POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranė-Shqipėri   

[mpo/left-policia.htm]

 

Zhvillohet Analiza 11 – mujore mbi veprimtarinė e punės sė strukturave tė Policisė sė Kryeqytetit

 

 

Mė datė 19 Dhjetor 2008, ora 10.00’ nė ambjentet e Muzeut Kombėtar u zhvillua analiza 11 – mujore mbi veprimarinė e punės sė Strukturave tė Policisė sė Tiranės.

 

Nė kėtė analizė morėn pjesė: Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit Ahmet Prenēi, Zv.Drejtori i Pėrgjithshėm i Hetimit tė Krimit Agron Kuliēi, Avokati i Populllit Z.Ermir Dolbjani, Prokurori i Tiranės Z.Genc Xholi si dhe tė tjerė pėrfaqėsues tė organizmave ndėrkombėtar.

 

Gjatė raportit tė mbajtur nga Drejtori i Policisė sė Qarkut Tiranė Drejtues i Parė Hamdi FJORA u theksua se :

 

 

 Veprimtaria e punės sė strukturave tė Policisė sė Tiranės ėshtė bazuar nė Kushtetutė, nė aktet normative nė zbatim tė saj, si dhe nė aktet ndėrkombėtare tė pranuara nė pėrputhje me tė. Tashmė mė strukturėn e re tė implementuar Policia e Tiranės ka njė organizim unik tė shėrbimeve policore dhe e centralizuar.

 

Shėrbimi Policor i Kryeqytetit ėshtė e mbushur me devocion dhe pėrkushtim nė shėrbim tė Ligjit dhe tė komunitetit, qytetarėve, nxėnėsve, studentėve, biznesit etj, duke rradhitur Policinė e Tiranės, nė pararojė tė rezultateve tė arritura pėr realizimin e prioriteteve tė Ministrisė sė Brendėshme e Policisė sė Shtetit.

 

Ky progres, lidhur me sigurinė e rendit publik dhe goditjen e krimit nė tėrėsi, nė Qarkun e Tiranės ėshtė mjaft i dukshėm, i ndjeshėm dhe i vlerėsuar, nga qytetarė shqiptarė dhe tė huaj, figura ndėrkombėtare politike, por dhe organe mediatike.

 

Pėr nga vetė rėndėsia qė paraqet KRYEQYTETI i njė vendi, i cili nė fakt pėrcjell fytyrėn e njė shteti, nuk ka sesi edhe shėrbimi i Policisė sė Shtetit tė mos integrohet drejt Progresit e Modernizimit nė tė gjithė pikėpamjet paralelisht me pjesėt e tjera tė shoqėrisė sė re demokratike.

Pėrgjatė kėtij viti, Strukturat e Drejtorisė sė Policisė Qarkut Tiranė, kanė realizuar mė sė miri detyrat e planifikuara nė planet e punės duke u udhėhequr nė punėn e saj, nga orientimet e qarta tė ardhura nga  Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, aktet ligjore e nėnligjore qė normojnė punėn e saj. 

 

Ne territorin e Qarkut Tirane janė evidencuar dhe referuar 4220 vepra penale dhe jane zbuluar 3560 prej tyre ose 84%. Ne krahasim me vitin 2006 ku jane evidencuar 3268 dhe zbuluar 2514 ose 77% dhe vitit 2007 ku jane evincuar 3717 vepra penale dhe janė zbuluar 3102 prej tyre ose 83 %, kemi nje rritje te forces zbuluese respektivisht me 7% dhe 1%.

 

Po krahasojmė ndėr vite shifrat dhe zbėlueshmėrinė :

Nė vitin 2006 janė evidentuar 3268 vepra penale dhe janė zbuluar 2514 ose 77 %

Ne vitin 2007 jane evidentuar 3717 vepra penale dhe jane zbuluar 3102 ose 83 %

Ne vitin 2008 jane evidentuar 4220 vepra penale dhe jane zbuluar 3560 ose 84 %

Eshte fakt qe per kete periudhe 2 vjecare eshte rritur fuqia zbuluese me 7 %.

