|
Dhjetor 2008
Mbi punėn e bėrė nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut
Berat gjatė vitit 2008
Pėr zbulimin, parandalimin dhe goditjen e
veprimtarisė kriminale, sigurimin e rendit e qetėsisė publike dhe
forcimin e marrdhėnieve me komunitetin
Gjatė periudhės Janar Dhjetor 2008, nė territorin qė
ėshtė nėn juridiksionin e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Berat, janė
evidentuar 365 vepra penale dhe janė zbuluar 296, autorė 399,
ndaluar/arrestuar 156, nė gjendje tė lirė 237, shpallur nė kėrkim 6, e
shprehur nė perqindje shkalla e zbulueshmėrisė ėshtė 82% .
Konkretisht tė ndara sipas sektorėve dhe komisariateve,
veprat penale janė:
Sektori Kunder Krimeve tė Rėnda ka evidentuar 95 vepra penale,
zbuluar 65, autore 90, ndaluar/arestuar 71, ne gjendje te lire 19, E
shprehur ne perqindje 68.4 %.
Sektori Kundėr Krimit tė Organizuar ka evidentuar 33 vepra
penale, zbuluar 31 , autore 56, ndaluar/arrestuar 28 , ne gjendje te
lire 23 shpallur ne kerkim 5 persona e shprehur ne perqindje 93.7 %.
Sektori Kundėr Krimit Financiar ka evidentuar 73 vepra penale,
zbuluar 72, autore 97, ndaluar/arestuar 7 dhe 90 ne gjendje te lire.
E shprehur ne perqindje 98.6%.
Pėr 164
vepra penale ka filluar procedimi penal si rezultat i punės sė
komisariateve tė policisė dhe konkretisht:
Komisariati i Policise Berat ka evidentuar 117
vepra penale, zbuluar 85, autore 101, ndaluar/arestuar 31, ne gjendje te
lire 69, shpallur ne kerkim 1. E shprehur ne perqindje
72.6 %.
Komisariati i Policise Kucove
ka evidentuar 17 vepra penale, zbuluar 16, autore
19, ndaluar/arrestuar 6, ne gjendje te lire 13. E shprehur ne perqindje
94.1 %.
Komisariati i Policise Skrapar
ka evidentuar 30 vepra penale, zbuluar 27, autore
33, ndaluar/arrestuar 10, ne gjendje te lire 23. E shprehur ne
perqindje 90 %.
Duke i krahasuar treguesit e kriminalitetit me te
njejten periudhe te vitit te kaluar rezulton se per vitin 2008 jane
evidentuar 65-vepra penale me teper se ne vitin 2007,
123 autore veprash penale me teper se viti 2007 dhe 55 autore veprash
penale arrestuar me shume se viti 2007, kjo si rezultat i
riorganizimit te ri strukturor, perdorimit te metodave bashkohore
policore per evidentimin e aktivitetit kriminal, evidentimit te te
gjitha veprave penale.
Theksojme se vetem dy muajt e fundit jane rifilluar
18 dosje te vjetra te pa zbuluar nder vite, 15 prej te cilave per
krimin e vrasjes numer i barabarte me dosjet e rifilluara per vitet
2005, 2006, 2007 dhe dhjetemujorin e pare te vitit 2008.
Vleresimi i cdo kallzimi te ardhur ka sjelle rritje te
besimit te komunitetit tek Policia e Shtetit. Me 300 vepra penale te
vitit 2007 zbulushmeria ka qene 82 %, kurse me 365 vepra penale te vitit
2008, gjithashtu zbulushmeria eshte 82 %.
Krahasuar treguesit me 2007 konstatohet nje shtim i
evidentimit te veprave penale, kryesisht nga Sektori i Luftes Kunder
Krimeve te Renda, ku jane evidentuar te githa veprat penale kunder jetes
e prones dhe Sektori Kunder Krimit Ekonomiko-Financiar ku nga 50 vepra
penale per vitin 2007 jane evidentuar 73 per 2008.
Evidentimi i te gjitha veprave penale eshte bere si
rezultat i organizimit te ri strukturor.
