|
Detyrat e drejtorise se pergjithshme te policise se shtetit ne strategjine kombetare antidroge
12.06.2004
Strategjia Kombėtare Antidrogė, 2004 - 2100, miratuar nė fillim tė muajit maj nga qeveria shqiptare ėshtė hartuar me pjseėmarrjen e tė gjitha institucioneve shtetėrore nė nivel qendror dhe lokal tė pėrfshira nė luftėn ndaj kėtij fenomeni, si dhe tė organizatave jo qeveritare tė mbėshtetura nga
ekpsertė tė organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nė Shqipėri.
Shtyllat kryesore mbi tė cilat ėshtė mbėshtetur kjo strategji janė katėr:
- politika e balancuar nė fushėn e drogės
- koordinimi strategjik
- shkėmbimi i informacionit
- shpėrndarja e shėrbimeve nė funksion tė uljes sė kėrkesės
Strategjia kombėtare synon:
· tė krijojė njė sistem efikas tė vlerėsimit tė rrezikut qė lidhet me ofertėn pėr drogė, konsumin dhe efikasitetin e veprimtarive antidrogė
· tė forcojė e tė pėrmirėsojė aksionet kundėr trafikimit tė drogave ilegale dhe prekusorėve si njė pjesė integrale e luftės kundėr krimit tė organizuar, pastrimit tė parave dhe
korrupsionit
· tė pėrmirėsojė ndėrveprimin dhe bashkėrendimin ndėrmjet institucioneve shtetėrore dhe jo shtetėrore tė angazhuara nė luftėn kundėr drogave
· tė mbėshteten qytetarėt dhe vecanėrisht tė rinjtė nė vendimin e tyre individual pėr njė jetė pa drogė
· tė kontrollohen pasojat negative mbi shėndetin publik dhe mbi shoqėrinė nga pėrdorimi i drogės
· tė forcojė bashkėpunimin me organizatat ndėrkombėtare dhe vdendet e tjera
Shqipėria pavarėsisht nga mangėsitė dhe nevojat e saj, po luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrpjekjet ndėrkombėtare antidrogė.
Kjo strategji ka nė thelb tė saj eksperiencėn e vendeve tė tjera tė Evropės me tė cilat pothuajse ndahen tė njėjtat probleme.
Aktiviteti i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, sipas Srategjise, do tė pėrmbledhė:
· Hartimin e akteve nėnligjore qė lidhen me luftėn kundėr narkotikėve nė zbatim tė ligjeve tė miratuara nė fushėn e drogės
· krijimin e njė Strutkure tė Organizuar nė nivel Drejtorie qė do tė merret me Luftėn kundėr Krimit tė Organizuar dhe pėrcaktimin e njė misioni tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė pėrputhje
me dispozitat nė ligjet e miratuara nė fushėn e drogės
· forcimin dhe fuqizimin e strukturave tė specializuara qė merren me luftėn kudnėr veprave penale nė fushėn e krimit tė organizuar si nė aspektin teknik ashtu dhe nė atė tė personelit policor.
· krijimin e infrastrukturės operacionale dhe financiare pėr aplikimin e disa teknikave specifike tė luftės kundėr drogės si operacionet undercover, infiltrimet si dhe metodikėn e aplikimeve tė kėtyre
operacioneve
· shkėmbimin e pėrvojės nėpėrmjet kontakteve tė grupeve teknike me policitė e vendeve tė huaja
· pastrimin e rradhėve tė policisė nga elementė tė implikuar nė veprimtari kriminale
· zbatimin e projekteve qė ofrojnė organizmat ndėrkombėtare (projektetet CARDS dhe TIM)
· bashkėpunimin dhe pjesėmarrjen nė operacionet ndėrkomėbtare qė organizojnė partnerėt tanė apo institucionet ndėrkombėtare, etj
Aktualisht grupi i punės ėshtė duke pėrpiluar Planin e Veprimit tė Strategjisė Kombėtare Antidrogė.
|