Rritja e numrit te veprave te evidentuara nuk duhet te shihet si rritje e kriminalitetit, po si evidentim i sakte i te gjitha ngjarjeve ne territorin e  juridiksionit te DPQ Tirane.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu theksojme se eshte rritur numri i veprave penale me 952 dhe 503 vepra ne krahsim me keto vite, rritje kjo e cila qendron kryesisht ne evidentimin e veprave penale ne fushen e krimit financiar, kunder rendit kushtetues etj si dhe realizimit te objektivit tone kryesor te evidentimit dhe referimit 100% te veprave penale per te cilat policia e Tiranes merr dijeni. Janė implikuar gjithsej 3612 autorė, e nė sajė tė masave te marra janė arrestuar 1040 dhe 2424 ndiqen ne gjendje te lire.

 

Jane kapur gjithsej 402 persona te shpallur ne kerkim nga te cilet, 29 kane qene ne kerkim per vrasje, 27 per vrasje mbetur ne tentative, 23 per plagosje te rende, 6 per shfrytezim prostitucioni, 4 per vjedhje me arme, 120 per vjedhje te ndryshme etj.  Jane ekstraduar 10 persona dhe shpallur ne kerkim 366 persona ne drejtim te te cileve po punohet intensivisht per kapjen e tyre.

 

Janė organizuar mėsė miri dhe janė finalizuar me sukses 65 operacione policore per goditjen e grupeve kriminale apo individeve me rrezikshmeri te theksuar shoqerore. Nga keto, 55 operacione jane organizuar nga strukturat e Luftes Kunder Krimit te Organizuar dhe Financiar dhe 10 nga strukturat e Luftes Kunder Krimeve Kunder Personit dhe Pasurise.

 

Vlen per tu theksuar fakti se pavarsisht evidentimit gjithnje ne rritje te veprave penale, ne dy vitet e fundit, gje e cila ne vetvete shpreh drejtpersedrejti elemente te parandalimit te veprimtarise kriminale e keqeberse ne teritor, duhet evidentuar se tregusit profesional te menaxhimit dhe te drejtimit kane bere te mundur rritjen e fuqise goditese te krimit ne 7%, me shume se vitet parardhese.

 

Seksioni i Luftės Kundėr Narkotikeve pėr kėtė periudhė ka evidentuar 138 raste te trafikut dhe shpėrndarje tė lėndėve narkotike me 226 autore nga te cilet 165 te arrestuar. Dhe konkretisht: Shitje/shperndarje e lendeve narkotike 138 raste. Duke e krahasuar me vitin 2007, jane evidentuar 52 vepra penale dhe 102 autore me teper. Gjate ketyre operacioneve jane sekuestruar gjithsej lende narkotike per vitin 2008:

  1. Heroine 25 kg e 641 gr.

  2. Kokaine 407 gr

  3. Cannabis sattiva 159 kg e 110 gr

  4. Metadon 61 tableta

  5. Ekstasy 72 tableta dhe 16 kapsula

  6. Perzieres 7 kg. e 139 gr.

Seksioni i Luftės Kundėr Trafiqeve. Ka evidencuar 177 raste tė veprave penale ku janė implikuar dhe proceduar penalisht 181 autorė, prej tė cilėve 54 janė arrestuar nė flagrancė dhe 127 ne gjendje tė lirė. Krahasuar me vitin 2007, kete vit jane evidentuar 10 vepra penale me shume.

 

Seksioni i Luftės Kundėr Krimeve Ekonomiko – Financiare, ka evidentuar dhe kallzuar ne prokurori 742 vepra penale Nė kėto vepra penale janė implikuar dhe proceduar penalisht 434 autorė nga te cilėt 111 janė arrestuar nė flagrancė dhe 323 ndiqen nė gjendje tė lirė. Krahasuar me vitin e kaluar vetem nga ky seksion jane evidentuar 349 vepra penale me teper. Seksioni Kunder Korrupsionit - Jane evidentuar 114 vepra penale ku jane proceduar 159 autore gjithsej. Seksioni Kunder Pastrimit te Parase, gjate kesaj periudhe nga ky seksion jane evidentuar 47 vepra penale me 47 autore nga te cilet 8 jane arrestuar, 37 ndiqen ne gjendje te lire dhe 2 te shpallur ne kerkim.

