POLICIA E SHTETIT

 
Historia
Struktura
Drejtuesit
Kontakte
 

Ministria e Brendshme 

 Policia e Shtetit

 email: policiaeshtetit@mrp.gov.al

Adresa: Bulevardi Bajram Curri, Tiranë-Shqipëri   

[mpo/left-policia.htm]

 muaji Dhjetor 2008

  

 A N A L I Z E .

 

Rezultatet  e arritura nga efektivat e  Drejtorise se Policise te Qarkut Gjirokaster

per vitin 2008

 

Strukturat policore te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, gjate periudhes analizuese, ne zbatim edhe te detyrave te percaktuara ne Programin Vjetor te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, Strategjine Vjetore te Drejtorise se Policise se Qarkut si dhe te Urdhrave te Sherbimit, Leter-Porosive dhe Planeve te Veprimit te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, jane perpjekur te prezantohen si nje sherbim policor qe ne partneritet me komunitetin dhe ne perputhje me te drejtat kushtetuese te garantojne zbatimin e ligjit; te reduktojne friken, nepermjet parandalimit e luftes kunder krimit, per te siguruar nje ambient te sigurte, nepermjet kontrollit te territorit te qarkut nga sherbimet e policise, me qellimin e vetem: “rritjen e cilesise se jetes se qytetareve”.

 

Nisur nga sa siper, veprimtaria u perqendrua ne keto drejtime kryesore:

 

  1. Ne njohjen dhe pasurimin ne dinamike te situates operative  ne shkalle qarkut,rrethi apo drejtimi dhe shfrytezimin e saj ne funksion te parandalimit, zbulimit dhe goditjes se veprimtarise kriminale,me prioritet trafiqet e paligjshme dhe krimet kunder pasurise,nepermjet kryerjes se veprimeve operacionale efikase dhe te shpejta per kapjen e autoreve te tyre.

·        Parandalimi fenomenit te kultivimit te bimeve narkotike,kryesisht ne Komunen Lazarat, me qellim heqjen e Qarkut Gjirokaster nga harta e zonave problematike per kete fenomen.

·        Analizimi i disa ngjarjeve te renda kriminale te ndodhura ne vitet 1997-1999 (kryesisht vrasje e vjedhje me arme me pasoje vdekje) dhe organizmi punes me grupe hetimi, me qellim zbulimin e autoreve te tyre dhe venien para pergjegjesise ligjore.

  1. Ne garantimin dhe forcimin e rendit publik ne parametra maksimal ne te gjithe territorin e qarkut,ne funksion te zhvillimit normal te jetes ne komunitet, veprimtarive te ndryshme kulturore-sportive, dhe ne vecanti te rritjes se sigurise ne akset  rrugore.

  2. Ne evidentimin e rasteve te qendrimeve neglizhente ne kryerjen e detyrave nga punonjes policie, te veprimeve korruptive, sjelljeve jo korrekte me komunitetin apo implikimeve ne veprimtari kriminale, me qellim pastrimin e strukturave tona policore nga elemente te tille dhe venien para pergjegjesise ligjore te tyre.

 

  1. Ne forcimin e bashkepunimit me strukturat e tjera jashtepolicore si Prokurorine, Gjykatat, SHISH-in etj, ne funksion te zbulimit te autoreve te veprave penale dhe dokumentimit ligjor te veprimtarise se tyre kriminale.

  2. Ne vendosjen e linjave te komunikimit ne rruge institucionale me organet e tjera shteterore, te anagazhuara ne luften kunder krimit, me pushtetin vendor si dhe ne krijimin e nje partneriteti te qendrueshem me komunitetin, biznesin, OJF-te dhe mediat vizive e te shkruara.

