mė pėrpara punonjėsve tė Policisė sė Shtetit.

 

Lejimi i punonjėsit tė Policisė sė Shtetit pėr tu futur nė ambjentet e Qendrės sė Votimit

 

1. Kur nė Qendrėn e Votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja pezullon votimin dhe merr vendim pėr thirrjen e organeve tė Policisė sė Shtetit. Ky vendim i njoftohet menjėherė KZAZ-sė.

2. Me marrjen e vendimit, Kryetari, zėvendėskryetari ose ēdo anėtar i KQV-sė njofton menjėherė KZAZ-nė pėr incidentin e ndodhur. KZAZ-ja, pasi shėnon nė Librin e Protokollit tė Mbledhjeve njoftimin dhe orėn e marrjes sė vendimit, ia pėrcjell kėrkesėn menjėherė organeve tė Policisė sė Shtetit.

3 Vendimi pėr kėrkimin e ndihmės pėr vendosjen e rendit, i paraqitet me shkrim organeve tė Policisė sė Shtetit dhe pėrmban pėrshkrimin e shkurtėr tė shkaqeve dhe rrethanave.

4. Sapo forcat e policisė paraqiten nė qendrėn e votimit, KQV-ja u dorėzon atyre menjėherė kopje te  vendimit pėr thirrjen e policisė pėr tė ndėrhyrė te firmosur e vulosur nga ky komision.

5. Me rivendosjen e rendit nė qendrėn e votimit, KQV-ja me vendim u kėrkon forcave tė Policisė sė Shtetit tė largohen. 

Veshja dhe armatimi i policisė

1. Punonjėsit e Policisė sė Shtetit, tė ngarkuar me detyra zgjedhore, janė tė detyruar tė mbajnė uniformėn gjatė ushtrimit tė detyrės dhe dokumentin e identifikimit sipas modelit tė pėrcaktuar nga KQZ-ja, nė Udhėzimin nr.7,  datė 23.03.2009 “Pėr detyrat e Policisė sė Shtetit dhe Forcave tė Ushtrisė nė zgjedhjet pėr Kuvendin 2009”.

2. Punonjėsit e Policisė sė Shtetit,  tė ngarkuar me detyra gjatė zgjedhjeve, mbajnė vetėm armatim personal brezi (pistoletė).

3. Punonjėsit e Policisė sė Shtetit lejohen qė, pėrveē armatimit personal tė brezit, tė mbajnė dhe automatik nė rastet kur ngarkohen me ruajtjen e objekteve zgjedhore gjatė natės dhe gjate shoqėrimit tė kutive tė votimit nga Qendra e Votimit nė Vendin e Numėrimit tė Votave, me pėrjashtim tė rastit kur janė ngarkuar tė ruajnė godinėn ku ėshtė caktuar V.N.V-ja. 

Lėvizjet e policisė

1. Qarkullimi i forcave tė policisė te ngarkuara me detyra zgjedhore, bėhet vetėm me mjete policie dhe vetėm nė rast se kėrkohet ndėrhyrja e tyre respektivisht nga KQZ-ja, KZAZ-ja ose nga KQV-ja.

2. Mjetet e pėrdorura prej policisė, me targa civile, duhet tė kenė shenja dalluese qė tregojnė se ato janė ngarkuar me detyra nė funksion tė zgjedhjeve. Targat civile e shenjat dalluese bėhen me dije ne KQZ jo me vone se 10-dite pėrpara ditės se zgjedhjeve.

 Vendqėndrimi i policisė

1. Punonjėsit e forcave tė policisė qė ngarkohen me detyra gjatė zgjedhjeve, me pėrjashtim tė atyre qė merren me ruajtjen e objekteve zgjedhore, nė 24 orėt para ditės sė zgjedhjeve dhe nė ditėn e zgjedhjeve, qėndrojnė brenda komisariateve ose nė vende dislokimi larg qendrave tė banuara.

2. Asnjė person i armatosur, duke pėrfshirė edhe forcat e policisė dhe ushtarakėt, nuk lejohet tė qėndrojė apo tė hyjė nė ambientet zgjedhore.