 

Sektoret e Luftes Kunder Akteve Terroriste, Krimeve kunder Personit, Prones dhe Seksionet e Policimit ne Komunitet ne vartesi,  kane patur si prioritet te punes evidencimin e plote  te veprave penale, ndjekjen, zbulimin dhe kapjen e autoreve te tyre. Keshtu nga 14 vrasje te ndodhura, per 12 prej tyre jane identifikuar, dokumentuar dhe kapur ne kushtet e flagrances autoret e tyre, ndersa per 2 vrasjet e tjera vazhdon puna nga grupe pune te specializuara per dokumentimin ligjor te tyre ne bashkepunim me organin e Prokurorise.

 

Nga strukturat e Luftes Kunder Krimeve te Personit dhe Pasurise jane organizuar dhe finalizuar me sukses 10 operacione policore per goditjen e grupeve kriminale  ne tendencat e vjedhjes me dhune, vjedhjes se thjeshte te mjeteve, vjedhjeve te pasurise etj.

 

Gjate  vitit 2008 ne teritorin e Qarkut tone, jane evidencuar gjithsej 3002 vepra penale dhe jane zbuluar 2342 prej tyre ose 78%. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007, per periudhen analizuese jane evidencuar 92 vepra penale me shume, duke shenuar nje rritje te evidentimit te veprave penale ne masen 3%, nderkohe forca zbuluese ka patur nje renie prej 1%. Krime kunder personit jane evidencuar 1078 dhe jane zbuluar 1055 prej tyre ose ne masen 98%  dhe ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2007, jane evidencuar 276 vepra penale me pak duke shenuar nje ulje te kriminalitetit me 20%. 

 

Njė risi e re pėrgjatė kėtij vitit,  =1017-643 ka qene evidentimi dhe goditja e krimit dhe dhunės nė familje, si njė ndėr shfaqjet qe shqeteson me shu me shoqėrinė tonė. Struktura e pasacme pėr hetimin e dhunės nė familje dhe krimet ndaj te miturve ose te kryera prej tyre, i kane dhene njė impakt tė ri punes ne kete drejtim.

 

Jane rritur denoncimet e dhunes ne familje per rastet qe ndiqen me ankim, ku per periudhen raportuese, veē dhjetra rasteve te trajtuara  e zgjidhura me pajtim midis paleve, per vitin ne vazhdim jane kryer veprimet proēeduriale dhe jane derguar per ndjekje penale 207 raste per keqtrajtime dhe jane proēeduar penalisht 403 autore, prej te cileve 16 te arrestuar ne kushtet e flagrances dhe 387  ndiqen ne gjendje te lire. Jane plotesuar 228 kerkese padi nga te cilat 32 jane shoqeruar me kallzim penal. Persa i perket punes ne drejtim te mbrojtjes se te miturve, eshte bere nje pune e mire ne ritjen e bashkepunimit me institucionet dhe organizatat joqeveritare te cilat punojne ne kete drejtim, ne dhenien e asistences se nevojshme ligjore dhe psikologjike, si te miturve te implikuar ashtu dhe atyre te demtuar nga veprat penale.

 

Krime kunder Jetes ndodhur 78, zbuluar 73 prej tyre ose 94%.

  • Vrasje me dashje ndodhur 14 dhe jane zbuluar 12 prej tyre ose 86 %;

  • Vrasje te mbetura ne tentative ndodhur 60 dhe zbuluar 57 ose 95%;

·        Vrasje nga pakujdesia ndodhur 4, te zbuluara

·        Krime kunder shendetit ndodhur 55, zbuluar 48 ose 87%;

·        Krime kunder lirise se personit ndodhur 19, zbuluar 19 ose 100%, prej te cileve 3 rrembime personi, 3 shterengim per dhenie pasurie dhe 13 heqje e paligjeshme e lirise te zbuluara; 

·        Krime seksuale evidentuar 17, zbuluar 16 ose  94 %;

·        Vepra te tjera penale kunder personit ndodhur 917 e zbuluar  905  prej tyre 99%.       