Janė kapur gjithėsej 61-persona nė kėrkim
pėr vepra tė ndryshme penale, nga tė cilėt 6-prej tyre jane kapur nga
Interpoli nė bazė tė informacioneve te derguara nga ana jone, 2 kapur
nga seksioni i L.K.Trafiqeve te Paligjshme, 27 kapur nga trupa e
operacioneve speciale, 14-Komisariati Policise Berat, 5-Komisariati
Policise Kucove, 1-Komisariati Policise Skrapar, 5-persona ne kerkim
jane kapur nga komisariatet e tjera per llogari te Drejtorise Policis
Berat, 1 kapur nga Seksioni i vjedhjeve.
Jane kapur 48 persona ne kerkim me shume se nje vit
me pare dhe numri i personave te arrestuar
per veprat penale ne fushen e krimit te organizuar vetem dy javet e
fundit eshte i barabarte me numrin e personave te arrestuar per veprat
penale ne fushen e krimit te organizuar per vitin 2007.
Disa Operacione mė tė Spikatura tė Strukturave pėr
Hetimin e Krimeve.
-
Si
rezultat i nje bashkepunimi te ngushte me Prokurorine u be nxjerrja
e urdher ndalimeve per 5 anetaret e Komisionit te ndarjes se tokes,
ne Komunen Perondi dhe kryetarit te Komunes me pas caktimi i masave
te sigurimit nga ana e Gjykates, per vepren penale Shperdorim
detyre, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
-
Duke
perdorur mjete speciale te hetimit u be arrestimi ne flagrance i nje
shtetasi, per vepren penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem
ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.
-
Ne muajin
Qershor 2008 nga Sektori.K.K Financiar u referuan materialet ne
ngarkim te tre punonjesve te policise ndertimore Berat, nga ana e te
cileve dyshohet te jene marre 1.500 euro, per vepren penale
Korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike.
-
Ne
zbatimit te planit operacionalGAMBLING te Drejtorise se
Pergjithshme te Policise se Shtetit dhe te planit te masavePOKER
te Drejtorise se Policise se Qarkut Berat nga ana e Sektorit K.K
Financiar jane evidentuar dhe referuar ne Prokurorine e Rrethit
Gjyqesor 12-raste teUshtrimit te palejuar te lojrave te fatit,
parashikuar nga neni 197 i Kodit penal dhe jane sekuestruar ne
cilesine e proves materiale 72 (shtatedhjete e dy) pajisje
elektronike dhe 4 (kater) kompjutera per lloto-sport.
-
Ne
kuadrin e zbulimit te ngjarjeve te vjetra te pa zbuluara mund te
permendim operacionin e dates 19.11.2008 te Koduar VJESHTA E
FUNDIT 1 te organizuar nga Seksioni Kunder Krimeve Ndaj Personit ne
bashkpunim me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Berat, ku me date
19.11.2008 u be e mundur arrestimi per vepren penale te vrasjes me
paramendim te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 78 e 25
te kodit penal i shtetasit Edmond Xhelanj, banues ne lagjen Uznove,
Berat.Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi Sektori Kunder Krimeve te
Renda ne bashkpunim me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Berat, kishte
rifilluar hetimet ne lidhje me vrasjen e shtetasit R. D. te ndodhur
me dt. 05.05.1997 ne rrugen nacionale automobilistike Berat-Polican
ne vendin e quajtur Qafa e Shen-Todrit.
-
Gjithashtu me date 18.11.2008 ne kuadrin e planit te operacionit te
koduar VJESHTA E FUNDIT 2 te organizuar nga Sektori Kunder Krimeve
te Renda dhe Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kerkimit ne
Drejtorine e Policise Qarkut Berat ne bashkepunim me Prokurorine e
rrethit Gjyqesor Berat, u be e mundur arrestimi ne flagrance per
vepren penale te vrasjes me dashje te mbetur ne tentative dhe
armembajtjes pa leje te parashikuar nga neni 76, 22 e 278/2 te
kodit penal i shtetasit shtetasit Altin Frashlliu, banues ne lagjen
Donika Kastrioti Berat. Konkretisht, ky shtetas ne date 18.11.2008
rreth ores 21.15 ne lagjen Donika Kastrioti Berat eshte kapur ne
flagrance nga forcat e policise, ne kohen qe ai po tentonte te
kryente vepren penale te vrasjes se shtetasit I. S. , vrasje e cila
u parandalua si rezultat i nderhyrjes se menjehershme te efektivave
te Drejtorise se Policise Qarkut Berat qe bene te mundur
neutralizimin e autorit te cilit ne momentin e kapjes ju bllokua dhe
sekuestrua nje arme automatik kallashnikov model 56 me dy krehera te
mbushur dhe me fishekun ne felene e saje.