3. Pėrjashtohen nga pėrcaktimi i bėrė nė pikėn 2 (tė mėsipėrme), rastet kur prania e forcave tė policisė kėrkohet pėrkatėsisht nga KZAZ-ja ose nga KQV-ja, si dhe nė rastin e prezencės sė punonjėsve tė policisė sė burgjeve brenda territorit tė burgut ose vendit tė paraburgimit, ku ėshtė ngritur qendra e posaēme e votimit.

 

Shoqerimi i kutive tė votimit dhe i materialeve zgjedhore

1. Me mbylljen e votimit Kryetari i KQV-sė njofton komisariatin e policisė dhe KZAZ-nė duke i kėrkuar tė dėrgojė nė KQV punonjėsin e policisė i cili ėshtė efektiv i pėrhershėm i Policisė se Shtetit, pėrjashtuar policinė kriminale (Departamentin e Hetimit te Krimeve), qė do tė shoqerojė kutitė e votimit dhe kutinė e materialeve zgjedhore.

2. Punonjėsi i policisė paraqitet nė kohėn e caktuar nga KQV dhe pret nė hyrje tė saj, derisa tė dalin anėtarėt dhe sekretari sė bashku me kutitė e votimit dhe kutinė e materialeve zgjedhore.

3. Shoqerimi i kutive tė votimit dhe i kutisė sė materialeve zgjedhore nga KQV-ja nė Vendin e Numėrimit tė Votave bėhet me automjet nė tė cilin ndodhen anėtarėt e KQV-sė, sekretari i KQV-sė dhe njė punonjės i Policisė sė Shtetit.

4. Gjatė shoqėrimit kutia dhe materialet e tjera zgjedhore, administrohen vetėm prej Kryetarit, Zėvendėskryetarit dhe anėtarve tė KQV-sė. Punonjėsi i forcave te policisė nuk ka tė drejtė nė asnjė rast, qė tė posedojė, apo tė ketė kontakt, me materialet e mėsipėrme.

5. Punonjėsi i policisė, i ngarkuar me detyrėn e shoqėrimit tė kutive tė votimit dhe kutisė sė materialeve zgjedhore nga Qendra e Votimit nė VNV, garanton shoqėrimin dhe mos prekjen e kutive tė votimit nga tė tretėt.

6. Punonjėsi i Policisė i ngarkuar me shoqėrimin e kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore, sipas pikės 3, 4 tė mėsipėrme pėr ēdo parregullsi tė konstatuar gjatė procesit tė shoqėrimit nga KQV-ja nė VNV pėrpilon njė raport shėrbimi si dhe informon njėkohėsisht eprorin e tij dhe ky i fundit njofton shefin e komisariatit tė policisė dhe KZAZ-nė.

7. Pas procesit tė dorėzimit tė materialeve zgjedhore, punonjėsi i policisė firmos procesverbalin e marrjes nė dorėzim, sipas modelit tė miratuar nga KQZ-ja, merr njė kopje tė procesverbalit dhe largohet menjėherė nga ndėrtesa e KZAZ-sė. Procesverbali sė bashku me raportin e shėrbimit, dorėzohen nė komandėn e strukturės ku punonjėsi i policisė bėn pjesė. 

PĖRGJEGJĖSITĖ DHE SANKSIONET

Pėrgjegjėsia e personave tė ngarkuar me administrimin e zgjedhjeve

 1. Anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve dhe nėnpunėsit e administratės publike nė shėrbim tė kėtyre komisioneve mbajnė pėrgjegjėsi penale dhe administrative, sipas legjislacionit nė fuqi pėr shkeljen e dispozitave tė Kodit Zgjedhor.

2. Braktisja e detyrės, pa shkaqe tė ligjshme, nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve, anėtarėt e grupeve tė numėrimit apo vėzhguesit pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose heqje lirie nga 6 muaj deri nė 2 vjet.

 Sanksione administrative

 1. Shkelja e dispozitave tė Kodit Zgjedhor nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve ose nga persona tė ngarkuar me detyra, sipas Kodit Zgjedhor, kur nuk pėrbėn vepėr penale, dėnohet me gjobė nga 3 000 deri nė 90 000 lekė.

2. Shkeljet e tjera tė dispozitave tė Kodit Zgjedhor, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, dėnohen me gjobė nga 1 000 deri nė 2 500 lekė.

3. Shkelja e rregullave tė pėrcaktuara nė nenet 34 dhe 41 tė Kodit Zgjedhor, pėrkatėsisht nga sekretari i KZAZ-sė ose KQV-sė, dėnohet me gjobė nga 30 000 deri nė 60 000 lekė ose me burgim deri nė 6 muaj.