 

Per kete periudhe ne qarkun tone jane rregjistruar 59 vetvrasje, te cilat sipas mekanizmit te kryerjes jane: me arme zjarri 5, me arme te ftohte 1, me varje 22, me helmim 19, me mbytje 1, overdoze 3 dhe me mjete te tjera 8. Per te gjitha kete ngjarje nga strukturat policore jane kryer veprime te plota proceduriale dhe po hetohet ne drejtim te percaktimit te qarte te motiveve te cilat kane cuar ne vetsaktifikimin e jetes, pune kjo ne bashkepunim te ngushte me organin e akuzes. Krime kunder Pasurise, jane evidencuar gjithesej  1465, zbuluar 840 prej tyre ose ne masen 57%.

 

Per veprat qe kane ndjekur komisariatet e policise sipas juridiksionit gjendja e kriminalitetit eshte si me poshte : Jane evidentuar 1616 vepra penale dhe jane zbuluar 1537 prej tyre ose 95%. Jane proceduar 1674 autore nga te cilet 185 jane arrestuar, 1472 ne gjendje te lire dhe 17 te larguar. Ndėrsa ne territorin qe mbulon ky Komisariat jane evidencuar gjithsej 183 vepra penale dhe jane zbuluar 166 prej tyre ose 79%. Jane proceduar 189 autore nga te cilet 102 jane arrestuar, 70 ndiqen ne gjendje te lire dhe 17 jane larguar ne drejtim te paditur.

 

Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2007, kemi nje ulje prej 32 vepra penale dhe nje rritje te forces zbuluese me 9 %. Sektori Policisė Shkencore. Pėr vitin 2008 ka pėrballuar nje ngarkesė prej 2843 vend ngjarje te ndryshme ose 145 raste me shume se ne vitin 2007.

Rritja e parametrave te Rendit dhe Sigurise Publike dhe Policimit ne Komunitet. Kjo strukture, nga viti ne vit ka rritur treguesit e performances se sherbimit policor ne drejtim te :

-         Permiresimit te cilesise se sherbimit dhe ndertimti te besimit

-         Ndertimit te partneritetit

-         Reduktimit te kriminalitetit

-         Rritjes se sigurise ne rruge

 

Qėllimi i shėrbimit policor gjate vitit 2008 ka qene, tė mbrojė ligjin ndershmėrisht dhe me vendosmėri, tė parandalojė krimin, tė ndjekė dhe tė sjellė pėrpara drejtėsisė ata qė shkelin ligjin, tė ruajė paqen, tė mbrojė, tė ndihmojė dhe sigurojė qytetarėt, duke i bėrė tė gjitha kėto me ndershmėri, arsye e gjykim tė shėndoshė.

 

§         Pergatitja dhe ndjekja e 107 Plane-Masash

§         Kapja ne flagrance e 292 autoreve te veprave penale ne bashkepunm me policine kriminale.

§         Kapur 96 persona te shpallur ne kerkim.

§         Jane trajtuar 3572 konflikte prej te cileve 3444 jane zgjidhur.

§         Menaxhuar gjate vitit 2008 pa probleme 405 Tubime dhe  aktivitete sportive.

Ndjekjen e kerkese-ankesave te bera nga qytetare apo institucione te ndryshme per vitin 2008. Ndersa vetem nga patrullat e Pergjithshme jane kapur ne flagrance 340 autore te veprave penale; Jane kapur 19 persona te shpallur ne kerkim; jane perpiluar dhe kaluar per ndjekje strukturave perkatese 5815 informacione dhe raporte sherbimi; Jane dhene 47 266 masa administrative per shkelje te ndryshme.

 

Policia e Tiranės ne mbrojtje dhe shėrbim te komunitetit. Synimi kryesor i Policise se Tiranes ka qene: Rritja e besushmerise ne publik, si partneri kryesor i policise. Ka nje rritje te ndjeshme te numerit te telefonatave te bera ne Sallat  Operative. Per vitin 2008 ne total, jane regjistruar ne sallat operative 9038 telefonata me nje rritje prej 23.6% nga viti 2007. Element pozitiv eshte identifikimi dhe rregjistrimi i telefonuesve nepermjet rrjetit. Tashmė ėshtė njė proēes nė rrugė tė mbarė, ku imazhi i Policisė dhe besimi i komunitetit tek policia, po rritet dita-ditės. Jane pranuar 45717 aplikimeve te shtetasve per paisje me pasaporte si dhe jane prodhuar 46 313 pasaportave me nje afat 4-6 dite nga dita e aplikimit.