 

Si rezultat i zbatimit te orientimeve te permendura me lart si dhe anagazhimit te strukturave tona policore per te permbushur detyrat funksionale, rritjes se perkushtimit dhe ndjenjes se pergjegjesise, jane arritur rezultate pozitive ne parandalimin, zbulimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale dhe si rrjedhoj e tyre, ne Qarkun e Gjirokastres kemi nje rend e siguri publike te kenaqshme, efektiva policore me nivel te mire profesional dhe qe gezojne besim ne komunitet. Por, ne permiresimin e gjendjes dhe arritjen e treguesve pozitive gjate periudhes analizuese, perfeksionimin e drejtimit, menaxhimit dhe te kontrollit sistematik e cilesor te punes, prioritet i eshte dhene edhe aftesimit profesional e juridik te efektivave, duke hartuar Programet Vjetore te pergatitjes profesionale, por edhe programe te vecanta per njohjen e tyre me aktet ligjore e neligjore ne fuqi, dhe ne menyre te vecante i eshte dhene perparesi  rritjes se nivelit profesional te punonjesve te policise te nivelit zbatues, nepermjet trajnimit te tyre ne kurse nga disa ditore dhe deri ne 3-mujore prane Akademise se Rendit Publik.

 

Disa nga drejtimet kryesore:

 

Lufta kunder kriminalitetit ne pergjithesi dhe krimit te organizuar ne vecanti si prioriteti

kryesor i Policise se Shtetit.

 

Gjate periudhes analizuese, ne territorin e Qarkut te Gjirokastres kane ndodhur gjithsej 478 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 409  prej tyre me nje force zbuluese prej 85.6%  dhe e krahasuar me periudhen paraardhese te vitit te kaluar, ku u evidentuan 375 vepra penale dhe u zbuluan 322 prej tyre ose 85.6%,  rezulton te kemi nje rritje te veprave penale te ndodhura me 103  me shume, kurse forca zbuluese mbetet ne nivele te njejta. Por kjo rritje shpjegohet me vete faktin se eshte rritur forca evidentuese dhe goditese, sikunder eshte rritur edhe besimi i komunitetit duke bere qe shume vepra te evidentohen nga telefonatat e bere nga qytetare te ndryshem.

Ne keto vepra penale jane implikuar 485 autore, nga te cilet 163 jane arrestuar ne flagrance, 15 shpallur ne kerkim, 297 ndiqen ne gjendje te lire e 4 kane vdekur.

 

 

Te ndara sipas rretheve perkatese ku kane ndodhur dhe drejtimeve ku jane evidentuar, rezulton se:

 

  1. Ne fushen e krimeve te lehta kane ndodhur 158 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 147 prej tyre ose 93.1%, ku jane implikuar 187 autore, nga te cilet 25 jane arrestuar dhe 162 jane ndjekur ne gjendje te lire. Krahas dinamikes se mesiperme kriminale, specialistet e seksioneve te parandalimit te krimeve dhe policimit ne komunitet, kane marre pjese aktive dhe dhene ndihmesen e tyre edhe ne disa raste te goditjes se trafiqeve te paligjshme te droges e qenieve njerezore, zbulimin e ngjarjeve te renda kriminale ne fushen e krimeve kunder personit dhe prones, por edhe ne operacionet policore te zhvilluara ne drejtim te goditjes se krimeve ekonomike-financiare. Ndare sipas rretheve ku kane ndodhur jane:

·        Ne rrethin e Gjirokastres kane ndodhur 86 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 81  prej tyre, me nje force zbuluese 94.2% ,  ku jane implikuar 101 autore, nga te cilet 17 jane arrestuar ne flagrance dhe 84 ndiqen ne gjendje te lire.

·        Ne rrethin e Tepelenes kane ndodhur  44 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 39 prej tyre, me nje force zbuluese 88.6%. Jane implikuar 54 autore, nga te cilet 3 jane arrestuar ne flagrance dhe 51 ndiqen ne gjendje te lire.

·        Ne rrethin e Permetit kane ndodhur 28 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 27 prej tyre, me nje force zbuluese prej 96.4%. Jane implikuar 32 autore, nga te cilet 5 arrestuar ne flagrance dhe 27 ndiqen ne gjendje te lire.