4. Personat e ngarkuar nga Kodi Zgjedhor, me pėrgatitjen dhe miratimin e listave tė zgjedhėsve, kur pėrfshijnė nė kėto lista tė dhėna tė rreme ose kur lėnė pa pėrfshirė zgjedhės, pėrgjigjen penalisht nė bazė tė nenit 186 tė Kodit Penal.

5. Shkelja e rregullave tė tjera dhe afateve tė parashikuara nė Pjesėn II tė Kodit Zgjedhor, kur nuk pėrbėn shpėrdorim tė detyrės, sipas nenit 248 tė Kodit Penal, dėnohet me gjobė nga 10 000 deri nė 100 000 lekė. Gjoba vendoset nga titullari i institucionit, pėrbėn titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyra pėrkatėse e financės.

 Sanksionet pėr shkelje tė parimeve tė Kodit Zgjedhor 

1. Shkelja e ndonjėrit nga parimet e pėrgjithshme tė pėrcaktuara  nė nenet 3, 4 ose 5 tė Kodit Zgjedhor, nė rastet kur kjo shkelje nuk ka ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve, pėrbėn kundravajtje administrative dhe dėnohet me gjobė nga 100 000 deri nė 500 000 lekė.

2. Masa e gjobės pėrcaktohet nė varėsi nga rrethanat e mėposhtme:

    a) rreziku qė formon shkelja pėr zhvillimin dhe administrimin e zgjedhjeve nė tė ardhmen;

    b) fakti nėse autori i shkeljes ka pėrfituar nga shkelja materialisht ose nėpėrmjet shkeljes ka ndikuar nė marrjen e mandatit nga kandidati, partia politike apo koalicioni;

    c) kohėzgjatja dhe rrethi i veprimeve qė kanė ēuar nė kryerjen e shkeljes;

    ē) fakti nėse ka pasur pėrpjekje pėr fshehjen e shkeljes dhe nė ē’shkallė kanė qenė to;

    d) qėndrimi i autorit tė shkeljes pas zbulimit tė saj;

dh) fakti nėse nė kryerjen e shkeljes kanė marrė pjesė persona zyrtarė ose janė shfrytėzuar burime publike;

    e) fakti nėse shkelja ėshtė pėrsėritur;

    ė) fakti nėse ėshtė kryer nė bashkėpunim;

    f) rreziku potencial ndaj zgjedhjeve tė lira, tė drejta, demokratike dhe transparente.

3. Gjobat, sipas pikės 1 tė mėsipėrme, vihen nga KQZ-ja.

4. Shkeljet, sipas pikės 1 tė mėsipėrme, kur kanė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me burgim nga 6 muaj deri nė 2 vjet.

  

Ekzekutimi i sanksioneve administrative 

1. Gjoba e vendosur nga KQZ-ja, sipas kėsaj pjese, pėrbėn titull ekzekutiv dhe ekzekutohet sipas procedurave tė parashikuara nė nenin 510 tė Kodit tė Procedurės Civile. 

Pengimi i subjekteve pėr zgjedhjet nė organet pėrfaqėsuese

 Pengimi me dhunė apo me ēdo mėnyrė tjetėr i subjekteve elektorale pėr tė zhvilluar rregullisht aktivitetin e tyre nė pėrputhje me ligjin gjatė fushatės sė zgjedhjeve, dėnohet me gjobė ose me burgim deri nė tre vjet. (Neni 325 i K.P)

  

Kanosja e zgjedhėsit

 Kanosja qė i bėhet zgjedhėsit pėr tė votuar pro ose kundėr njė kandidati, si dhe pėr tė marrė pjesė ose jo nė votime, pėrbėn kundravajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose burgim gjer nė dy vjet. (Neni 329 i Kodit Penal)

 Kanosja e kandidatit

 

Kanosja si dhe ēdo veprim tjetėr i paligjshėm qė i bėhet kandidatit me qellim qė tė tėrheq kandidaturėn ose qė tė pengohet pėr tė ushtruar ēdo aktivitet tė lejuar me ligj gjatė fushatės elektorale, pėrbėn kundravajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose me burgim gjer nė dy vjet. (Neni 330 i Kodit Penal)

 
 

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007