 

Trafiku rrugor dhe Siguria ne Rruge: Objektiv i sherbimeve te Policise Rrugore ka qene rritja dhe permiresimi i elementeve qe ndikojne drejtpersedrejti ne rritjen e cilesise dhe efektivitetit te ketij sherbimi, ne funksion te rritjes se sigurise rrugore.

 

Gjate vitit 2008 kane ndodhur 434 aksidente ose 67 me teper se vitin qe kaloi, me 65 viktima ose 15 me pak se periudha krahasuese, 58 persona te plagosur rende dhe 356 persona te plagosur lehte. Te  gjitha  aksidentet  rrugore  me  pasoja, jane analizuar  me  pergjegjesi,  duke  nxjerre  ne  pah  te  metat  dhe  dobesite, shkaqet  e  ndodhjes, duke  dale  me  detyra  konkrete  per  parandalimin  e  tyre. Gje e cila per te ardhmen kerkon nje ridimensionim te ri te te gjitha sherbimeve policore dhe ne menyre te vecante te policise rrugore.

  •   Jane  ndeshkuar  gjithseje  311 980 kundravajtes, me vlere 305 181 301 leke, nga e cila eshte  arketuar 91 % e saj. 

§         Jane  bllokuar  4015 ose 2516 mjete me teper se vitin qe kaloi  per  shkelje  te  ndryshme te  legjislacionit  rrugore.

§         Jane  pezulluar  4324 leje  drejtimi per shkelje te Kodit  Rrugore ose 1858 me teper se ne vitin 2007

§         Komisioni  i  shqyrtimit  te  kundravajtjeve  administrative  ka  marre 8 444 vendime.

 

Keto ishin disa nga treguesit dhe problemet kryesore te evidentuara gjate 11-mujorit te vitit 2008, te Drejtorise Policise Qarkut Tirane, me diskutimet tuaja mbi kete analize ajo do te pasurohet me qellim rritjen ne nje shkalle me te larte te efektivitetit te punes se strukturave tona ne lufte kunder krimit.

 

 

Drejtimet kryesore ku do te perqendrohet vemendja  per aktivitetet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per vitin 2009

 

 

Viti 2009, do te jete viti i angazhimeve dhe obligimeve tė mėdha pėr Integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Prej disa vitesh Shqiperia ka ndermarre nje sere reformash ne funksion te ketij integrimi dhe pjese e ketyre jane dhe ato te ndermarra nga policia e shtetit. Ky objektiv ėshtė dhe mbetet prioritet nė veprimtarinė e pritshme tė strukturės tonė.

Viti qė lame pas ishte viti i pare i zbatimit te Ligjit pėr Policinė e Shtetit, nje ligj i standarteve me te mira Europiane. Zbatimi dhe respektimi i tij do te perbeje per strukturen tone detyrimin  kryesor.

Ne themel te punes sone jane dhe mbeten mbrojtja dhe respektimi i te drejtave themelore te njeriut, detyrime keto te cilat rrjedhin nga Marreveshja e Stabilizim Asocimit me BE.

 

Nė drejtim tė sigurimit tė rendit dhe qetėsisė publike

  • Harmonizimi i sherbimeve te kontrollit te territorit, me sherbimet e tjera me uniforme, vazhdon te mbetet prioritet i rendesishem. Vendosja e sherbimeve parandaluese  ne territor dhe mbulimi ne menyre te balancuar te te gjithe territorit te zonave urbane, pa lene pas dore periferine, ka avancuar me percaktimin e skemave te qarta te vendosjes se sherbimeve, gjate gjithe 24 oreshit.

 

  • Konsolidimi i teknikave te kontrollit te territorit ne drejtim te garantimit te rendit dhe sigurise publike, nė drejtim tė normalizimit tė qarkullimit nė Tiranė, nė shoqėrimin dhe kapjen e personave  tė dyshuar si autorė tė veprave penale, duke parandaluar nė kohė ngjarje tė ndryshme kriminale dhe kapjen e menjėhershme tė tyre.