 

  1. Sektori Luftes Kunder Krimit te Organizuar ka evidentuar gjithsej 126 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 102 prej tyre ose 81%,  ku jane implikuar 108 autore, nga te cilet 70 arrestuar ne flagrance, 9 ne kerkim dhe 29 ne gjendje te lire. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur u evidentuan 98 vepra penale dhe u zbuluan 82 prej tyre ose 83.6%, konstatohet rritje e forces goditese me 28 raste me shume, kryesisht ne krimet kunder droges, kurse forca zbuluese eshte ulur me 2%. Fillimi disa procedimeve penale mbi bazen e informacioneve paraprake dhe finalizimi tyre nepermjet aplikimit te metodave speciale te hetimit, goditja e 13 grupeve kriminale, pjesemarrja aktive ne 7 operacione policore ne shkalle kombetare, tregojne se rezultatet e mesiperme kane qene edhe me cilesore se e njejta periudhe e vitit te kaluar. Konkretisht sipas veprave penale kemi pasqyren e meposhtme:

·        Vepra penale ne fushen e drogave jane evidentuar 88 raste, nga te cilat jane zbuluar te 65 ose 73.8%, ku jane sekuestruar 1996  kg marijuana, 21.9 kg heroine, 290 gram kokaine dhe jane asgjesuar 23.697 bime narkotike “Cannabis Sattiva”. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur u evidentuan 29 vepra penale dhe u zbuluan 22 prej tyre ose 75.8%,  konstatohet rritje me rreth trefish e forces goditese. Lidhur me sasite e lendeve narkotike,  krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ku u sekuestruan 4927 bime “Cannabis Sattiva”, rezulton te kete rritje te sasise se bimeve narkotike te asgjesuara me mbi 5 fish, kurse droga te forta nuk jane bllokuar e asgjesuar ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

·        Vepra penale ne fushen e trafiqeve te paligjshme jane evidentuar 38 raste, nga te cilat jane zbuluar 37 prej tyre ose 97.3%, dhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ku u evidentuan 69 vepra penale dhe u zbuluan 60 prej tyre ose 86.9%, konstatohet rritje e forces zbuluese me 10.4%, ulje e forces goditese me 22 vepra penale me pak, por kete periudhe veprat penale te evidentura kane qene me cilesore dhe jane realizuar kryesisht me informacione e operacione te mirefillta policore, ku jane goditur edhe grupe kriminale me shtrirje ne disa qarqe.

·        Sektori L.K.P.P. dhe Krimeve Ekonomike- Financiare ka evidentuar 53 vepra penale, te cilat jane zbuluar te gjitha ose 100% . Ne keto vepra penale jane implikuar 61 autore, nga te cilet 13 arrestuar arrestuar dhe 47 ndiqen ne gjendje te lire dhe 1 eshte larguar ne drejtim te paditur.. Krahasuar me te njejten periudhe paraardhese, kur u evidentuan 60 vepra penale dhe u zbuluan 59 prej tyre ose 98.3%,  konstatohet ulje e forces goditese me 4 vepra penale me pak, por ka rritje te forces zbuluese me 1.7%. Rezultative ka qene pjesemarrja e specialisteve te ketij sektori ne 2 operacione policore ne shkalle kombetare dhe sidomos ne drejtim te zhvillimit te palejuar te lojerave te fatit.

Ndare sipas figurave te krimit, veprat penale jane:

    • Falsifikim dokumentave zyrtare – evidentuar 20 raste.

    • Kontrabande – evidentuar 9 raste.

    • Shperdorim detyre – evidentuar 6 raste.

    • Mashtrime – evidentuar 7 raste.

    • Ne fushen e pastrimit te parave – evidentuar 4 raste.

    • Te tjera – evidentuar 7 raste.

    • Sekuestruar ne total 450 mije Euro,2000 karta per baste,1200 cope syze, 4100 paketa cigare,etj.