Shtetasi Altin Frashelliu eshte i dyshuar dhe per disa
vrasje te tjera te ndodhura ne qarkun e Beratit gjate periudhes se
trazirave te vitit 1997 ku ne bashkpunim me Prokurorine e rrethit
Gjyqesor Berat po punohet per dokumentimin ligjor te tyre.
-
Operacioni i koduar Kali i Trojes i zhvilluar me date 26.11.2008, ku
si rezultat u be e mundur dokumentimi dhe arrestimi i 9 personave
per Prodhim dhe shitje te narkotikeve veper kjo e parashikuar nga
neni 283/2 e Kodit Penal. Me perdorimin e metodave speciale te
hetimit eshte bere e mundur dokumentimi i aktivitetit te ketij grupi
kriminal te cilet merreshin me shitje te lendeve narkotike si dhe
percaktimi i personave te tjere te implikuar ne kete trafik,si ne
qarkun e Beratit , te Vlores dhe te Fierit. Si prove materiale jane
sekuestruar 190 gr lende narkotike e llojit heroine.Gjithashtu u be
e mundur sekuestrimi i nje arme zjarri e llojit pistolete Zastava
dhe sekuestrimi i dy automjeteve, sekuestrimi 13 telefonave
celulare dhe nje sasie prej 85 000 (tetedhjete e pese mije) leke
dhe 100 (njeqind) euro.
-
Ne kuader
te operacionit te koduar Taksisti dhe Taksisti 2 u bashkepunua
me Drejtorine e Luftes Kunder Krimit te Organizuar, ku si rezultat
u arrestuan 2 shtetas dhe u sekuestruan 11 kg e 400 gr lende
narkotike (heroine).
-
Eshte
kapur shtetasi ne kerkim Myrteza Toto i denuar me 8 vjet heqje lirie
per vepren penale te shfrytezimit te prostitucionit.
-
Eshte
kapur Shtetasi Aleks (Fatos) Balla i denuar me 13 vjet heqje lirie
per Shfrytezim te miturish e trafik lendesh narkotike.
-
Eshte
kapur shtetasi ne kerkim Altin Brushi i denuar me 7 vjet heqje lirie
per verpren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.
-
Ne
bashkepunim me Zyren Qendrore Kombetare Interpol Tirana mbi bazen e
informacioneve te derguara nga ana jone eshte bere e mundur kapja e
disa shtetasve ne kerkim dhe konkretisht :
1.
Shtetasi Vullnet Mucelli i denuar me 25 vjet heqje lirie per
vepren penale te vrasjes me dashje eshte konfirmuar kapja e tij ne
shtetin e Anglise .
2.
Shtetasi Gentian Tano (Zalo Bregu) i denuar me 23 vjet heqje
lirie per vepren penale te vrasjes me paramendim te mbetur ne
tentative dhe shkaterrim prone eshte kapur ne Belgjike dhe ekstraduar
ne date 17.04.2008.
3.
Shtetasi Kastriot Jaupi i denuar me burgim te perjetshem per
verpren penale te Vrasje ne rererthana te cilesuara kapur ne Spanje
dhe ekstraduar ne date 21.10.2008.
4.
Shtetasit Edmond dhe Ferdinand Hetemaj denuar me nga 9 vjet heqje
lirie per vepren penale te Shfrytezimit prostitucionit ne rrethana
rendueseper te cilet eshte konfirmuar kapja ne shtetin Italian ne date
13.11.2008.
5.
Shtetasi Lorenc Gishti me mase sigurie Arrest me burg i
akuzuar per verpren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim eshte
arrestuar ne Greqi ne date 17.11.2008.
6.
Ne date 06.12 .2008 eshte konfirmuar kapja ne Greqi e shtetasve
Agron Hoxha dhe Marko Kumaraku te cilet akuzohen per nje sere
veprash te renda penale te kryera ne kohe te ndryshme.
-
Operacionit i Koduar GINGA ku u be ndalimi e dokumentimi i
aktivitetit kriminal per 9 shtetas nga tė cilėt 6 u ndaluan dhe 3
janė shpallur nė kėrkim pėr veprėn penale Dhėnie ndihmė pėr kalim
tė Paligjshėm tė kufirit» vepėr kjo e parashikuar nga neni 298/2 i
Kodi Penal.
Drejtoria e Policisė sė Qarkut Berat
|