 

  • Ne zgjedhjet parlamentare qe do te zhvillohen vitin e ardhshem,  strukturat tona do te jene garante  per nje  proces zgjedhor tė qetė dhe te lirisė sė votės sė qytetarėve, duke ruajtuar gjithnjė pozicionin ligjor tė paanėsisė politike dhe  duke nxjerrė nė pah vlerat e profesionalizmit.

 

  • Zbatimi i filozofise dhe praktikes se policimit ne komunitet, mbetet nje nder prioritet e organizates tone policore. Kjo jo vetem per shtritjen qe ka marre kjo menyre policimi ne te gjitha vendet e zhvilluara perendimore, por edhe per te qene prane shqetsimeve te publikut. Kjo do te synohet te arrihet kryesisht nepermjet :

  • Ndergjegjesimit te specialisteve te policise ne zona per te njohur sa me mire problematikat ne territoret qe mbulojne.

 Nepermjet mbajtjes se kontakteve te vazhdueshme me shkollen, organet e qeverisjes vendore biznesin dhe gjithe grupeve te interesit.

 

Rritja e Kapaciteteve te Sallave te  Drejtimit  dhe Kordinimit, duke patur parasysh permiresimin e cilesise se sherbimit, aplikimin e policimit ne komunitet, rritjen e metejshme te besimit dhe qendrueshmerine e tij. Nga kjo strukture kerkohet gadishmeri dhe reagim,si element i garancise  imazhit te policise dhe i besimit.

  •  Drejtim tjeter i punes tone do te jete mbajtja  nen kontroll dhe zgjidhja e konflikteve, si nje nder burimet kryesore te krimit kunder personit qe jo ne pak raste ka rezultuar fatale per jeten e paleve ne konflikt.

 

Evidentimi dhe goditja e krimit dhe e dhunes ne familje, kerkon   rritjen e pergjegjesise se strukturave per parandalimin e tij. Nje element i rendesishem eshte partneriteti, per kete kerkohen te ndermeren hapa konkret ne mbeshtetje te gruas, femijve dhe individeve ne pamundesi per tu mbrojtur .

  • Perpilimi i planeve te reja dhe dinamike te sherbimeve te policise rrugore, te cilat ne cdo kohe t’i pershtaten realitetit rrugor, duke patur ne qender te vemendjes rritjen e parametrave te sigurise rrugore, nepermjet alternimit te ndeshkimit  te kundravajtjeve me procesin e edukimit dhe pjesmarrjes se qytetareve, kryesisht te nxenesve.

 

Pėrmirėsimi dhe organizmi i shėrbimit tė emergjencave tė policise dhe ato tė sigurisė rrugore, si dhe rritja e shpejtėsise se veprimeve policore pėr t’ju pėrgjigjur me profesionalizimėm thirrjeve apo emergjencave te qytetarėve pėr ndihmė.

 

Ne drejtim te punes per luften kunder veprimtarise kriminale.

 

v      Evidentimi i shkeljeve penale, mbetet nje prioritet i Drejtorise Policise Qarkut Tirane.  Synimi yne ka ndryshuar nga arritja e objektivit sasior ( evidentimi 100 % i veprave per te cilet policia  merr dijeni), ne afrimin gjithnje e me shume te realitetit kriminal, qe per ne do te thote ndryshim cilesor.

 

v      Njohja dhe mbajtja ne kontroll i personave me precidence kriminale, te cilet ne veprimtarine e tyre priren pas krimit te rruges e kryesisht vjedhjeve te hapura, duke e konsideruar kete si nje veprimtari qe rrezikon  seriozisht imazhin e punes se policise ne pergjithesi dhe nivelin e sigurise ne vecanti.

 

v      Kapja e personave te kerkuar nga drejtesia jo vetem brenda por edhe jashte vendit, do te vazhdoje te mbetet prioritet, kjo jo vetem per faktin se ato i fshihen drejtresise, por pasi kjo kategori personash jane potencialisht  me te predispozuarit  per kryerjen e krimeve te tjera.