 

  1. Sektori Kunder Krimeve te Renda ka evidentuar 141 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 107 prej tyre ose 75.8%.  Ne keto vepra penale jane implikuar 129 autore, nga te cilet 55 arrestuar ne flagrance, 5 shpallur ne kerkim dhe 65 ndiqen ne gjendje te lire Por, gjate periudhes analizuese eshte punuar edhe ne drejtim te zbulimit te ngjarjeve te vjetra dhe si rrjedhoje e punes se mire jane zbardhur 7 vepra penale ne fushen e prones, rifilluar hetimet per 15 ngjarje te vjetra, prej te cilave 4 jane  ngjarje te renda te vitit 1997, duke penalizuar 18 autore,nga te cilet 11 jane ndaluar. Ndare sipas veprave penale kemi:

    • Krime Kunder Personit kane ndodhur 18 vepra penale, te cilat jane zbuluar te gjitha ose 100%, me 22 autore, nga te cilet 17 arrestuar ne flagrance, 2 ne kerkim dhe 3 ndiqen ne gjendje te lire.

    • Krime Kunder prones kane ndodhur 110 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 76 prej tyre ose 69 %,  me 90 autore, nga te cilet 38 arrestuar ne flagrance, 3 ne kerkim dhe  49 ne gjendje te lire.

    • Vepra penale mbi dhunen ne familje kane ndodhur 13 dhe jane zbuluar 13 ose 100%.

    • Vepra te tjera penale (ngjarje aksidentale) ndodhur 4.

 

 

Vepra penale kunder personit (ne total, perfshi edhe veprat penale objekt pune te Seksioneve te Parandalimit te Krimeve) kane ndodhur 102 dhe jane zbuluar 101 prej tyre, me nje force zbuluese prej 99% , dhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur u evidentuan 113 vepra penale dhe u zbuluan 105 prej tyre ose 92.9%,  konstatohet ulje e kriminalitetit me11 vepra penale me pak,  por ka rritje e forces zbuluese me 6.1%.Vepra te tjera penale (ne fushen e krimeve kunder moralit,rendit e sigurise publike, etj) kane ndodhur 33, zbuluar 30 prej tyre ose  90.9%.

 

Vepra penale kunder pasurise(ne total, perfshi edhe veprat penale objekt pune te Seksioneve te Parandalimit te Krimeve) kane ndodhur 149, nga te cilat jane zbuluar 110 prej tyre, me nje force zbuluese rreth 73.8% dhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur u evidentuan 104 vepra penale dhe u zbuluan 76 prej tyre ose 73%,  konstatohet nje rritje e kriminalitetit me 45 vepra penale me shume,  por edhe forca zbuluese eshte rritur me 0.8%.

 

 

Nga Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster gjate vitit 2008, jane kapur gjithsej 61 pesona ne kerkim per llogari te drejtorive te Policise ne Qarqe.

 

Lidhur me imazhin pozitiv te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, te transmetuar ne menyre korrekte ne media dhe publik, per rritjen e transparencies me median dhe publikun  nuk mund te lihet pa permendur puna e mire e Seksionit te Marredhenieve me Publikun. Gjate kesaj periudhe jane dhene 112 intervista e 278 komunikata per shtyp, 12 konferenca, 2 speciale televizive ne news 24, duke trajtuar tema te prekshme per publikun, si per qarkullimin rrugor, policimin ne komunitet, operacionet e ndryshme policore etj. Jane organizuar 8 emisione televizive per qarkullimin rrugor, dhunen ne familje dhe treguesit e prioritetet e strukturave policore te Qarkut Gjirokaster dhe disa fushata sensibilizuese per tema te ndryshme.

 

 

Sigurimi rendit dhe qetesise-detyre e perhershme e forcave te Policise se Rendit.

