|
Vlerėsime tė shumta nga partnerėt ndėrkombėtare pėr punėn e Policisė sė Shtetit
01.08.2005
Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, kohėt e fundit ka marrė vlerėsime tė shumta nga partnerėt ndėrkombėtarė, jo vetėm pėr marrjen e masave tė duhura pėr pėrmbushjen e detyrave tė ngarkuara me ligj pėr procesin zgjedhor tė korrikut 2005, por dhe pėr bashkėpunimin shumė tė
mirė institucionet homologe.
Pas vlerėsimit tė Shefit tė Misionit PAMECA, zotit Klaus Schimdt, si dhe tė vlerėsimit personal tė Kreut tė Zyrės sė Prezencės sė OSBE sė nė Shqipėri, Ambasadorit Pavel Vacek, tė tjera vlerėsime kanė mbėrritur nė adresė sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit.
Kėshtu :
-
me datė 16.07.2005, Zėvendėsministri i Brendshėm i Malit tė Zi, njėherėsh dhe Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė, i ka dėrguar njė mesazh urimi Drejtorit tė
Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, nė tė cilin shprehen «urimet mė tė sinqerta pėr bashkėpunimin e realizuar nė interes tė dyanshėm gjatė gjithė kėsaj periudhe nė pėrputhje me marrėveshjet e bashkėpunimit.»
Nė kėtė mesazh urimi shprehet ndėr tė tjera edhe vlerėsimi pėr kontributin e dhėnė nga Ministria e Rendit Publik tė Shqipėrisė dhe Ministria e Punėve tė Brendshme tė Malit tė Zi nė goditjen ndaj krimit tė organizuar dhe terrorizmit, si dhe theksohet dėshira dhe vullneti pėr tė rritur
shkallėn e bashkėpunimit mes tė dyja vendeve nė fushėn policore
-
me datė 29 korrik 2005, Kreu i Zyrės Ndėrlidhėse INTERFOZA nė Tiranė, Dr. Giovanni Santoro, me anė tė njė Letėr Pėrshėndetjeje shpreh vlerėsimin pėr
bashkėpunimin shumė tė mirė dhe tė frytshėm me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Ndėr tė tjera, citojmė:»Zoti Drejtori i Pėrgjithshėm, duke u larguar nga Shqipėria pas mė tepėr se pesė vjetėsh, prej tė cilave rreth katėr vjet nė krye tė Zyrės Ndėrlidhėse INTERFORZA, dėshiroj tJu shpreh falenderimet e mia personale pėr mbėshtetjen dhe bashkėpunimin qė
i keni dhėnė pa kursim kėsaj Zyre nė tė gjithė veprimtarinė e saj.
Ju pėrgėzoj pėr faktin, qė nėn drejtimin Tuaj, Policia Shqiptare ka bėrė tė mundur tė pėrmirėsohet dhe tė arrijė nivelin aktual tė besimit, kualifikimit profesional dhe transparencės. Hetimet e rėndėsishme tė koordinuara bashkarisht dėshmojnė qė Policia Shqiptare ka qenė pėr vendin
tonė njė partner i besueshėm, bashkėpunues dhe ekspert.»
-
me datė 1 gusht 2005, Drejtori aktual i Qendrės SECI, Gjeneral Alexandru Ionas, nė emėr tė institucionit qė drejton, i ka dėrguar njė mesazh urimi Drejtorisė
sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Ndėr tė tjera citojmė :«Zoti Ibraj, Qendra SECI i paraqet komplimentat e saj Policisė sė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe do tė dėshironte tė pėrfitonte nga ky rast pėr tė pėrcjellė urimet tona mė tė mira pėr pėrmbushjen me sukses tė misionit tuaj pėr tė garantuar rend dhe siguri publike pėr vendin tuja, pėr faktin se
jeni treguar objektivė, tė paanshėm dhe se keni drejtuar me nivel tė lartė profesionalzimi, proēesin elektoral nė vendin tuaj!
Qendra SECI e vlerėson shumė rolin dhe influencėn e dhėnė nga ana Juaj dhe nga Policia Shqiptare pėr aktivitetet tona dhe ėshtė kėnaqėsi pėr mua tė ndaj sė bashku me Ju progresin qė kemi arritur nėpėrmjet Task Forcave tė Qendrės sonė dhe aktiviteteve tė pėrditshme tė kėtyre Task
Forcave.«
Vlerėsimet mė tė fundit nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė dėshmojnė dhe njė herė pėr profesionalizmin nė rritje tė institucionit tė Policisė sė Shtetit dhe shėrbejnė si nxitės tė ecjes gjithnjė e pėrpara tė Policisė sė Shtetit nė pėrmbushjen me rigorozitet tė ligjit dhe tė misionit tė Policisė sė Shtetit.
|