 

v      Lufta kunder krimit te organizuar, ne te gjitha format e shfaqjes se tij mbetet nje nder prioritet themelore te veprimtarise sone ne te ardhmen. Puna e deritanishme dhe rezultatet  e arritura, na bejme te mendojme se tashme iniciativa ka kaluar ne anen tone. Megjithate duke e pare krimin  e organizuar si nje nga rreziqet me te medha qe i kanoset shteteve demokratike, krahas terrorizmit, na ben ne qe jo vetem ta shohim me  seriozitet, por edhe si sfide ndermjet ligjit dhe antiligjit, shtetit dhe antishtetit. Aktivitetet kryesore do te synojne ne:

-          Zhdukjen e fenomenit kultivimit te bimeve narkotike ne Qarkun tone, ndonese ky nuk ka qene ndonje shqetesim per ne vitet e fundit;

-          Goditjes permanente te vendeve te cilat njihen si pika  te furnizimit me lende narkotike  te personave perdorues te tyre;

-          Moslejimit  te afrimit ne shkolla, ambiente te  jetes kolektive dhe vendet te argetimit, te te rinjve te personave qe njihen nga ana jone si shperndares te lendeve narkotike ;

-          Sigurimin e informacionit, si nga burime te kualifikuara ose jo dhe perdorimin e teknikave speciale te hetimit per goditjen e trafikut te lendeve narkotike dhe personave qe e zhvillojne ate ;

-          Identifikimin dhe hetimin me profesionalizem te krimit ekonomik, pastrimit te parave, kontrabandes dhe evazionit fiskal ;

-          Ndjekjen, dokumentimin dhe penalizimin e rasteve per tjetersimin e pronave nepermjet fallsifikimit te dokumentave, apo menyrave te tjera te perfitimit te kundraligjshem ;

-          Luften kunder trafiqeve te paligjshme, ne te gjitha format e shfaqies se  tyre, duke patur si prioritet trafikimin e qenieve njerzore, kryesisht femijve dhe femrave ;

 

Te gjitha keto prorite do te kene ne themel bashkepunimin dhe koordinimin e punes me strukturat e linjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise dhe Drejtorite e Policise ne Qarqe.

 

Ne drejtim te veprimtarise gjyqesore.

 

  • Konsolidimi i bashkepunimit me Prokurorine, si pjese e organit procedues dhe rezultatet e vitit 2008, kane krijuar nje bazament solid per te unifikuar qendrimin dhe veprimin hetimor ndermjet dy strukturave.

 

Ne drejtim te menaxhimit te veprimtarise administrative.

 

  • Rritja e kapaciteteve menaxhuse do te shihet si domosdoshmeri duke marre shkas nga format dhe metodat e reja te punes te cilat jane tashme pjese e aktivitetit te perditdshem te strukturave tona si dhe per te ritur fleksibilitetin e tyre.

 

  • Disiplina formale  dhe ajo e punes, do te jene prioritet tjeter i punes sone per vitin ne vazhdim. Vemendje e vecante do t’i kushtohet jo vetm ne shfrytezimin maksimal e me rendiment te kohes se punes, por edhe ne aplikimin e metodave te matshmerise se veprimtarise te gjithsejcilit. Synimi yne eshte qe ne vitin qe hyjme, te gjithe punonjesit e strukturave tona te kuptojne dhe te ndergjegjesohen qe uniforma e policise eshte nje atribut qe lidhet vetem me ushtrimin e detyres dhe me asgje tjeter.

 

  • Politika e personelit si edhe deri me tash do te synoje dhe tregoje qe, do te promovohen vetem ata punonjes policie te cilet ne veprimtarine dhe aktivitetin e tyre policor jane etike, profesionale, ligjore te motivuar me integritet dhe qe ne te gjitha rastet plotesojne standartet e “ sistemit te vlerave” per ecjen ne kariere. Qendrim po kaq serioz do te mbahet edhe per rastet e prezantimit te antivlerave ne te gjitha aspektet qe u permenden me lart.

 

Te gjitha prioritet e me siperme si dhe atyre te rekomanduara nga kjo analize, do te realizohen ne bashkepunim me partneret policore dhe jashte policore, sipas fushes se veprimit dhe do te zberthehen ne objektiva dhe detyra konkrete ne programet dhe planet e punes per vitin 2009.

 

 

Drejtoria e Policisė sė Qarkut Tiranė

 


Asbestos Attorney
Numri i vizitorėve nga 22shkurti 2007