 

Gjate periudhes analizuese forcat e Policise se Rendit dhe Sigurise Publike te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster jane angazhuar me perkushtim ne zbatimin e nje sere detyrash dhe masash per sigurimin dhe garantimin ne parametra te kenaqshem te rendit e qetesise publike ne te gjithe territorin e qarkut, duke e shkelur e mbajtur ne kontroll ate, nepermjet organizimit  te sherbimeve te vazhdueshme ne posteblloqe, patrullimit ne akset  rrugore, parandalimit dhe zbulimit te veprave penale si dhe kapjes se autoreve te tyre, zbatimin e vendimeve te organeve shteterore, pushtetit vendor dhe personave fizik e juridik, sigurimin e veprimtarive te ndryshme sportive, kulturore dhe vizitave te personaliteteve te larta shteterore ne qarkun tone.

 

Jane zgjidhur me shpejtesi e saktesi rreth 1048 konflikte dhe mosmarreveshje te ndryshme si pronesie, brenda familjes, per motive te dobta etj, duke parandaluar ne kete menyre akte te mundshme kriminale, prej te cilave 580 ne Gjirokaster, 338 ne Tepelene dhe 130 ne Permet. Jane shoqeruar rreth 1207 persona te dyshuar si autore te veprave penale, elemente me precedent penal apo per verifikime te ndryshme, nje pjese e te cileve jane arrestuar e ndaluar, kurse te tjeret jane ndeshkuar me masa administrative e keshilluar.

 

Ne total nga sherbimet e policise se rendit jane perballuar rreth 262 veprimtari kulturore, sportive dhe shteterore. Jane ekzekutuar 196 vendime penale ne bashkepunim me zyren e  permbarimit gjyqesor e pushtetin vendor, jane zbatuar urdhra shoqerimi ne organet e drejtesise per 399 persona.

 

Per kete periudhe jane pergatitur dhe dhene 6432 pasaporta, detyre kjo qe kerkoi angazhimin maksimal te specialisteve te ketij sektori, sidomos ne periudhen e fillim vitit, ku edhe fluksi shtetasve ishte maksimal, por vlen te permendet se afati pajisjes se shtetasve me pasaporte ka qene brenda 5 diteve nga aplikimi.

 

Seksioni e S.O dhe Emeregjences ka qene ne gatishmeri per te siguruar informacion te panderprere, si ne marrjen dhe transmetimin e tij, nderlidhje te panderprere per sektoret operues, ne funksion te nje bashkeveprimi efikas midis tyre, por ka pasqyruar edhe nje komunikim serioz e me kulture me komunitetin e ka marre masa te shpejta, duke orientuar sherbimet per zgjidhje sa me efikase. Gjate vitit 2008 ne sallen operative te Drejtorise se Qarkut Gjirokaster dhe te Komisariateve te Policise Tepelene dhe  Permet kane ardhur 3794 telefonata  te ndryshme nga komuniteti, nga keto 360 kane qene te rreme. Krahasuar me vitin e kaluar kemi nje rritje te telefonatave te bere nga komuniteti me 10% , kjo ka ardhur si rezultat i  rritjes se besushmerise se komunitetit ne drejtim te policise.

 

Bashkepunimi me pushtetin vendor ka qene nja nga angazhimet themelore per te gjithe strukturat tona policore, por ne vecanti per  policine e rendit dhe sigurise publike, duke synuar vendosjen e linjave te komunikimit ne rruge institucionale per dhenien dhe marrjen e informacionit dhe zgjidhjen e perbashket te problemeve, qe ligji jua ngarkon per zgjidhje te dyja institucioneve. Pervoja pozitive e ketij bashkepunimi nuk ka munguar, por ajo duhet te zgjerohet ne te gjitha aspektet qe cenojne sigurine publike dhe nje nga drejtimet kryesore ne te ardhmen, mbetet bashkepunimi per parandalimin e fenomenit te kultivimit te bimeve narkotike ne qarkun tone.

 

Sherbimet e policise rrugore te qarkut per periudhen analizuese vemendjen e tyre e drejtuan ne disiplinimin e trafikut  ne akset rrugore kombetare, rruget dytesore, por edhe ne qendrat urbane, nepermjet forcimit te kontrolleve dhe rritjes se kerkeses per pajisjen me dokumentacionin perkates te mjeteve dhe drejtuesve te tyre, ne ndeshkimin e atyre qe shkelin Kodin Rrugor si dhe shoqerimin e personaliteteve te larta shteterore qe kane vizituar qarkun tone.

 

Nga treguesit statistikor te ketij sherbimi konstatohet nje rritje e kontrollit, kerkeses dhe masave ndeshkimore ndaj drejtuesve te mjeteve qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, te cilat ne total jane 23.151  masa administrative, me nje vlere prej 13.5 milione leke, nga te cilat jane likuiduar 15.325 masa  ose 66.1% e tyre, me 10 milione leke ose 79.3% e vleres se gjobave. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kur jane dhene 17.476 masa administrative me vlere 13 milione leke,  konstatohet rritje e goditjes se shkelesve te Kodit Rrugor me rreth 6600 masa administrative. Te ndara sipas rretheve jane:

  1. Ne Gjirokaster – 13.812 masa administrative, me nje vlere prej 5.47 milione leke, nga te cilat jane vjele 8608 masa, me vlere 3.42 milione leke ose 62.3% e tyre.

  2. Ne Tepelene – 7956 masa administrative, me nje vlere 6.7 milione leke, nga te cilat jane vjele 5652 masa, me vlere 5.2 milione leke ose 71% e tyre.

  3. Ne Permet – 1383 masa administrative, me nje vlere prej  1.3 milione leke, nga te cilat jane vjele 1065,  me vlere 1.25 milion leke ose 77% prej tyre.

Krahas masave te mesiperme shtrenguese per kete periudhe jane bllokuar edhe 516 mjete me mangesi teknike apo mungese dokumentacioni dhe te ndara sipas retheve jane: 391 ne Gjirokaster, 76 ne Tepelene dhe 49 ne Permet.Gjithashtu jane hequr edhe 74 leje drejtimi.

Treguesit e mesiperm jane pozitive dhe duhen inkurajuar, sepse kane dhene efekte edhe ne  funksion te parandalimit te aksidenteve rrugore dhe rritjes se sigurise ne rruge, ku krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluakur u evidentuan 20 aksidente me pasoja te renda konstatohet ulje e aksidenteve me pasoja te renda me 7 raste me pak. Ne total jane evidentuar 13 aksidente rrugore, ne te cilat kane humbur jeten 8 persona dhe 9 jane plagosur. Te ndara sipas rretheve rezultojne qe 7 te jene kryer ne Gjirokaster, 4 ne Tepelene dhe 2 ne Permet

 

Sektori Personel-Formimit.

 

Vemendja kryesore e Sektorit se Personel-Organizimit per periudhen analizuese ka qene implementimi struktures se re organike te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, implementimi i gradave te reja te Policise se Shtetit, hedhjes se te dhenave te personelit ne sistemin RIMS. Per periudhen analizuese jane ndeshkuar me masa te ndryshme disiplinore 33 punonjes policie. Per pune te mire dhe perkushtim ne detyre, per parandalimin dhe goditjen e veprimtarise kriminale, jane shperblyer 35 punonjes policie. Gjithashtu jane transferuar 27 punonjes policie, marre 10, rimarre 8, larguar me kerkese te tyre 7, perjashtuar 3.

Per rritjen e pergatitjes profesionale-juridike eshte punuar mire, sic eshte permendur edhe me lart, ne kualifikimet e punonjesve te policise te nivelit zbatues, nepermjet trajnimit te tyre ne Akademine e Rendit Publik ne Tirane, me punonjes policie te te gjitha roleve, ne zbatim te Plan-Kalendarit te aktiviteteve kryesore, ardhur nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit per vitin 2008, per trajnimin e personelit,  per periudhen analizuese jane trajnuar ne total 228 punonjes policie, nga te cilet 140  te nivelit te pare drejtues dhe 88 te nivelit zbatues.

 

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër


Asbestos Attorney
Numri i vizitorëve nga 22shkurti 2007